E gëzofshi pra, trofeun e tradhtisë...

Protestat në Prishtinë treguan shumë gjëra, për njerëzit që kanë mend. Treguan se muslimanët nuk janë me numër të vogël, se ata e duan Islamin, se për ata xhamitë janë vende më të dashura se sa shtëpitë e tyre. Treguan shembëlltyrë se si duhet të sakrifikohet që të ngritet fjala e All-llahut, se janë të gatshëm për të dhënë gjithçka për Allahun. U tregua qëndrueshmëria dhe guximi i muslimanëve, kapaciteti i lartë i tyre në njohjen e ligjeve të kufrit në shtetin e Kosovës dhe se nuk janë edhe aq naiv që dikush t’i mashtron në shtetin e tyre, ku ata kanë lindur dhe vazhdojnë të jetojnë...
 
E dij se me kalimin e kohës, kjo protestë do të politizohet nga opozita dhe do të bëjnë gjithçka që nëpërmjet kësaj proteste, ata të zmadhojnë rejtingun e tyre, por neve nuk na intereson, thjeshtë, duam Xhami.
 
Policët që përdorën dhunën kundër muslimanëve që faleshin, nuk duhet të akuzohen, as nuk duhet të sulmohen, thjeshtë, ne duhet të merremi me tjetër kënd, të cilët i kanë mbyllur gojat e tyre dhe mundohen që nëpërmjet shkrimeve të mbushura me manipulime dhe mashtrime, të tregojnë se ata janë larg këtyre intrigave dhe se qëndrojnë në anën e protestuesve.
 
Muslimanët duhet të jenë syhapur, të merren me ata që i kanë lejuar njerëzve hyrjen në polici dhe se t’u parashtrohet pyetja: A kjo është ajo dobia që ju e keni paraparë?
 
Pastaj duhet të pyesin: Na këshilluat se duhet të votohen këta që sot qeverisin me Kosovën dhe se çdo musliman ka dënim nëse voton parti tjetër ose nuk voton askënd. Atëherë me çfarë ndërgjegje do të dilni para muslimanëve dhe se çfarë do t’u thoni?
 
Vetëm mos u arsyetoni me atë se kryetar i komunës së Prishtinës është Isa Mustafa, kryetarë i LDK-së. Këtë intrigë nuk do ta pranon asnjë musliman, sepse buxheti për ndërtimin e objekteve lëshohet nga qeveria, dhe se komuna vetëm e zbaton atë që vjen nga qeveria, duke e ditur faktin se komunat në Kosovë ende nuk e kanë arritur vetëqeverisjen lokale dhe se ka kohë për të ardhur ky ligj nëpër komunat e Kosovës.
 
Çdo njeri, çdo hoxhë, çdo lider, i cili ka përkrahur njërën apo tjetrën parti, sot duhet të del para popullit dhe të jep përgjigje, cilat janë rezultatet, edhe pse dobia sipas juve ishte më e madhe për të dalur (në votime), atëherë pse muslimanëve nuk iu lejua që ta falin xhumanë në atë vend, pse muslimanët u rrahën, pse muslimanët u morrën në pyetje, apo ndoshta këto janë dobitë tuaja që ju i keni paraparë? Nuk e besoj...
 
Sot, duhet të pyeten deputetët që pretendojnë Islamin në Kosovë, të ju parashtrohen pyetje shumë konkrete: Ku mbeti përgjegjësia juaj, premtimet tuaja që ua keni dhënë muslimanëve. Pse aq lehtë u zhytët nëpër lojërat e fëlliqura të intrigave partiake dhe të harroni se për çfarë jeni votuar. Ta dini se, me një letër dhe intervenim që keni bërë, nuk do të mashtroni askënd, bile edhe  as muslimanët më të paditur, sepse kaloi ajo kohë e letrave, nuk e ha më pazari.
 
Pas gjithë kësaj, shihet se këmbëngulja e muslimanëve për të ndërtuar xhami, që falënderimi i takon vetëm Allahut, do të sjellë xhami, me kalimin e kohës. Muslimanët përsëri të vetëm, me ndihmën e All-llahut Fuqiplotë do të dalin triumfues dhe do të binden se hyrja nëpër institucione nuk sjellë kurrfarë dobie dhe se dobia më e madhe është që muslimanët të bëhen bashkë dhe mos të merren me ide dhe dobi të shejtanit, por të kapen për litarin e Allahut subhanehu ue teala dhe të jenë të gatshëm për gjithçka, edhe nëse u rrezikohet jeta, fundi fundit, nuk ka xhennet nëse gjaku nuk derdhet, muslimani nuk burgoset dhe jabanxhiu nuk përzihet.
 
Pastaj, duhet të dihet diçka se, u ndërtua apo nuk u ndërtua xhamia, dikush do ta mban trofeun e tradhtisë, dhe se muslimanët do t’i zgjedhin në vendin e parë, të dytin dhe të tretin si tradhtarë që kanë shikuar interesat e tyre personale. E dij se nuk mjaftojnë tre vende, por kjo do të jetë mësim për të tjerët.
 
Ata do ta mbajnë flamurin dhe trofeun e tradhtisë, do t’u tregohet se pa marrë parasysh DR-jat dhe MR-jat që i kanë para emrave të tyre nuk mjafton që Allahu të ju jep kuptim dhe largpamësi në Dinin e Tij. Ata u treguan shkurtpamës. U tregua se me votimin e tagutit nuk është sjellur dobi dhe se muslimanët pa përkrahjen e tyre mund t’i sjellin dobi Islamit dhe muslimanëve, siç edhe thash, pa marrë parasysh a ju rrezikohet jeta apo jo, se kështu ashtu, me votimin e dobisë së përgjithshme, ata përsëri po burgosen dhe ofendohen nga ata që i votuan.
 
E gëzofshi pra, trofeun e tradhtisë...
 
Përgatiti: -A.Sallahudin Ejubi-

botaislame.com

Hits: 347
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy