Selefët për pasimin qorazi

Abdullah bin Mes’ud radiallahu anhu ka thene, “Asnje njeri nuk duhet te ndjeke verberisht nje njeri tjeter.” (Mexhmu’a Azua’id ue Mezan Kubra, Sha’rani v.1, f.47)
Mu’adh bin Xhebel, radiallahu anhu, ka thene, “Menyra qe nje dijetar mund ta parandaloje veten prej shkarjes (dmth te bjere ne gabim) eshte te behet prej njerezve te udhezimit ne ate menyre qe ne fene e tij ai nuk ndjek verberisht.” (‘Ilamul Mu’ki’in nga Ibn Kajim v.2, f.174, Egjipt)
Selman, radiallahu anhu, gjithashtu ka thene fjale te ngjashme. (‘Ilamul Mu’ki’in nga Ibn Kajim v.2, f.175, Egjipt)

Emirul Mu’minin, Ali, radiallahu anhu,ka thene, “Parandaloje veten nga marrja e zakoneve dhe menyres se njerezve.” (Xhami’ Bejanil Ilm ue Fadhlihi nga ibn Abdil Berr v.2, f.114)
Ata qe e degjuan kete prej Aliut, radiallahu anhu, ishin Sahabet dhe Tabi’inet. Dhe keto qartesime deshmojne se pasimi (ndjekja) verberisht me fanatizem ishte e ndaluar ne kohen e sahabeve. Tani do shohim theniet e Tabi’ineve dhe atyre qe erdhen pas tyre.

Amir bin Sharaxhil Sha’bi ka thene, “Çfaredo qe keta njerez thone nga hadithet e te Derguarit te Allahut sallallahu aleihi ue selem, merreni ate; çfaredo qe thone nga opinioni i tyre, hidheni ate ne plehera.” (Sunan Darimi f.37, Huxhatullah el-Baligah v.1, f.148)
Lexues! Imam Sha’bi eshte nga dijetaret e medhenj te Tabi’ineve, dhe ai ka takuar peseqind sahabe (Tezkiretul Hufadh v.1, f.76), dhe ai po i identifikon njerezit ne kohen e tij, sahabet dhe Tabi’inet, me ‘Keta njerez’. Keshtu qe kur opinioni i tyre nuk eshte i vlefshem per argument, atehere si mund te jete opinioni i te voneve i vlefshem per te nxjerre argument? Dhe meqe Imam Sha’bi rahimehullah ishte i forte ne vendimet tekstuale1 edhe ne kohen e sahabeve, kjo thenie eshte vlefshme per t'u ndjekur per Hanefite.

Abdullah bin al-( )2 ka thene, “Nuk ka dallim midis nje kafshe qe ngiset dhe nje personi qe ndjek verberisht.” (Xhami’ Bejanil Ilm v.2, f.113, ‘Ilamul Mu’ki’in v.2, f.170)
Kafsha shkon pas atij qe po e terheq ate ne menyre te tille qe nuk e di per çfare po merret; per te kullotur barin ose ndonje pune tjeter, per ta shitur ate ose per ta therrur. Ne menyre te ngjashme, nje Mukallid (nje qe verberisht ndjek dike) nuk e di nese ai i cili (verberisht) po ndiqet eshte ne te verteten apo ne genjeshter. (Kjo eshte) sepse ai nuk di as argumentat (delilet), e as qe Imami i tij (ai qe po ndiqet verberisht) eshte i pagabueshem.

Ne Mukadimah Hidajeh (f.93) jane transmetuar theniet e kater Imameve, ku thuhet, “(Imam Ebu Hanifeh) ka thene: Nuk eshte e lejuar per asnje te marre theniet e mia perderisanuk e di se me çfare argumenti e kam thene ate. Dhe Imami e ndaloi ndjekjen verberisht dhe inkurajoi gjetjen e argumentave (delileve).”
Nga thenia e Imam Hemamit, rahimehullah, mohimi i Taklidit si dhe urdherimi per ndjekjen e argumentave eshte i qarte. Dhe eshte gjithashtu e ditur se gjetja e argumentave (dhe me vone ndjekja) nuk eshte Taklid.

Imam Maliku, rahimehullah, ka thene, “Vertet une jam njeri, gaboj dhe poashtu e qelloj. Ju duhet t’i analizoni opinionet e mia, dhe çfare te gjeni qe perputhet me Kur’anin dhe Sunetin merreni; çfare te gjeni qe i kundershton, atehere lijeni ate.” (Xhelb el-Menf’ah)
Imami e ka asgjesuar (shkaterruar) plotesisht ndjekjen (pasimin) verberisht, sepse ai ka urdheruar per gjetjen e argumentave, dhe, “Te ndjekesh vendimin e dikujt pa gjetur argumentin, kjo eshte ndjekje verberisht dhe fanatizem.” (el-Ixhtihad uet-Taklid3 f.77)

Imam Shafi’i ka ndaluar plotesisht nga Taklidi dhe sipas kesaj, studenti i tij, Imam Mazni, rahimehullah, ka thene, “Imam Shafi’i i ndaloi te tjeret qe ta ndiqnin ate verberisht, dhe i urdheroi te gjithe te kerkojne Dinin e tyre dhe te jene te kujdesshem.” (Mukhtasar el-Mazni v.1, f.2)
Imam Ahmed ibn Hanbel, rahimehullah, ka thene, “Mos me ndiq mua verberisht, as Malikun, as Auza’in dhe asnje tjeter, por ashtu siç ata moren vendimet dhe çeshtjet e tyre nga Kur’ani dhe Suneti, ju gjithashtu merrni prej tyre.” (Akdul Xhejid f.8)

Dhe Ai i tha Ebu Davudit, rahimehullah, “Mos ndiq verberisht asnje pre tyre ne Dinin tend.” (‘Ilamul Mu’ki’in v.2, f.181, Egjipt)
Lexues, nga theniet e kater Imameve eshte e qarte se ndjekja verberisht eshte diçka e ndaluar. Dhe akoma ta perfocosh (te kembengulesh ne) ate dhe te deklarosh ate te detyrueshme, dhe te fajesosh ata qe nuk ndjekin verberisht nje person, ose te thuash qe kjo eshte gabim, atehere çfare lloj drejtesie eshte kjo?

Imam Tehaui, rahimehullah, i Medh’hebit Hanefi ka thene, “Vetem nje i pabindur ndjek verberisht” (Lisan el-Mizan v.1, f.280)
Nje nga dijetaret me te vjeter Hanefi, Serkhesi, rahimehullah, ka thene, “Nese ndjekja verberisht me fanatizem do ishte e lejuar, atehere ata qe erdhen para Imam Ebu Hanifes, rahimehullah, si Hasan el-Basri ose Ibrahim Nekhe’i rahimehullah, do te ishin me meritore per te.” (el-Mejsut nga Serkhesi v.12, f.28)
Eshte e qarte nga thenia e Serkhesit qe Taklidi nuk eshte i lejuar, dhe kjo nuk ishte e perhapur midis Selefeve. Keshtu qe thenia e disave eshte gjithashtu e gabuar, te cilet thone, ne krahasim me Selefet, se ndjekja verberisht eshte e domosdoshme per ata qe vijne pas tyre.

Nje nga dijetaret me te shquar te Medh’hebit Hanefi, Zemekhsheri, rahimehullah, ka thene, “Nese devijimi ka nene, atehere kjo eshte ndjekja verberisht me fanatizem.” (Atuekudh-Dheheb, f.42)
Alameh Alusi Baghdadi, rahimehulla, ka thene, “Nese devijimi ka baba, atehere kjo eshte ndjekja (pasim) verberisht” (Ruhul Me’ani f.__4)
Ne menyre te ngjashme, kapituj ne librin e Imam Ghazalit, el-Mustasfa, ne Xhami’ Bejanul Ulum ue Fadlihi te Hafidh ibn Abdul Berrit, ne librin e Imam ibn Hazmit el-Ahkam, dhe ne I’lam el Mu’ki’in te Hafidh Ibn Kajimit, jane te mbushur me refuzime te Taklidit.

Teuhid.net

www.teuhid.net

Hits: 271
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy