Dobi të shkurta:
Janë ata që përmirësojnë kur të tjerët prishin.. nuk i frikëson vetmia, e as numri i vogël i mbështetëse dhe pasuesve!
Janë ata të cilët nuk i kushtojnë vëmendje numrit të madh të tifozëve dhe publikut..nëse ata janë duke shkuar në drejtim të gabuar dhe shkatërrim!
Janë ata të cilët të tjerët i kthejnë nga e vërteta qoftë puna edhe i lidhin me zinxhir... edhe nëse ballafaqohen me fshikull, gurë dhe dëbim.
Janë ata të cilët nuk kujdesën t’i kënaqin njerëzit për ta hidhëruar All-llahun..kënaqja e njerëzve është qëllim i paarritshme, ndërsa kënaqja e All-llahut është shumë e lehtë dhe e kapshme.
Janë ata që ecin së bashku me të vërtetën, nuk largohen nga e vërteta edhe nëse kjo do ju kushtoj me trupat e tyre, jetët e tyre dhe interesin e tyre personal.
Janë ata të cilët e flasin të vërtetën për të vërtetën..nuk i japin rëndësi terrorizimit, frikës dhe shpresës.
Janë ata të cilët për veprat e tyre nuk kërkojnë e as nuk presin lavdërimin ose shpërblimin nga dikush prej krijesave po ata shpresojnë në shpërblimin e Krijuesit të madhëruar.
Lusim All-llahun e Madhëruar që më mëshirën dhe rahmetin e tij të na banë prej këtyre.
Regjistrimet e lapsit
Përgatiti: Abdyl FUGA
Teuhid.NET



