Për njerëzit që i robërojnë kësaj dynjaje

Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, transmeton nga Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem,: U shkatërrua robi i arit, u shkatërruar robi i argjendit, u shkatërruar robi i kësaj dynjaje: Nëse i jepet është i kënaqur, nëse privohet, hidhërohet. U shkatërrua ai i cili është lakmues pas kësaj dynjaje, i cili as sprovës më të vogël s´mundet ti rezistoj. Ndërsa lum për njeriun i cili është në gatishmëri në rrugën e Allahut, i pakrehur dhe këmbët e pluhurosura: Nëse bënë roje, këtë e bënë siç duhet, nëse vendoset si shoqërues, ai është në shoqërim të sinqertë, nëse kërkon leje, zakonisht nuk i jepet, dhe nëse kërkon që të marrë, as kjo zakonisht nuk i lejohet. (El- Buhariu, 2887).
 
Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, transmeton nga Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem,: Tejkaloni me vepra tuaja të mira Fitnet -Turbullirat të cilat do të vijnë dhe do të jenë të errëta sikurse errësira më e madhe e natës së errtë. Atëherë kur njeriu do të agoi besimtarë kurse kur të ngryset bëhet pa besimtar ose kur njeriu ngryset besimtar kurse agon mëngjesi pabesimtar. Njerëzit do ta shesin fenë e tyre për gjëra të pa vlefshme për nevoja të kësaj jete.“ (Muslimi, 118) 

Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, transmeton nga Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem,: ”Para ditës se Kijametit do të lajmërohen njerëz të cilët njerëzit do ti thërrasin në islam me mençuri, ndaj njerëzve do të jenë me pamje të butë, do tu flasin fjalë më të ëmbla se mjalti, por zemrat e tyre do të jenë si zemrat e ujqve. Thotë Allahu i Madhëruar: “A emrin Tim po e përdorni që të tjerët ti mahnitni, apo kanë guxuar këtë ta bëjnë ndaj Meje? Betohem në Veten Time, në ata me siguri do të dërgoj turbullira në mesin e tyre të cilat edhe njeriun e mençur do ta bëjnë të humbur (hutuar)!” (Et-Tirmidhiu, 2404)
 
Zejd b. Sabiti, radijAllahu anhu, ka treguar: “E kam dëgjuar Pejgamberin, salAllahu alejhi ve selem, ku thoshte: “Kushdo që e ka brengë të tij këtë botë, do t'ia përçaj atë dhe do ta bëjë që  varfëria do ta ndjek atë, dhe asgjë nuk do ti vije atij prej dynjasë përveç asaj çka e ka shkruar për atë. Kushdo që e bënë brengë të tij botën tjetër, Allahu do t'ia rregulloje punët e tij për atë, do ti jep pasuri të shpirtit, dhe dobitë e kësaj dynjaja do ti vijnë atij edhe përkundër dëshirës së saj dhe e nënshtruar.” (Ibn Maxhe, 4105)
 
Ka´b b. Maliku, radijAllahu anhu, fliste: Pejgamberi SalAllahu alejhi ve elem, ka thënë: “Dëmin që e shkaktojnë 2 ujq të uritur në kopenë e deleve, nuk është aspak më e vogël se sa dëmi që i bëhet njeriut prej dëshirës për pasuri dhe pozitë. (Ahmedi, 1578 i 15794; Et-Tirmidhiu, 2376; Ibn Ebu Shejba, 3/241; Ibn Hibbani, 3228; Et-Taberani, në punimin El-Mu'xhemu-l-kebir, 19/189; Ed-Darimi, 2/304; dhe El-Begavi 4054;)
 
Abdullah b. Amr b. El-As, radijAllahu anhu, ka transmetuar nga Pejgamberi, salAllahu alejhi ve elem, hadith: ”Fitoi ai i cili e pranoi islamin, është i furnizuar aq sa i mjafton edhe Allahu e kënaq me atë çfarë i jep.” (Muslimi, 1054)
 
Ibn Abbai, radijAllahu anhu, ka komentuar ajetin: ” Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm)... (El-Haxhxh, 11) duke thënë: “Do të vinte njeriu në Medine dhe pranonte islamin, dhe, nëse i dhurohej djalë dhe kuajt e tij shtoheshin, do të thoshte: “Kjo fe është e mirë!” Por nëse gruaja e tij nuk i lindte e as kuajt nuk i shtoheshin, do të thoshte: “Kjo fe nuk qenka e mirë!” (El-Buhariu, 4742)
 
Burejda, radijAllahu anhu, ka thënë se Pejgamberi, salAllahu alejhi ve elem, ka thënë: ”Pasuesve te kësaj bote në të gjitha gjërat me masë u është dhënë pasuri e veçantë.” (Ahmedi, 22990 dhe 23059; En-Nesai, 6/64 në pjesën Es-Sunenu-l-kubra (5335); Ibn Hibani, 699 dhe 700; El-Hakimi, 2/163; El-Bejheki, në pjesën:Es-Sunen, 7/135, dhe Shuabu-l-iman (1031)
  
Ukba b. Amir, radijAllahu anhu, transmeton se Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, një ditë shkoi dhe ia fali namazin e xhenazes shehidëve të Uhudit, pastaj u ngjit në minber dhe tha: “Unë ju parandaloj juve dhe unë do të dëshmoj kundër juve; Pasha Allahun, unë tani shikoj në Haud! Me të vërtet më janë dhënë mua çelësat e furnizimeve të tokës; dhe pasha Allahun, nuk kam frikë se pas vdekjes time do të bëni shirk, por kam frikë se do të garoni në të mirat e kësaj dynjaje.” (El-Buhariu, 6590 dhe Muslimi, 2296)

Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, ka transmetuar nga Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem: Tri kategorive të njerëzve nuk do të ju drejtohet Allahu në ditën e Gjykimit, as nuk do ti shikoj, as nuk do ti pastroj, ata do të kenë dënim të dhembshëm: Njeriu i cili në shkretëtirë udhëtarit - kalimtarit ia ndalon ujin e tepërt, njeriu i cili pas ikindis betohet në Allahun se mallin e caktuar e ka marrë për aq dhe aq, ndërsa ajo nuk është e vërtet, dhe njeriun i cili udhëheqësit ia jep besën vetëm për qëllim të mirave të kësaj dunjaje: Dhe nëse udhëheqësi i jep, ai është lojalë; e nëse e privon nga kjo, ia refuzon bindshmërin. (El-Buhariu, 2358, 2369, 2672, 7212 dhe 7446 dhe Muslimi, 108)
 
Po i njëjti sahabij transmeton se Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu i GjithëMadhëruari thotë: “Njeri, përkushtoju ibadetit, dhe Unë do ta mbushi gjoksin tënd me pasuri dhe do ta ruaj ty nga varfëria. Ndërsa nëse ti nuk e bënë këtë, do të jap që të jesh i zënë dhe nuk do të ruaj nga varfëria. (Ibn Maxhe, 4107)
 
Pergatiti: -Ebu el Kasim-

botaislame.com

Hits: 304
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy