Dobi të shkurta:
Të prishurit janë ata të cilët ecin krah për krah me publikun e humbur në të kotën e tyre.. nga frika se fytyrat e njerëzve do të largohen nga ata..!
Janë ata të cilët e poshtërojnë dhe nënçmojnë të vërtetën për shkak të ca kafshatave që ua japin zullumqarët.
Janë ata të cilët hanë me gjuhët e tyre..e je veprat e tyre dhe mundin e tyre!
Janë ata të cilët shpresojnë në dhënien e lëmoshës që është në duart e tiranëve zullumqar!
Janë ata të cilët i kënaqin njerëzit duke e hidhëruar All-llahun!
Janë ata të cilët aplikojnë dhe vendosën në pozita që nuk e meritojnë, shpejtojnë atëherë kur duhet të ngadalësuar, ngadalësojnë në momentet kur nevojitet progresi.
Janë ata të cilët nuk njohin përveç vetëve të tyre, nuk shohin përveç vetëve tyre, nuk ju intereson e as nuk kujdesen për lavdi dhe autoritet përveç se lavdisë dhe autoritetit të tyre.. edhe në qoftë se për këtë duhet derdhur gjaku pa të drejt.. dhe humbja, shkelja dhe anashkalimi i të drejtave të robërve dhe njerëzve.
Regjistrimet e lapsit
Përgatiti: Abdyl FUGA
Teuhid.NET



