|
Përkujto: se përgojimi është mveshje e frikacakëve, ndërsa shpifja është mveshje e njerëzve që bëjnë zullum, ndërsa gojlëshuari apo (ai i cili nuk e mban fjalën) nuk fol diqka tjetër përveç se përgojim në njerëz që janë të atij rangu apo që janë njësoj si ai gojëlëshuar edhe në qoftëse është i fort fizikisht duke fol edhe në qoftë se është prezent personi tjetër.
Përgojimi
E pyes veten se a është përgojimi apo shpifja prej punëve të mira dhe të sinqerta e që të afrojnë tek Allahu i lartmadhëruar apo...!?
Apo është shkatërrim i veprave të mira dhe shtim i veprave të keqia...?!
A do që të jesh larg hidhërimit të Allahut Subhanehu ue te'ala.
Përkujto: se përgojimi është mveshje e frikacakëve, ndërsa shpifja është mveshje e njerëzve që bëjnë zullum, ndërsa gojlëshuari apo (ai i cili nuk e mban fjalën) nuk fol diqka tjetër përveç se përgojim në njerëz që janë të atij rangu apo që janë njësoj si ai gojëlëshuar edhe në qoftëse është i fort fizikisht duke fol edhe në qoftë se është prezent personi tjetër.
-Ndërsa Allahu i lartmadhëruar ka thënë në librin e Tij Fisnik : " a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur" [El-Huxhurat/12]
-Nga Abdullah ibn Mesudi transmetohet se ka thenë i Dërguari i Allahut: "Ishim tek i Dërguari i Allahut sal-laAllahu alejhi ue selem, u çua një njeri dhe bëri me shenjë mbi një njeri mbas tij, ndërsa i Dërguari i Allahut, I tha:Ndërhyre (përgojove), ai tha; si ndërhyra (përgojova)? Tha ke ngrën mish, me të vërtet ke ngrënë mishin e vëllaut tënd" [Këtë hadith e ka klasifikuar si të vërtet Shejh Albani (rahmetullahi alejh)]
Kujdes: Vetëm se janë zhytur njerëzit me të madhe në këtë mëkat, dhe nuk mërziten fare edhe kur ju flet për këtë temë aspak nuk kanë kujdes mirëpo vazhdojnë prapë duke u zhytur dhe duke vazhduar në atë mëkat të madhë Allahu na ruaj prej këti vesi të keq.
Apo ndoshta nuk doni që të flas në këtë temë?
Prandaj duhet t'ja dimë vlerën mirë këti vesi të keq që është përhapur me të madhe në shoqërinë muslimane dhe të kemi kujdes gjatë të folurit dhe gjatë bisedave për atë arsye ne duhet ti zgjedhim mexhliset dhe të jemi të kujdesshëm gjatë të folurit duke u larguar prej këtyre veseve të këqija (përgojimeve) dhe fjalëve të kota.
Salatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata që përcjellin rrugën e tij deri ditën e gjykimit.
E thirrja jonë e fundit është Falenderimi i takon vetëm Allahut subhanehu ue te'ala
Përktheu: Ebu Shehid
teuhid.net
|