teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Pėrmbledhje e mėsimeve dhe dobive nga Namazi PDF Printoni E-mail

Përpjekjet e skajshme të as`habëve, radijallahu anhuma, për ta falur namazin me xhemat pambarësisht nga rrethanat e vështira. Disa nga selefët thonin: "Namazi është nga Ahireti andaj kur hin në të largohesh nga dunjaja".

 

Përmbledhje e mësimeve dhe dobive nga Namazi

1. Allahu,subhanehu ve teala, i shlyen mëkatet me këto pesë namaze.

2. Pesë namazet janë shlyerje për atë që ka ndodhur mes tyre, nëse mëkatet e mëdha janë shmangur.

3. Mëkatet e shkëtërrojnë dhe e djegin njeriun dhe andaj është e domosdoshme që të shuhet ajo me namaz.

4. Muslimani e rrin nivelin e e të sinqertëve dhe shehidëve në llogari të namazit, sadakasë dhe agjërimit të tij.

5. Superioriteti i namazit 1 mbi veprat tjera.

6. Allahu, subhaneu ve teala, ka falë dhunti mbi atë shoqërues duke e futur në Xhennet para vëllaut të tij që ka vdekur si shehid, sepse ky është falur më shumë se ai.

7. Namazi është dritë që e ndriçon rrugën e robit në këtë jetë dhe në jetën tjetër.

8. Begatia e përuljeve dhe namazve është rruga për ta shoqëruar Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, në Xhenet.

9. Dy reqate të namazit janë më të dashura për njeriun e vdekur se sa e tërë bota dhe gjith çka që ka në të.

10. Derdhja e zemrës para Allahut gjatë namazit e vendos njeriun në pozitën e njëjtë sikur dita që e ka lindur nëna.

11. Personi do të hidhet në Zjarr, kërkojmë mbrojtje nga kjo, dhe melaiket do ta largojnë atë duke e njohur përmes shenjave të sexhdes.2

12. Namazi i zgjidh nyjet e shejtanit i cili i lidhë në kokën e njeriut.

13. Namazi i natës është namazi më i shkëlqueshëm, pas atyre obligative.

14. Ai që falet natën arrin shpërblimin që shumica e njerëzve nuk mund ta arrijnë.

15. Mirënjohje i shprehet Allahut, me namazet obligative dhe me namazin e natës.

16. Namazi më i dashur te Allahu është namazi i Davudit, alejhi selam, që është të falurit në një të tjetën e natës dhe të flejturit në dy të tretat tjera.3

17. Pasi që Allahu ka dhuruar mirësi mbi robin e Tij gjatë natës kur i pranohet lutja, është e duhur që muslimani ta dëshirojë këtë dhe ta kërkojë atë që t`i jepen të mira në këtë jetë dhe në Ahiret.

18. Namazi i natës është dëshmi për ndershmëri dhe takva (devotshmëri) dhe ajo i shlyen mëkatet dhe ndalon njeriun që të bjerë në to.

19. Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhërishëm, me Mëshirën e tij i kaplon burrin dhe gruan të cilët ndihmohen mes veti në kryerjen e namazit të natës. Nëse njeri refuzon tjetri e spërkatë me ujë në fytyrë.

20. Dy reqate namaz gjatë natës e bëjnë njeriun të jetë në mesin e burrave apo grave që shpesh e përmendin Allahun.

21. Allahu gëzohet me njeriun i cili ngritet prej gjumit, largohet nga shtrati, nga gruaja e tij dhe dashuria ndaj saj për të kryer namaz. Allahu qeshet me të dhe i njofton melaiket për atë njeri.

22. Nuk ka xhelozi dhe garim në mes dy njerëzve, përveç dy njerëzve, njëri prej tyre që falet natën duke lexuar Kur`anin që Allahu ia ka dhuruar atij.

23. Secili që i ka lexuar dhjetë ajete gjatë namazit të natës, nuk do të shkruhet në mesin e të pakujdesshmëve, një Kintar i shërblimit do të shkruhet për të dhe Allahu, subhanehu ve teala, do t`i thotë: "Lexo dhe ngritu një gradë për çdo ajet që e lexon", deri sa të arrin te ajeti i fundit që e di. Allahu i dhuron atij përjetësi.

24. Secili që falet natën duke lexuar njëqind ajete shkruhet në mesin e besimtarëve të devotshëm dhe sicili që falet duke lexuar njëmijë ajete shkruhet në mesin e Mukantarinëve dhe secili që falet me dyqind ajete shkruhet në mesin e bisimtarëve të devotshëm dhe të sinqertë.

25. Ai që ecë deri në namazi (xhami) ngrihet në gradë dhe i shlyen mëkatet, njëlloj sikur kur shkon në xhami ashtu edhe kur kthehet nga ajo.

26. Për çdo hap që e bën, ai pranon dhjetë vepra të mira.

27. Muslimani shkruhet në mesin e adhurueseve që nga koha kur largohet prej shtëpisë deri sa të kthehet në të.

28. Shpërblimin më të madh nga namazi e ka ai që ecë më së largu deri në namaz dhe pastaj ai që ecë më larg se ky.

29. Një hap që e bën robi duke shkuar në namazin me xhemat llogaritet sadaka për të.

30. Hapat e shumtë drejt xhamisë është nga "Er-Riba`at" (mbrotja e kufinjve).

31. çdoherë që robi del për të shkuar në xhami në mëngjes ose në mbremje Allahu, subhanehu ve teala, përgatitë për të gosti në Xhenet.

32. Allahu e bën dritën e atyre që ecin në errësirë për të shkuar në xhami, të përkryer dhe të përsosur në Ditën e Gjykimit.

33. Shpërblimi i atij që largohet nga shtëpia në gjendje të pastërtisë për namazin obligativ është sikur shpërblimi i haxhiut në gjendje të ihramit.

34. Ai që del për të shkuar në xhami ka garancë nga Allahu, subhanehu ve teala, se Ai do t`i sigurojë mbështetje (mjete jetese) dhe do t`ia plotësojë nevojat.

35. Ai që shkon për ta falur namazin me xhemat, paso që e ka zbukuruar abdesin e tij dhe udhëton për ta vizituar Allahu i Lartmadhërishëm, i është dhuruar mirësi e madhe ngase Allahu, subhanehu ve teala, i nderon robërin e tij që e vizitojnë Atë, dhe nderimi i Allahut, subhanehu ve teala, për ta është shtimi i besimit, shfaqja e bujarisë ndaj tyre, shpërblimi i tyre, ngritja e gradëve të tyre, largimi i vështirësive dhe qetësia dhe kënaqësia e zemrave të tyre.

36. Obligimi për t`u falur me xhemat.

37. Pejgamberi , salallahu alejhi ve selem, nuk ka bërë lëshim për plakun e verbër për t`ia lejuar të mos falet me xhemat. Si mundet pra atëherë të ketë lëshim për ata që janë të shëndoshë dhe të aftë?!

38. Secili që e braktisë namazin me xhemat i kanoset shkujdesi dhe vulosja e zemrës.

39. Largimi nga namazi me xhemat është shenjë e hipokrizisë.

40. Përpjekjet e skajshme të as`habëve, radijallahu anhuma, për ta falur namazin me xhemat pambarësisht nga rrethanat e vështira. Disa nga selefët thonin: "Namazi është nga Ahireti andaj kur hin në të largohesh nga dunjaja".

Fusnota
----------------------------------------
1. Me kusht që personi të ketë besimin e drejtë, të shëndoshë dhe në përthshmëri më Parardhësit e Devotshëm të këtij Umeti.
2. Kushti për të qenë i larguar nga Zjarri për shkak të ndërmjetësit të melaikeve (dhe të tjerëve) është që personi të jetë nga Njerëzit e Teuhidit. Nërmjetësimi është vetëm për Njerëzit e Teuhidit.
3. Për shkak të thënies së tij, salallahu alejhi ve selem: "... ai flente gjysmën e natës, pastaj falej për një të tretën e saj, pasaj flente një të gjashtën e saj. "Kur gjysma i shtohet një të gjashtës është dy të treta.



Marrë nga Libri: "Rruga e Udhëzimit"
Autori i Librit: Ibën Kajim el-Xhevzi
Përgatiti: teuhid.net

 

Lexime: 147
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 

Radio Islame


Copyright vEsti24

Sondazh

A ju pėlqen web-faqja?
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)