Politika dhe thirrësi

Ne që të gjithë jemi unanim se metodologjia hyjnore është metodologjia më e përsosur me ligjet, rregullat e mirësjelljes dhe kodeksin e udhëheqjes,  andaj duhet të zbatohet në të gjitha sferat e jetës, mu ashtu siç lundron uji në koritën e vet. Gjithashtu, ne jemi unanim se e drejt e të gjithë xhematëve dhe individëve të kenë një rol në rekomandimin, reformimin e shoqërisë dhe përmirësimin e jetës në mënyrë paqësore. Sot nuk do të flas për këtë gjë, mirëpo do të flas mbi atë, që thirrësi të ushtron politikë apo të merret me politikë, se a është kjo e dobishme apo dëmi është më i madh se dobia.

Kjo është një pyetje që do të mundohem në vijim t’i jap një përgjigje:

Kur  Husejni i biri i Aliut gjegjësisht nipi i të  Dërguarit të All-llahut u nis për të luftuar ushtrinë e  beni Umejjes, Abdullah ibën Omeri e këshilloi me fjalën e tij të famshme: “All-llahu nuk do të lejoj që juve t’ua bashkon midis profetësisë dhe mbretërisë së Familjes së Pejgamberit”. 

Kjo fjali e shkurtë shpreh një gjë të madhe që është neglizhuar dhe nuk është kuptuar nga shumë njerëz.  Kjo është natyra e dallimit midis politikës dhe thirrjes. Prandaj shumë vështir është të njohësh ndonjë person, xhemat apo parti politike të kombinojë përfitimet e dukurive shpirtërore dhe morale me përfitimit politike të qarta. 

Politika është qendra e balancimeve, manovrave, kompromiseve dhe abdikimeve, ndërsa thirrja (daveti) aktivitet udhëzimi, këshillimi dhe orientimi. Politika jep udhëheqës dinak dhe të korruptuar ndërsa thirrja jep shëmbëlltyra, modele të etikes dhe mirësjelljes dhe pishtarë të komunitetit.  Sa do të ishte e dëmshme dhe tejet skandaloze nëse një hoxhë në ditën e xhuma në hutben e parë të flet për asketizmin dhe rëndësinë e përgatitjes për në ahiret e në hutben e dytë të flet për kandidatët në zgjedhje, apo të flet për përkrahjen e ndonjë partie politike, apo të mbështes ndonjë ide politike që në këtë mënyrë të bindë xhematin se kjo për të cilën po flet është zgjedhje e vetme.

Politika është thelbi i armiqësive, rivalitetit dhe konfliktit ndërmjet palëve që janë të kyçura në mejdanin e politikës, çdo grup apo parti politike beson se suksesi i saj varet nga dështimi i kundërshtarit të tij, kjo kërkon degradimin e potencialit të tyre, kritika të parimeve në të cilat ata mbështetën, duke i hedhur poshtë të gjitha kriteret, referencat kulturore ku ata mbështetën.  Kjo thjeshtë donë të thotë se thirrësi kur të merret me politik shumë nga parimet e Islamit dhe vlerave të saj do të bëhen produkt i konsumit të përditshëm në kanalet televizive, gazetat dhe revistat...kjo është një e keqe me të gjitha standardet, ku e ekspozon mendjen e elektoratit në ndarje, për shkak të futjes së dyshimit në trungun e përbashkët  ku të gjithë ulen përreth tij.

Kur disa thirrës arrijnë në pushtet, fillon testi i vërtetë, ngaqë suksesi politik është relativ, njerëzit nuk do të ndalen  duke u ankuar, dhe duke kërkuar më shumë se çfarë është në dispozicion, andaj  pritet që një grup njerëzish të formojnë armiqësi ndaj qeverisë, dhe kjo do të jetë shumë e vështirë për ata që të bëjnë dallim në mes sjelljes së thirrësit udhëheqës në pushtet dhe parimeve në të cilat ai thërret. Që do të thotë një rritje e ngadalshme e neverisë ndaj disa vlerave dhe parimeve islame. Kjo ka ndodhur në të kaluarën dhe ndodh tani në shumë shtete të botës, që qeveria e cila është akuzuar për arritje të varfër në paraqitjen e tyre që duan të imponojnë vlerat dhe kulturën e saj tek populli, dhe kjo është diçka e papranueshme, sepse historia na mëson neve se çdo send që imponohet - pa marrë parasysh sa fisnike është tek njerëzit, vetëm se ata do të revoltohen dhe çohen kundër saj.

Kur themi se thirrësi nuk duhet të kyçet aktiv në politik e themi këtë që thirrja mos t’i mbartë pasojat dhe gabimet e politikanëve, dhe as politikanët mos ti mbartin pasojat dhe gabimet e thirrësve, ngaqë thirrja duhet të ngelë aktive dhe e ndritshme pa marrë parasysh qeveritë myslimane apo jo islame. Gjithashtu, ne nuk dëshirojmë që elektorati të ngel indiferent ndaj përmirësimit të politikanëve për shkak të disa gabimeve të disa thirrëseve që janë kyçur aktiv në parti politike, kjo është një temë e gjatë që nuk dua të merrem për momentin.

Dëshiroj të ceki se ajo që është e rëndësishme për thirrësit është që të kuptojnë detyrën që e kryejnë politikanët, është detyrë jashtëzakonisht e ndërlikuar, shumë lëvizje të tyre janë të lidhura me qëllimet dhe objektivat e tyre personale dhe partiake, njashtu për politikanët është shumë e rëndësishme të kuptojnë detyrën dhe rëndësisë e thirrësit e ajo është udhëzimi i krijesave dhe mësimi i fesë së tyre.

Dëshira ime është që dijetarët dhe thirrësit t’i shndërrojnë vetët e tyre në referenca udhëzuese për të gjithë shoqërinë, e kjo nuk arrihet nëse thirrësi zhytet dhe zhvillon politik të përditshme.

Përktheu: Abdyl FUGA

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 308
Comments (1)Add Comment
...
written by burimi , July 04, 2011
; Kur themi se thirrësi nuk duhet të kyçet aktiv në politik e themi këtë që thirrja mos t’i mbartë pasojat dhe gabimet e politikanëve, dhe as politikanët mos ti mbartin pasojat dhe gabimet e thirrësve,(( ngaqë thirrja duhet të ngelë aktive dhe e ndritshme pa marrë parasysh qeveritë myslimane apo jo islame.)))))) Gjithashtu, ne nuk dëshirojmë që elektorati të ngel indiferent ndaj përmirësimit të politikanëve për shkak të disa gabimeve të disa thirrëseve që janë kyçur aktiv në parti politike, kjo është një temë e gjatë që nuk dua të merrem për momentin. ( cilet jan ato qeveri qka jan muslimane ? )

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy