"Unë them: çfarëdo që nga koha yte ka kaluar në mosnënshtrim ndaj Allahut, është e mundur që ta kthesh prapa atë (dhe ta përmirësosh). është thënë: "Koha është si shpatë, nëse nuk e pret, do të presë ty."
Shfrytëzimi i kohës dhe shëndrrimi i të keqës në të mirë
Abdulmalik ibën Ahmed el-Mubareku ka thënë: "Ibën Kajmi, Allahu e mëshiroftë, në 'El-Feva`id", kapitulli: "Si ta korrigjosh gjendjen tënde", ka thënë:
"Ngritu (me nxitim) në drejtim të Allahut dhe shoqërimit me Të në Shtëpinë e Paqes, pa lodhje, vështirësi apo mundim, por përmes rrugës më të afërt dhe më të lehtë. Dhe kjo (sipas kuptimit) është se ti je në një kohë mes dy kohëve që (përbëjnë) është jeta yte, dhe kjo është koha e tashme që është mes asaj që ka kaluar dhe asaj që akoma duhet të vijë. Pastaj, atë që ka kaluar, mund ta korrigjosh me pendim, keqardhje dhe kërkim të faljes.Kjo është diç në të cilën nuk ka lodhje, mundim apo përpjekje të lodhshme (nga ana yte). Nuk është tjetër veçse vepra e zemrës tënde.
"Unë them: çfarëdo që nga koha yte ka kaluar në mosnënshtrim ndaj Allahut, është e mundur që ta kthesh prapa atë (dhe ta përmirësosh). është thënë: "Koha është si shpatë, nëse nuk e pret, do të presë ty."
Dhe kjo është një mençuri e saktë, por shpëtimi është se Allahu ka veçuar penduesit nga kjo. Ngase çdo gjë që prej kohës tënde e ke harxhuar në imoralitet, por pendohet nga ato do të gjejë listën e tij (të veprave) jo vetëm të bardhë dhe të zbrazët (pa vepra të këqija), por vepra të mira do të jenë të shkruara në to në zevëndësim të veprave të këqija, sikur koha e tij te ketë qenë e stolisur me to. Asgjë nuk është e pamundur për Allahun AI është që ka thënë:
"Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu,por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kijametit dhe aty mvetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepra të mirë, të tillëve Allahu të këqijat ua shndërron në të mira. Allahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë." (Furkan: 68-70)
Ibn Kajimi ka thënë:"Dhe përmbajtja yte nga mëkatet është në atë që akoma duhet të vijë (në të ardhmen ). Kjo përmbajtje nuk është tjetër veçse braktisje dhe relaksim dhe nuk përfshin (ndonjë) vepvr të gjymtyrëve apo përpjekje që do të shkaktonin vështirësi dhe mundime. është vendosmëri e prerë, qëllimi i fortë dhe i vendosur që e lejon trupin, zemrën dh brendësinë tënde të pushojë. Andaj çdo gjë që ka kaluar e kthen prapa me pendim dhe i korrigjon atë që vjen duke qenë i përmbajur, i vendosur dhe duke patur qëllim të fortë".
"Unë them: Nga kjo do ta mësosh sekretin e lidhshmërisë mes pendimit dhe kërkimit të faljes, siç shfaqet në thënien e Allahut:
"E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te Allahu falje, kur Allahu dihet se falë shumë, është mëshirues." (Maide: 74)
Kërkimi i faljes (këtu) e ka kuptimin "braktisja nga ajo që ka kalur (prej veprave tua)", ndërsa pendimi (këtu) e ka kuptimin "mosinsistimi (në ato vepra ) në të ardhmen", Allahu i ka ndërlidhur të dyja këto në një ajet të vetëm kur ka thënë:
"Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre- e kush i falë mëkatet përveç Allahut? dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen)." (Ali Imran: 135)
Ibën Kajimi ka thënë:
"Në këto dy gjëra nuk ka vështirësi apo lodhje për gjymtyrët, mgjithatë brenga është për jetën tënde- dhe ajo është koha ( e tashme), që është në mes dy kohërave. Nëse e harxhon atë, do të harxhosh lumuturinë dhe sigurinë tënde. E nëse e mbron atë, së bashku me korrigjimin e dy kohëve tjera, ajo që është para saj dhe ajo që vjen pas saj, me atë që u përmend, do të jesh i shpëtuar dhe do të ngadhnjesh me lehtësi, kënaqësi dhe hare."
Unë them; Kjo do ta tregojë fshëtësinë Allahut në përmirësimin e sjelljes (islah) dhe gjendjes pas pendimit të sinqertë, i cili nëse bëhet bujarisht dhe si duhet, do të përfshijë po ashtu edhe kërkimin e faljes, siç shfaqet në fjalën e Allahut:
"Zoti juaj ia ngjeshi vetës mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe padije, a mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s`ka dyshim se Allahu është që falë shumë dhe është Mëshirues." (En`am: 54)
dhe thënia e Tij:
"Përveç atyre që pas asaj u penduan dhe u përmirësuan. Vërtet, Allahu falë shumë dhe mëshiron" (Ali Imran: 89)
Prandaj, përmirësimi i sjelljes këtu ka kuptimin e përmirësimit të kohës së tashme (në të cilën gjendesh ti) andaj është thënë:
Ajo që ka kaluar është ëndërr
Ajo që shpresohet është e padukshme
Në dispozicion e ke
Kohën në të cilen gjendesh (në të tashmen)
Ibën Kajimi ka thënë:
"Dhe mbrojta e kësaj përfshin vështirësi më të mëdha se sa korrigjimi i asaj që ka kaluar para saj dhe ajo që duhet të vijë pas saj. Mbrojtja (kujdesi) e kohës së tashme kërkon që të bësh shpirtin të kapet për atë që i përshtatet,që është më e dobishme për të dhe përmes së cilës arrihet kënaqësia e saj. Në këtë çështje, njerëzit varirojnë shumë nga njëri-tjetri. Vërtetë, këtojanë ditë që kanë kaluar, në të cilën e mbledh furnizimin për vendin e kthimit, në Xhenet ose në Zjarin e Xhehenemit."
Unë them: Secili që mendon rreth Kur`anit do të kujtojë se thirja e tij nuk e lë anash asnjërën nga këto tri kohë. Allahu i Lartësuar ka thënë:
"Elif, Lamë, Ra, (ky është ) Libri, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi. Që të mos adhuroni tjetër përveç Allahut. Unë jam (dërguar) nga Ai qortues e përgëzues për ju. E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni ) te Ai, se Ai do të ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afata (të caktuar) dhe çdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e ditës së madhe." (Hud: 1-3)
Që don të thotë se Allahu e ka përsosut Librin e Tij dhe në të, në detaje e ka sqaruar se mundesh ta adhurosh Atë në këto tre kohëra me të cilat Ai ka urdhëruar. Pra thënia e tij, "mos adhuroni tjetër përveç Allahut", është adhurim në kohën e tashme (në të cilën gjendesh), ngase teuhidi është vepra më e dobishme dhe më kryesore nga veprat më e dobishme dhe më kryesore nga veprat e nënshtrimit. Dhe thënia e Tij "e të kërkoni falje Zotit tuaj" është për atë që ka kaluar, dhe thënia e Tij "pendohuni (kthehuni) te Ai" është për atë që vjen.
Arsyeja e koncentrimit në teuhid këtu është për përmirësimin dhe korrigjimin e kohës së njeriut në dy çështje:
E para: Se nuk është e lejuar të ketë ndonjë kohë në të cilën nuk ka brengë për teuhidin dhe kjo përfshinë Teuhidin -Rububije, Teuhidin- Uluhije dhe Teuhidin Esma ues-Sifat.
E dyta: Se kjo është baza e çdo vepre të mirë. A nuk e sheh se veprat e mira e përbëjnë përsosurinë e tyre qofshin ato obligative apo të rekomanduara? Për këtë arsye kjo ka qenë gjëja qofshin mbi ta, në të cilën kanë thirrur. Ngase ai, në zemrën e të cilit është ngjyres dhe rrëndosur thellë teuhidi, gjallëria e saj do të shfaqet në të gjitha gjymtyrët e tij dhe trungu i saj do t`i jep jetë fryteve më të mira, ashtu siç Allahu i Lartësuar thotë:
"A nuk ke kuptuar se si Allahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart, e që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. Allahu, pra u prashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë." (Ibrahim: 23-24)
Ibën Kajimi ka thënë:
"Dhe nënshtrimi është obligim i robit ndaj Allahut, në çdo moment të kohës së tij, që do ta përparojë atë apo do ta sjellë më afër Allahut.
Pra, nëse e kalon kohën e tij në shërbim të Allahut, ai do të përparojë te Zoti i tij, ndërsa nëse e preokupon veten me epshe apo me argëtim dhe jo aktivitet, ai do të ngecë prap. Robi asnjëherë nuk ndalet, lëvizë para ose ngec prapa, dhe deri sa është në këtë rrugë nuk ka ndalje asnjëherë.
Allahu i Lartësuar thotë:
"Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë." (Mudethir; 37)
Dhe ai, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Dhe nëse ai nuk lëvizë përpara atëherë ai domosdo është duke ngecur prapa. Prandaj, robi çdoherë lëviz dhe nuk ndalet asnjëherë (në një vend). Pra, ose lëviz më lartë ose bie më poshtë, ose lëvizë në ballë ose shkon ka fundi.... këto janë hapat apo fazat që udhëheqen në mënyrë rapide drejt Xhenetit ose zjarrit të Xhehenemit. Andaj Këtu ndonjëri është i shpejtë dhe ndonjëri i ngadalshëm, ai që lëviz para dhe ai që ngec prapa dhe asnjëherë nuk ka dikush në këtë rrugë që qëndron në një vend. Ata vetëm dallojnë nga njëri-tjetri në atë se sa shpejt apo sa ngadalë lëvizin."
Unë them: Thënia e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem, është argument për këtë:
"Të gjithë njerëzit zgjohen dhe e shesin shpirtin e tyre, pra (dikush) ose e liron ose e shkatëron atë."
dhe në verzion tjetër qëndron:
"O Ka`b ibën Uxhrah! Të gjithë njerëzit zgjohen....", pra të gjithë zgjohen (çdo mëngjes dhe kush nuk ia shet shpirtin e vet Allahut, i Cili ka thënë:
"Allahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me Xhenet" (Teube: 11)
atëherë ia ka shitur atë shejtanit, ngatërrestarit i cili pret në pritë. Kjo është ngase Allahu e ka krijuar kohën për njeriun dhe e ka urdhëruar atë me vepra të adhurimit që janë të përshtatshme me kohën që i është dhuruar atij, dhe nuk është se "veprat e adhurimit janë më shumë (më të numërta) se momentet e kohës" dhe kushdo që nuk e shpenzon kohën në atë që Allahu ka urdhëruar, shejtani do ta sulmojë (dhe do ta rrëmbejë) atë pa pushim.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
"Dhe lexoju atyre tregimin e atij që patëm dhënë dituritë Tona, ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani dhe kështu ai u bë prej të humburëve." (Ar`af: 175)
Ibën Kajmi ka thënë: "Don të thotë se shejtani do ta rrëmbejë dhe do ta pushtojë fortë, në atë mënyrë sa që do ta mbizotërojë dhe do ta sulmojë atë, për këtë arsye Ai, subhanehu ve teala, ka thënë: "dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani (etba`ahu)...", dhe nuk ka thënë "e ka ndjekur atë (teba`ahu)", nga kuptimi i "atë e shoqëroi" është "rrëmbeu dhe pushtoi fortë atë", dhe kjo është më e fuqishme se "e ka ndjekur atë", si në formulim ashtu edhe në kuptim".
Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të Dërguarin, salallahu alejhi ve selem, shokët e tij, familjen dhe të gjithë ata që e pasojnë deri në Ditën e Gjykimit.
Marrë nga Libri: The path to guidance
Autori i Librit: Ibën Kajim el-Xhevzi
Përgatiti: teuhid.net
|