Dashuria e vërtetë

Që të gjeni lumturinë e vërtetë, ju duhet të jeni nga ata të cilët e duan Allahun. Njeriu më pozitiv është ai që misioni i tij në jetë është të arrin dashurinë e Allahut, një dashuri të cilës Allahu i referohet në këtë ajet:
“...All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin)”. [el-Maide: 54]
“Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. [Ali-Imran:31]

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i lajmëroi të gjithëve të njohur një meritë superoire të Aliut, radijallahu anhu, një meritë që ishte si një kurorë mbi kokën e tij, Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, e ka përshkruar atë si një njeri: “I cili e donte Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe të cilin Allahu dhe i dërguari i Tij e donin”.
Një nga sahabet e Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, e donte një ajet të Kur’anit:
“Thuaj: Ai, All-llahu është Një!”. [Ihlas:1]
Ai përsëriste atë në çdo rekat të faljes dhe vazhdimisht e lexonte atë edhe në kohë të tjera gjithashtu, për të qetësuar zemrën dhe shpirtin e tij. Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë për të:
“Dashuria e juaj për të është çfarë ju bën ju të hyni në Xhenet”.

Unë pashë rreshtat e mëposhtme në një biografi të një dijetari musliman:
“Nëse dashuria për tu endur pas Selmës dhe Lejlës, të merr mendjen dhe të dobëson arsyen, Atëhere çfarë ju mendoni të jetë rasti për atë të cilit zemra i gjëmon për botën më të lartë”.
Historia e dashurisë së Mexhnunit për Lejlën është e mirënjohur (një histori dashurie e famshme në literaturën orientale). Dashuria ekstreme për atë e vrau atë, ndërsa për Karunin ishte kjo dashuria për pasurinë dhe për Faraonin ishte dashuria e pozitës dhe e fuqisë. Në anën tjetër, Hamza, Xhaferi dhe Handhale, radijallahu anhum, të cilët të gjithë vdiqën për dashurinë e tyre ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij.

E gjërë është distanca që i ndanë këta tre sahabe të nderuar në dashurinë e tyre dhe besimtarët që i pëlqejnë ata, nga të tjerët.

Teuhid.net


www.teuhid.net

Hits: 318
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy