Mendjemadhësia – Vrasësi i Modestisë

Mendjemadhësia është një prej cilësive më të këqija e cila mbartësin e saj e mbyt qysh jetës së tij. Ajo është një prej mëkateve më të mëdha dhe të këqijave më të rrezikshme, pasojat e së cilës janë të paparashikueshme, dhe gjurmët e saj godasin si era e keqe e kafenesë në të cilën kryen gjërat më të këqija.

I Dërguari a.s ka thënë: “Allahume inni eudhubike min-nefhatil kibrija” (O Zot më ruaj prej erës së keqe të mendjemadhësisë)! Në një vend tjetër, mendjemadhësinë e ka quajtur të keqe dhe e ka krahasuar me dembelinë: “Ve eudhubike minel-keseri ve suil-kiber (Dhe më ruaj prej përtacisë dhe prej të keqes së mendjemadhësisë)!

Besimtari i vërtetë dhe robi i vërtetë i Allahut dallohet me modesti dhe me nënshtrim, mirëpo në të njëjtën kohë edhe me dinjitet mjaft të fuqishëm e cila nuk i lejon që të poshtërohet dhe të turpërohet. Modestia si vyrtit moral është ideal i çdo muslimani dhe cilësi e dukshme e tij, në të njëjtën masë në të cilën është mendjemadhësia si e metë e tij. Muslimani sillet në mënyrë modeste me qëllim që të ngrihet në shkallë më të larta, dhe ruhet nga mendjemadhësia me qëllim që të mos bjerë në shakllë më të ulët, sepse e di mire se Allahu i lartëson ata të cilët janë të nënshtrueshëm dhe të dëgjueshëm ndaj Tij, ndërsa i poshtëron mendjemëdhenjtë.

Pikërisht kështu ka qenë shembulli më i mire i njerëzimit deri në Ditën e Kijametit, i Dërguari i Allahut Muhamedi a.s. Ai e ka pastuar shtëpinë, i ka mjelur delet, ka qepur rrobat, ka ngrënë bashkë me shërbëtorët, ai i ka zëvendësuar për të shkuar në mulli, ka shkuar në treg dhe ka blerë gjërat e nevojshme. Ai nuk turpërohej që t`i varte gjërat e blear në shpinë që t`ua dërgonte njerëzve të shtëpisë. Ai ka folur për dore edhe me njerëzit e pasur, edhe me të varfërit. Ai i pari i jepte selam secilit që e takonte, pa marrë parasysh se a ka qenë i ri apo plak. Ai ishte me natyrë të mire, i këndshëm në shoqëri, i ashpër por i matur dhe modest. Nuk ka lejuar që të nënçmohet. Ai ka qenë dorëdhënës, por jo edhe harxhues i tepruar. Shpesh ka thënë: “O Allahu im, o Zoti im, më bëj të vogël në sytë e mi, ndërsa të madh në sytë e mi, ndërsa të madh në sytë e tjerëve!”

Me një rast ka thënë: “Betohem….” Për cka ishte betuar i Dërguari i Allahut a.s (kur betimi i tij është punë e madhe?) ‘Betohem se ai që është modest (për shkak të Allahut), Allahu i Lartësuar do t`ia shtojë gradat ( do ta lartësojë në shkallë më të lartë)!

Ai që e lartëson edhe e madhëron veten Allahu do ta ulë dhe do ta nënçmojë, sepse e drejta e Tij është që ta ulë dhe ta nënçmojë secilin që e lartëson dhe që e madhëron veten. Sa ka të tillë që  e kanë lartësuar veten dhe që janë bërë mendjemëdhenj e të cilët Allahu i Lartësuar i ka zbritur dhe i ka turpëruar?! Po ashtu , ai që është modest dhe i dëgjueshëm për shkak të emrit të Tij dhe për shkak të kënaqësisë së Tij, Ai do ta lartësojë edhe në këtë botë edhe në botën tjetër.

Në një hadith kudsij, Muhamedi a.s transmeton prej Zotit të tij, Allahut xh.sh se ka thënë: “Madhështia është rroba Ime, ndërsa lartësimi është manteli Im. Kush më kundërshton në këtë dhe kush ia përshkruan vetes këto, Unë do ta gjuaj në Xhehennem dhe kjo aspak nuk do të jetë e vështirë për Mua!”

Duke komentuar këtë hadith kudsij, dijetari El-Hattabi ka thënë: “Kjo do të thotë se madhështia dhe lartësimi janë cilësi të Allahut të Lartësuar, cilësi vetëm të Atij dhe askujt tjetër dhe se askush prej krijesave të Allahut nuk ka të drejtë t`ia përshkruaj vetes, sepse përulja dhe nënshtrimi janë cilësi të robërve të Allahut. Për këtë shkak, për këto cilësi Allahu i Lartësuar ka sjellur shembullin e rrobave dhe të mantelit dhe me këtë, ndërsa Ai e di më së miri , ka dashur të thotë : “Sikur njeriu që nuk ka bashkëpronar për rrobat dhe për mentelin e tij, ashtu asnjë krijesë nuk ka të drejtë që me Mua ta ndajë madhështinë Time dhe lartësimin Tim.”

Është obligim i njerëzve të devotshëm dhe nevojë e madhe e njerëzve të mençur që ta pastrojnë zemren prej të keqes së mendjemadhësisë, aq më shumë edhe prej thërrmijave të saj më të vogla e më të imta. Sepse, nëse ekziston vetëm një thërrmi e vogël e mendjemadhësisë në zemrën e njeriut, ai nuk mund të shpresojë në tv mirën e kësaj vote e as në Xhennetin e perhershëm.

I Dërguari i Allahut sal-lallahu lejhi ue sel-lem ka thënë: “Në Xhennet nuk do të hyjë asnjëri i cili në zemrën e tij ka sa një thërrmi mendjemadhësi’, kështu që njëri këtë e ka komentuar; ‘njeriu (sipas natyrër) ka qejf që rrobat dhe mbathjet t`i ketë të bukura!’ Me këtë rast, i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu është i bukur dhe e do bukurinë. Mendjemadhësia është përbuzje e të vërtetës dhe nëncmim i njerëzve të tjerë.”

Njeriu kishte menduar se rrobat dhe mbathjet e bukura janë mendjemadhësi. Mirëpo, i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem këtë e mohoi. Fjalët e lartëpërmendura do të thonë: ‘Mendjemadhësi është përbuzje e të vërtetës, për shkak se paraqet refuzim që të pranohet e vërteta ashtu siç është, ndërsa kjo është përbuzja dhe urrejtja e saj dhe e gjithë kjo ndodh me qëllim të vetëlartësimit dhe t`i kushtohet më shumë vlerë sesa e meriton (e vërteta më këtë rast është Islami me pjesët e tij ). Po ashtu, mendjemadhsi është nënçmim i njerëzve, përbuzja dhe nënçmimi i tyre.’

Duke treguar për dëmin e mendjemadhësisë, Allahu i Lartësuar tërheq vërejtjen:

“Unë do t`i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur të drejtë bëjnë kryelartësi në tokë.” (El-Araf, 146)

Kjo do të thotë: “Do t`i zpraps prej të kuptuarit të argumenteve dhe prej argumenteve të qarta, lidhur me Lartësimin dhe për madhështinë e sheriatit si dhe për dispoziat e Mia, zemrat e atyre të cilët janë mendjemëdhej që të jenë rober të Mi dhe që të më dëgjojnë Mua, si dhe ata të cilët lartësohen mbi njerëzit padrejtësisht.”

Kështu, Allahu i Lartësuar ka thënë:

“…Ai nuk i do arrogantët .” (En-Nahl, 23)
“Ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nëncmuar në Xhehennem.”  (Gafir, 60)

Përgatiti:  Teuhid.NET

Hits: 1466
Comments (2)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy