Çfarë e dëmton më së shumti dijetarin?

Dobi të shkurta:

Katër gjëra më së shumti i bëjnë dëm dijetarit:

1. Të thotë atë që nuk e vepron..u bënë dobi të tjerëve ndërsa nuk përfiton për vete..ndërsa vet më së shumti ka nevojë.. All-llahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni! [Saf, 3]

2. Ta fshehë diturinë në momentin kur njerëzit kanë nevojë për të.. I Dërguari i All-llahut thotë: “Çdo njeri i cili e mëson një dituri e më pas e fsheh,  në ditën e gjykimit do të vjen i frenuar me frena të zjarrit” dhe “Kush pyetet diç na dituria e më pas e fsheh, ditën e Kijametit do të frenohet me frena të arrit”.

3. Të mbështetet në pasurinë dhe rrogën që e merr nga taguti...sa herë që ai donë ta flet të vërtetën mbi zullumqarët...mendon në pagën dhe jetesën e tij... mendon në kafshatën e gojës...kafshatën e fëmijëve tij...frikësohet dhe e lenë të vërtetën! Ibën Mubareku bënte tregti dhe thoshte: “Sikur mos të ishin këta pesë nuk do të bëja tregti: Sufjan eth-Theuri, Sufjan ibën Ujejne,  Fudejli, Ibën Es-Samaku dhe ibën Uleje”. Ibën Mubareku i mbante lidhjet dhe u ndihmonte me të holla.  Në një vit erdh dhe i vizitoi të gjithë përveç Ibën Uleje nuk e vizitoi ngaqë i treguan se ai ka marr për detyrë kadan (gjykimin) – thuhet se sadakatë e Basras.  Ibën Uleje shkoi në vizitë tek Ibën Mubareku por ky i fundit nuk i foli e as që e shikoi..u kthye Ibën Uleje dhe i shkroi një letër: “Isha në pritje të miqësisë tënde, erdha tek ti ndërsa ti nuk flisje me mua, çfarë ke parë nga unë që të bëni të sillesh kështu”.  Ibën Mubareku tha: “Ky njeri nuk pranon përveç se t’i zhvishet shkopi”: e më pas i shkruajti:

O ti që e ke bërë diturin fajkua
Për t’i gjuajtur pasurin e fukarave
E kape këtë bote dhe kënaqësitë e saj
Me një hile qe të asgjëson dinin
Ku e ke transmetimin që e lexoje
Se duhet larguar nga dyert e sulltanit
Nëse thua se jam i detyruar kjo është e kotë
Ka rrëshqitur gomari i diturisë në baltë

Pasi që i lexoi këto reshta u ngritë nga këshilli gjyqësor dhe shkoi tek Harun er-Rashidi dhe i tha: Ke frik All-llahun, ke frik All-llahun mëshiroje këtë plak se nuk mundet më në gjykatë!

Thamë: ky është halli i atij i cili punon në sistemin gjyqësorë të Harun er-Rashidit..vallë si është halli i atij i cili punon në sistemin gjyqësor tek tagutët e kësaj kohe.. e bën vetëm rob të pagave dhe të hollave  të tyre?!

4. T’i shoqëroj zullumqarët, t’i frekuentoj tubimet e tyre. I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kushdo që shkon në dyert e sulltanit (udhëheqësit) është sprovuar, dhe çdoherë që afrohesh tek sulltani (udhëheqësi) vetëm se shtohet largimi nga All-llahu”.

Regjistrimet e lapsit

Përgatiti: Abdyl FUGA

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 245
Comments (1)Add Comment
...
written by ebu suhejb, August 31, 2011
MashaAllah
Allahu te shperbleft, te forcoft ne hakk dhe te ruajt o hoxh i nderuar

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy