Ebu Abdullah el-Magribi:
Njeriu më i poshtëruar është i varfëri që lavdëron pasanikun duke iu përulur atij dhe njeriu më i nderuar është pasaniku që sillet me modesti me të varfërin duke e vlerësuar atë.
Thënie nga Gjigantët e shekujve
Dhu Nun el-Misri:
Nuk kam parë mjek më të paditur se ai që mjekon një pijanec në momentin që ai është i dehur, sepse nuk ka ilaç për pijen e tij, por kur ti dalë pija, mjekoje atë duke i mësuar pendimin.
Sinqeriteti është shpata e Allahut në tokë, çfarëdo lloj gjëje ta vendosësh do ta presë.
Ibrahim ibn Edhem:
Nuk do ta arini gradën e devotshmërisë derisa të kaloni gjashtë pengesa:
a) Të mbyllni derën e lehtësimeve, dhe të hapni derën e vështirësive.
b) Ta mbyllni derën e rehatisë, dhe të hapni derën e përpjekjeve.
c) Të mbyllni derën e krenarisë, dhe të hapni derën e thjeshtësisë.
d) Të mbyllni derën e gjumit dhe të hapni derën e ibadetit të natës.
e) Të mbyllni derën e pasurisë së tepër dhe të hapni derën e investimit të saj për botën tjetër.
f) Të mbyllni derën e shpresës dhe të hapni derën e përgatitjes për vdekjen.
Bishrul Hafij:
Do të vijë për njerëzit një kohë në të cilën qeverinë do ta marrin në dorë budallenjtë, dhe do të vijë një kohë në të cilën njerëzit e zgjuar e të urtë do të përbuzen.
Durimi i lavdërueshëm është ai që nuk i ankohet asnjë njeriu.
Nëse nuk i bindesh Krijuesit tënd që të bësh vepra të mira, të paktën mos u sill i pabindur që të bësh gjynahe.
Ai që donë të njoh më mirë njerëzit, ka arritur kulmin e dashurisë për dunjanë.
Sirij es-Siktij:
Kurrë nuk e kam parë veten time më të mirë se të tjerët, dhe kurrë nuk e kam vlerësuar veten time se ka ndonjë meritë ose epërsi ndaj dikujt.
O Allah, ndëshkimi më i madh për mua është ajo që më pengon që të fitoj dashurinë dhe kënaqësinë tënde.
Nëse mërzitesh kur të pakësohet pasuria, atëherë duhet të qash kur të pakësohet jeta.
Nga shenjat e sprovimit të një njeriu është mos shikimi i të metave të veta.
Ebu Jezid el-Bustami:
Dobia më e madhe e një dijetari është që ai duhet ta dijë se Krijuesi i tij padyshim egziston.
Kurrë nuk do ta njohi veten e tij ai njeri që shoqërohet nga epshi i tij.
O Allah, Më bëj që të të kuptoj Ty, sepse unë nuk mundem të të kuptoj Ty përveçse nëpërmjet Teje.
Unë nuk dua nga Allahu përveçse kënaqësinë e Tij.
Ai që e njeh Allahun, ai largohet prej çdo gjëje që e pengon nga Ai.
Ahmed Hadreuejhi:
Kush duron mbi durimin që ka, ai me të vërtetë është prej durimtarëve, sepse nuk është prej atyre që durojnë dhe ankohen.
Zemrat janë si enët, që kur mbushen me të vërtetën, nuri i tepërt i tyre do të derdhet mbi gjymtyrët, dhe nëse mbushen me të kotën, errësira e tepërt e tyre do të derdhet mbi gjymtyrët.
Ebu el-Hysein en-Nuri:
Edukata shpirtërore nënkupton të lenurit e tekave të egos mënjanë.
Ai që i logjikon gjërat ashtu siç don Allahu, ai do të kthehet për çdo gjë tek Allahu.
Ebu Abdullah el-Magribi:
Njeriu më i poshtëruar është i varfëri që lavdëron pasanikun duke iu përulur atij dhe njeriu më i nderuar është pasaniku që sillet me modesti me të varfërin duke e vlerësuar atë.
Përgatiti: teuhid.net
|