Në të vërtetë popull më i mjerë është ai i cili nuk ka në historinë e tij njeri-model, moralin e të cilit do ta ndiqte, populli më i pasur është ai të cilin All-llahu i Madhërishëm e ka graduar me njeriun, në të cilin janë të pranishëm të gjitha cilësitë e mira, heroizmi dhe trimëria.
Me besim në Pejgamberin s.a.v.s ndërtojmë personalitet xhihadik Besimi në pejgamberinë e të Dërguarit sal’allahu alejhi we selem, ka ndikim të madh në ndërtimin e personalitetit të xhihadit te muslimanët, sepse ky besim nuk është i drejtë e as i plotë, derisa për muslimanin Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, nuk bëhet më i dashur nga vetvetja e tij, pasuria, fëmija...Në lidhje me këtë ka shumë hadithe autentike të transmetuara nga Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, p.sh., hadithi të cilin e transmeton Enesi radijall-llahu anhu, ku Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, thotë: “Asnjë nga ju nuk beson, derisa unë nuk i bëhem më i dashur se vetë ai, babai i tij, fëmija dhe të gjithë njerëzit” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Kur mbushet zemra me dashuri ndaj këtij personaliteti fisnik, atëherë stimulimet bëhen më të forta, sepse më tepër ndiqet ai të cilin e duam, e çmojmë dhe nderojmë. Nëse muslimani vendos që të stoliset me moral më të lartë, do ta gjej para vete njeriun më të kompletuar me më shumë veti fisnike. Në të vërtetë popull më i mjerë është ai i cili nuk ka në historinë e tij njeri-model, moralin e të cilit do ta ndiqte, populli më i pasur është ai të cilin All-llahu i Madhërishëm e ka graduar me njeriun, në të cilin janë të pranishëm të gjitha cilësitë e mira, heroizmi dhe trimëria. Nuk ka popull në Tokë i cili është i dekoruar, siç janë muslimanët të përfaqësuar në personalitetin e të Dërguarit sal’allahu alejhi we selem. Atë Zoti e ka edukuar dhe në të ka mbjellë edukatë dhe moral eminent. Përmes tij i ka ftuar robërit e Vet kah Libri Famëlartë. Si të mos jetë muxhahid, kur që ai i cili fton dhe të cilin më shumë e do, ishte në nivelin më të lartë të xhihadit dhe ishte i pari në të gjitha llojet e xhihadit, luftoi në emër të Allahut të Madhërishëm me xhihad të vërtetë, me zemër dhe shpirt, da’vet (thirrje), proklamime, shpatë dhe fuqi, dhe tërë kohën ia kushtoi xhihadit. Si të tërhiqet nga radha (fronit) e parë e luftës ai i cili Pejgamberin sal’allahu alejhi we selem e ka marrë si shembull dhe model, kurse Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem gjithmonë ishte më i afërti ndaj pozitës së armikut. As’habët (shokët) e tij janë vrarë për atë, kur do që lufta ndizej, vetëm më të guximshmit në ato momente orvateshin që ta imitojnë. Shkolla e Allahut të Madhërishëm nën udhëheqjen e Pejgamberit sal’allahu alejhi we selem dhe nën patronazhin e Kur’anit nxori gjeneratën e as’habëve (shokëve) të Pejgamberit sal’allahu alejhi we selem dhe tabi’inëv (gjenerata pas as’habëve). Kishin nivel më të lartë të moralit për xhihad pas udhëheqësit të tyre, Pejgamberit sal’allahu alejhi we selem, çdonjëri nga ata ka bërë aq heroizëm, sa që mund të shkruhet libër voluminoz dhe i dobishëm, i cili do të ishte pasuri xhihadi me vlerë shumë të madhe. Nëse ndonjë popull krenohet që ka pasur edhe një numër të vogël të trimave dhe heroizmave të ngjashëm me ata, gjallëron gjeneratën e vet me përkujtimin e tyre dhe orvatet që ata të orientohen në rrugë të heroit. E çka mendoni për popullin të cilin Allahu i Madhërishëm e ka shpërblyer me krijesën më të guximshme dhe më fisnike, me të Dërguarin sal’allahu alejhi we selem, dhe me një grup të madh të heronjve bujarë? Kurse në anën tjetër kafirët (mosbesimtarët) dhe heronjtë e tyre orientohen ndaj tiranëve dhe “heronjve” të amoralitetit duke ua mbushur veshët me vepra të personaliteteve të mosbesimtarëve, sikur historia jonë nuk posedon heronj dhe heroizëm.
|