I gjithë falenderimi i takon vetëm All-llahut (subhanehu ue teala), i Cili nuk ka krijesë në tokë vetëm se e ka njoftuar me argumentet e Tij se Ai është i Vetmi që meriton adhurimin.
Vepron si dëshiron në pushtetin e tij,të devotshmit i furnizoi me besim dhe siguri,ndërsa mëkatarët me mëshirën e Tij i mbulon dhe i falë ato.
Furnizimin mëkatarëve nuk ua ndal, nga mirësia dhe bujaria e Tij e Madhe.
Bekimet dhe përshëndetjet më të mira
qofshin mbi zotëriun tonë, Muhamedin (alejhi selam), mbi shokët e tij të
ndershëm dhe mbi gjithë ata që pasojnë rrugën e tyre me të mire.
Prej se është shfaqur errësira e risive, dijetarët e Sunnetit, kanë ngritur
zërin kundër tyre dhe ua tërheqën vërejtjen njerëzve nga pasuesit e risive, dhe
se ata i kanë braktisur pasuesit e risive, dhe nuk i përshëndesin ata me Selam,
dhe nuk ulen me ata në mbledhjet e tyre, dhe kanë shfrytëzuar çdo metodë për t’i
luftuar ata dhe për tua bërë të qartë devijimin e tyre dhe për ta qartësuar rrugën e tyre të pastër (të Islamit).
Ka thënë Asim el-Ehuel: ka thënë Katade: “O Ehuel ! Kur dikush nxjer një risi, është obligm të potencohet që të kihet kujdes nga ai.[1]
Dhe se këtë paralajmrim nga risitë dijetarët e Sunnetit e kanë llogaritur nga kaptinat e këshillimit të muslimanëve, dhe se e kanë sqaruar se kjo nuk llogaritet Gibet (përfolje në mungesë të dikujt).
Kethir ibn Zijad transmetohet se ka thënë:”Thuhet që për pasuesit e epsheve nuk ka respekt”[2]
Kështu që përmendja e shpikësve të risive tek dijetarët e Sunetit me emrat e tyre dhe tërheqja e vërejtjes nga pasimi i tyre, nuk llogaritet e ndaluar.
Tërheqja e vërejtjes nga shpikësit e risive është obligim për ata të cilët kanë dituri dhe nuk lejohet braktisja e saj.
El-Izzu ibn Abdu-Selam ka thënë: “Ua ka obliguar All llahu (subhanehu ue teala) dijetarëve ngritjen e fesë dhe nënçmimin e ndjekësve të risive, dhe se arma e dijetarit është dituria e tij,s ikur që arma e mbretit është shpata e tij, dhe se sikur që nuk i lejohet mbretit ti fut shpatat në këllef kundër jobesimtarëve dhe mushrikëve, gjithashtu nuk i lejohet dijetërve heshtja me gjuhët e tyre duke mos folur kundër devijuesve dhe pasuesve të risive.
Ai i cili lufton për hirë të All llahut dhe e shfaq fenë e tij, meriton që All llahu ta ruan atë me syrin e Tij i cili nuk fle kurrë, dhe ta bën krenarë atë me Krenarinë e Tij që kurrë nuk mposhtet.
El-Kashejrij ka thënë: E kam ndëgjuar Ebu Aliun duke thënë: “Kush nuk e tregon të vërtetën dhe hesht ai është shejtan memec.[3]
Ata të cilët heshtin nga thënia e të vërtetës janë mëkatarë ndaj All llahut dhe futen nën fjalën e Tij (xhele ue ala): “Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.”[4]
Dijetarët kanë vazhduar gjithmonë duke e llogaritur se kundërshtimi i pasuesve të risive dhe grupeve që pretendojnë se janë pasues të së vërtetës është obligim dhe se nuk lejohet heshtja dhe braktisja e saj, dhe se kjo është detyra e sheriatit (legjislacionit Islam) dhe dijetarëve për ta mbrojtur fenë.
Ka thënë Shejh Ibn Tejmije (All llahu e pastë mëshiruar): “Në këtë Ummet, falenderimi i qoftë All llahut, ka vazhduar të ketë dijetarë që i kuptojnë mirë fjalët e kota të pasuesve të së kotës(bidatit) dhe e kundërshtojn atë, dhe se ata me udhëzimin e All llahut janë në harmoni me të vërtetën, duke kundërshtuar mendimet e kota dhe transmetimet e tyre, pa emicone dhe pa komplot.[5]
Dijetarët e Sunetit e kanë llogaritur kundërshtimin ndaj pasuesve të risive si luftë në rrugë të All-llahut (aze ue xhel).
Ka thënë Imam Jahja ibn Jahja (All-llahu e mëshiroftë): “Mbrojtja e Sunnetit është më e mirë se xhihadi (lufta në rrugë të All-llahut), dpastaj ia ktheu Muhamed ibn Jahja elDhuhlij: “A është më i mirë se një njeri që shpenzon nga pasuria e tij dhe e lodh veten e ti dhe lufton me trupin e tij në rrugë të All-llahut? U përgjigj Jahja: Po, shumë më i mirë.[6]
Ka transmetuar el Heruei nga Muhamed El Balkhij se ka thënë: “Isha me
Ibn Ebi Shurejh në një rrugë të thellë dhe erdhi një njeri në këtë vend dhe tha:
“Gruaja ime ka lindur pas 6 muajve! U përgjigj duke i thënë se ai është fëmiu
yt, ka thënë i Dërguari i All-llahut (Paqja dhe mërshira e All-llahut qoftë mbi
të): “Fëmija i takon atij,
në shtratin e të cilit është lindur.”[7]
Dhe e përsëriti pyetjen,dhe ia dha të njejtën përgjigje. Pastaj i tha njeriu
Ebi Shurejhit: “Unë nuk mendoj kështu.” Tha Ibnu Sherejhi:”Ky meriton të
luftohet dhe e nxjeri shpatën e tij dhe e përmbysi për toke dhe thamë: “Injorant
është, nuk din çka flet.[8]
Hafidh Edh-Dhehebi, Allahu e mëshiroftë, duke e komentuar këtë ngjarje ka thënë: “E mbrojti sunnetin dhe u hidhërua për atë.[9]
Dije se komunikimi i Sunnetit të Pejgamberit (alejhi selam) tek njerëzit është prej xhihadit më të vlefshëm.
Imam ibn Kajim Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shpallja dhe komunikimi i Sunnetit të Pejgamberit sal’allahu alejhi ue selem në Ummet është më i mirë se sa gjuajtja e shigjetave në fyt të armikut sepse këtë (gjuajtjen e shigjetave) e bëjnë shumë prej njerëzve, ndërsa sa i përket komunikimit të Sunneteve të Pejgamberit alejhi selam nuk e bën këtë vetëm se trashëguesit e Pejgamberëve dhe pasuesit e tyre,
All llahu na bëftë prej tyre me mirësinë e Tij.[10]
Gjithashtu ka thënë Imam Ibn Kajim: “Për këtë arsye
xhihadi në rrugë të All-llahut
(xhele ue azz) është dy lloje:
1.Xhihad me dorë dhe shpatë, dhe në këtë marrin pjesë
shumë prej njerëzve.
2.Xhihad me ngritje të argumentit dhe qartësim, dhe se ky xhihad është i veçantë
për pasuesit e Pejgamberëve, dhe se ky është xhihadi i dijetarëve të ndershëm,dhe
ky është xhihadi më me vlerë nga i pari, duke pas parasysh nga dobitë e mëdha që
nxjeren nga ky xhihad, gjithashtu duke e pasur parasysh fuqinë e këtij xhihadi dhe
numrin e madh të armiqve të kësaj thirjeje.
Tha All llahu (xhele ue azz) në Kaptinën el Furkan: “Sikur të kishim dashur Ne, do të dërgonim pejgamber në çdo vendbanim.**Po ti mos i dëgjo jobesimtarët e luftoi ata me të (me Kur’an) me një luftë të madhe.[11] Ky pra është xhihadi kundër tyre me Kur’an dhe se ky është xhihadi më me vlerë.[12]
Mer mësim nga kjo All llahu të mëshiroftë.
Shejh Abdl Latif ibn abdu er-Rahman ibn Hasan Ali Shejh (All llahu e mëshiroftë) në një prej mesazheve të tij ka thënë: “Më ka arritur lajmi nga ajo që All llahu të ka bekuar me luftën kundër pasuesve të risive dhe mohimi i rrugës së tyre dhe vrazhdësia ndaj tyre (xhehmive e grupeve tjera devijuese) dhe atyre që i pasojnë këta të devijuar (xhemmatin), dhe se kjo është prej mirësive më të mira, dhe prej dhuratës më të ndershme, dhe se kjo luftë është prej obligimeve më parësore të fesë. Dhe se xhihadi me argumentim dhe me dituri është më përparësor nga xhihadi me dorë dhe luftë, dhe se ky xhihad shpalon ritet e fesë, dhe me këtë dallohen pasuesit e Sunnetit dhe ndihmësit e Kur’anit dhe ata që kanë fe të pastër dhe Iman.
Të porosis të përpiqesh në këtë
rrugë dhe se furnizimi me këtë është furnizimi më i mirë për Ditën e Kthimit.
Ka thënë I LartëMadhëruari: “Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në
jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të
dëshmive. Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë
të mallkuar dhe ata e kanë vendin më të keq.”[13][14]
Dhe ashtu siç ka thënë Shejh Ibn Tejmijeh: “Është obligim kundërshtimi për gjithë ata që kanë mundësi që ti kundërshtojnë dyshimet dhe mendimet e kota të pasuesve të risive dhe hedhja poshtë e argumentimeve dhe devijimeve të tyre dhe të jep nga mundi i tij që ti shpalos ndytësirat e tyre dhe ti shpalon argumentet e tyre të falsifikuara në mbrotje të fesë së pastër dhe sunnetit të drejtë e të vlefshëm.[15]
Gjithashtu ka thënë Shejh Islam ibn
Tejmijeh: “Sa i përket dijetarëve të risive dhe filozofëve, dhe se fjalët e
tyre të cilat janë në kundërshtim me Librin dhe Sunnetin (Kur’anin dhe
Sunnetin), paralajmrimi nga këto risi dhe nga gjendja e tyre devijuese, është
obligim me pajtim të të gjithë muslimanëve.
Saqë, i është thënë Ahmed ibn Hanbelit: Cili është më i mirë, një njeri që
falet, agjëron dhe bën Itikaf, apo një që kundërshton dhe lufton pasuesit e
risive? Tha: Ai që falet dhe agjeron dhe bën itikaf e bën këtë vetëm për veten
e tij, ndërsa ai që lufton pasuesit e risive i bën dobi gjithë muslimanëve, prandaj
ky i dyti është më i mirë.
E bëri të qartë se dobia është për
gjithë Ummetin Musliman, në fenë e tyre dhe se kjo është nga lloji i luftës për
hirë të All-llahut. Dmth, qartësimi i rrugës së All llahut, fesë së Tij dhe
legjislacionit të Tij, dhe largimi i devijimeve të atyre shpikësve dhe ashpërsia
ndaj tyre është obligim (Kifajeh)[16]me pajtim të
dijetarëve. Dhe se po mos të qoheshe askush për ta mbrojtur fenë nga dëmet e
tyre do të ishte shkatëruar feja dhe se shkatërimi i atyre (shpikësve) është më
i madh se i atyre që pushtojnë (muslimanët) me luftë, sepse ata kur pushtojnë
me luftë nuk pushtojnë zemrat dhe atë çka ka në to prej fesë së pastër vetëm se
të nënshtruar, ndërsa sa i përket atyre shpikësve të risive, ato ua prishin
zemrat (muslimanëve) qysh në fillim.[17]
Në lidhje me obligimin e kundërshtimit të shpikësve të risive, thotë Imam Ebu
Amr ed-Danij: “Prej obligimeve të dijetarëve është mosmiratimi i risive të tyre
dhe devijimeve të tyre dhe qartësimi i argumenteve nga Kur’ani dhe Sunneti i
Pejgamberit (alejhi selam) dhe nga argumentet nga mendja e shëndoshë që të mos
kenë arsyetim ata të devijuar dhe të hidhen poshtë dyshimet dhe mashtrimet e
tyre.[18]
Numri ifjalëve të Selefit[19] për obligimin e kundërshtimit të pasuesve të risive është aq i madh sa nuk mund të numërohet, dhe se ky obligim është i vërtetuar në librat e Akides (besimit), dhe se dijetarët kanë shkruar libra mbi këtë çështje, veçanërisht në shkatërimin e risive në themel dhe kundërshtimin e pasuesve të risive duke potencuar emrat e tyre.All-llahu i pastë mëshiruar ata dijetarë të Sunnetit, sa shumë dashuri kanë pasur ndaj fesë së All-llahut (subhanehu ue teala) dhe sa shumë i kanë këshilluar robtë e Tij për të mirë.
Kjo thirje e bekuar ka vazhduar nga
dijetarët e ndershëm edhe ditët e sotme, duke mbrojtur traditën e Pejgamberit
(Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të), dhe duke kundërshtuar pasuesit e
risive, ata nuk dëmtohen aspak nga ata që i braktisin ata dhe as nga ata që i
kundërshtojnë deri sa të vijë urdhëri i All-llahut duke qenë në këtë rrugë.
Kaptinë nga libri i hoxhës së shquar (All llahu e kaploftë me mëshirën e tij)
Ahmed ibn Hanbel, me titull: “Erredu alel Ezenadikati ue elxhehmijeti fijma sheket fihi min
muteshabihi elKur’an ue te’euelet’hu ala gajri te’uilihi” (“Kundërshtimi i të pafeve dhe i xhehmive në dyshimet e tyre në
ajetet me më shumë se nji kuptim (muteshabih) dhe spjegimi i tyre jo në
spjegimin e vërtetë”)
Përfundim:
Shumë nga ata që pretendojnë se janë optimist akuzojnë me çdo mjet të mundshëm
vëllezërit që nuk marrin pjesë në vendmbledhjet e pasuesve të risive dhe se këtë
vepër ata e quajnë “Mungesë e edukatës”.
Kjo aspak nuk është e vërtetë sepse dijetarët qartë e kanë sqaruar këtë çështje nëpër librat e tyre, sikur dielli në mesditë, dhe se nuk është optimizëm të qëndrosh dhe të përzihesh me pasuesit e risive, se po të kishtë qenë kjo vepër që të afron tek All-llahu do të kishin alarmuar dijetarët, por ata kanë alarmuar të kundërtën e kësaj, dhe se sëmundjen e zemrave e kanë paraparë mu në vendmbledhjet e tyre dhe bashkimin me ta.
T’ia duash të devijuarve të mirën
dhe të shpresosh në udhëzimin e tyre nuk është që ti të prezentosh në
vendmbledhjet e tyre e të kërkosh pajtimin e tyre, kjo nuk është transmetuar
nga ata që e kanë kuptuar më mirë këtë çështje dhe e kanë bartur deri tek ne
këtë fe të pastër.[20]
Përktheu: Ebu Bukhari
Teuhid.NET
www.teuhid.net
[1] E
ka nxjerur Ibn Adij ne Kamil v5.F.97,98
Gjithashtu Ebu Naim ne Hiljeh v.2F.335
[2] E ka nxjer Edanij në Erisaletu eluafijeh (268)
[3] E ka nxjer el-Kashejrij në Erisaaleh (226)
[4] El
Maideh 79
[5] (Mexhmua el Fetaua v.9.f.233)
[6] .E ka nxjerur elHeruei në (Dhemil kelam v.6 f.40) dhe ka thënë Ahmed ibn Hanbeli për Jahjan :Nuk ka nxjerë Hurasani dijetar sikur Jahja.
[7] Buhariu në kaptinën e tregëtis (v.3f.45 hadithi nr 2053 dhe Muslimi v.10f.290 nr.1458
[8] E ka nxjerur Elharauei në (Dhemil kelam v.6.f200)
[9] .Sijer A’lamu Enubela’ v.16 f.527-528)
[10] Xhelau elEfham (f.415 me koment të Arnautit)
[11] Furkan 51:52
[12] Miftahu daru eseadeh (v1. F.271
[13] Sure Gafir 51.52
[14] Ujun eresail v.2 539-540 * Eduraru Senijeh v.3 f.294-295
[15] Këtë fjal të Shejhut e ka transmetuar nxënësi i tij Hafidh elbezar ne librin”el A’lam eluljeh f.36
[16] Kifajeh(Nëse një grup nga muslimanët e kryen atëher bie obligimi nga të tjeret)
[17] Mexhmua el Fetaua v.28 – 231-232
[18] Erisaleh eluafijeh f.288
[19] (Selef –ai që ka jetuar para teje)
[20] Shënim nga përkthyesi



