NJOFTIM I SHKURTËT MBI RABIJOVCAT
Ky artikull erdhi me kërkesën e disa vëllezërve të cilët janë duke vuajtur nga disa persona të paqartë dhe kontradiktorë mbi atë se si duhet vepruar me Xhamije (rabijovcat) të cilët janë përhapur në disa forume dhe faqe të internetit. Këta vëllezër kërkuan nga unë të bëjë të qartë hallin e këtij grupi të humbur bidatxhinjë që preokupimi i tyre final është të përçajnë myslimanët, shkapërderdhjen e mendimeve të tyre dhe të merren në mes veti e ti harrojnë armiqtë e tyre okupues të vendeve tyre... Po të mos ishte frika që kurthet dinake të këtyre të gjorëve të përhapen në mesin e myslimanëve të rëndomtë, të mirresh me ata do të ishte një naivitet dhe humbje kohe, andaj e pash të rrugës që të shkruaj një artikull me përmasa të shkurta për këtë grup të devijuar, për t’i paralajmëruar njerëzit nga kjo doktrinë e shëmtuar dhe menhexhin e tyre, që ndoshta dikush mund të mashtrohet, e në veçanti ata që nuk posedojnë dituri, e as intelekt për të dalluar grurin prej bykut.
FILLOJMË ME PËRKUFIZIMIN E KËTIJ GRUPI:
1.Xhamije (rabiovcat siç njihen në trojet tona) është lëvizje e lajthitur, e themeluar nga Muhamed Eman el-Xhami el-Harari el-Habeshi, i cili vdiq në vitin 1416h, ishte prej Etiopie i shpërngulur në Medine. Disa mendojnë se paraqitja e parë e tyre ishte gjatë luftës së dytë në Gjirin Persik, gjegjësisht vitin 1411h. Paraqitja e parë ishte për shkak se shumë prej hoxhallarëve refuzuan hyrjen e pushtuesve amerikan dhe krishterë në gadishullin arabik. Rabiovcat ishin forca më e rëndësishme e Ministrisë së punëve të brendshme të mbretërisë Saudike në luftimin e këtyre hoxhallarëve. Muhamed el-Xhami i dërgonte ministrisë së punëve të brendshme raporte mbi hoxhallarët të cilët e kundërshtojnë politikën e Al-Saudit në atë periudhë dhe më gjerë... më pas presidencën e këtij grupi e mori “Rabij ibën Hadi el-Mad’hali” i cili aspak nuk u kursye nga konkurrentët.
2.Pas një studimi të thellë të fjalimeve dhe artikujve të udhëheqësve të xhihadit në këtë kohë, të kryesuara nga hoxha Abdullah Azzam –All-llahu e mëshiroftë- më është bërë e qartë së ky grup është paraqitur para fillimit të luftës së dytë në Gjirin Persik, më konkretisht disa vite para përfundimit të luftës Afgane sovjetike. Rabiovcat shkonin deri në Peshavar për t’i bërë pishman të rinjtë mysliman nga lufta në Afganistan, ata u patën koncentruar të veprojnë në Gadishullin Arabik për t’i penguar muslimanët që mos të dhurojnë të hollat e tyre për xhihadin Afgan, duke përdorur disa argumente prej tyre:
Ata jan idhujtar adhurues të varreve, lufta në Afganistan nuk është luftë islame, shumë nga udhëheqësit e xhihadit Afgan nuk kanë akide të pastër dhe se janë vegla të ushtrive të huaja, dhe shumë dyshime tjerë që ishin shkak kryesor që shumë njerëz të ndalen nga të ndihmuarit e xhihadit Afgan në vitet e fundit. Hoxha Abdullah Azzami –All-llahu e pastë mëshiruar- shpesh ankohej nga kjo (shiko tefsirin e sures Teube), ngaqë nuk kishte informata të mjaftushme se ky grup i devijuar është bija e inteligjencës e ministrisë së punëve të brendshme të qeverisë së Arabisë Saudite, mu ashtu siç ishin kadijanitë bijtë e ministrisë së punëve të brendshme të Qeverisë Britanike.
3.Rabiovcat filluan luftën kundër liderëve dhe komandantëve të xhihadit duke i dekurajuar nga ky xhihad i bekuar, me një fjalë ishin mjet i fëlliqur në duart e të krishterëve dhe sionizmit ndërkombëtar. Më pas filluan luftën kundër dy hoxhallarëve: Sefer Havalit dhe Selam el-Euda dhe shumë dijetar dhe hoxhallarë tjerë të cilët e kundërshtuan futjen e krishterëve në Gadishullin arabik. Më pas hulumtuan dhe kuptuan se hoxha i këtyre dy hoxhallarëve është Muhamed ibën Surur Zejn el-Abidin dhe filluan t’ luftojnë pasuesit e këtyre duke i emërtuar si “Sururijin”. Pastaj vlerësuan se burimi i fjalëve është Sijjid Kutubi dhe të gjithë i emërtuan me nofkë të re “Kutbije”!!
Pastaj shikuan dhe vlerësuan një fotografi më të madhe dhe vërejtën se “Kutbije” është një lëvizje e mbushur me lëvizje dhe aktivitet, ngaqë Sejjid Kutubi ishte një mjeshtër i thirrjes dinamike në islam, e kundërta e plogështisë dhe stanjacionit, andaj edhe i thirrën si “Harekijun” (aktivistët apo dinamikët)!! Kjo është rezyme e shkurtër mbi evolucionin e vazhdueshëm të ixhtihadit në emërtime dhe klasifikime, ngaqë ky është kapitali i vetëm që e posedojnë. Këto vlerësime janë enkas vetëm të tyre...
4.Nga historia e tyre shihet qartë se ata janë: Lëvizje politike - e zbukuruar me bukurinë e besimit - e themeluar nga Ministria e brendshme e Saudisë për të aratuar objektivat amerikano-sioniste në luftën kundër xhihadit afgan. Rabiovcat fillimisht filluan të flasin për disa udhëheqës të xhihadit afgan, më pas filluan të flasin për xhihadin afgan në përgjithësi, pastaj për udhëheqësit e muxhahidëve arabë, e më pas kundër dijetarëve dhe hoxhallarëve që ishin kundër okupimit amerikan të Gadishullit Arabik, e më pas filluan të flasin për muxhahidët në përgjithësi të cilët janë kundër amerikanëve në Afganistan dhe Irak, e në fund filluan të flasin kundër çdo hoxhe i cili është aktiv në fushën e davetit.
5.Qeveria Saudite fitoi nga kjo lëvizje, që pushtetin e saj ta përforcoi duke i bindur me këta njerëzit e rëndomtë që t’i binden pushtetit pa marrë parasysh hallin e tyre. Qeveritarët e këtij shteti u japin para dhe pozicione dhe u mundësojnë media dhe minbere për ta përhapur doktrinën e tyre. Rreziku i tyre qëndron në të sa ata mundohen të përzihen në komunitete shkencore, këta i spiunojnë qendrat jetike në Gadishullin arabik dhe sigurojnë raporte për shërbimet e sigurisë për dijetarët dhe hoxhallarët ku shumicën e rasteve janë gënjeshtra, siç u pa në disa raporte që dolën në shesh për njerëzit. Hoxhallarët dhe kërkuesit e diturisë duhet t’i paralajmërojnë popullatën për rrezikun e këtij grupi të devijuar, ta refuzojnë e assesi mos ta pranojnë në mesin e tyre. Institucionet perëndimore e kuptuan realitetin e këtij grupi të lajthitur andaj edhe filluan t’ua rekomandojnë qeverive arabe dhe evropiane për t’i shfrytëzuar në prishjen dhe përçarjen e çdo lëvizje islame...e këtë e dëshmojnë raportet sekrete të zbuluara nga protestuesit në Egjipt si pjesë e konspiracionit të fëlliqur kundër islamit.
MEDHHEBI I TYRE:
“Këta (rabiovcat) janë Havarixhë ndaj thirrësve Islam, Murxhia dhe Sufi ndaj pushtetarëve, Rafidi ndaj grupeve tjera, Xheberi ndaj jehudive, krishterëve dhe jobesimtarëve tjerë, Esh’ari ndaj fjalëve të All-llahut dhe të Dërguarit tij, i komentojnë sipas dëshirës tyre, Kadjani në çështjen e Xhihadit, qëndrimi i tyre ndaj Amerikanëve është i njëjti sikurse i Kadjanive ndaj Britanikve”.
Rabiovcat e mohojnë veprimin kolektiv (të organizuarit si xhemat), mohojnë legjimitetin e grupeve islame, besojnë se kjo është risi (bidat), njashtu besojnë se kjo është një veprim që është kundër udhëheqësit legjitim. I fshehin të mirat e këtyre xhematëve, nuk i cekin vetëm se gabimet e tyre, i ekzagjerojnë këto gabime dhe i përshkruajnë se këto gabime janë bazë e këtyre xhematëve.
Rabiovcat nuk e justifikojnë për pasueeit e tyre të flasin dhe t’i marrin në konsideratë çështjet politike, as nuk mundohen të shtjellojnë çështjet bashkëkohore, ngaqë këtë e konsiderojnë si specifik të udhëheqësit që askush nuk guxon të kyçet në këtë. Besojnë se fokusimi dhe marrja me këto çështje është humbje kohe dhe mundi, dhe se kjo është prej bidatit dhe fitnes.
Besojnë se xhihadi është specifikë e udhëheqësve musliman, njerëzit nuk duhet ta mbrojnë vetveten nëse këtë nuk e lejon udhëheqësi i myslimanëve, me këtë ata e shfuqizuan xhihadin, e gjithë kjo me arsyetim se ne nuk mund të përballojmë. Deklaruan se xhihadi kundër amerikanëve në Irak dhe Afganistan është fitne, ngaqë nuk ka flamur të qartë dhe nuk e ka lejuar udhëheqësi!! Ata janë më të ashpër prej të gjithëve ndaj xhihadit të muxhahidëve, ata në këtë seksion më së shumti u ngjajnë Kadjanive!!
Mendojnë se është sevap monitorimi dhe përcjellja e myslimanëve ndërsa spiunimin e tyre e shohin prej sevapeve dhe obligimeve më të rëndësishme. Ata janë më të rrezikshëm se shërbimet sekrete të zullumqarëve sepse ata jetojnë në mesin e myslimanëve dhe kërkuesve të diturisë. Transmetohet se një njeri i tha Hudhejes: ky njeri i përcjellë (mbartë) fjalët tek udhëheqesat? Hudhejfa r.a tha: e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut se ka thënë: “Nuk do të hyn në xhenet mbartësi i fjalëve”. Kjo vlen për atë person i cili ia mbartë fjalët udhëheqësit të ligjshëm atë çfarë është e vërtetë, e çfarë për atë që është i paligjshëm dhe fjalë të pavërteta: “Hoxha” i tyre en-Nexhmi ka dhënë fetua se obligohen njerëzit t’i njoftojnë qeveritë e qafirëve në perëndim dhe shtetet evropiane për muxhahidët e gjithë kjo sipas këtij “fenomeni” parandalimi i së keqes!! Përgojimi dhe përgjimi tek këto është fe mu ashtu sikurse që është tukja (fshehja e besimit) tek shitet.
Prej besimit të tyre është: diskreditimi dhe zhvlerësimi i thirrësve dhe gjitha ata që i kundërshtojnë duke i përshkruar si të humbur dhe bidatçi, etiketimi i tyre me emra të ndryshëm, spiunimi i disa prej tyre për t’ju bërë dëm atyre, u japin përparësi luftës kundër këtyre para luftës kundër të krishterëve dhe çifutëve nën pretekst e mbrojtjes së bazës së fesë!! Me thirrës këtu kemi qëllimin - gjitha ata që sundimtarët nuk janë të kënaqur me ata, për këtë arsye nxitojnë së gjeturit ndonjë dijetar apo thirrës i cili nuk është sharë nga këto.
Kush i kundërshton me një parim prej parimeve të tyre të devijuara, ata e zhvlerësojnë komplet dhe nuk e marrin atë në konsideratë, ndërsa kush nuk pajtohet me to atëherë ai është bidaçi, havarixh, i humbur, kutbi, sururi, hizbi....dhe shumë fjalë tjera që i kam memorizuar dhe aspak nuk ia din kuptimin e tyre. Rabijovcat janë të mashtruar me çështjen “klasifikimi i njerëzve” që hoxha i nderuar Bekri Ebu Zejd e emërtoi si “puna e shejtanit” në librin e tij “Klasifikim i njerëzve mes hamendjes dhe realitetit” i cili është një libër i çmuar.. Rabijovcat me këtë u përngjajnë havarixhve, ata ecin sipas rregullit “Ka devijuar kush ka gabuar”, çdokush i cili ka gabuar (prej tjerëve) ka devijuar, por edhe ketë rregull e zbatojnë duke ecur sipas epsheve dhe dëshirave të tyre.
Rabijovcat janë një grup që e “hyjnizojnë” familjen Al Saud edhe pse e pretendojnë njëshmërinë, njëshmëria tek ata është “Njësimi i familjes së Al Saudit me nënshtrim”, ai i cili dëshiron të ketë pjesë nga hidhërimi i tyre vetëm le t’i kundërshton familjen Al-Saud dhe ti lavdëron kundërshtarët e tyre. Ndërsa sa i përket atij i cili haptas e këshillon këtë familje të “shenjtë” ai është: Havarixh, i humbur, hizbi dhe njerëz të konfliktit! Disa do të më kundërshtojnë mbi faktin se ata i hyjnizojnë familjen Al-saud, ju themi atyre: A nuk e bëjnë ata haramin hallall dhe hallallin harami e më pas këto i pasojnë!! Ky është hyjnizimi i tyre!! Rabijovcat gjithmonë janë me atë që qeveritarët e tyre ua bëjnë hallall dhe haram!!
Nijetet e afrimit të tyre tek kjo familje e “shenjtë” dallojnë në bazë të personave: prej tyre afrohen për shkak të kërkimit të nënshtetësisë së Arabisë Saudike (kryesisht nga Jemeni, Algjeria ose Jordania), prej tyre për shkak të autoritetit dhe kërkimit të pozitës, prej tyre për shkak të pasurisë dhe parave, prej tyre ziliqar ndaj moshatarëve të tij, ka prej tyre që i kombinojnë gjërat, por ka prej tyre që janë mercenar të rekrutuar nga Al-saud për t’i luftuar muxhahidët dhe reformatorët në emër të “Teuhidit”, urdhrit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja. Ndërsa tek njerëzit e rëndomtë mundohen të tregojnë se kjo qeveri është i vetmi pushtet legjitim në tok.
E kanë ekzagjeruar konceptin e bidatit, andaj besojnë se të luftuarit ndaj një bidati të vogël është më me vlerë se të luftuari ndaj krishterëve dhe çifutëve, megjithëkëtë ata nuk kanë nijet bile ndonjëherë t’i luftojnë të pafetë, andaj ata nuk kanë marr pjesë në xhihad pavarësisht nga numri i madh i fronteve, disa prej tyre pretendojnë se kanë marr pjesë në xhihadin afgan kundër rusëve mirëpo kjo është një gënjeshtër..ata asnjëherë nuk kanë shkuar përtej Peshavarit ose kampit “Sada”, asnjë të shtënë nuk e kanë gjuajtur në betejë [ndërsa disa prej tyre që kanë marr pjesë në trojet tona ata janë penduar tek All-llahu i Lartësuar nga ky “krim”, ketë e kanë deklaruar publikisht me gjuhët e tyre.. vër. përkthyesi] ...ata nuk kanë parime të qarta mbi atë se çfarë është bidat dhe të gjykuarit e tyre mbi individët... realiteti se legjitimitetin e këtyre koncepteve nuk e kanë tjetër vetëm se vegël për të arritur interesin e tyre personal që të afrohen sa më shumë tek udhëheqësit e tyre.. Ndoshta lexuesi do të arrin të kuptojnë konceptin e bidatit tek selefët e më pas të bëjë një krahasim mes tyre dhe deklaratave dhe gjendjes së rabijovcava siç është libri “Usul el-Hukum ala el-mubtedia inde shejkh islam Ibën Tejjmije” (Rregullat e të gjykuarit mbi novatorët (bidatçitë) tek hoxha Ibën Tejjmije) autor Dr. Ahmed el-Haliba
Rabijovcat janë njerëzit më injorant në çështjet ku ekziston polemikë dhe metodën e dialogut shkencorë, besojnë se pikëpamjet e tyre nuk pranojnë divergjenca megjithëse ata nuk pajtohen mes tyre, ky paradoks është shumë i ngjashëm me filozofinë e refuzimit.
Pavarësisht nga gjithë këto kiamete dhe fatkeqësi ata prapë pretendojnë se janë “selefi” dhe se ata me së shumti e meritojnë këtë emër dhe se nuk ka pjesë në këtë emër përveç ata që i përkrahin dhe janë dakord me mendimet e tyre të humbura! Selefi tek ata nënkupton: ti etiketosh thirrësit dhe myslimanët si: bidaçi dhe njerëz të humbur ndërsa t’i lavdërosh dhe madhërosh sundimtarët -Al-Saud në veçanti- ti pastrosh dhe t’i mbrosh nga të metat, gabimet dhe shkeljet e tyre. T’i luftosh muxhahidët, t’i vësh në dyshim flamujt e xhihadit, t’i luftosh Xhematet islame.
Rabijovcat besojnë se janë mbartës të flamurit të “Xherh ue Ta’dil” në këtë kohë, këtë titull ia dhanë hoxhës së tyre aktual “Rabij ibën Hadi el mad’hali” dhe ky i gjorë i besoj këtij titulli dhe filloj të nxjerrë dispozita mbi hoxhallarët dhe dijetarët me gjithë ato marrëzi.
Rabijovcat ecin sipas parimit të Bushit në kryqëzatën e tij kundër muslimanëve: “Nëse nuk je me ne atëherë je kundër nesh”, ata që nuk janë dakord me mendimet e tyre, ata janë armiq të tyre!! Atë që nuk i miqëson ata që i miqësojnë dhe nuk i armiqëson ata që i armiqësojnë dhe nuk beson në imamllëkun e atyre që ata besojnë, atëherë ai nuk është ne menhexhin e “selefëve” që ata e besojnë!!
Husejn ibn Mahmud
Përktheu: Abdyl FUGA
Realizoi: Teuhid.NET
www.teuhid.net
Vazhdon....

written by fatjon roshi, September 09, 2011
written by njani, November 21, 2011
a ky abdyl fuga me rexhepin jan kan sefte me studiu ne medine po per fat te keq i perzunen prej medines te dyt se ja nisen me bo tekvir mbretin edhe kan thir me bo kryengritje kunder mbretit ja pra kush osht the real havarixh ?? kush ka cilsi te havarixhvee??? un sa edi jam iqart pe dini qka du me than cili pi dijetarve eka bo mbretin qafir? as njoni ! un kisha kshillu me lexu librin sektet bashkohore qka eka shkrujt shejkh feuzani un ekam lexu un skam pa aty tu permen rabiovca un jav di menen ktynve sekteve devijume pse e kritikojn shejkh rabin pra lexoni librin sektet bashkohore dhe te kerkoni dije te dijetart e ehli synetit edhe nese nuk besoni vetni kan doni prejt dijetarve te synetit
qka menonin per shejkh rabin keni me gjet vallahi hakin.
written by abu talha, January 24, 2012
written by NGA KOSOVA SHQIPRIM KRASNIQI, May 12, 2012
written by hasan bellaqa, May 13, 2012


