Mos lejoni që fëmijët, familja dhe të afërmit tuaj t’ju çojnë në mosbesim, as që armiqtë tuaj t’i merrnin për miq ose që në ta të shikoni me dashamirësi, sepse as fëmijët, as të afërmit, as miqtë në Ditën e Gjykimit nuk do t’u bëjnë dobi.
Problemin e spiunimit të muslimanëve dijetarët islamë zakonisht e shqyrtonin në ndërlidhje me xhihadin. Kjo për faktin se spiunimi është forma kryesore e zbulimit të pikave të dobëta të muslimanëve, veçanarisht në raste të luftës. Duke i marrë si shembull ata dhe në problemin e spiunimit, në luftën kundër tij dhe në qëndrimin e muslimanëve mbi të, do të përpiqemi ta shqyrtojmë këtë çështje në ndërlidhje me diskutimet mbi xhihadin. Spiunimi i muslimanëve është tradhti e madhe dhe nga mëkatet më të rënda të cilin mund ta bëjë muslimani, sepse kjo është dukuri karakteristike e dashamirësisë ndaj armikut mosbesimtar. Dënimi vjen nga mosbesimi, i cili nxjerr nga feja nëse kjo bëhet nga dashamirësia dhe dashuria ndaj armikut, nëse kontribuon në forcimin e tij nga njëra anë dhe dobësimin e muslimanëve nga ana tjetër, dhe deri te mëkati i rëndë nëse kjo bëhet për arsye personale, materiale dhe arsye të tjera. Mbi atë Allahu i Lartësuar paralajmëron në fillim të kapitullit El-Mumtehine, duke e paraqitur rastin e Hatib bin Ebi-Beltasë. “O ju që besuat, nëse keni dalë (prej vendlindjes) për hir të luftës për rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve. Ata e dëbojnë të dërguarin dhe ju, sepse i besoni All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqësi, po Unë më së miri e di atë që e keni fshehur dhe atë që e keni publikuar. Ai që punon ashtu nga pala juaj, ai e ka humbur rrugën e drejtë.” (El-Mumtehine, 1) Duke e komentuar këtë ajet Taberaniu pohon se kjo do të thotë: “Mos lejoni që fëmijët, familja dhe të afërmit tuaj t’ju çojnë në mosbesim, as që armiqtë tuaj t’i merrnin për miq ose që në ta të shikoni me dashamirësi, sepse as fëmijët, as të afërmit, as miqtë në Ditën e Gjykimit nuk do t’u bëjnë dobi, në ditën kur besimtarët që i janë nënshtruar Allahut do të hyjnë në xhennet, kurse mosbesimtarët e panënshtruar do të hidhen në xhehennem”. Buhariu në “Sahihun” e vet, nga Aliju, radijallahu anhu paraqet që ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem më dërgoi mua, Zubejrin dhe Mikdad bin Esvedin dhe na tha: “Nisuni menjëherë deri te vendi Revdatu Hah! Aty gjendet gruaja me letër. Merrjani atë!” U nisëm menjëherë dhe i ndoqëm derisa arritëm deri te vendi Revda, ku e gjetëm gruan dhe i thamë: “Nxirre letrën!” - Unë nuk kam kurrfarë letre, - u përgjigj ajo. - Ose do ta nxjerrësh letrën ose do të të zveshim dhe do të të kontrollojmë, e kërcënuam atë dhe ajo nga gërsheti e nxori letrën të cilën ia sollëm të Dërguarit të Allahut dhe ai tha: “Hatib, çfarë është kjo?” Hatibi u përgjigj: “I Dërguari i Allahut, ngadalë të ta sqaroj. Unë kam qenë i afërt me kurejshët, por unë vetë nuk kam qenë prej tyre. Dhe në mesin e muhaxhirëve që janë me ty, ka të tillë të cilët në Mekkë kanë të afërm përmes të cilëve i mbrojnë familjet e veta dhe pasurinë. Desha, pasi nuk jam i lidhur familjarisht me ta (kurejshët), ta kisha në mesin e tyre dikë që do të mbronte familjen time. Këtë që e kam bërë nuk e kam bërë as nga tradhtia, as nga dezertimi nga feja e as nga dashamirësia ndaj mosbesimit, pasi që kam pranuar Islamin”. Atëherë i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem ka thënë: “Të vërtetën e ka thënë”. Umeri shtoi: “I Dërguari i Allahut, më lejo t’ia pres kokën këtij hipokriti!” Mandej i Dërguari i Allahut ka thënë: “Ai është pjesmarrës në luftën e Bedrit. Çka di ti, ndoshta Allahu diçka u ka zbuluar pjesmarrësve të bedrit dhe u ka thënë: “Bëni ç’të doni, Unë që ma parë ua kam falur!” Në atë Allahu shpalli: “O ju që besuat, nëse keni dalë (prej vendlindjes) për hir të luftës për rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve. Ata e dëbojnë të dërguarin dhe ju, sepse i besoni All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqësi, po Unë më së miri e di atë që e keni fshehur dhe atë që e keni publikuar. Ai që punon ashtu nga pala juaj, ai e ka humbur rrugën e drejtë.” (El-Mumtehine, 1) Ibn el-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nga ky rast mund të nxirret përfundim se është e lejuar të vritet spiuni, madje edhe nëse është musliman, sepse Umeri radijallahu anhu kishte kërkuar nga i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem që t’ia lejonte të vriste Hatib ibn Ebi Belta’në, ndërsa i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem nuk i ishte përgjigjur: “Nuk është e lejuar të vritet për atë se është musliman”, por: “Çfarë di ti, ndoshta Allahu diç u ka zbuluar pjesmarrësve të Bedrit dhe u ka thënë: “Bëni çka të doni...” Pra i ishte përgjigjur se ekzistonte pengesa për vrasjen e tij, e kjo ishte pjesëmarrja e tij në Luftën e Bedrit. Në përgjigje të tillë qëndron vërejtja që është e lejuar vrasja e atij, tek i cili nuk ka pengesë të tillë. Kështu e trajton këtë çështje methhebi i Malikut dhe në një pjesë edhe methhebi i Ahmedit, derisa Shafiu dhe Hanefiu konsiderojnë se nuk duhet të vritet. Edhe të parët edhe të fundit në qëndrime të veta argumentojnë rastin e Hatib ibn Beltasë. E drejta është që vendimin për këtë, se a të vritet apo jo, duhet të lihet ta vlerësojë imami (sunduesi). Nëse ai vlerëson se është në interes të muslimanëve që të vritet, atëherë duhet të vritet, e nëse vlerëson se është më mirë që të lihet të luftojë, duhet lënë, por Allahu më së miri e di.” Ai, Ibn el-Kajjimi, më tutje vazhdon dhe thotë: “Nga ky rast mund të përfundohet se edhe mëkati i madh, duke e përjashtuar shirkun, mund të lahet me ndonjë meritë të madhe (vepër të mirë, e cila i fshin mëkatet), siç është vepra e Hatibit – pjesëmarrja në Luftën e Bedrit, e cila e ka shpëtuar nga spiunimi, sepse pjesëmarrja në Luftën e Bedrit ishte me të vërtetë vepër madhështore, vepër e cila në vetvete përmbante dashurinë e Allahut, kënaqësinë, gëzimin dhe krenarinë përpara melaikeve. Kjo ishte më e madhe dhe më e fortë sesa mëkati i spiunimit, të cilin Allahu e urren dhe e përbuz. Kjo do të thotë se, në këtë rast, midis dy veprave ka peshuar më e forta, e cila e ka neutralizuar më të dobëtën. Kështu është vendimi i Allahut mbi shëndetin dhe sëmundjen e cila, varësisht nga zemra e shëndoshë ose e sëmurë, rrjedh nga veprat e mira ose të këqija. I Lartësuari thotë: “...S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë të këqijat...” (Hud, 114) “Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.” (En-Nisa, 31) Ibn el-Kajjimi më tutje thotë: “Paramendo vetëm sesa i fortë ka qenë imani i Hatibit. Ai iman e kishte shtyrë të merrte pjesë në Luftën e Bedrit dhe ta flijonte veten krah për krah me të Dërguarin sal’allahu alejhi we selem, që Allahu dhe i Dërguari i Tij ishin më të rëndësishëm për të sesa populli, familja dhe fisi i tij. Atë asgjë nuk ka mundur ta lëkundë, t’ia luhasë besimin ose t’ia pengojë vendosmërinë për t’iu kundërvënë atyre në mesin e të cilëve ndodheshin familja dhe të afërmit e vet. Kjo fuqi erdhi në shprehje pasi që e mundi sëmundja e spiunimit. Shërimi erdhi menjëherë dhe i sëmuri u ngrit sikur të mos ishte sëmurë kurrë. Kur mjeku e kishte vënë re fuqinë e besimit, e cila e mposhti sëmundjen e spiunimit, atyre që deshën t’ia derdhin gjakun u tha që të mos e bënin këtë, me fjalët: “Çfarë di ti, ndoshta Allahu diç u ka zbuluar pjesmarrësve të Bedrit dhe u ka thënë: “Bëni ç’të doni. Unë më parë u kam falur”. Tërësisht i ndryshëm është rasti i Dhulhuvejsar et-Temimin dhe havarixhëve të ngjashëm me të, të cilët ishin aq të përkushtuar në namaz, agjërim, mision dhe çështje të tjera, saqë as’habët i konsideronin veprat e veta të pavlera në krahasim me veprat e tyre, por edhe përkrah kësaj njëri nga as’habët për ta ka thënë: “Sikur t’i kisha zënë, do t’i kisha shkatërruar siç është shkatërruar populli i Adit”. Ose: “Vritini ata, sepse për vrasjen e tyre tek Allahu shpërblimi është i madh”. Çdo njeri i mençur fare mirë e di se çka do të thotë kjo; sesa me vlerë do të ishte për të kuptimi i drejtë i kësaj çështjeje, sepse kjo ia hap dyert për njohjen e Allahut, Urtësisë së Tij në të udhëhequrit e Tij me krijesat, të urdhrave të Tij, kuptimit të shpërblimit dhe dënimit në vendosjen e rendit dhe të tjera, dhe në bazë të asaj klasifikimin skajshmërisht preciz të secilit sipas asaj çka ka fituar”. Mua më duket, kurse Allahu më së miri e di, se mbi këtë çështje qëndrim më të drejtë ka mbajtur Malik bin Ukajli, njëri nga nxënësit e Ahmedit. Ai në të vërtetë konsideron se muslimani i cili i spiunon muslimanët duhet ekzekutuar, sepse arsyetimi i cili është aplikuar në rastin e Hatibit për moszbatimin e ekzekutimit nuk mund të aplikohet mbi të tjerët. Sikur vetë Islami i spiunit të mjaftonte si arsyetim për mosekzekutimin, atëherë nuk do të prekej diçka që është më specifike, pasi sikur arsyetimi për mosekzekutim të ishte arsyetuar me argumentim me diçka që është e përgjithshme, nuk do të nevojitej zbërhtimi më i hollësishëm. Ky, e Allahu më së miri e di, është argument më i fortë”. Të drejtuarit e Kur’anit me fjalët: “O ju që besuat...mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj...” vërteton se Hatibi, për të cilin është fjalaë, është besimtar, por edhe ndalesën e asaj në të cilën është zhytur. Edhe pse këtu kemi të bëjmë me rast specifik, nga ajeti mund të përfundohet se veprimi i Hatibit është një lloj dashamirësie, më mirë të themi falja e dashurisë mosbesimtarëve dhe që ai që e bën atë ka devijuar nga rruga e drejtë. Ndërkaq, nga fjalët e të Dërguarit sal’allahu alejhi we selem “Lëshojeni atë, të vërtetën ua ka thënë!”, shihet qartë që me këtë, duke qenë se edhe më tej, pa kurrfarë dyshimi dhe lëkundje, ka vazhduar të besojë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, nuk e ka shkelur fenë dhe nuk ka dezertuar te mosbesimtarët, por veprën e lartëpërmendurr e ka bërë për interesat e kësaj bote, sepse sikur ta kish mohuar Islamin, me siguri i Dërguari sal’allahu alejhi we selem nuk do të kishte thënë: “Lëshojeni atë!” Sa i përket spiunimit të mosbesimtarit, ai pa dyshim duhet vrarë, sepse edhe vetë i Dërguari sal’allahu alejhi we selem ka lejuar që të vritet spiuni politeist (mushrik). Këtë e vërteton edhe hadithi që transmeton Ejas bin Seleme bin el-Ekva nga babai i tij, në të cilin thuhet: “Tek i Dërguari sal’allahu alejhi we selem, derisa ishte në rrugë, kishte ardhur një spiun politeist, kishte ndenjur, kishte biseduar me as’habët dhe ishte zhdukur. Pastaj i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem tha: “Kërkojeni atë dhe vriteni!”,- dhe unë e vrava. Marrë nga libri: "El-wela'u wel-bera'u fil Islam" Autori i librit: Dr. Muhamed Se'id Salem El-Kahtani Përgatiti: teuhid.net
|