Dallimi mes robit të All-llahut dhe robit të dynjasë

Kur një person e kalon tërë ditën e tij duke i përmbushur urdhëresat dhe obligimet ndaj Allahut të Lartësuar:

- Allahu [Subhanehu vet e Ala] do të kujdeset për të gjitha nevojat e tij dhe për të gjitha shqetësimet e tij.

- Ai do t’ia zbrazë zemrën e tij në mënyrë që atë ta mbush vetëm me dashuri ndaj Tij, do t’ia lirojë gjuhën e tij në mënyrë që ajo do të flasë vetëm në përkujtim ndaj Tij [dhikrin], dhe do të bën që të gjitha gjymtyrët e tij të punojnë vetëm në bindje ndaj Tij.

Por kur një person merret duke punuar vetëm për këtë botë, atëherë:

- Allahu do ta bëjë atë të ndjejë ankth, vuajtje dhe dhimbje.

- Ai do ta lërë atë vet të gjejë rrugëdalje, dhe e bën zemrën e tij të jetë e shkëputur nga dashuria e Allahut dhe e lidhur me dashurinë ndaj ndonjë krijese.

- Ai do ta bëjë që gjuha e tij të flet vetëm në përkujtim të njerëzve në vend se të kujton Allahun.

- Ai e shpie atë të përdorë talentin e tij dhe energjinë në bindje dhe në shërbim të popullit.

Ky njeri kalon nëpër vështirësi, mundime e përpjekje të vështira, madje edhe punë të rënda shtazarake për t’i shërbyer dikujt tjetër pos Allahut.

Kushdo që largohet nga të qenurit rob i vërtetë i All-llahut duke u larguar prej dashurisë vetëm për Atë, ai do të jetë i prangosur nga robëria ndaj krijesave.

Allahu [Subhanehu ve Teala] në Kur’an thotë: Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë. [Zuhruf:36].

Transmeton Enesi radijallahu anhu, se Pejgamberi sal’allahu alejhi ue selem, ka thënë:

Kushdo që është i interesuar kryesisht për Ahiretin, Allahu do ta bëjë atë të ndjehet i pavarur prej të tjerëve dhe do ta bëjë atë të fokusuar dhe përmbajtur, dhe çështjet e tij të kësaj bote do ia rregullojë Ai. Por ai që ka të bëjë kryesisht me këtë botë, Allahu do ta bëjë atë të ndjejë nevojë të vazhdueshme ndaj të tjerëve dhe do ta bëjë atë të hutuar dhe të shpërqëndruar, dhe ai nuk do të marrë asgjë nga kjo botë, përveç asaj që është caktuar për të. (Transmeton Tirmidhiu Hadithi nr.2389 dhe është klasifikuar si sahih nga shejh Muhamed Naasiruddin El-Albani [rahimehullah])

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net


 

Hits: 323
Comments (1)Add Comment
...
written by Egëzon, June 28, 2011
Es-Selemu Alejkum

All-llahu ju shpërbleft Staf i Teuhid.Net, All-llahu ju dasht shumë bereqet për punën që bëni. Më pëlqeu aq shumë tema sa që nja 5 her e lexova sepse me gjendjen qe kam mu përshtat shumë. Elhamdulilah, Elhamdulilah, Elhamdulilah.

Ue Selemu Alejkum

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy