Kush pyetet për diturinë dhe e fsheh atë

Allahu ka thënë: “Kujtoje (o Muhamed) kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai...”

(1) I dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush pyetet për diturinë dhe e fsheh atë, do të vijë në ditën e gjykimit i prangosur me dizgjinë prej zjarri.”

(2) Ebu Hurejre ka thënë: “Sikur në librin e Allahut mos të ishin dy ajete, nuk do t’ju kisha treguar asgjë. Me të vërtetë Allahu i Lartësuar ka thënë: “Me të vërtetë, ata që fshehin shpalljet Tona të qarta, pasi ua kemi shpjeguar njerëzve në Libër”, ky ajet dhe ajeti në vijim pas tij –pastaj ka thënë: “Njerëzit njëmend thonë: ‘Ebu Hurejre po flet shumë’” –pastaj e përmendte hadithin.

(3) Jezid b. Hurmuzi ka thënë: “Nexhde  i kishte shkruar Ibn Abbasit duke e pyetur për pesë gjëra, me ç’rast Ibn Abbasi kishte thënë: ‘Vërtetë njerëzit thonë: Ibn Abbasi po letërkëmben me harurijtë (një emërtim i harixhijve-vër.përkth.). Sikur mos të kisha frikë se do ta fshihja diturinë, nuk do t’i isha përgjigjur atij’ –pastaj e përmendi hadithin.”

(4) Njerëzit e mençur kanë thënë: “Ai që e fsheh diturinë është sikur kur nuk e njeh atë.”

Disa njerëz lidhur me këtë për të cilën u pyetëm dhe të cilën e përmendëm në këtë libër, kanë tubuar kapituj dhe sikur t’i kisha konsideruar të lejuara, të mjaftueshme, do të tregoja për to. Mirëpo, pashë se secili prej tyre e kishte tubuar atë që e kishte njohur, që e kishte mbajtur në mend, që ishte frikësuar se do t’i harrojë dhe asaj me të cilën do të kishte dëshirë të njihet ai që vrapon pas diturisë.

Sikur dijetarët të ishin të pakujdesshëm në tubimin e të dhënave, në dallimin e transmetimeve, sikur ta kishin lënë përmendjen e çdo thënie në kapitullin që i takon, secilin lloj të diturisë në llojin të cilit i takon, do të zhdukej urtësia, dituria do të injorohej dhe do të zhdukej, edhe pse shumë dituri është zhdukur për shkak të pakujdesisë dhe kujdesit të vogël ndaj saj, për shkak se janë marrë me dynjanë dhe janë dehur me të. Mirëpo, Allahu për këtë dituri do t’i ruaj njerëzit, edhe nëse janë pak.

Ata, nga mirësia dhe begatitë e Allahut, do t’i mësojnë njerëzit me bazat e diturisë dhe do t’i shpjegojnë degët e saj. Njerëzit do të jenë në të mira derisa ekziston qoftë një njeri në mesin e tyre i cili do t’i mësojë të tjerët, sepse dituria me të vërtetë do të zhduket me zhdukjen e dijetarëve, ashtu siç thotë edhe i Dërguari i Allahut. Kuptimin e këtij hadithi dhe i të tjerëve të ngjashëm me këtë, do ta gjesh në këtë libër, nëse do Allahu.

Ndërsa forca dhe fuqia i takojnë Allahut. Ai u mjafton dhe sa mbrojtës i mirë që është Ai.

Ebu Omer Jusuf ibn Abdul-Berr

Përgatiti: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 393
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy