teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Shkollat Ateiste PDF Printoni E-mail
 Mjerisht, një numër i madh i pjesëtarëve të Islamit bie në grackën e kësaj dukurie të llojit të vet të futjes me dinakëri të ideve të huaja, mbi çka këtu nuk do të flisja në hollësi sepse kjo, ndër të tjera, nuk është as lëndë e këtij studimi. Përveç kësaj nuk shprehet nevoja e madhe për t’u përgjigjur në dyshimet të cilat i fut armiku, kinse në kohën në të cilën jetojmë nuk ka nevojë më për fenë.

 

Nga të gjitha gjërat me të cilat muslimanët ballafaqohen në kohën e sotme nuk ka asgjë më të rrezikshme dhe më të keqe sesa përhapja përherë e më tepër në mesin e tyre e mësimeve ateiste, sepse pikërisht këtyre u është besuar roli i zhdukjes së ligjeve të Allahut nga sipërfaqja e tokës dhe largimit të tij nga praktika në jetën e muslimanëve, që të thyhet në pjesë përkushtimi i tyre dhe dashuria ndaj vetëm një Zoti dhe si e tillë t’i dhurohet të pafeve të ndryshëm, pasi kur muslimani mbetet i privuar nga dashuria ndaj fesë është më e lehtë që të përvetësohet për cilëndo ide tjetër dhe të detyrohet që të jetojë me të, saadoqë në atë ka ndjenjë të disfatës dhe të vartësisë nga tjetri.

Duke u nisur nga kjo pikëpamje, armiqtë e Islamit u përpoqën që në mesin e muslimanëve të fusin mësime ateiste duke përdorur gjatë kësaj dy metoda:

a) sulmin e furishëm ndaj të besuarit islam dhe ndaj sheriatit duke e përshkruar me fjalët më të ashpra dhe më të këqija, duke pohuar se ligji fetar islam është barbar, se e shpikën berberët (popull afrikano-verior), të cilët ia prejnë dorën vjedhësit, se është duke bërë krim kur gurëzon kurorëshkelësin, se nuk mund të ecë me frymën e kohës në të cilën mbretëron dituria dhe teknologjia dhe kështu me radhë, deri te pohimi që Islami nuk ka ligje precize të pakufizuara, ligje të cilat e rregullojnë jetën e njeriut dhe të ngjashme.

b) Përhapjen dhe mbështjelljen e gënjeshtrave nën petkun e mësimeve shkatërruese dhe përshkrimi i tyre se kinse janë shenja të progresit dhe të ecjes me hapat e civilizimit botëror dhe që u ofrojnë njerëzve lirinë në çdo pikëpamje. Ndonëse ato mësime nuk e kufizojnë njeriun me fenë e caktuar, por që mund të marrë atë çka i pëlqen dhe ta lë atë çka nuk i pëlqen duke theksuar që këto mësime në vetvete nuk përmbajnë kurrfarë parcialiteti, zemërngushtësie dhe të ngjashme.

Mjerisht, një numër i madh i pjesëtarëve të Islamit bie në grackën e kësaj dukurie të llojit të vet të futjes me dinakëri të ideve të huaja, mbi çka këtu nuk do të flisja në hollësi sepse kjo, ndër të tjera, nuk është as lëndë e këtij studimi.
Dua të them vetëm që poeti ka pasur të drejtë kur ka thënë:
“Sikur të lehurit e secilit qen ta kisha ndalur me gurë,
Secili gurë do të vlente një lirë dukat.”

Përveç kësaj nuk shprehet nevoja e madhe për t’u përgjigjur në dyshimet të cilat i fut armiku, kinse në kohën në të cilën jetojmë nuk ka nevojë më për fenë. Këto pohime të tyre i përgënjeshtron praktika në vetë vendet e tyre, siç është Amerika dhe vendet evropiane, në të cilat për shkak të humbjes (mosudhëzimit) ndodhin vetëvrasje, vrasje, krime të hatashme dhe zbrazëtirë shpirtërore, prestigjin e të cilit mund ta ngopë vetëm Islami.
Por, për sa i përket shkëlqimit të rrejshëm të kuptimeve të tyre ateiste, i pyesim ata: A thua nuk është mossuksesi që po përjetojnë njerëzit në vendet e tyre argumenti më i mirë që e përgënjeshtron këtë?

Përveç kësaj, a thua se mendimtarët e tyre dhe njerëzit e penës nuk shkruajnë mbi prapambetjen dhe shkatërrimin e kulturës perëndimore, disa prej të cilëve e parashohin shpartallimin e saj të shpejtë. Kjo është mëse e dukshme dhe çdo gjë që ngrihet sipas ligjeve të huaja e jo sipas ligjit të Allahut është në rrugën e zhdukjes dhe shkatërrimit të pashmangshëm, siç thotë i Lartësuari:
“Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i drejtohen Allahut), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer”. (El-En’Am, 44)

Në Evropën e sotme dyert e të mirave materiale, të zhvillimit industrial, politikës, kapitalit dhe ekonomisë janë të hapura gjerësisht, por përkundër të gjitha këtyre ajo është në rrugën e shkatërrimit, në pajtim me ligjet e Allahut në të cilat nuk ka kurrfarë ndryshimi as ndërimi.

Edhe pse mbi të gjitha këto mësime ateiste do të jap një pasqyrë të shkurtër dhe do ta përcaktoj qëllimin e shikuar përmes prizmit të studimit tonë, megjithatë në fillim do të vë në dukje se qëllimi i tyre i përbashkët, nga i pari deri tek i fundit, është nxjerrja e muslimanit nga Islami, shkëputja e përkushtimit të tij ndaj Zotit, fesë së vet dhe vëllezërve besimtarë.

Këta kërkojnë nga muslimanët që përsëri t’i kthehen frymës pagane e cila pasqyrohet me nënshtrimin dhe pranimin e këtyre ideve mosbesimtare dhe idhujve të cilët i imagjinojnë dhe i planifikojnë. Ata kërkojnë nga muslimanët që t’i kthehen paganizmit, në të cilin vlerat kryesore janë prejardhja, pozita, trashëgimia, dhe gjëra të shëmtuara të ngjashme për të cilat Allahu ka urdhëruar të tejkalohen, sepse zinxhirin e pashkëputur të Islamit janë duke e shkëputur hallkë-hallkë. Në këtë qëllim janë të pajtimit të gjitha shkollat ateiste, duke mos hyrë në dallimin e dëshirave dhe bartësve të tyre.

Këtu hyjnë nacionalizmi dhe patriotizmi i sëmurë, në të cilët tërë dashuria dhe besnikëria ka të bëjë me popullin ose tokën të cilës i takon. Ashtu për shembull, dëshirohet të shpërndahet ideja arabizmin – ku mund të flitet mbi jehudin arab, të krishterin arab, politeistin arab, baptistin arab dhe muslimanin arab, të cilat së bashku i lidh arabizmi. Ndërkaq, të menduar e tillë Islami në bazë e refuzon, sepse ka të bëjë mbi lidhjen e të besuarit e jo mbi lidhjen e patriotizmit dhe nacionalizmit, të cilët dashurinë dhe besnikërinë s’janë duke e zgjeruar, por janë duke e ngushtuar dhe kufizuar.

Bota islame, sado e gjerë, paraqet një popull “ummeten vahideten” të mbuluar mbi flamurin e të besuarit që “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut dhe që Muhammedi është i Dërguari i Allahut”.
Përkundër rënieve dhe ngritjeve të shumta, të gjithë muslimanët për gati tre shekuj ndjeheshin si një popull i cili rrëfen një fe të përbashkët, Islamin, beson në një Libër, e mer shembull Sunnetin dhe udhëhiqet me një ligj fetar.

Në atë kohë muslimani kishte mundësi të nisej nga Tanxhui dhe të arrinte në Bagdad pa kurrfarë dokumenti ose letërnjoftimi mbi shtetësinë dhe kombësinë. E vetmja që i nevojitej ishin fjalët e shehadetit, si argument i përkatësisë islame. Kudo që kalonte, takohej me vëllezërit e fesë, edhe nëse gjuhët ose ngjyra e lëkurës ishte e ndryshme, sepse Islami të gjitha ato dallime i ka shlyer dhe i ka shpallur si vlera dhe parulla pagane.

Por, si rezultat i dobësimit të muslimanëve, e jo të Islamit, dhe lëshimit të kësaj lidhjeje, armiku relativisht i merr lehtë në kontroll, qoftë armiku nga radhët e krijesave më të dobëta, jehudëve dhe të krishterëve dhe pas tyre komunistëve dhe ateistëve.

Kur armiku i kishte marrë në duart të veta dhe e mbisundoi botën islame, në mes muslimanëve të dobët, naivë dhe të indoktrinuar filloi të mbjellë helmin e vet dhe përmes tyre filloi të përfitojë dashamirësinë, ndihmën dhe dashurinë e muslimanëve, të cilëve, në të njëjtën kohë, nga ana tjetër filloi t’ju përhapte gënjeshtra dhe mosbesim. Ky ishte momenti kritik kur muslimanët ishin të privuar nga përkushtimi ndaj Islamit dhe në vend të kësaj u ishte ofruar dashamirësia ndaj paganëve (mosbesimtarëve).

Këtë më së miri e vërtetojnë fjalët e një orientalisti, i cili në librin e vet me titull “Kultura dhe shoqëria e Lindjes së afërt” thotë: “Në secilin vend islam, në të cilin kemi hyrë e kemi gjurmuar gjerë e gjatë për të zbuluar ndonjë gjurmë të ndonjë kulture të vjetër, nuk kemi gjetur kulturë më të vjetër se Islami. Nuk mendojmë se muslimani do ta lë aq lehtë fenë e vet, por për fillim na mjafton ta lëkundim përkushtimin e tij ndaj Islamit dhe ta kthejmë ndaj kulturave të tjera”.

Fjalët e paraqitura vetvetiu janë të sakta, sepse edhe vetë mendimi mbi ringjalljen e kulturave dhe zakoneve të vjetra nga koha pagane është skajshmërisht i rrezikshëm,sipas çështjes së dashurisë dhe përkushtueshmërisë, sepse parashtrohet pyetja: Kush duhet dashur dhe ndaj kujt duhet të jemi të përkushtuar? Kjo nxit luhatshmërinë të cilën e ndezin armiqtë, nga exhinët dhe njerëzit, duke i lartësuar këto kultura përpara syve të vështruesit tek i cili dashuria islame, që duhet të jetë e sinqertë dhe në emer të Allahut, Zotit të botëve, pakësohet dhe, pa u vërejtur, zhduket.

Dashuria ndaj të mirës kërkon edhe urrejtjen ndaj të keqes, e sidomos urrejtjen ndaj kulturës dhe zakoneve pagane. Mirëpo kjo sikur nuk ekziston sot nën ndikimin e ideve të reja të cilët kanë për qëllim “shpëlarjen e trurit” te njerëzit me iman të dobët, përveç atyre të cilët Allahu i ka mëshiruar. Ky ishte rezultat i të besuarit naiv se idetë dhe mësimet e këtilla nuk bien ndesh me Islamin dhe i dëgjimit të vazhdueshëm të parullave, si: Çfarë i pengon muslimanit që të bëhet musliman nacionalist, musliman sekularist apo musliman socialist?

Kur armiqtë e Islamit vunë re se deri në çfarë mase është i frytshëm të menduarit e tillë në përpjekjet që nga muslimanët, siç thonë ata, “të bëhet krijesa e cila nuk di për Zot”, filluan përhapjen e ideve mbi nacionalizmin dhe patriotizmin duke filluar së pari me Turqinë, qendrën e hilafetit të fundit Islam.

Atje e ka zanafillën nacionalizmi turk i udhëhequr nga partia e “Bashkimit dhe Prosperitetit” e cila e kishte filluar projektin e gjerë mbi “Shkatërrimin” e turqve dhe të Turqisë duke përhapur idetë mbi nacionalizmin turk, duke marrë për të stemën (simbol) me fytyrë të ujkut, idhulli i turqve para pranimit të Islamit.

Duke e pranuar nacionalizmin Perandoria Osmane filloi të bënte presion mbi arabët dhe në të njëjtën kohë turqit t’i privilegjonte vetëm përse ishin turq. Kjo praktikë në një anë jo vetëm që nuk kishte përkrahje në Islam, përkundrazi, i rrënonte principet e drejtësisë në Islam, por ishte shenjë direkte për arabët që edhe ata të përcaktoheshin për nacionalizmin e tyre. Deri te kjo me të vërtetë edhe ka për t’u ardhur.

Kjo gjë u arrit nën komandën e spiunit anglez Lawrence Thomas Edwardit (1888-1935), të cilin muslimanët naiv e quajtën Lorensi i Arabisë (Lawrence of Arabia). Ai ishte strateg ideor dhe realizues i të ashtuquajturës “Kryengritje e madhe arabe” kundër hilafetit osman, dhe i “ushtrisë aleate”, nën komandën e të cilit ushtria digjte dhe piqte dhe, kur në pyetje ishin muslimanët, nuk respektonte as farefisninë, as marrëveshjen, as të shenjtat islame. E kësaj ushtrie iu bashkangjitën edhe arabët! Çfarë ironie që drejtuesi i ushtrisë arabe në luftën vëllavrasëse ka qenë Lawrence of Arabia – Lorensi i Arabisë!

Shikoni të dashur lexues, se çfarë ishte ajo ushtri e cila mendonte se është e muslimanëve, kurse në të vërtetë ishte shërbëtore dhe instrument i një spiuni perëndimor (mosbesimtar), emri i të cilit ishte Lawrence! Pas detyrës së kryer prej kësaj ushtrie, njëri nga komandantët e saj ka deklaruar: “Sot kanë përfunduar kryqëzatat!”, duke e pranuar haptas urrejtjen e kryqalive, e cila tërë këtë kohë ndizej ngadalë nga shpirtrat e kryqalive, derisa e kthyen Jerusalemin në duart e tyre.

Kështu arabët ishin ndarë nga vëllezërit e tjerë muslimanë në mbarë botën dhe, duke marrë për shembull Evropën, kishin pranuar nacionalizmin dhe sekularizmin në të cilin Perëndimi, sa i ka besuar dje, sot e ka mohuar. Me këtë çdo tubim dhe afrim mbi principet e mësimit të fesë ka marrë etiketën e prapambetjes dhe të kaluarës, nga të cilat në emër të përparimit bashkëkohor dhe të progresit masat e gjëra duhet të heqin dorë.

Kur arabët filluan të shmangeshin dhe t’i ktheheshin përsëri frymës së tyre të vjetër pagane duke e humbur frymën e sakrifikimit islam dhe shpirtit luftarak, iu kthyen Perëndimit të të gjitha ngjyrave, nga Uashingtoni, përmes Parisit, deri në Londër, dhe Lindjes nga “Moska e kuqe” deri te “Pekini i verdhë”, por atëherë filloi shfaqja e të këqijave dhe mashtrimeve të ndryshme.

Në të njëjtën kohë, ligji fetar i Allahut – Sheriati dhe zbatimi i dispozitave të tij, që janë shumë të nevojshme për mirëqenien e njerëzimit, sepse janë nga Allahu i Lartësuar i Cili më së miri di se çka i nevojitet njerëzimit, kanë përjetuar eliminim nga përdorimi praktik. Në vend të ligjeve të Tij filluan të përdoren ligjet e Partisë Socialisate jofetare arabe “Ba’th”, e cila një kohë gjatë përsëriste parullën:
“Mos më pyet se çfarë feje apo meth’hebi jam, unë jam basisti-socialisti arab”.

Është qesharake që autori i kësaj parulle, edhe përkundër besnikërisë së vet ndaj jehudëve, e kishte shlyer këtë parullë dhe në vend të saj kishte shkruar ajetin kur’anor:
“Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e Allahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha”. (El-Bekare, 249)

Sikur t’i kishim numëruar frytet e kësaj “fitoreje të re” pas pranimit të nacionalizmit, vështirë që do të mund t’i numëronim të gjitha. Ato pasqyrohen me vërshimin e epsheve dhe instiktit shtazor, në përhapjen e megallomanisë dhe shfrenimit të të gjitha llojeve, prapambetjes morale dhe mungesës së virtyteve dhe vlerave etike në anarkinë e përgjithshme në të cilën ndershmëria dhe trupi janë kthyer në veti të prapambetura dhe të tejkaluara të cilat nuk e kanë parë dritën e shekullit të njëzetë, kurse amoraliteti, pornografia, tregimet amorale, letërsia e lirë, të veshurit ekstravagant, kënga, vallëzimi dhe përzierja e meshkujve me gratë janë shenja të përparimit, civilizimit dhe lirimit nga zakonet e vjetra dhe të tejkaluara.

Më tepër nga të gjitha këto na habit fakti se jehudët, të cilët i thërrasin të tjerët në këtë dukuri të re të dezertimit, haptazi dhe qartë pranojnë se ata nuk e kanë mohuar e as nuk mendojnë ta mohojnë fenë.

Kështu është pyetur Moshe Dajan (Gjeneral i izraelit dhe politikan) : “A keni ndjerë që Zoti është në anën tuaj në Luftën e Qershorit (1967)? Ishte përgjigjur: “Ndjenim që ne ishim në anën e Zotit”.

Në anën tjetër, udhëheqësi i lëvizjes cioniste, Herzi Theodor, ka deklaruar: “Jehudët, para se të kthehen në Sion, duhet së pari t’i kthehen Judaizmit”.

Kështu filluan të përhapen çdokund idetë rrënuese. Simbolet e Egjiptit faraonas, pasi që prej mijëra vitesh ishin të harruara, filluan të zbulohen dhe të shikohen me admirim. Rekomanduesit e këtyre ideve i propagandojnë çdokund; nëpër gazeta, libra, simpoziume shkencore.

Ata kreun e Sfinksit e kanë vënë mbi pullat postale, mbi monedhat dhe ku jo se! Evropën është duke e vërshuar vala e furishme e faronoizmit, i cili i vë në lëvizje të gjitha format e tjera të kulturës dhe i thërres që arti i të gjitha llojeve përsëri të vëhet mbi themelset e faraonizmit. Gazetat e udhëheqin këtë fushatë më të re. Në faqet e para u jepet vend artikujve të rekomanduesve të tillë. Nuk ka asnjë numër e që në të të mos i kushtohet ndonjë artikull kulturës dhe civilizimit faraonas dhe që në to tmos të lartësohet lavdia e tyre.

Shumë këngë janë shkruar dhe kënduar për lavdin e këtyre paraardhësve, vetëm me një qëllim: që të luhatet përkushtueshmëria e besimtarit ndaj Islamit.
Kështu Hafidh Ibrahimi këdon:
“Unë jam egjiptiani të cilin e ka ngritur
Mua ai i cili e ka ngritur piramidën,
Simboli i fshehtë, kulminacioni i artit”.

Njëkohësisht, në Irak filloi të ringjallet nacionalizmi ashurik i vjetër. Me një fjalë, çdokund filloi të shfaqej kjo formë e re e dezertimit.

Çka më tepër, Sa’d Zagluli (jurist egjiptian, luftëtar i Egjiptit të pavarur) shpalli parullën e re nacionale: “Feja Zotit, atdheu të gjithëve!” D.m.th atdheu nuk është i Zotit. Pastaj thotë: “Mos thirrni me shenja e parulla islame, sepse na i hidhëroni vëllezërit kopt”.

“Çfarë i pengon muslimanit arab të bëhet musliman-arab?” Mandej do t’i thonë: “Përse nuk mund të bëhet vetëm arab? A nuk është Islami arab? Ku mund të jetë e meta e nacionalizmit arab ?A thua me prapambetjen e arabëve nuk mbetet prapa edhe Islami? Të luftojmë, atëherë, për nacionalizmin arab!

Kjo nuk është e vërtetë, sepse kur u dobësuan arabët erdhën Salahudin el-Ejubi, kurd, dhe Kutuz Memluki, dy udhëheqës ushtarak të cilët e shpëtuan botën islame nga kryqalitë.

Ata me siguri nuk ishin ushqyer me nacionalizmin dhe ide të ngjashme pagane, por me besim dhe dashuri ndaj Islamit dhe muslimanëve, pa e marrë në konsideratë prejardhjen e tyre.
Islami e përgënjeshtron pohimin e nacionalistëve, sepse ka ardhur jo që ta ruajë, por ta çrrënjosë këtë sëmundje të keqe e të mbrapshtë. Argument më i mirë për këtë është se që nga fillimi e ka tubuar Ebu Bekrin arab kurejshit, Bilalin etiopas, Suhejbin bizantinas dhe Selmanin persian. Në atë kuptim janë edhe fjalët e Umerit, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Ne jemi popull të cilin e Allahu e ka lartësuar në sajë të Islamit. Nëse përkrah Islamit do të kërkonim famë, Allahu ka për të na nënçmuar”.

Marrja si shembull Perëndimin dhe vendosja e nacionalizmit, sekularizmit ose cilësdo nga idetë e tjera të reja në vend të Islamit na përkujton tregimin e vjetër mbi dy gomarë, nga të cilët njëri kishte qenë i ngarkuar me kripë, kurse tjetri me sfungjer. Gomarit të ngarkuar me sfungjer, duke e parë sesi barra e kolegut të tij, çdoherë që dilte nga uji, bëhej më i lehtë, i shkoi në mendje që edhe ai në të njëjtën mënyrë të tentojë ta lehtësojë barrën. Rezultati ishte i kundërt, sepse nga uji doli me barrë edhe më të rrënde seç e kishte.

Shkurtimisht, për nacionalizmin mund të thuhet se është formë  e shirkut e llojit të vet, sepse përpiqet që t’i nënshtrojë të gjithë, duke e përfshirë këtu sakrifikimin dhe luftën, duke hequr dorë nga secili që nuk e pason nacionalizmin dhe duke i dhuruar dashuri vetëm atyre që e pasojnë.

Nacionalizmi në këtë mënyrë imponohet si element i shirkut, i cili kërkon që t’i robërohen atij përveç Allahut dhe të lartësohet në shkallë të idhullit. Ai në esencë bie ndesh me shehadetin, me të cilin nga besimtari kërkohet dashuria dhe përkushtimi ndaj Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve nga njëra anë dhe mohimi i atyre që e urrejnë Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët nga ana tjetër. Argument për këtë janë Fjalët e të Lartësuarit:
“E nga njerëzit ka asish që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan ata sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun...” (El-Bekare, 165)

Islami është e vërteta dhe rruga e drejtë. Çdo gjë që është në kundërshtim me të është mashtrim dhe rrugë e shtrembër. Prandaj secili musliman le të ketë kujdes që mos të bjerë në këtë lloj të shirkut nën maskën e nacionalizmit.

Është e ngjashme edhe me kozmopolitizimin, i cili, njësoj si nacionalizmi dhe patriotizmi, bie ndesh me mësimet e Islamit mbi dashurinë ndaj të mirës dhe urrejtjen ndaj të keqes. Ndërkaq, te kozmopolitizmi kemi formë tjetër të kundërshtimit të Islamit, sepse ai përgatit terenin për pranimin e të gjitha feve. Kjo nga pikëpamja e Islamit nuk është asgjë tjetër përveçse shlyerje e dashurisë ndaj muslimanëve dhe e urrejtjes ndaj mosbesimtarëve, çka e sjell muslimanin në pozitë që të mos mund të dallojë vëllezërit e vet besimtarë nga mosbesimtarët në tërë rruzullin tokësor.

Kjo teori mbështetet mbi parullat e zbrazëta dhe të rrejshme, siç janë: “Liri, vëllazërim, drejtësi dhe barazi për të gjithë!”

Mbi këtë Kalferli thotë: “Kur për të gjithë do të jenë të kuptueshme të gjitha infdormacionet mbi çdo gjë, kur të gjithë do të jenë të lirë në mendimet e veta, kur të gjithë do të jenë të guximshëm që të pranojnë çdo gjë që është e mirë, e drejtë dhe e bukur, mu atëherë në botë do të mbretërojë një fe. Unë do të jem i lumtur që ta pranoj atë fe kozmopolite, e cila do të mbështetet mbi faktet historike, drejtësinë shoqërore dhe kur mbi gërmadhat e urrejtjes dhe mosdurimit do të ndërtohen principet e dashurisë dhe vëllazërimit”.

Këto dhe ide të këtilla nuk janë asgjë tjetër por shkatërrim i Islamit, të drejtuara në radhë të parë kundër luftës në rrugë të Allahut, me të cilën njerëzit lirohen nga robërimi ndaj njëri-tjetrit ndahen në pasanikë dhe njerëz me influencë nga njëra anë dhe robër të shtypur dhe të nëpërkëmbur padrejtësisht nga ana tjetër, dhe sjelljes së tyre në pozitë të njëjtë para Zotit, me qëllim që të gjithë së bashku ta adhurojmë atë dhe t’i robërohen vetëm Atij.

Të gjithë e dinë se armiqtë e Allahut i frikësohen luftës në rrugën e Allahut dhe se kjo ua fut frikën në palcë. Pikërisht për këtë armiqtë e Islamit vazhdimisht gjurmojnë për mënyrën me të cilën muslimanët do ta shlyenin edhe vetë mendimin për xhihad.  Prandaj pohojnë se Islami është përhapur me zjarr dhe me shpatë, se është fe barbare e cila nuk ka mëshirë ndaj njerëzve dhe, kur edhe kjo nuk u mjafton për qëllimin e arritur, dalin me parullat e “humanizmit dhe kozmopolitizmit”, ku të gjithë njerëzit do të jetonin në paqe, drejtësi, barazi dhe liri pa dallim feje, kombi dhe atdheu.

Këtë edhe më mirë e sqaron Ma’ruf ed Devalibi, i cili thotë: “Prej gjysmës së këtij shekulli jemi dëshmitarë të aspiratave gjithnjë më të mëdha për vendosjen e jetës mbi baza humane. Jemi dëshmitarë edhe të dëshirës së padyshimtë të mendimtarëve, shkenctarëve dhe politikanëve që nga shoqëria e ekspozuar përleshjeve të vazhdueshme dhe mosmarrëveshjeve të kalohet në një rregullim të ri brenda “një familjeje humane”, pa ndarje në popuj, në të cilën secili do të ketë “të drejtë për jetë të ndershme”, pa marrë në konsideratë prejardhjen, popullin, vendin dhe fenë në kuadër të “interesave të përbashkëta ekonomike”, ku të pasurit nuk do t’i shtypin të varfërit dhe të dobëtit në kuadër të drejtësisë absolute për të gjithë dhe për ruajtjen e paqes së njerëzimit”.

Ai më tutje flet sesi Organizata e Kombeve të Bashkuara ka filluar të thërrasë në zbatimin e këtyre ideve të reja, të cilat e shlyejnë dallimin në mes përkatësive të bashkësis njerëzore në çdo pikëpamje, pa marrë në konsideratë se a ka të bëjë me kombësinë, popullin, prejardhjen, ekonominë dhe të ngjashme, në pajtim me Dokumentet mbi të Drejtat e Njeriut.

Pas të gjitha këtyre pyesim: “Nën cilin ligj do të kishin dëshiruar rekomanduesit e kozmopolitizmit që të jetonin njerëzit?”

A është ky dokumenti i Kombeve të Bashkuara, organizatë nën kontrollin e plotë të jehudëve, të krishterëve dhe të komunistëve? A nuk është argument më i mirë për këtë “e drejta për veto”, përmes së cilës refuzohet çdo gjë që nuk është në përputhje me principet dhe interesat e atyre të cilët sundojnë në Kombet e Bashkuara? A nuk është ky mashtrim i atyre të cilët farkojnë plane të tilla?

Apo është kjo lojë e ndyrë për ta bindur botën islame me pohimin se xhihadi në kohën moderne e ka humbur çdo kuptim sepse atë nuk e lejon kozmopolitizmi?

Sipas meje pyetja e fundit është edhe përgjigja më e mirë, përgjigje të cilën e di çdo besimtar i cili në të besuarit e vet është i sinqertë dhe besnik ndaj Zotit të vet dhe principeve të larta të dinit-Islam. Çdo besimtar i sinqertë është i vetëdijshëm për dinakërinë e paganizmit bashkëkohor dhe kurrë nuk do të lejojë që të nënshtrohet dhe të gënjehet me pohime të cilat nuk ndriçojnë nga ndriçuesi (kandili) i dritës së Muhammedit, sal’allahu alejhi we selem, dhe mesazhit të përjetshëm të Sunduesit.

Kur vendosëm për këtë përgjigje, këtë nuk e bëmë për t’i ikur nxitjes së valëve të emocioneve kundër mësimit ateist (mosbesimtar), por për të treguar pikërisht mbi atë çka thërrasin rekomanduesit e masonizmit (ndërtimit të lirë) dhe kozmopolitizmit, sepse nga lozha e njëjtë hidhen vazhdimisht idetë e këtilla me qëllime të njëjta dhe nën parulla të njëjta.

Prandaj, njëri nga masonët thotë: “Qëllimi i masonizmit është që pak nga pak njerëzimin ta sjellë deri te rregullimi ideal në të cilin do të realizohet liria në kuptimin më të gjerë dhe do të zhduken të gjitha dallimet në mes individëve dhe popujve; rregullimit në të cilën fjalën kryesorë do ta kenë dituria, bukuria dhe ndershmëria”.

Në fund nënvizojmë se të gjitha shkollat ekzistuese të mendimit të cilat mësimet e veta nuk i marrin nga Kur’ani dhe Sunneti janë të drejtuara kundër Allahut, fesë së Tij, Kur’anit dhe Sunnetit të të Dërguarit të Allahut dhe se pranimi i tyre dhe veprimi sipas tyre është miqësi e hapur me mosbesimtarët dhe mohim i Islamit. Ndërsa Allahu, padyshim, përmes Librit të Vet na shpjegon se ai i cili miqësohet me (armikun) mosbesimtarët edhe vetë është si ata:
“...E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre...” (El-Ma’ide, 51)

Islami është fe e cila bashkon e nuk ndan. Në peshorën e Islamit të gjithë njerëzit trajtohen njësoj, si dhëmbët e krehërit. Kurrfarë përparësie nuk ka arabi mbi jo arabin, as zezaku mb i të bardhin, dallimi i vetëm është në besim.
Në Islam gjendet qetësia dhe lumturia:
“Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen...” (Er-Ra’d, 28)

Në Islam arrihet jetë e ndershme:
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër), do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”. (En-Nahl, 97)

Në sajë të Islamit besimtari meriton premtimin e Allahut, se do ta vendosë halife në tokë dhe do ta bëjë të siguruar.
“Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit.” (En-Nur, 55)

 

Marrë nga libri: "El-wela'u wel-bera'u fil Islam"
Autori i librit: Dr. Muhamed Se'id Salem El-Kahtani
Përgatiti: teuhid.net

Lexime: 159
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 

Radio Islame


Copyright vEsti24

Sondazh

A ju pėlqen web-faqja?
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)