Urdhërimi në të mire dhe ndalimi nga e keqja

Përderisa mijëra musliman janë vrarë në mbarë botën, dhe përderisa me dhjetra mijëra prej tyre janë burgosur dhe torturuar gjatë thirrjees në rrugën e Allahut dhe urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, shumica e muslimanëve rrijnë e flejnë të qetë dhe të heshtur duke mos u brengosur fare për asgjë tjetër pos për gjërat materialiste të kësaj bote. Zemrat e tyre janë mbushur me dashuri ndaj kësaj jete dhe harresë për botën tjetër (kanë neglizhuar Ahiretin).

Allahu në Kur’an thotë: Është e sigurt se njerëzit më lakmues për të jetuar, ti ke për të gjetur ata (jehuditë), bile edhe më lakmues se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet, por edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do ta shpëtojë atë prej dënimit. All-llahu sheh çka veprojnë ata. [El-Bekareh:96].

Muslimanët sot aq shumë janë lidhur me jetën e kësaj bote ngase dëshira e tyre primare është të sigurojnë një vendbanim më luksoz për veten dhe familjen, para dhe biznes. Ata e kanë harruar se çështjet e botës tjetër janë më të rëndësishme se çështjet e kësaj bote dhe se ne kemi ardhur në këtë botë më të vetmin qëllim për ta adhuruar Allahun. Ashtu siç thotë Allahu në Kur’an: Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s'dëshiroj të më ushqejnë ata. All-llahu është furnizues i madh. [Dharijat:56-58]

Ne duhet të përpiqemi t’i ndjekim të gjitha urrdhëresat e Allahut e jo vetëm ato të cilat na duken më të lehta dhe më të përshtatshme për veten, dhe të cilat nuk bijnë në kundërshtim me nefsin.

Disa muslimanë sot pohojnë se është më e pëlqyshme për ata , të falin namaz vullnetar, apo agjërim vullnetar se sa të urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, apo tu vijnë në ndihmë muslimanëve. Dhe njerëzit e tillë neglizhentë i fajësojnë ata vëllezër të cilët mundohen t’i përmbushin këto urdhëra të Allahut.

Kjo është ajo çfarë thotë Ibn Kajjimi për njerëzit e këtillë: “Djalli i ka mashtruar shumicën e njerëzve duke zbukuruar për ta aktet vullnetare të adhurimit, siç janë namazet vullnetare dhe agjërimi vullnetarë me qëllim që ata ti neglizhojnë (lënë pas dore) aktet tjera të detyrueshme siç janë urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, deri në atë shkallë që kjo vepër  të hudhet poshtë dhe të humbë nijeti për kryerje të këtyre veprave edhe atëherë kur na vjen mundësia. Njerëzit e këtillë të cilët nuk urdhërojnë në të mirë dhe nuk ndalojnë nga e keqja, dijetarët i kanë  konsideruar prej njerëzve të shkallës së fundit të islamit. Thelbi i fesë sonë është përmbushja e urdhërave të Allahut, dhe obligimeve. Ai i cili nuk i përmbush obligimet e Tij, në fakt është më i keq se ai i cili bën mëkat. Çdonjërit të cilit i është ngritur argumenti, ka njohuri për shpalljen e Allahut, udhëzimin e Pejgamberit (SalAllahu alejhi ve Selem) dhe jetën e sahabve, të  tillët menjëherë obligohen me thirrjen në atë me të cilën është njohur, dhe urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja, dhe vijmë në përfundim se çdo mendim tjetër që kundërshton urdhërat e Allahut është i kotë.

Në të vërtetë çfarë lloj devotshmërie ka një njeri të cilit të tjerit ia fyejnë Allahun, tallen me fenë e tij, shmanget nga Sunneti i Të Dërguarit, dhe ai ende qëndron me gjakftohtësi dhe me gojë të mbyllur!!!  Një person i tillë është shejtan memec! Gjithashtu edhe ai i cili flet gënjeshtra (duke e fshehur hakkun) është shejtan memec! A nuk është fatkeqësi për Islamin, që ka njerëz të tillë të cilët përderisa jeta dhe pasuria e tyre janë të sigurta, fare nuk kujdesen se çfaë  po ndodh me fenë e tyre? Por nëse ata do të ishin kundërshtuar në ndonjë çështje me të cilën zemrat e tyre janë lidhur, siç janë paratë që i posedojnë, këta njerëz nuk do të kurrsenin asnjë përpjekje, dhe me tërë forcat do të mundoheshin për ti rikthyer sërish pasurinë dhe paratë e tyre. Këta njerëz meritojnë hidhërimin dhe zemërimin e Allahut, këta janë goditur me një fatkeqësi të madhe por nuk e kuptojnë. Ato kanë zemër të vdekur. Vërtetë zemra e gjallë është ajo zemër e cila don dhe urren fortë për hirë të Allahut dhe mbështetet në Allahun Fuqiplotë gjatë urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja. (A'alaam al-Muwaqqi'een, vëllimi 2, faqe 176)

Ibn Kajjim el- Xheuzije (rahimehullah)

Marrë nga: tawheednyc

Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 238
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy