Allahu refuzon që pranimin në tokë ta kenë të tjerët përveç evliave të Tij

Dobi të shkurta:

Refuzon All-llahu i Lartësua që pranimin në tokë dhe në qiellë të jetë vetëm se për evliatë dhe miqtë e Tij, qoftë edhe një grimcë kohe... e ata janë të devotshmit, muxhahidët, pasues të Kuranit dhe Sunetit e jo bidatxhinjët dhe të çoroditurit.

Janë ata të cilët e kënaqin All-llahun edhe nëse zemërohen krijesat.. ata e kënaqin All-llahun e nuk brengosen nëse nuk kënaqen krijesat.

Ibën Tejjmije thotë: “All-llahu i Madhëruar i ka cekur dy virtyte të personave të cilët i donë: “Pasimi i Pejgamberit dhe xhihadi në rrugë të Tij. Xhihadi në realitet është përpjekja e vërtetë për të arritur atë që e donë All-llahu i Lartësuar prej besimit dhe veprave të mira dhe për të larguar atë që e urren i Lartësuari prej mosbesimit, imoraliteti dhe degjenerimit”..

Pra evliallëku  dobësohet aq sa dobësohet pasimi i Muhamedit alejhi selam dhe xhihadit në rrugën e Tij.

Nëse pyetem: Sa prej jobesimtarëve dhe të çoroditurve posedojnë autoriteti dhe janë të pranueshëm në shumicën e njerëzve.. si mund të gjejmë një balancë mes kësaj dhe asaj që cekëm më herët?

Themi: Prania matet në shumë mënyra:

Duke pasur parasysh kohën:  Sa prej mizorëve dhe tiranëve  duke qenë gjallë u është brohoritur nga publiku, por pas vdekjes shkon tek All-llahu i Lartësuar për ta marrë dënimin... dashuria dhe brohoritjet e ngrohta dhe të flakta nga dashuria konvertohen në armiqësi dhe mallkim..Ata njerëz që i duartrokitnin atij dhe brezat pas tyre.. nuk do ti përmendim vetëm se me mallkim, ofendim dhe nuk do të përmenden vetëm se për keqe..

Ndërsa ai pejgamber që nga populli i tij u përgënjeshtrua përveç se nga një person, siç është cekur në hadith, edhe pse në kohën në të cilën ai jetoj  u shfaqet njerëzve se nuk ka pasur pranim..mirëpo gjatë dekadave, shekujve dhe brezave  kemi vërejtur se atij i është dhënë pranimi në tokë e jo armiqve të tij..dëshmi për këtë është se me miliarda njerëz në çdo periudhë e deri në ditën e kiametit i dërgojnë salate dhe selame.

Sa prej dijetarëve në kohën e tij nuk kanë qenë të njohur e as që njerëzit e kanë ditur pozitën e tij..në mesin e tyre jetonin si jabanxhi dhe të arratisur.. që më pas kur ta dorëzon amanetin e të varroset në tokë...i jepet pranimi dhe lavdërohet e ceket për të mirë tek njerëzit.

Duke pasur parasysh njerëzit tek të cilët ka pasur pranim, pra pranimi që ka rëndësi është të ketë prani tek njerëzit e devotshëm besimtar...ngaqë dëshmia e njërit prej këtyre është mbi dëshminë e shumë kriminaleve dhe gjithë jobesimtarëve.

Duke pasur parasysh se pranimi i përkohshëm i kriminaleve dhe të degjeneruarve  në mesin e njerëzve...ndodhë  nga frika  apo lakmia që kanë në duart e tyre...e nëse eliminohen.. pranimi konvertohet në mallkim, sharje dhe armiqësi...kështu nuk është pranimi që është vendosur për besimtarët.

Regjistrimet e lapsit

Përgatiti: Abdyl FUGA

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 180
Comments (1)Add Comment
...
written by eselam alejkum, August 19, 2011
O Allah bena perj evlave tu o Allahu mbrona kurthat e shejtanit te madhkum

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy