Të gjitha ngjarjet e rrëfyera deri më tani fillojnë me dëgjimin e një tingulli të panjohur më parë në një kohë të papritur. Të gjithë ata që kishin menduar gjer në atë moment se gjithçka do të mbetej e pandryshuar dhe e padëmtuar do të provohet ta kenë gabim.
Çdo gjë që ndodhë mu para se t’i fryhet Surit nuk dallon nga një ditë më parë. Toka rrotullohet me të njëjtën shpejtësi, Dielli ndriçon planetin tonë, jeta vazhdon dhe shumica e njerëzve vazhdojnë të jetojnë sipas rutinave të zakonshme pa u hamendur se pse dhe prej kujt u krijuan dhe çfarë do të jetë fundi i tyre. Njerëzit do të mendojnë për ushqimin me të cilin do të shërbehen atë natë, do të përqendrohen në takimin e ardhshëm të punës, do të jenë duke blerë apo duke fjetur dhe shumë prej tyre duke e mohuar ekzistencën e Allahut kur ta dëgjojnë këtë tingull. Gjithçka do të fillojë dhe mbarojë në një çast. Trupat e tyre, të cilat njerëzit i konsiderojnë si të fuqishëm dhe për të cilët mburren, papritur do të mbërthehen nga vdekja prej të gjitha anëve. Shqetësimi i vetëm i tyre do të jetë mbijetesa. Prej llahtarit të madh, njerëzit s’do të mendojnë për gjërat që aq shumë i çmuan, i dëshiruan dhe për të cilat rrezikuan shumë gjersa ishin gjallë. E gjithë kjo frikë, llahtar dhe tronditje buron prej të jetuarit të tyre në mosdije. Vuajtjet e papërballueshme të Ditës s’do të pushojnë së ndjekuri mosbesimtarët. Çdo ngjarje që do të shpaloset do të rritë panikën dhe llahtarin e tyre dhe çdo moment që do të kalojë do të sjellë vuajtje dhe rrezik të freskët. Ngjarjet e tmerrshme me të cilat do të përballen do të demonstrojnë madhështinë e Allahut, të Cilin ata e kishin mohuar deri atëherë. Njerëzimi, i cili do të jetë absolutisht i dobët dhe i pafuqishëm përballë kësaj fuqie, s’do të jetë në gjendje të bëjë asgjë veçse të ndiejë pendim, pafuqi dhe frikë. Me kalimin e sekondave, të kuptuarit e tyre për ndëshkimin e frikshëm që Allahu ka përgatitur për ta në Ahiret vetëm se do të rritet. Gjatë këtyre minutave të frikshëm, ata do të ndeshen vetëm me një thërmijë të vuajtjes që i pret ata. Kur’ani e rrëfen këtë frikë deri në një masë. Frika e njerëzve Allahu u tregon njerëzve se edhepse ata plot pasion kapen pas jetës tokësore, se pasioni i tyre nuk do t’u bëjë dobi atyre në Ahiret. Të gjitha gjërat që ata marrin si të vlefshme , i konsiderojnë të shtrenjta dhe për të cilat rrezikojnë s’do t’ju sjellin asjgë veç humbje nëse nuk janë bërë për të fituar kënaqësinë e Allahut. Çdo joshje tokësore është krijuar si sprovë për njerëzimin. Jeta e vërtetë është në Ahiret siç zbulohet në Kur’an: Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve të dynjasë, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, por te Allahu është e ardhmja më e mirë. (Sure Ali Imran: 14) Njerëzit në skajshmëri i dëshirojnë joshjet tokësore të përmendura në këto vargje dhe mund të kalojnë tërë jetërat e tyre duke vrapuar pas tyre. Kur’ani thot si në vazhdim për jetën tokësore: Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habitë bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet kashtë e thyer, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu. Jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues. (Sure Hadid: 20) Për dikend, njëra prej ambicieve më të mëdha jetësore është që të tregoj pasurinë e tij, djemtë dhe vajzat dhe gjërat e tjera të çmueshme. Njëra prej pasurive më të çmueshme janë fëmijët. Kjo vlen për të gjitha shoqëritë dhe theksohet në veçanti në Kur’an. Dëshira për të pasur fëmijë mësohet në moshë të re. Fëmijët në të njëjtën kohë janë shkak i një gare të panevojshme në mes të njerëzve si edhe burim sigurie për të ardhmën e tyre. Një tjetër ambicie është dëshira për pronë dhe pasuri. Siç e dimë, qëllimet, planet dhe përpjekjet e njerëzve përqendrohen rreth këtyre ambicieve. Dëshira për të holla dhe pasuri mjegullon shikimin e njerëzve, vlerat morale humbin domethënien e tyre dhe materializmi bëhet faktori përcaktues i karakterit të tyre. Parimet morale të Kur’anit, së bashku me urdhërat dhe ndalimet e tij, humbin përparësinë e tyre; grumbullimi i pasurisë bëhet vetvetiu një synim dhe përfitimi personal shquhet në raportet ndërnjerëzore. Mirëpo, në Ditën e Gjykimit, çdo gjë do të jetë e kundërt. Njerëzit do të harrojnë gjithçka ata ishin mësuar ta vlerësonin, sepse tani do të kuptojnë se objektet e dëshirave të tyre nuk kanë më domethënie. Vlerat e tyre do të ndryshojnë në çast, sepse pasuria dhe fëmijet nuk do të kenë vlerë dhe ndjenjat prindore do të humbin kuptimin e tyre. Përballë llahtarit të kësaj Dite, ata do të harrojnë njerëzit më të dashur të tyre: fëmijët e tyre. Askujt s’do t’i kujtohen fëmijët e tij apo të saj, dhe shumë më pak do të interesohen për mirëqenien e tyre. Kjo do të jetë një Ditë shumë e vështirë për mosbesimtarët në çdo aspekt. Ditën kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë dhe malet të bëhen si tufa leshi të ngjyrosur. Dhe asnjë mik nuk do të pyes për mikun e vet, edhepse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli do të dëshirojë sikur të mund të paguante dënimin e asaj Dite me bijtë e vet, dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet, apo me të afërmit e tij te të cilët ai mbështetej, apo me krejt çka ka në tokë, vetëm për të shpëtuar! (Sure Me’arixh: 8-14) Dhe (përkujto) Ditën kur qielli do të çahet me anën e një reje dhe engjëjt të zbresin në mënyrë madhështore. Atë Ditë sundimi i vërtetë i takon Të Gjithëmëshirëshmit, e ajo ditë për mosbesimtarët do të jetë Ditë e vështirë. (Sure Furkan: 25-26) Familjet do t’i braktisin fëmijët dhe njerëzit do të jenë të hutuar dhe s’do të dijnë ç’të bëjnë. Frika do të godas aq papritur dhe aq fuqishëm sa që gratë shtatzëna do të dështojnë dhe nënat do të harrojnë fëmijët e tyre që u japin gji: Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse do ta braktis foshnjën që ka për gjini dhe secila shtatzënë do të hedh para kohe barrën e vet… (Sure Haxhxh: 2) Të gjithë ata që refuzuan thirrjet për të besuar dhe kështu u bën të pavëmendshëm ndaj mikut dhe krijuesit të tyre të vërtetë, Allahut, do të dëshirojnë t’i shmangen njëri tjetrit. Ata do të jenë aq të zënë me veten e tyre, sa që lidhjet e miqësisë, farefisnisë dhe lidhjet familjare do të pushojnë të ekzistojnë: Atë Ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe prej babait të vet, prej gruas dhe prej fëmjëve të vet. Atë Ditë secilit njeri do t’i mjaftojë çështja e vet. (Sure ‘Abese: 34-37) Njerëzit do të sillen sikur të ishin të dehur Njerëzit do të humbin gjithë qetësinë, vetkontrollin dhe vetbesimin e tyre. Kur të takohet vdekja, çdo gjë humb vlerën e saj dhe shprehjet e fytyrës, sjellja dhe mënyra e të folurit të gjitha ndryshojnë. Ne jemi dëshmitarë të frikës dhe llahtarit të njerëzve përballë vdekjes në filma. Reagimet e tyre mjaftojnë për të shpjeguar gjendjen e tyre mendore. Në të shumtën e skenareve, njerëzit kanë një shpresë, pa marrë parasysh sa është e vogël, për të shpëtuar. Madje edhe ata të cilët e kuptojnë se vdekja ka ardhur nuk e dinë se çka i pret ata apo thjeshtë besojnë se do të bëhen asgjë. Mirëpo, ngjarjet e kësaj Dite nuk do të lënë asnjë dyshim në mendjet e njerëzve se shpëtimi është i pamundshëm, madje edhe para se vdekja të vijë tek ata. Mosbesimtarët do të gjejnë veten përballë një Dite që ata nuk kishin pritur ta takojnë, përkundër asaj se ishin paralajmëruar për të, një Ditë në të cilën ekzistenca e një Krijuesi dhe Mbajtësi të gjithësisë do të shfaqet qartë që ta shohin të gjithë, por gjithashtu në të cilën gjithçka do të shkatërrohet në shenjë nënshtrimi ndaj vullnetit të Tij. Ata kurrë nuk menduan për atë që vie pas vdekjes, sepse ata nuk besuan në ekzistencën e Allahut apo të Ahiretit, por ata do të kuptojnë qartë fuqinë dhe ekzistencën e Allahut. Ata poashtu do të kuptojnë se nuk ka asnjë shpresë për shpëtim dhe se jeta e tyre e re është e amshueshme. Vuajtja dhe dhimbja e tyre e përjetshme do të jetë pakrahasueshëm më e keqe se ngjarjet e asaj Dite dhe Kur’ani thot se mosbesimtarët do të parapëlqejnë asgjësimin e tyre pranë një jete të tillë: Ne ua tërhoqëm juve vërejtjen për një dënim të afërt në Ditën kur njeriu shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e mosbesimtari thotë: "Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha pluhur!” (Sure Nebe’: 40) Paniku, llahtari dhe habia e njerëzve do të bëjë që ata të duken si të dehur, sepse: …Ndërsa njerëzit duken të dehur, por ata nuk janë të dehur, por dënimi i Allahut është i aq i ashpër. (Sure Haxhxh: 2) Ndryshimet fizike dhe të sjelljes në njerëz që përjetojnë frikë të skajshme janë shumë të ngjashme me ato të njerëzve të dehur. Në raste të tilla, marramendja, histeria dhe shikimi i penguar janë të zakonshme. Siç shohim prej asaj që është nxjerrë në shesh gjer më tani, njerëzit do të përjetojnë panikë të tmerrshme në atë ditë të vështirë. Allahu e krahason këtë frikë therëse dhe sjelljen që rezulton prej saj me dehje, sepse njerëzit do të shfaqin sjellje të pakontrolluar dhe do të ikin prej një vendi në një vend tjetër si të ishin të dehur. Allahu e bën një krahasim në Kur’an: Ajo është Dita kur njerëzit do të bëhen si insekte të shpërndara. (Sure Kari’a: 4) Llahtari në sytë e tyre Dhe (kur) Premtimi i saktë të jetë afruar shumë, sytë e atyre që nuk besuan do të shtangen (në ato çaste thonë): "Të mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (moment)! Por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenjë.” (Sure Enbija: 97) Sytë janë organet e para që do të shfaqin frikën e njerëzve. Sytë e njerëzve që do të jenë dëshmitarë të ngjarjeve të frikshme të asaj Dite do të kërcejnë prej zgavrave të tyre të tmerruar. Shprehja “sytë e atyre që nuk besuan do të shtangen” përshkruan shkallën e frikës së tyre. Në çast, zgjerohen bebëzat, shfaqet të bardhët e syve dhe shtangen. Të gjithë njerëzit do ta shijojnë këtë frikë dhe asgjë s’mund ta ndalojë atë që do të vie si rezultat i ngjarjeve ngjarjeve rrënqethëse. E vetmja ndjenjë që ndiejnë do të jetë llahtari. Lusim Allahun xh.sh të na e lehtëson në Diten e Gjykimit... ALLAHUME AMIN Pregaditi : Lulzim Mustafa
|