Sa është për tu habitur, për një mendjetrashë në fotografinë e intelegjentit, matuf (budalla) me maskë të mençurit, i jep përparësi jetës që zhduket dhe është pa vlerë para jetës së përgjithmonshme, e shet Xhennetin gjerësia e së cilës është sa qiejt dhe toka, për një burg të ngushtë (dynjanë) në të cilin jetojnë njerëzit me sëmundje dhe sprova të ndryshme, dhe i shet vendbanimet e bukura në Xhenetet e Adnit nën të cilat rrjedhin lumej, me vendbanime të ngushta fundi i të cilave është shkatërrim dhe humbje, i ndëron vashat e reja virgjëresha si xhevahiri e diamanti (të kuqërremta në të bardhë), me të tjera të cilat janë pa moral, apo me dashnore ilegale, i ndëron lumejt prej vere të lezetshme për ata që e pinë, me pije dehëse që ta humb mendjen, ta humb edhe dynjanë edhe botën tjetër, dhe e ndëron kënaqësinë e shikimit në Fytyrën e Bujarit të GjithëFuqishmit, me kënaqësinë e shikimit në fytyra të shëmtuara të këqija, e ndëron ndëgjimin e fjalëve të Gjithëmëshirshmit me ndëgjimin e instrumenteve dhe këngëve, i ndërron vendtubimet në katedra prej diamantit dhe xhevahirit në Ditën e Gjykimit me vendtubime të gjynaheve ku prezenton çdo djall i mbrapshtë.
Nga libri “Hadi elEruah ila bilad elEfrah”
Autor:Ibn Kajim el Xheuzije
Përktheu: Qëndrim Jashari
Teuhid.NET
www.teuhid.net



