Ku janë hoxhallarët që jepnin fetva që kjo qeveri duhet të përkrahet? Ku është Ferid Agani, Gëzim Kelmendi i juaj, që ju nuk kursyet asgjë për ta fyer çdo njeri që është kundër tyre. Ku jeni ju sot, ngriheni kokën që të ju shohim, sepse në vend tuajin, shumica e injorantëve po e mbrojnë këtë fe
Kam menduar shumë se si ta titullojë këtë temë, sille dhe pështille, përsëri mendja më shkon në historinë e keqe për neve muslimanëve në Kosovë nga ana e Millosheviqit, i cili asnjëherë nuk u ndal duke na masakruar, burgosur dhe dëbuar neve muslimanëve nga Kosova, e gjithë kjo çdoherë është vepruar me motot anti Islame që i mbante ushtria e tij.
Në vitet e fundit, ne kemi pasur Don Kçirë, i cili e nxorri mllefin e tij nga zemra, duke e treguar urrejtjen që e fshihte në zemrën e tij ndaj Islamit dhe muslimanëve, na quajtën njerëz me bishta (qen) dhe se sipas tij, duhej që të masakroheshin edhe një milion e nëntëqind mijë qen të Kosovës, ashtu siç ka ndodhur në Srebrenicë.
Kemi pasur edhe shkrimtarë të njohur, si Ismail Kadareja, i cili pa fare turpi na këshilloi se koha është që t’i kthehemi fesë së stërgjyshërve tanë (krishtere).
Pastaj, mos ta harrojmë skandalin e njohur të Kastriot Myftarajt, i cili si strategji dhe sukses për shqiptarët, na këshilloi që ta bëjmë koalicionin sërbo-greko-shqiptarë, kundër muslimanëve dhe në qoftë se nuk bëhet ky koalicion, serbët dhe shqiptarët do të zhduken dhe shumë fjalë tjera të cilat mendja normale nuk i pranon, por ja, inteleKualët tanë, i thonë dhe askush nga qeveria e Kosovës apo e Shqipërisë nuk intervenon.
Ne kemi pasur edhe gazetë të Sali Berishës, e cila e fyen Islamin dhe Pejgamberin e Allahut, sal’allahu alejhi ue selem. Por hoxhallarët e shitur, na këshillonin se ky duhet votuar dhe se kjo është më e lehta për muslimanët. Pra, sipas tyre, fyerja e Islamit dhe Pejgamberit të Allahut, shihet si më e lehta, ndërsa më e rënda (sipas tyre) është mbulesa, xhamia dhe të tjera. Për gjykimin e këtyre pretendimeve, le të kthehen në Ligjin e Allahut dhe të shohin se çfarë gjykimi marrin këta të shitur për fjalët dhe veprat e tyre që dashje apo pa dashje, kanë qenë anti Islame dhe vazhdojnë të mburren me këtë.
Pastaj, në mesin e 99.9% muslimanëve në Prishtinë, pa asnjë problem dhe pa asnjë intervenim, u ndërtua katedralja e Nënë Terezës, ku në hapjen Solemne, ishte prezent edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Të premten, muslimanët, Allahu i ruajtë, nuk deshtën gjë tjetër, as të rrënonin katedrale, as të vrisnin dikë, po as të kritikonin ndonjë person, thjeshtë ata dëshironin të falin namazin e xhumasë si shenjë proteste për një xhami që me të vërtetë nevojitet në Prishtinë,dhe me këtë pajtohet çdo musliman apo jo musliman, sepse ligji demokratik e lejon këtë dhe nuk ka kundërshtime rreth kësaj edhe nëse e pyet çdo tagut i cili punon me këtë ligj.
Por ja, muslimanëve, pa pritur ju hynë nëpër saffe polic që pretendojnë Islamin dhe u munduan që t’ua prishin namazin dhe mos t’i lënë të faleshin në këtë vend. Ashtu siç tha Fuad Ramiqi në emisionin e TV Klanit duke ia parashtruar kryesorit të policisë së Prishtinës pyetjen: Pse para kësaj jave nuk vlente ligji, ndërsa këtë të premte vlente ligji? Pyesim edhe ne...përgjigje ende nuk kemi...
Brutalisht është rrahur edhe një musliman po nga (jo)muslimanët të cilët punojnë në polici të Kosovës. Edhe atë, interesant, duke e respektuar ligjin. Ligji vlen vetëm për Islamin, ligji çdoherë harrohet kur është në pyetje korrupsioni i politikanëve, ndërtimi i kishave, koncerteve të amoralitetit, dhe alkool-party që organizohen rreth e rrotull Kosovës. Ligji duhet të respektohet kur është në pyetje protesta kundër ndërtimit të përmendores së Nënë Terezës në Pejë, kur kërkohet të ndërtohet xhami, kur motra muslimane dëshiron që ta kryen obligimin e saj duke e mbajtur mbulesën edhe në shkollë.
Ushtari i KFOR-it dhunon një femër të mitur, dhe si dënim merr dëbimin nga Kosova për në Austri, për të nuk njihet burgu, nuk respektohet ligji. Muslimanët kanë probleme me mjetet esenciale, e këtu duhet të respektohet ligji, siç është tash rasti i Xhamisë në Prishtinë.
Nenet e ligjit janë të njëjtë, por për kë duhet respektuar, këtu çdoherë ndryshon politika.
Thuhet se armiku i brendshëm është shumë më i keq se armiku i jashtëm, këtë nuk e kam besuar deri atëherë kur edhe jam udhëzuar e pastaj që këtë ta hulumtoj dhe të konkludoj se kjo është e vërtetë. Muslimanët në kohën e Millosheviqit, janë vrarë, burgosur, masakruar dhe dhunuar, por e gjithë kjo asnjëherë nuk ka qenë faktorë për humbjen e krenarisë së muslimanëve. Muslimanët kanë vazhduar deri në pikën e fundit duke luftuar me çdo mjet kundër tyre, por asnjëherë nuk e kanë ulur kokën që t’i shkelë Millosheviqi, edhe nëse në pyetje ka qenë vrasja dhe burgosja, ata kanë duruar, por me krenari.
Në kohën e Serbisë, nuk kemi dëgjuar se një muslimane është e dëbuar nga shkolla për shkak te mbulesës dhe nuk kemi dëgjuar se në mesin e Prishtinës ata kanë ndërtuar katedrale. Edhe nëse kanë ndërtuar, ata këtë e kanë bërë në vende ku kanë jetuar të krishterët serbë dhe shqiptarë, mirëpo, asnjëherë në vende ku 99.9% e popullit janë musliman në esencë.
Analizo kohën e Millosheviqit dhe Millosheviqëve të sotëm që qeverisin Kosovën, do të shohësh se me të vërtetë Millosheviqët e qeverisë së Kosovës tejkaluan çdo kufij njerëzor, që nga provokimi fetar, deri në provokimet kombëtare. Millosheviqi i historisë nuk arriti që shqiptarëve t’ua ndërron flamurin, por këta të sodit, e arritën edhe këtë, dhe ky është argument kundër çdo nacionalisti që mundohet ta mbron kombin, e këshillojmë se: Millosheviqi vdiq, e këta ende janë të gjallë, por me emra të Hashimave, Ramushave, Pacollave, Fatmirave dhe Isa Mustafave...
Ku janë hoxhallarët që jepnin fetva që kjo qeveri duhet të përkrahet? Ku është Ferid Agani, Gëzim Kelmendi i juaj, që ju nuk kursyet asgjë për ta fyer çdo njeri që është kundër tyre. Ku jeni ju sot, ngriheni kokën që të ju shohim, sepse në vend tuajin, shumica e injorantëve po e mbrojnë këtë fe, ashtu siç edhe dihet se Allahu e mbron fenë e Tij edhe me njerëz të prishur!
Ku mbeti interesi i përgjithshëm i juaji, vallë këta musliman që protestuan të premten nuk i mbulon interesi i përgjithshëm, apo ndoshta ata nuk janë prej atyre që hyjnë në “interesin e përgjithshëm” të disa individëve.?
Ku do të ikni nga duatë e xhematit të së premtes, a harruat se duaja e atij që i bëhet zullum nuk kthehet prapa?
Por jo, ju nuk jeni askund, sepse jeni bërë argat të Millosheviqëve të qeverisë së Kosovës që së bashku me ta, keni tejkaluar kufijtë e Millosheviqit të mëparshëm.
Ne e lusim Allahun subhanehu ue teala, që duaja e muslimanëve që po ju bëhet padrejtësi në Kosovë, ta kaplon çdo njeri që është në këtë qeveri apo e përkrahë këtë.
Ne e lusim Allahun subhanehu ue teala, që çdo polic i Kosovës të largohet nga ajo punë, e nëse vazhdon, Allahu duart e tyre t’ua then që kishin guxim që të rrahin musliman.
Ne e lusim Allahun subhanehu ue teala, që luanët e këtij Ummeti në Kosovë, ti çon nga gjumi dhe të tregojnë se koha ka ardhur të merren hapa të duhura.
Ne e lusim Allahun subhanehu ue teala, që çdo idhull që ata e kanë ndërtuar me buxhetin e muslimanëve, Allahu t’ua shkatërron ashtu siç i takon Atij!
O Zot, dëshmo se ne jemi ata që ju është bërë e padrejtë, Ti je Ai që ndihmon, na ndihmo, Ti je Ai që dënon, atëherë dënoi O Zot, me dënimin që i ke dënuar popullin e Adit, Nuhit, Themudit dhe Faraonit.
O Zot, dëshmo se ne i kemi këshilluar, e ata kanë vazhduar....
A.Sallahudin EJUBI
botaislame.com



