Frika për furnizim nuk mund të gjejë vend në zemrën e atij i cili beson në përcaktimin e Allahut të Madhërishëm, sepse ai e din se furnizimi është në duar të Allahut të Madhërishëm dhe se ajo është e përcaktuar dhe nuk mund ta zmadhojë koprracia, e as që mund ta zvoglojë fuqia ose vepra e dikujt.
Ndikimi I besimit në përcaktimin (kaderin) e Allahut të Madhërishëm
Besimi në përcaktimin (kaderin) e Allahut të Madhërishëm garanton shkatërrim të të gjitha pengesave të cilat pakontestueshëm paraqiten para institucionit të xhihadit.
Ky besim gjithashtu forcon në zemrën e besimtarit rëndësinë e dhënies së mundit dhe sakrifikimit në rrugë të Allahut të Madhërishëm. Në kundërshtim me këtë janë sëmundjet shpirtërore të cilat sulmojnë zemrën e njeriut dhe zgjerohen në bashkësinë e një populli. Sëmundjet të cilat shkaktojnë gjendje të tillë janë: frika për furnizimin e familjes, frika nga jeta dhe vdekja...Për këto sëmundje nuk ka shërim të suksesshëm nëse nuk besojmë në kaderin (përcaktimin) e Allahut të Madhërishëm.
Prandaj, akidja (besimi) në kaderin cakton gjatësinë e jetës së krijesave dhe fundin e tyre, e çlirojnë besimtarin nga frika ndaj jetës dhe exheli (momenti) i tij i fundit. Kur njeriu beson se Allahu i Madhërishëm është Ai i Cili jep dhe merr jetën e krijesave dhe se fillimi dhe përfundimi i jetës së njeriut është në duart e Tij. Çka do që ti përgatis vetes në mbrojtje nga ajo ndodhi, sigurisht se nuk do ti ndihmojë. Dhe kur njeriu dëgjon fjalët e Zotit të tij të Gjithëmëshirshëm dhe të Gjithëdijshëm:
Kudo që të jeni vdekja do tju kapë, po edhe në qofshi në pallate të fortifikuara... (En-Nisa, 78)
...Thuaj: Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, atyre që u është caktuar mbytja (vdekja), do të dilnin në vendin e flijimit të tyre... (Ali Imran, 154)
Çdo popull (që përgënjeshtron pejgamberët) ka afatin e vet, e kur tu vijë afati atyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë. (El-Araf, 34)
Dhe kur njeriu e kupton gjithë këtë, atëherë kupton edhe budallallëqet e atyre të cilët mundohen ti shmangën asaj që vjen nga përcaktimet e Allahut të Madhërishëm. Ajo gjithmonë i arrin. Atëherë njeriu kupton humbjen e atyre të cilët me xhelozi ruajnë jetën e tyre dhe të cilët mendojnë vetëm për vetveten. Ai i cili e ka kuptuar këtë, në vargje shprehet:
Nga cili moment i vdekjes të iki,
Nga momenti i cili është i përcaktuar,
Ose nga momenti i cili nuk është i përcaktuar;
Momentit i cili nuk është i caktuar nuk frikohem,
Kurse nga momenti i caktuar
Nuk shpëtohet as i kujdesshmi.
Ata të cilët mendojnë se çështja është në duar të tyre dhe ndërmarrin mjete të ndryshme mbrojtëse dhe kujdes, ata janë frikacakët më të mëdhenj para takimit me armikun, madje konsiderojnë se mungesa në luftë është shpëtim nga vdekja, kurse Allahu i Madhërishëm thotë:
O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, për vëllezërit e tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallërimi) ose që kishin shkuar në luftë thonin: Sikur të kishin ndejtur pranë nesh (e të mos dilnin), ata as nuk do të vdisnin as nuk do të mbyteshin. Atë (bindje), All-llahu ua bëri një dëshprim në zemrat etyre. Pse All-llahu është Ai që jep jetë dhe jep vdekje dhe All-llahu sheh atë që ju punoni. (Ali Imran, 156)
Frika për furnizim nuk mund të gjejë vend në zemrën e atij i cili beson në përcaktimin e Allahut të Madhërishëm, sepse ai e din se furnizimi është në duar të Allahut të Madhërishëm dhe se ajo është e përcaktuar dhe nuk mund ta zmadhojë koprracia, e as që mund ta zvoglojë fuqia ose vepra e dikujt. Këtë besim ai e forcon me fjalët e Allahut të Madhërishëm:
Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin (pas vdekjes)... (Hud, 6)
E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet. Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë ashtu siç është e vërtetë se ju flisni. (Edh-Dharijat, 22-23)
Në kohën e Pejgamberit salallahu alejhi we selem, besimtari nisej në xhihad dhe në rrugë e takonin intrigantët dhe e frikonin me brengosjen për fëmijët e tij dhe nafakën e familjes së tij, kurse ai u përgjigj: Ne e kemi obligim të zbatojmë urdhrat e Allahut, kurse Ai të na jap rizkun siç na ka premtuar .
Njëkohësisht njerëzit dhe gratë e shqetësuara shkonin te gratë, besimtare dhe nxitnin tek ato brengosje dhe frikë për nafakën e saj dhe nafakën e familjes së saj kur burri i shkonte në xhihad. Besimtarja u përgjigjej, me besim dhe qetësi: Burrim tim e njoh si ai që i sjell nafakë familjes, e nuk e njoh si ai i cili jep rizkun (furnizimin). Dhe nëse humbet ai i cili ushqen, mbetet Ai i Cili jep rizk.
Sa i përket dëshpërimit, ai nuk troket në dyer të zemrës e cila beson në përcaktimin e Allahut të Madhërishëm; edhe nëse troket, kthehet i zhgënjyer dhe pa kurrfarë suksesi, sepse zemra e besimtarit është plotësisht e bindur se kjo gjë është në duar të Krijuesit të tij. E nëse çështja është në duart dhe fuqinë e më Fisnikut, më Mëshiruesit, Allahut të Madhërishëm, larg Tij është ajo që të mbyll dyert e shpresës dhe mëshirës para të dashurve dhe atyre që i do. Ai është i Lartëmadhëruar, i Pastër, nga çdo lloj shkaktimi të padrejtësisë, të keqes dhe pakësimin e mirësive robërve të kushtuar atij. Nëse sprovimet janë nga Allahu i Madhërishëm, atëherë kjo është për shkak që besimtarët shfaqin besnikërinë në Allahun e Madhërishëm dhe sabrin (durimin) që posedojnë në vete. Në qoftë se kalon në këtë provim, Allahu i Madhërishëm do ta shpërblejë me atë që i ka hije mirësisë së Tij. Nëse ky besim mbyll portat e zemrës para dëshpërimit dhe ligështimit, ai gjithashtu pastron zemrën nga shfrenimi dhe mosmirënjohja, sepse zemra e besimtarit të fortë është e bindur se gjithçka nga të mirat që i ndodh, vjen nga Krijuesi i tij. Besimtarët, gjithashtu nuk kanë besim vetëm në fuqinë e tyre personale, por me atë fuqi bashkojnë besimin në Allahun, dhe e shërbejnë për nënshtrim ndaj Allahut të Madhërishëm. Fakt është se kryelartësia paraqet hyrje në dëshpërim, sepse ai i cili mburret me fuqinë e vet, bie te mossuksesi i parë, me atë se ka ra besimi në atë që ka konsideruar ndihmues të vetëm. Kurse besimtarët e vërtetë fuqinë e tyre e shfaqin në nënshtrimin ndaj Allahut të Madhërishëm dhe konsiderojnë se deri në fitore vijnë vetëm me ndihmën e Tij, e edhe nëse nuk korrin sukses njëherë ose pësojnë disfatë, kjo për ata është shkak për shpërblim të madh. Ai shpërblim është si në këtë botë ashtu edhe në ahiret. Morali i besimtarit gjithmonë është në nivel të lartë, qoftë në të mirë ose në të keqe. Për këtë fakt na lajmëron ai i cili nuk flet sipas gjykimit të tij. I Dërguari i Allahut të Madhërishëm:
E çuditshme është çështja e besimtarit. Çështja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për askënd tjetër. Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (Allahun), e kjo i sjell dobi, kurse nëse e godet e keqja, ai bën durim (sabër) andaj edhe kjo i sjell dobi. (Muslimi)
Në të vërtetë kjo është mirënjohje e besimtarit të vërtetë në Allahun e Madhërishëm dhe përcaktimin e Tij. Kurse njerëzit tjerë? Ata i kaplon dëshpërimi dhe kur janë në probleme dhe kur i humbin mirësitë të cilat u janë dhënë. Njëkohësisht ata janë mendjemëdhenj dhe mosmirënjohës në të mirë.
Allahu i Madhërishëm thotë:
Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë. Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve. (El-Hadid, 22-23)
teuhid.net
|
Selamun alejkum wr bw