teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Vizituesi i Fundit PDF Printoni E-mail

 Vëlla i dashur!
A edin se kush është vizitues i fundit? A edin se çka dëshiron ai me vizitën dhe takimin që ta bën ty? Çfarë kërkon prej teje? -Me të vërtetë ai nuk vjen për të kërkuar diçka nga pasurija yte...e as të të shoqëroj në ushqimin dhe pijen tënde…e as që të të ndihmojë ty në praktikimin e fesë..apo në ndërmjetësim të dikujt…apo përforcimin e marrëdhënieve ndër njerëzore…

-Por ky visitor vjen tek ti në një moment dhe kohë të caktuar dhe për një çështje të caktuar,e atë nuk mund ta largoni nga realizimi i detyrës së tij,as ti,as shoqëria yte,as familja yte po edhe as e tërë njerëzia e Tokës së bashku.
-Pastaj edhe nëse ti vendosesh në palate të larta, strehohesh në pallate të fortifikuara dhe banesa të forta, po edhe po të jesh mirë i ruajtur dhe i mbuluar, nuk do të kesh mundësi ta ndalosh të hyjë tek ti, të shoqërohet me ty dhe merr llagarinë e tij që e ka tek ti!
Ai për të hyrë tek ti nuk ka nevojë për dyer,të paralajmërohet,e as të marrë leje para se të vjen në takimin e caktuar,por vjen tek ti në çdo kohë dhe kur je i lirë…kur je i shëndoshë dhe kur je i sëmurë…kur je I pasur apo kur je i varfër…kur je në udhëtim apo kur je në shtëpi.
Ky visitor nuk ka zemër që të ndiej dhembshuri dhe që të ndikojnë tek ai fjalët dhe të qajturit tënd,apo britmat dhe trishtimet tua,e nuk është nga kompetencat e tij që të kthehet, të të llogarit dhe të shikojë në vitet tua!
Po ashtu ai nuk pranon dhurata dhe ryshfet, sepse pasuria e kësaj bote tek ai nuk ka kurrfarë vlerë dhe domethënie, dhe nuk kthehet prap përveç se me atë për të cilin ka ardhur.
Ai të kërkon ty..asgjë tjetër përveç teje…të kërkon të tërin dhe jo vetëm një pjesë tënden…kërkon marrjen e shpirtit tënd…kërkon marrjen e trupit tënd!
Me të vërtetë ai është Melekul meuti (Meleku i vdekjes)!
I Lartësuari,ka thënë:

“Thuaj:Engjëlli i vdekjes,i cili është caktuar për ju,ua merr shpirtrat,e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”  (Es-Sexhde:11)
Dhe po ashtu në një ajet tjetër, Ai, subhanehu ve teala, ka thënë:

Vetëm Ai është mbizotërues ndaj robërve të vet. Ndaj juve dërgon rojë(cakton engjëj)derisa kur t`i vijë ndonjërit prej jush vdekja,atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë (të tjerë)dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi”

Treni i jetës

Vëlla i dashur!

A nuk edi se vizita e Melekul meutit është gjë përfundimtare, dhe përcaktim i njohur i mëpërparëshëm, pa marrë parasysh se sa të zgjatet apo shkurtohet jeta?
A nuk edi se net ë gjithë jemi udhëtarë në këtë botë…e udhëtari mendon të arrijë në qëllimin e tij dhe ta plotësojë udhëtimin e tij?
Anuk edi se rrethi i jetës ankohet nga ndërprerja e saj…dhe se treni i jetës vetëm se i është afruar stacionit të fundit?
Kanë ndëgjuar disa njerëz të devotshëm qarjen për një të vdekur dhe kanë thënë: ”Sa gjë e çuditshme te ky popull,që është udhëtar, e qajnë udhëtarin që ka arritur në shtëpinë e tij në të cilën është nisur!

Vëlla i dashur!

Ke kujdes vëlla i dashur të mos jesh prej atyre që:

“E si do të jetë atëherë puna e tyre engjëjt t`ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shipnave të tyre”   (Muhamed: 17)

ose prej atyre që:

“Mandaj,në Ditën e Gjykimit Ai i turpëron ata dhe thonë:
Ku janë ata që m`i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit.
E ata që ishin të zotët e dijes,do të thonë:”Vërtet,sot turpësia dhe e keja i përfshin jobesimtarët”. Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes duke thënë):`Ne ishim që bëmë ndonjë të keqe!`(u jipet përgjigjja). Po Allahu edi shumë mirë atë që e punuat ju.Andaj, hyni në dyert e Xhehenemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai kryelartëve!”
  (En-Nahël: 17-19)

   Vëlla i dashur!

Vallë,nuk e di se me vizitën që ta bën Melkul meuti mbaron jeta yte, ndërpritet puna yte dhe mbyllen fletushkat e veprave të tua?!
A nuk e di se pas vizitës së tij nuk ke mundësi të përfitosh asnjë të mirë tjetër, nuk ke mundësi që t`i falish as dy rekate namaz, nuk ke mundësi as të lexosh asnjë ajet nga Libri i Allahut,subhanehu ve teala,e as që ke mundësi të bësh ndonjë tesbih, tahmid, tablil e istgfar, nuk mundësi të agjërosh asnjë ditë e as të japësh sadaka sado e vogël të jetë ajo, e as që ke mundësi të bësh haxh dhe umre, as ndonjë të mirë t`ia bësh fqiut apo të afërmit, vetëm se të ka kaluar koha e punës, dhe ka mbetur llogaria dhe shpërblimi për bamirësitë apo gabimet:

 “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja,ai thotë:`O Zoti im,më kthe,që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova! Kursesi (kthim nuk ka),e kjo është vetëm fjalë që thotë ai,e ata kanë para tyre një perde(distanc periodike)der në ditën kur ringjallen”   (El-Mu`minun:99-100)

Pra, o vëlla!

Ku është përgatitja yte për ta takuar Melekul meutin?! Ku është përgatitja yte për atë që të pret më pastaj? Në varr…Në të pyeturit…Në ringjalljen...Në llogarinë…Në mizan…Në zbritjen e fletushkave…Në kalimin e urës së Siratit…dhe para Allahut,subhanehu ve teala?!
 Transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem,ka thënë:
“Përkujtoni shkatëruesin e kënaqësive,e ajo është vdekja!”
Vëlla i dashur, vallë je duke e përkujtuar këtë shkatërrues të kënaqësive?!


                                                                                         Vizituesi i fundit

E ka përmendur imam Ibën Kajimi, rahimehullah, në librin e tij ”Idetu esabirin”, nga Jezid ibën Mejsire se ka thënë: ”Ishte një njeri që e mblidhte shumë pasurinë dhe e grumbullonte atë, pastaj e vizitoi familjen e tij dhe tha: Sa vite të bagatshme! E më pastaj i erdhi Melekul meuti dhe ia trokiti derën në formën e një të varfërit, dolën te dera dhe ai u tha: `Më thirrni pronarin e shtëpisë!. E ata me nëncmin i thanë: `Pronari ynë t`i dalë një njeriu të tillë si ti?.! Priti pak dhe pastaj u kthye dhe e trokiti derën dhe prap veproi si herën e parë dhe tha: `Lajmërojeni se unë jam Melekul meuti! E kur pronari i tyre dëgjoi, u ngrit si i pa kokë, dhe tha: Folni atij me fjalë të buta! Ata thanë: `A po kërkon tjetër kënd përveç pronarit tonë?. Ai tha: Jo! Pastaj hyri tek ai dhe tha: Ngrihu dhe lëri amanetet çka ke për t`i lënë se do të ta marr shpirtin para se të dal nga kjo shtëpi!.Familja e tij filluan të bërtasin dhe të qajnë. Pastaj tha: Hapni sandakët dhe hapeni pasurinë. E i hapën të gjitha, e ky filloi ta mallkojë dhe shajë pasurinë duke thënë: `Qofsh e mallkuar oj pasuri, ti je ajo që më ke bërë ta harrojë Allahun, dhe më ke ndaluar të veproj vepra të ahiretit, derisa të më arrijë exheli (vdekja).
Ndërsa pasuria ka folur dhe ka thënë: Mos më shaj dhe mos më ofendo! A nuk ishe i pavlefshëm në sytë e njerëzve dhe unë të kam ngritur? A nuk të kujtohet e kaluara?  A të kujtohet kur të kanë vizituar të pasurit dhe ata që janë me autoritet, i ke futur Brenda ,e kur të kanë ardhur robërit e mirë të Allahut, nuk i ke pranuar Brenda? A nuk ta kanë kërkuar vajzën për fejesë të pasurit dhe kur ta ka kërkuar ndonjë rob i mirë i Allahut, subhanehu ve teala, nuk e ke kurorëzuar me vajzën tënde? A të kujtohet se më ke shpenzuar në rrugë të fëlliqur dhe nuk je turpëruar prej kësaj? E nëse do më kishe shpenzuar në rrugë të Allahut nuk do të pendoheshe për këtë..Ti je edhe më i keq se unë!.
Me të vërtetë, o bijtë e Ademit,unë dhe ju jemi të krijuar nga dheu, të gëzuar për sipërfaq,të gëzuar për mëkat...Kështu do të thotë pasuria, e ti ke kujdes, o musliman!
    
   O vëlla i dashur!
Llogarite vetveten në vetmi, mendo në fshehtësi për shpenzimin e kohës tënde,  puno me aftësi dhe elan në kohën tënde të lirë për atë që do të keshë nevojë në vështirësi, mendo para se të veprosh, ngase gjithçka të regjistrohet në fletushkën tënde, ku është ajo pasuri që e ke grumbulluar? A të ka shpëtuar nga belatë dhe vështirësitë? Jo asessi! Do ta braktisësh dhe nuk do të të falënderojë, do të merr përpara me të këqija duke mos të arsyetuar. E mos u bën vëlla prej atyre që pandehin se do të pendohen para vdekjes!

                                                      Si ta presim vizituesin e fundit?


Vëlla i dashur!

  Vizituesi i fundit pritet me :

1. Me besim në Allahun, subhanehu ve teala, melaiket e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Gjykimit dhe përcaktimin e mirë dhe të keq.
2. Me kujdesin në pesë kohët e namazeve dhe faljen e tyre në xhami me xhemat,me muslimanët,me frikërespekt dhe me mendim për të, ndërsa namazi i gruas është më i mirë në shtëpinë e saj.
3. Me dhënien e zeqatit farz në kohën e tij në pajtim me sasinë dhe cilësinë e tij sheriatike.
4. Me agjërimin e muajit të Ramazanit duke qenë i bindur dhe i devotshëm.
5. Me haxh të pranuar për të cilin nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhennetit, ndërsa umreja në Ramazan ka vlerë sikur të kishte bërë haxhxh me Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem.
6. Me kryerjen e nafileve të cilat janë shtesë nga farzet e namazit, zeqatit, agjërimit dhe haxhit, ndërsa i Lartësuari ka thënë në një hadith Kudsij:

             “…vazhdon robi të më afrohet mu nafile derisa ta dua atë…”
7. Me inicijativë për pendim të sinqertë nga çdo mëkat, kalimin e momenteve krizë dhe të kohës në shpeshtimin e istigfarit, dhikrit dhe llojeve të ibadeteve të ndryshme.
8.Me sinqeritet ndaj Allahut, subhanehu ve teala, dhe braktisjen e syfaqësis në çdo çështje siç ka thënë Allahu, subhanehu ve teala:
“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazi, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë” (El-Bejine:5)

9.Me dashurinë ndaj Allahut dhe Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, dhe kjo nuk mund të plotësohet përve se me pasimin e tij, salallahu alejhi ve selem ashtu siç Allahu, subhanehu ve teala ka thënë:
 “Thuaj: Nëse e doni Allahun,atëherë ejani pas meje që Allahu të ju dojë, t`ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë”  (Ali Imran:31)

10. Me dashuri për hir të Allahut dhe urrejtje për hir të Tij, subhanehu ve teala, shoqërimin për hir të Allahut dhe armiqësimin për hir Allahut, sepse kjo e shton dashurinë ndaj besimtarëve edhe nëse janë larg, dhe e shton urrejtjen ndaj kafirave edhe nëse janë afër.
11. Me frikë nga i madhëruari, veprime sipas Kur`anit, modesti të sinqertë, përgatitje për ditën e udhëtimit e kjo është vërtetësia e devotshmërisë.
12. Me durim në vështirësi, falënderim në bollëk, me vetëdijen se Allahu na mbikëqyr qoftë haptas apo kur jemi në vetmi, dhe me shpresë në vlerat dhe begatitë që gjinden tek Ai.
13. Me mbështetje të mirë në Allahun, subhanehu ve teala,për fjalën e Atij:
“Dy burra, prej tyre(prijësve)që Allahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: Hynju atyre nga dera, e kur t`u hyni nga ajo, atëherë j jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm Allahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë”   (El-Maide:23)

14. Me kërkimin e diturisë së dobishme dhe ndihmesën në përhapjen dhe mësimin e saj për fjalën e Allahut, subhanehu ve teala:   “O ju që besuat,kur t`ju thuhet: zgjerohuni(bëni vend)në vend ndeje,ju zgjërohuni, se Allahu bën zgjërim për ju, e kur t`ju thuhet: ngrituni! Atëherë ju ngrihuni, Allahu lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri, Allahu është i njohur mirë më atë që punoni”  (El-Muxhedele:11)
dhe fjalën e Tij:

“Dhe kur Allahu mori zotimin nga ata që i pat dhënë libri: që gjithqysh t`ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe”  (Ali Imran:187)
15. Me madhërimin e Kur`anit, mësimin e tij, ruajtjen e kufinjve dhe të dispozitave të tij, njohjen e asj që e ndalon dhe lejon Ai, duke patur parasysh këshillën dhe motivin e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem.
“Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur`anin dhe ua mëson të tjerëve”
16. Me xhihat në rrugën e Allahut, subhanehu ve teala, përqendrueshmëri në rrugën e Tij, këmbëngulje ndaj armikut dhe braktisjen e dëfrimeve për fjalën e Pejgamberit,salallahu alejhi ve selem.
“…mos e kërkoni takimin me armikun dhe luteni Allahun për falje,e nëse e takoni atëherë bëhuni të  qëndrueshëm(durimtarë)dhe dijeni se Xheneti është nën hijen e shpatave”
17. Me ruajtjen e gjuhës nga gjërat e ndaluara siç janë gënjeshtra, përgojimi, gibeti, sharja, mallkimi dhe fjalët e këqija qoftë nga të folurit apo këndimi.
Pejgamberi, salallahu alejhi ve selam, ka thënë: “Kush i beson Allahut dhe Ditën e Gjykimit ose le të flasë mirë ose le të hesht”.
18. Me mbajtjen e premtimeve, realizimin e amaneteve, braktisjen e mosbesimit dhe tradhëtisë, i Lartësuari ka thënë:

“O ju që besuat! Zbatoni premtimet(obligimet), U janë(lejuar t`i hani)kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen(në këtë kaptinë si të ndaluara)dhe përveç gjetisë, që nuk është e lejuar derisa jeni në ihram. Vërtetë, Allahu vendos atë që dëshiron”    (El-Maide:1)
Dhe..
“E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar). E nëse i besoni njëri tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin)që i është besuar, dhe le të ketë frikë Allahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë është mëkatar me zemren e vet, Allahu di atë që veproni”  (El-Bekare:283)
19. Me braktisjen e zinasë (imoralitetit), pirjes së alkoolit, mbytjes së të pafajshmit përveç me të drejtë, zullumit, jedhjes, ngrënies së pasurisë së huaj me pa të drejtë, ngrënien e kamatës dhe ngrënien e asaj që nuk është e lejuar nga ana e Sherijatit, Allahu subhanehu ve teala, ka thënë:
“Thuaj: Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta,ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t`i për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini se është e vërtetë” (El-A`raf:33)
20. Me përbajtje nga të tepruarit në ushqim dhe pije dhe largim nga ajo që është e ndaluar nga ato.i Lartësuari ka thënë:

“Juve u janë ndaluar(t`i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që therret jo në emrin e Allahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shparja (nga i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni(para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj Allahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, Allahu falë shumë dhe është mëshirues”      (El-Maide:3)
21. Me bamirësi ndaj prindërve dhe farefisit, vizitën e vëllezërve dhe durim në shqetësimet e tyre,me sjellje të mirë ndaj të afërmit dhe të largëtit. Pejgamberi salallahu alejhi ve selem, ka thënë:
  “Kush është në ndihmën e vëllait të vet, Allahu është në ndihmën e tij, e kush ia largon besimtarit një brengë nga brengat e dunjasë, do t`ia largojë Allahu një brengë atij në Ditën e Gjykimit”.
22. Me vizitën e të sëmurëve, varrezave dhe përcjelljen e xhenazes. Me të vërtetë këto ta përkujtojnë Ahiretin dhe të bëjnë modest në dunja.
23. Me braktisjen e veshëmbathjes dhe zbukurimeve të ndaluara, siç janë mëndafshi, ari dhe rruajtja e mjekrës tek burrat, përdorimi i enëve të bëra nga arid he argjendi gjatë të ushqyerit dhe pijes.Të gjitha këto janë të ndaluara (haram).
24. Me mbulimin e femrës me mbulesë të plotë sherijatike, e cila nuk është e tejdukshme dhe nuk përshkruan trupin e femrës, e as që tërhiq në shikim (dhe shkakton sprovë) ,me largim nga përngjasimi me mosbesimtaret në veshmbathje e cila nuk është bërë vetëm se për shkak të fitness, nxitjes dhe ngjalljes së epshit.
25. Me ekonomizëm në furnizim, ruajtjen e dhuntive dhe braktisjen e shpenzimit të tepërt. I Lartësuari thotë:
“Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepëre pa rrugë”  (El-Isra:26)

Dhe po ashtu Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka ndaluar nga teprimi i shpenzimit të pasurisë.
26. Me braktisjen e zilisë dhe urrejtjes, armiqësisë, hidhërimit dhe përzierjen me pa të drejtë në çështjen e muslimanëve dhe muslimaneve. Pejgamberi salallahu alejhi ve selem, ka thënë:
 “Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën atij padrejtësi e as nuk e lë në baltë. Ai që gjendet në nevojë të vëllait të tij, Allahu do t`i gjendet në nevojën e tij. Ai që e çliron një barrë nga muslimani, Allahu do ta çlirojë nga ai një barrë nga barrat e ahiretit. Ai që e mbulon një musliman (e nuk ia zbulon të metat ose fshetësitë sh.k.) Allahu do ta mbulojë atë Ditën e Kijametit”.
27. Me urdhërimin e së mirës dhe ndalimin e së keqes, thirrjen në rrugë të Allahut me mençuri dhe sjellje të mirë.
28. Me drejtësi ndërmjet njerëzve, ndihmesë në bamirësi dhe devotshmëri, duke patur parasysh fjalën e Allahut, subhanehu ve teala:

“Mos iu afronu pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë (mund t`i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën. Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe është çështja për (kundër) të afërmit, dhe zotimin e dhënë Allahut plotësonie. Këto janë me çka Ai ju porositë kështu që të përkujtoni”.  (El-En`am:152)   dhe po ashtu
 “O ju që besuat! mos i shkelni simoblet e Allahut, as muajin e shejtë (mos lejoni luftën), as kurbanin (mos e pengoni), as atë me qafore (të caktuar për kurban) as (mos pengoni) ata që duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, kanë mësyrë (për vizitë) shtëpinë e shejtë (Qaben). E kur të hiqni ihramin, atëherë xhahtoni. Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos iu shtyej të silleni në mënyrë të pa drejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të Allahut, se me të vërtetë Allahu është ndëshkues i fortë” (El-Maide:2)

29. Me plotësimin e moralit, me urtësi, mençuri, butësi, turp dhe fisnikëri, dhe braktisjen e mendjemadhësis, kryneqësisë dhe paturpësisë.
30.Me kryerjen e obligimeve ndaj fëmijëve dhe grave në formë më të bukur, mësimin e tyre me çështje e fesë për të cilat ata kanë nevojë. Allahu, subhanehu ve teala, ka thënë: “O ju që besuat,ruane veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të  urdhëruara” (EtTahrim:6)     
31. Me kthimin e selamit (përshëndetjes), kërkimin e mëshirës për atë që teshtinë, respektimin e mysafirit dhe të fqiut, mbulimin e të metave të atyre që janë mëkatarë, ngase Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:
“Kush ia mbulon muslimanit një të metë, Allahu do t`ia mbulojë atij një të metë në Ditën e Kijametit”.
31.Me modesti në këtë botë dhe shkurtim të ambicjeve para se të arrijë exheli. Transmetohet nga Enesi, radijallahu anhu, se ka thënë: Pejgamberi salallahu alejhi ve selem, i bëri disa vija, pastaj tha:
“Këto(vija) janë shpresa e njeriut (për jetë të gjatë), kurse kjo është exheli. Pastaj duke qenë ashtu në këtë gjendje, e bëri një vijë edhe më të shkrutë”
33. Me xhelozi për nderin, uljen e shikimit nga të shikuarit haram nëpër rrugët apo kanalet televizive dhe ato satelitore.
34. Me braktisjen e llomotitjeve, lojrave dhe talljeve, me kapjen për çështjet e rëndësishme dhe braktisjen e atyre të ultave, Allahu subhanehu ve teala,ka thënë: “Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: Ne kemi vepra tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!”   (ElKasas:55)     

35. Me dashuri ndaj shokëve të Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, dhe largimin nga të ofenduarit dhe urrejtjen e tyre. Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush i ofendon (shanë) shokët e mi, mbi të është mallkimi i Allahut, melakeve dhe njerëzve në përgjithësi”.
36. Me pajtim ndërmjet njerëzve, afrimin e palëve të hasmuara që të tejkalohen mosmarrëveshjet dhe përçarjet. Allahu subhanehu ve teala ka thënë: “S`ka dyshim se besimtarët janë vëllezër,pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kinie frikë Allahun,që të jeni të mëshiruar(nga Zoti)”    (El-huxhurat:10)
37. Me braktisjen e shkuarjes tek  fallxhorët, astrologët, sihirbazët, magjistarët dhe të ngjajshme me këta. Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ”Kush shkon tek fallxhori dhe magjistari dhe i beson atij në atë çka e thotë ai, vetëm se e ka mohuar atë qi ka zbritur Muhamedit”.
38. Me nënshtrimin e gruas ndaj burrit të saj dhe ruajtjen e pasurisë, fëmijëve dhe të nderit të tij. Pejgamberi salallahu alejhi ve selem,ka thënë: ”Nëse gruaja i falë pesë kohë namazit, e agjëron muajin e Ramazanit, e mbron nderin e saj dhe i nënshtrohet burrit të saj, i thuhet asaj hyr nga cila derë e Xhenetit të duash”.
39. Me largimin dhe braktisjen e risive (bid`ateve) në fe dhe da`ve nga batili dhe dalaleti, duke patur parasysh fjalën e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem: ”Kush shpik në fenë tonë diçka e cila nuk është nga feja, ajo do ti refuzohet”.
40. Me braktisjen e ngjitjes së flokëve (parukës), me flokë nga gra të tjera, largimin nga tatuazhi, shkuljen e qimeve,ndarjen e dhëmbëve të përparëm për zbukurim. Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ”E ka mallkuar Allahu el-Vasilen (ajo që i ngjet flokët) dhe el-Mustevasile (ajo të cilës i ngjiten flokët) dhe el-Vashime (atë që bën tatuazh) dhe el-Mustevashime (atë që kërkonë t`i bëhet tatuazhi)”.

Dhe nga Abdullah ibën Mes`udi, radijallahu anhu, transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “I ka mallkuar Allahu subhanehu ve teala, el-Vashimat (ato që bëjnë tetuazh), el-Mustevashimat (ato që kërkojnë t`u bëhet tatuazhi), en-Namisat (ato që i shkulin qimet), el-mutenamisat (ato që kërkojnë t`u shkulen qimet) dhe el-Mutefelixhat (ato që i ndajnë dhëmbët e përparëme për zbukurim) të cilat e ndryshojnë krijaturën e Allahut”.
41.Me braktisjen e spiunimit ndaj muslimanëve, zbulimin e të metave të tyre dhe shqetësimi i tyre. Nga Ebu Hurerja, radijallahu anhu, transmetohet se i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ”Ruani nga paragjykimet, sepse paragjykimi shpie në gënjeshtrën më të madhe. Mos e përgjoni as mos e spiunoni njëritjetrin, mos ia hulumtoni të metat njëritjetrit, as mos ia kini zili njëritjetrit. Mos e ureni njëri-tjetrin, as mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit. O robër të Allahut, bëhuni vëllezër, siç ju është urdhëruara. Muslimani për muslimanin është vëlla, prandaj nuk guxon t`i bëjë të padrejtë,ta dëshpërojë, as ta nënçmojë. Devotshmëria është mu këtu. Devotshmëria është mu këtu, duke treguar në krahrorin e tij. Për njeriun është e keqe e mjaftueshme nëse e nënçmon vëllain e tij musliman. Çdo musliman për çdo musliman është i shenjtë, i pacenueshëm: gjaku i tij, nderi i tij dhe pasuria e tij. Allahu nuk shikon në trupat tuaj, as në pamjen tuaj, as në pemët tuaja, por shikon në zemrat tuaja”.
Le të lexojë këtë muslimani në mënyrë që të shërohet dhe të ketë dobi nga begatitë e këtij libri. Dhe le t`i qetësohet zemra dhe shpirti, e kjo është dhuratë Allahut, e Ai i jep atij që do. Me të vërtetë Allahu është Pronar i begative më të mëdha.
Në fund, lus Allahun, Zotin e Arshit të lartësuar që nga ky libërth të ketë dobi autori, lexuesi, ai që e dëgjon dhe ai që e boton. Ndërsa neve na mjafton Allahu dhe i mrekullushëm është Ai. Nuk ka asnjë forcë, e as fuqi pa Allahun e Lartësuar dhe Madhështor. Lutja jonë e fundit është:
 Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave! Salavatet dhe selamet qofshin mbi krijesën më të mirë, lajmëtarin e Tij,  si dhe Pejgamberin tonë, Muhamedin, salallahu alejhi ve selem, mbi familjen e tij,  as`habët dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Diten e Gjykimit (Amin).

 

Marrë nga Libri: "Akhir el-Zairin"

Autori i Librit: Halid Ebu Salih

Përgaditi: teuhid.net










Lexime: 198
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 

Radio Islame


Copyright vEsti24

Sondazh

A ju pėlqen web-faqja?
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)