Derti dhe sikleti qesharak

Mirë është të shprehen ndjenjat fetare kjo është nga kushtet parimore të qenit pjesëtar të islamit, por çuditërisht këto të BFI thuhet se xhumanë e falin në vehte, atje në strehimoren e tyre në çairska 52.

Muhamer VESELI
 
Kur këto të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës në krye me kontroversin Sulejman Rexhepi dhe ata, veç më të quajtur,  të shëmtuar që gjinden rreth tij, pas dështimit të luftës transparente kundër radikalizmit. Ku rreth paraqitjes së kësaj gjëje në trojet tona të parët që kanë paralajmëruar janë Ekselenca e Tij Reisul-Ulema Haxhi Jakub ef. Selimoski dhe prof. Dr. Rexhep Boja, ish muftiu i Kosovës, aktualisht ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, dhe kur u dëshmua se këto të BFI Maqedoni bashkëpunojnë me të njëjtit ekstremistë dhe radikalë!  Kur është e qartë se ky institucion është shëndruar në web faqe interneti, ekzistenca dhe funkcionimi real dhe praktik i këtij institucioni është vetëm iluzion. Të shëmtuarit askund nuk i shohim në xhamitë qendrore të kryeqytetit, ndonjëherë për pak çaste dalin si minjtë nga strehimorja e tyre afër xhamisë së Isa Beut për të lexuar ndonjë deklaratë të rrejshme, sa për të futur huti se dikush tjetër qenka fajtorë për radikalizmin në Maqedoni, vetëm për të arsyetuar pasivitetin e tyre të plotë,  pastaj kërkojnë transparencë dhe informim më të drejtë nga mediat.
 
Të kota janë thirrjet e tyre drejtuar ambasadës së SHBA, atyre të UE dhe subjekteve politike që tu bashkëngjiten në luftë kundër vehabizmit. Këto amerikanët me sa duket atyre nuk e dinë shqipen dhe maqedonishten, edhe pse janë gjuhë zyrtare në shtetin tonë, këto marrin vesh me gjuhën e tyre të Kriva Rekës! Të kota janë përpjekjet e disa shqipfolësve që i kishim në vizitë nga përtej oqeanet.
 
Në këtë drejtim ishte shumë qesharake derti dhe sikleti që e kishte kapluar para disa ditëve njëfar ish funkcionari të UDB, duke bë përpjekje të na i tregon qelitë e Al-Kaedës në Maqedoni, ndër to na paska qenë edhe Lëvizja Qytetare Zgjohu në krye me Artan Grubin,  kur dihet se Zgjohu dhe Grubi mirren me halle tjera,  Al-Kaeda dhe Lëvizja Qytetare Zgjohu janë dy bota të ndryshme nuk mund të takohen bashkë as në këtë dynja e as në ahiret. Halli i mjerueshëm i këtij fare udbashi, që me njohuritë dhe informacionet që posedon duke anashkaluar institucionet shtetërore, më duket sikur sikleti i atij ish funkcionari të UDB nga Beligradi për të na i treguar spiunat shqiptarë me dosjet si:  Baba, Vujko, Dedo, Mama...... e në fund dosjexhiu përfundoi  në burgun e Shutkës.
 
Çdo herë në zgjedhje partitë politike shqiptare ofrojnë diçka, federalizim, kantonizim, platforma politike, punësime, jetësimin e MO e shumë gjëra tjera, tash kanë filluar me hisen në buxhet. Gjë që asnjëherë nuk e kanë bërë kur kanë qenë në pushtet, bile kanë filluar të deklarojnë se janë myslimanë. Mirë është të shprehen ndjenjat fetare kjo është nga kushtet parimore të qenit pjesëtar të islamit, por çuditërisht këto të BFI thuhet se xhumanë e falin në vehte, atje në strehimoren e tyre në çairska 52. Vaj halli i liderçiçit musliman të PDSH me gajretin e këtyre të shëmtuarve...tepër shumë janë edhe katër vite tjera në opozitë,  e gjithë kjo si pasojë e premtimit të prerë  të dhënë nga liderçiçi: Ma prano Sulën për gjashtë muaj, më së shumti një vit, kaluan nga ajo kohë tre vite, e unë nuk mund të fali.
Sa keq kur gjërat ndryshojnë dhe ti nuk mund të bësh asgjë për ti ndalur,  e nëse pyetem për më shumë do të përgjigjem me sa vijon, në jetën time kam më shumë se një merak, disa nga kto merake i kam kalu, për tjerat ende nuk ka ardhur koha për ti thënë, do ti them pasi ti  bëj... kjo rehati e ledhati në të cilën gjendem nuk më vjen përsëri.....?!
 
(autori është hoxhë nga Shkupi, aktivist rreth përmisimit të pozicionit të BFI në shtet dhe shoqëri. Ky është pjesa e dytë e shkrimit në vazhdim nga i njëjti autor)

Hits: 326
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy