Lufta në rrugë të Allahut i takon kërkesave kulminante të argumentimit të dashurisë ndaj të mirës dhe urrejtjes ndaj të keqes, sepse ajo e ndan të vërtetën nga e pavërteta dhe ata të cilët janë në anën e Mëshiruesit nga ata të cilët janë në anën e shejtanit. Shikuar gjuhësisht, fjala “Xhihad” – lufta në rrugë të Allahut, do të thotë përpjekje, mund.
Si term profesional, në tekstet fetare kjo fjalë nënkupton përpjekjen në luftë kundër mosbesimtarëve. Ky term i njëjtë përdoret edhe në kuptimin e vetërishqyrtimit, luftsë kundër shejtanit dhe të shfrenuarëve. Vetërishqyrtimi – lufta me vetveten, përbëhet nga mësimi dhe njohja e fesë dhe e çështjeve fetare, veprimit në përputhje me të dhe studimit të dispozitave të tjera të fesë. Lufta kundër shejtanit nënkupton zbrapsjen nga gjërat e dyshimta në të cilat cyt shejtani dhe zbrapsja nga epshet të cilat i zbukuron shejtani. Lufta kundër mosbesimtarëve nënkupton angazhimin e të gjitha mjeteve në disponim: forcë, gjuhë dhe zemër. Lufta kundër të shfrenuarve (mëkatarëve) përfshin forcën, gjuhën dhe në fund zemrën. Armiqësia mes këtyre dy palëve është e vjetër dhe e vazhdueshme (të mirës dhe të keqes) dhe do të mbetet e pakapërcyeshme, derisa Allahu nuk e trashëgon tokën dhe çdo gjë që është mbi të. Kjo për atë pse këto dy rrugë janë tërësisht të ndryshme. Ato është e pamundur t’i bashkosh dhe t’i pajtosh, sepse ata të cilët janë në anën e Allahut dëshirojnë që të vendosin fjalët e të vërtetës mbi tokë dhe që ligji islam të mbretërojë në çdo vend, e kjo i pikëllon ithtarët e shejtanit, të cilët përpiqen që të japin çdo gjë nga vetja në shkatërrimin e Islamit dhe dispozitave të tij, kudo dhe sado që të arrijnë të bëjnë këtë. Kur kemi folur mbi urrejtjen ndaj të keqes, kemi thënë që mënyra më e mirë e vërtetimit të saj është lufta në rrugë të Allahut, sepse kjo është mënyra më e mirë e ndarjes së pasuesve të Allahut nga pasuesit të shejtanit. Nëse kthehemi dhe shikojmë me kujdes në praktikën e të Dërguarit të Allahut, sal’allahu alejhi we selem, kemi për të parë që lufta ka qenë vazhdimi (faza e dytë) i hixhretit të të Dërguarve, çka vetvetiu flet mbi rëndësinë e luftës mbi vendosjen e fesë, e këtë nuk mund ta kemi pa qenë të gatshëm që në rrugë të Allahut të flijojmë edhe jeta personale. Kjo është përgjigjia më e mirë në thirrjen për të luftuar në rrugë të Allahut. Është e njohur se kjo fe e vërtetë (ed-dinu-l-hanifu) urdhëron që edhe të tjerët të thiren në të besuarit në një Allah dhe që vetëm Atij t’i nënshtrohen dhe t’i falen. Ata të cilët i përgjigjen kësaj thirrjeje kanë arritur qëllimin për të cilin Allahu dërgonte të Dërguarit dhe shpallte Librat, ndërsa ata të cilët refuzojnë ta bëjnë këtë duhet të ballafaqohen me shpatë: “...derisa të mos mbetet idhujtari (besimi i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahun.” (El-Enfal, 39) Që më herët, sipas kuptimit, kemi cituar hadithin e të Dërguarit të Allahut, sal’allahu alejhi we selem, në të cilin qëndron: “Kur ballafaqohesh me armikun, ofroji që të zgjedhë njërën nga tri gjërat. Nëse nuk e zgjedh ndonjërën prej tyre, hiq dorë dhe kurseje atë!”. Islami, pra, së pari i thërret njerëzit që ta pranojnë vullnetarisht të mirën. Nëse refuzojnë ta dëgjojnë, atëherë me ta polemizohet në mënyrë të bukur. Nëse, edhe kur u paraqiten argumentet, e kthejnë kokën dhe refuzojnë të dëgjojnë, atëherë kundër tyre është obligim të luftohet. Nëse dikush ua ndalon njerëzve dëgjimin dhe të përgjigjurit në islam, heretikët e tillë duhet të çrrënjosen dhe duhet mundësuar që thirrja e Islamit të depërtojë te të gjithë njerëzit. Këtu vjen në shprehje të plotë parim: “Në fe nuk ka dhunë”; kjo do të thotë se nëse ndonjë sundues musliman në vendin e vet ka të atillë të cilët nuk janë musliman, ai nuk duhet t’i detyrojë që ta pranojnë (fenë) Islamin, por do t’i detyrojë që të jenë të nënshtruar ndaj pushtetit të tij. Nëse e pranojnë Islamin vullnetarisht, i arrijnë të drejtat dhe obligimet njësoj si muslimanët e tjerë, por nëse nuk e pranojnë Islamin dhe dëshirojnë të mbeten në fenë e vet (krishtërim apo judaizëm), ata janë të obliguar të paguajnë xhizjen. Nëse edhe këtë e refuzojnë, atëherë mes tyre dhe muslimanëve nuk mbetet asgjë përveç shpatës. Duke u nisur nga këto parime, lufta në Islam ka qëllime të lartësuara dhe largpamëse, pasi besimtari lufton kundër mos besimtarit për shkak: të realizimit të së drejtës për shprehje të lirë të mendimit, të realizimit të së drejtës për thirrjen e lirë në fe, të vendosjes së shoqërisë islame në tokë. Nën këtë të tretën nënkuptohet edhe realizimi i lirisë së njeriut, sepse përmes shoqërisë islame bëhet thirrje në adhurimin e vetëm një Allahu të Lartësuar, e në të njëjtën kohë në abrogimin e të gjitha formave të robërimit të njeriut ndaj njeriut. Në botë nuk ka asnjë individ, shtresë ose popull i cili ka të drejtë që njerëzve t’ua përcaktoj ligjet dhe në atë mënyr t’ua (japë të drejtat) përcaktojë fatin. Andaj ekziston një Sundues për të gjithë njerëzit së bashku, Sundues i Cili ua ka hartuar ligjin fetar sipas të cilit do të sillen, vetëm Atij t’i nënshtrohen dhe përmes fesë dhe ceremonive fetare të argumentojnë që vetëm Atij do t’i drejtohen. Prandaj lufta në rrugë të Allahut i takon llojit më fisnik dhe për Allahun është një nga ibadetet më të dashuria – sikur të gjithë njerëzit të ishin besimtarë do t’u ishte ndaluar ky ibadet dhe shpërblimi që rrjedh nga ai. Sikur të mos ishte xhihadi a thua, si do ta kishte argumentuar besimtari miqësinë ndaj Allahut dhe armiqësinë ndaj mosbesimtarëve? Për shkak të Tij, a thua, si do ta argumentonte dashurinë ndaj Tij dhe urrejtjen ndaj mosbesimtarëve? Sikur mos të ishte xhihadi si mund ta vërtetonte besimtari vetëflijimin në luftë kundër armikut në thirrjen për të mirë dhe zbrapsjen nga e keqja? Si mund ta vërtetonte që është i vendosur, që është duke iu kundërvënë kërkesave dhe zakoneve të ulta dhe që për të Sunduesi është më i rëndësishëm dhe më i dashur sesa vetvetja? Shejhul Islam Ibn Tejmijje thotë: “Për asnjë vepër, si për luftën në rrugë të Allahut, nuk është thënë që nga ajo rrjedhin më tepër sevabe...Kjo për atë pse frytet e luftës në rrugë të Allahut i gëzojnë të gjithë, edhe në këtë edhe në atë botë, si ai që merr pjesë në të ashtu edhe të tjerët. Lufta në rrugën e Allahut përmban të gjitha format e mbrendshme dhe të jashtme të ibadetit. Përmes saj vërtetohet dashuria ndaj Allahut, sinqeriteti ndaj Tij, të mbështeturit në Të, sakrifikimi i jetës dhe i pasuriës, vendosmëria, modestia, të përmendurit e Allahut dhe të tjera që nuk i përmban asnjë vepër tjetër. Kush merr pjesë në të, nëse kjo ka të bëjë me tërë popullin apo individin, përherë gjendet në mes dy të mirave: që të fitojë dhe të arrijë famën e pushtuesit, ose të vdesë dhe ta arrijë shpërblimin e shehidit: hyrjen direkte në xhennet”. Mbi xhihadin dhe fadiletet e xhihadit flasin shumë ajete kur’anore, nga të cilat do të paraqesim vetëm disa. Para së gjithash do të themi se i Lartësuari për shehidin (atë që vdes në rrugën e Tij) thotë se nuk ka vdekur, por është gjallë te Sunduesi i Vet: "Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen." (Ali Imran, 169-170) Allahu i Lartësuar më tutje thotë: "Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit." (El-Huxhurat, 15) Allahu i Lartësuar thotë më tej se lufta në rrugën e Tij është tregti e sukseshme me Të: "O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm: T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini. Ai (All-llahu) ua falë mëkatet tuaja, ju shpie në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh. Edhe të tjera që ju i dëshironi, ndihmë prej All-llahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoi besimtarët!" (Es-Saff, 10-13) Sa i përket Sunnetit të të Dërguarit të Allahut sal’allahu alejhi we selem, në të gjejmë hadithe të shumta të cilat flasin mbi fadiletet e luftës në rrugën e Allahut. Po paraqesim vetëm disa, në të cilat i Dërguari sal’allahu alejhi we selem thotë: “Në xhennet ka njëqind shkallë (derexhe) të cilat Allahu ua ka përgatitur luftëtarëve-muxhahidëve në rrugën e Allahut, ndërsa largësia në mes secilës shkallë është sa në mes qiejve dhe tokës.” “Nuk ka rob të cilit këmbët iu kanë pluhurosur në rrugën e Allahut e që do ta prekë zjarri i xhehennemit.” Në njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem dhe i tha: “Më trego ndonjë vepër të barabartë me luftën në rrugën e Allahut!” Dhe i Dërguari ishte përgjigjur: “Nuk jam duke parë diç të tillë.” Dhe kishte pyetur: “A mundesh ti, kur luftëtari niset në luftë në rrugë të Allahut, të hysh në mesxhid dhe të falesh pandërprerë dhe të agjërosh, e që mos ta prishësh (derisa ky nuk kthehet)?” Ai kishte pyetur: “E cili mund ta bëjë këtë?” Në “Sunnenin” e Ebu Davudit qëndron se i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem ka thënë: “Furnizimi i pasuesve të mi është lufta në rrugë të Allahut”. I Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem luftën në rrugë të Allahut e ka quajtur “kulminacionin e Islamit”. Ja ky hadith: “Islami është koka e kësaj feje, namazi shtylla e saj, kurse lufta në rrugë të Allahut kulminacioni i saj.” I Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem gjithashtu ka thënë: “Të gdhish ose të ngrysesh në luftë në rrugën e Allahut, është më mirë se sa e tërë kjo botë dhe çdo gjë që ka në të”. Hadithin e transmeton Buhariu dhe Muslimi. Përkundër lavdërimit të këtillë të atyre të cilët janë duke luftuar në rrugë të Allahut, Allahu i qorton ata të cilët e lnë anash dhe largohen nga lufta në rrugën e Allahut (xhihadit), duke i përshkruar si hipokritë dhe njerëz me zemër të sëmurë. "Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur." (Et-Teube, 24) I Lartësuari gjithashtu thotë: "E ata që besuan po thonë: “Përse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?” E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes. I gjetë e keqja! Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut. A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut? Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre." (Muhammed, 20-23) Xhihadi është domosdoshmëri e thirrjes në fe dhe ligj i Zotit në sprovimin e njerëzve. Allahu i Lartësuar në atë kuptim thotë: "A mos menduat ju se do të hyni në xhennet e All-llahu pa e ditur (pa u vërtetuar në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar dhe pa e ditur cilët prej jush ishin të durueshëm." (Ali Imran, 142) "A mos menduat se do të mbeteni anash (pa u provuar), e pa u sqaruar te All-llahu ata që luftuan prej jush dhe, përpos All-llahut, pos të dërguarit të Tij dhe pos besimtarëve, nuk morën ndonjë të jashtëm mik intim. All-llahu e di hollësisht atë që bëni ju." (Et-Teube, 16) Lufta në rrugë të Allahut është një nga mënyrat e thirrjes që të besohet në Allahun. Lufta në rrugë të Allahut nuk është kurrfarë dukurie kalimtare nga periudha e parë e misionit të islamit, por domosdoshmëri e cila duhet të përcjellë procesin e përhapjes së islamit. Sikur lufta në rrugë të Allahut të ishte diçka kalimtare në jetën e muslimanëve, nuk do t’i ishte kushtuar aq hapësirë në Librin e Allahut dhe në praktikën e të Dërguarit sal’allahu alejhi we selem. Allahu është dëshmitar që kjo rrugë hyjnore nuk u pëlqen heretikëve. Ai fare mirë e di se tiranët e kësaj bote do ta kundërshtojnë, sepse kjo nuk është rruga e tyre e as mënyra e të jetuarit të tyre. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën, por edhe me të sotmen dhe me të ardhmen, në çdo vend dhe në secilën gjeneratrë. Allahu i Lartësuar e di gjithashtu që e keqja është mellagomane, nuk ka kufi dhe kurrë nuk është e drejtë. Ajo si e tillë kurrë nuk do të pajtohet që e mira të përparojë, çfarëdo rruge paqëdashëse dhe dashamirëse e pason. Kjo për atë se vetë shtimi i të mirës kërcënon dhe e shuan rrugën e së keqes, sepse ekzistimi i të vërtetës e dëmton jo të vërtetën. Prandaj, e keqja herëdo kurdo duhet t’i kthehet forcës. Kjo do të thotë se e pavërteta, që të mbrohet, duhet të përpiqet që ta largojë dhe ta shuajë të vërtetën me forcë. Kjo do të thotë që është cilësi trashëguese e të keqes dhe jo kalimtare...Prandaj lufta në rrugën e Allahut, në të gjitha format, është e pashmangshme! Ajo së pari duhet të shfaqet në zemër, të digjet pas saj (luftës) shpirti, e pastaj të bartet në botën e realitetit. Të keqes së armatosur duhet t’i kundërvihemi me të mirën e armatosur, kurse të pavërtetës me tehun e të vërtetës. Nëse kjo mungon, atëherë kjo është dobësi e cila nuk u ka hije besimtarëve. E që të jenë të fuqishëm duhen bërë përpjekje të mëdha, mjete dhe jetë, e këtë i Lartësuari e kërkon nga besimtari. Derisa muslimanët i kuptonin drejt Fjalët e të Lartësuarit: "Le të luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj bote për botën tjetër. Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t’i japim atij shpërblim të madh.” (En-Nisa, 74) në mbarë botën kalëronin çetat – luftëtarët e përhapjes së Islamit, të mirës dhe të lavdisë. Në rrugën e tyre rrënonin të keqen, vendosnin të mirën, rrënonin mosbesimin dhe përhapnin besimin në një Allah kudo që arrinin. Në atë periudhë të historisë së lavdishme të Islamit kishte gjenerata të shkëlqyera që dinin ta çmonin jetën dhe vdekjen, sepse dëshironin të jetonin jetë të devotshme, duke varguar fitore dhe duke e lartësuar Fjalën e Allahut në këtë botë ose duke u flijuar në atë rrugë në mënyrë që tek Allahu të meritonin jetë edhe më të mirë në atë botë (ahiret). "Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre." (Ali-Imran, 169) Në mesin e këtyre gjeneratave të shkëlqyera ka pasur edhe të atillë të cilët deri te hyrja në xhennet nuk mundnin të pritnin as aq çaste sa është e nevojshme të hahen vetëm disa hurma. Rast i tillë është as’habi i çmuar Umejr bin Hammami, ensari i cili duke dëgjuar se si në Luftën e Bedrit i Dërguari i Allahut thërret: “Nxitoni në xhennet, i cili është i gjërë sa qiejt dhe toka!”, - kishte pyetur: “O i Dërguar i Allahut, xhenneti i cili është i gjërë sa qiejt dhe toka?” Kur i Dërguari i Allahut ishte përgjigjur me: “Po!”, ky kishte thënë: “Shkëlqyeshëm”. I Dërguari i Allahut e kishte pyetur: “Çfarë të shtyri që të thuash ‘shkëlqyeshëm’?” “Pasha Allahun, o i Dërguari i Allahut, asgjë tjetër përveç dëshirës për të qenë njëri nga banorët e tij”, ishte përgjigjur. Atëherë i kishte nxjerrë nga trasta e vet dia hurma dhe kishte filluar t’i hante, por e kishte ndërruar mendjen dhe kishte thënë: “A thua vallë të jetoj derisa t’i ha këto hurma? Kjo është tepër e gjatë!” Mandej i kishte hedhur hurmat dhe kishte vazhduar të luftonte duke i shqiptuar këto fjalë derisa kishte vdekur: “Për takimin me Allahun nuk nevojitet furnizim tjetër përveç besimit, veprave për atë botë dhe guxzimit në luftë në rrugë të Allahut, sepse çdo furnizim përveç besimit, bamirësisë dhe guximit është i dënuar me shkatërrim.” Shembullin tjetër të shkëlqyer e gjejmë në personalitetin e as’habit të njohur Handhale ibn Ebu Amirit, i cili kishte dalë nga shtëpia posa e kishte dëgjuar thirrjen në Luftë në Uhud. Handhalen, thirrja e kishte takuar të palarë (xhunub) dhe nuk ka dashur të priste madje as aq sa të lahej, por përnjëherë kishte nxituar në fishën e luftës, që për asnjë moment mos ta lënte luftën në rrugë të Allahut. Kur kishte vdekur, i Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi we selem kishte thënë: “Shokun tuaj tani janë duke e larë melaiket. Nëse dëshironi ta dini se si ka dalë (në luftë), pyetni shoqën e tij!”. Kur e kishin pyetur, ishte përgjigjur: “Ka dalë xhunub, menjëherë pasi dëgjoi thirrjen”. Atëherë i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem ka thënë: “Prandaj edhe janë duke e larë melaiket”. Shembujt e paraqitur paraqesin vetëm një kokërr rëre ose një pikë në detin e guximit dhe heroizmit të paparë që rridhte nga besimi në Allahun. Me dëshirën e papërmbajtur për xhennet dhe për dhuntitë e tij, muslimanët besonin sikur të ishin duke e parë përpara vetes me sytë e tyre, prandaj fluturonin drejt tij si tufat e pëllumbave. Këta janë shembuj të xhihadit të vërtetë dhe të besimtarit muxhahid. Ata kanë qenë dhe kanë mbetur shembull se si duhet luftuar në rrugë të Allahut. Të tjerët, të cilët nuk besojnë, nuk luftojnë në rrugë të Allahut, por në rrugë të shejtanit: “Ata që besuan luftojnë në rrugën e Allahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugën e shejtanit (tagutit)...” (En-Nisa, 76) Atë që janë duke thënë sot disa qyqarë muslimanë, jo xhihadi nuk është xhihad por përdhosje (çoroditje), të tillët janë ata që rekomandojnë pajtim me pasuesit e shejtanit, që thërrasin në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me ta, marrëdhënie të bazuara në respektimin, dëgjueshmërinë dhe nënshtrimin, sepse kjo do të thotë zbutje e shkronjave të Kur’anit dhe Sunnetit të të Dërguarit të Allahut sal’allahu alejhi we selem përpara mashtrimeve ateiste. Mjaft ka të tillë, të mundur, të shkelur dhe dëgjues të nënshtruar, te të cilët nga Islami nuk ka mbetur asgjë përveç emrit, brenga e vetme e të cilëve është pasimi i verbër i të tjerëve. Megjithatë, në tokë ka dhe përherë do të ketë të atillë të cilët kanë për të ditur ta rrëfejnë fenë e Allahut. Allahu atë e garanton. Prandaj, kur masa ekzagjeron (e tepron) mbi përparimin e mosbesimtarëve, shkronja e Kur’anit dhe e Sunnetit fillon të shtrembërohet dhe të keqpërdoret, pohohet se xhihadi në Islam është i urdhëruar vetëm për vetëmbrojtje, e kjo nuk guxon të kalojë heshturazi. Përkundrazi, çfarëdo tituj paçin dhe kushdo qofshin ata! Feja e Allahut është e vërtetë dhe a ka gjë më të nevojshme se e vërteta? Nuk mendoj të zgjatem mbi këtë, pasi në kapitujt e mëparshëm kemi folur mjaft. Edhe sot ka dijetarë të lavdishëm të Islamit të cilët kanë ditur ta zbulojnë edhe të përgënjeshtrojnë mendime të këtilla të huaja për kuptimin islam. Prandaj, drejtojuni veprave të tyre. Duke u kthyer edhe një herë në fillim, duhet nënvizuar se nuk ka jetë të ndershme pa iu kthyer fesë së vërtetë dhe burimeve të saj të pastra: Librit të Allahut, Sunnetit të të Dërguarit të Tij sal’allahu alejhi we selem,, pa iu kthyer kuptimit të tyre të drejtë dhe pa i marrë si shembull paraardhësit e ndershëm të këtij ummeti. Pa këtë është i paparamendueshëm kuptimi i drejtë i Shehadetit, kuptimi i ibadetit dhe i fesë në përgjithësi. Pa këtë nuk mund të paremendohet kuptimi i drejtë i luftës në rrugë të Allahut, e jo i luftës për vendlindje, atdhe, racë, nacionalitet, personalitet dhe të ngjashme. Muslimanëve të sotëm u mbetet që të kuptojnë këto porosi, që t’i kapen fortësisht fesë, në mënyrë që të luhaturve dhe të pabesëve të mos u lejohet që t’i shkatërrojnë. Muslimanët duhet t’i kundërvihen vendosmërisht çdo gjëje që është në kundërshtim me Kur’an dhe Sunnet dhe për ta asgjë të mos jetë më me rëndësi sesa përkrahja dhe ndihma e Allahut, sepse, kur ta meritojnë, me siguri nuk do të mungojë, e atëherë të gjitha dinakëritë e shejtanit do të zhduken. Marrë nga libri: "El-wela'u wel-bera'u fil Islam" Autori i librit: Dr. Muhamed Se'id Salem El-Kahtani Përgatiti: teuhid.net
|