Ibn Kajjimi, rahimehullah, i përmendi së bashku edhe mëkatet e mëdha edhe mëkatet e vogla: “I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) është pyetur në lidhje me mëkatet e mëdha, dhe ai është përgjigjur duke thënë: “T’i përshkruhet Allahut partner, mosdëgjimi ndaj prindërve, dëshmia e rrejshme, mbytja pa të drejtë, ikja nga fushëbeteja dhe betimi në mënyrë të rrejshme , si dhe që njeriu t’a vrasë fëmijën e tij nga frika që të mos hajë me të, kryerja e imoralitetit me bashkëshorten e fqinjit, magjia, grabitja e pasurisë së jetimëve, shpifja ndaj besimtareve të ndershme”.
Në të vërtetë këto janë mbledhur nga të gjitha hadithet.
Në mëkatet e mëdha bëjnë pjesë: braktisja e namazit, mosdhënia e zekatit, moskryerja e haxhit (atëherë kur besimtari ka mundësi), mosagjërimi gjatë muajit Ramazan pa ndonjë arsye, pirja e alkoolit, vjedhja, prostitucioni, homoseksualizmi, gënjeshtra ndaj të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.), të folurit pa pasur asnjë dituri për Allahun, për emrat, dispozitat dhe për atributet e Tij, bindja se fjala e Tij dhe e të Dërguarit të Tij nuk ndikojnë pozitivisht në themelet e jekinit (besimi i drejtë dhe superior), bindja se fjala e Tij dhe fjala e të Dërguarit të Tij (s.a.v.s.) sipas domethënies së jashtme janë batil (të pavlefshme), gabim, madje edhe mosbesim, devijim dhe teshbih (t’i përshkruhet Allahut diçka që i nuk i përngjan Atij).
Po ashtu, në mëkate të mëdha bëjnë pjesë edhe: dhënia e përparësisë së logjikës ndaj argumenteve të Sheriatit, si dhe interpretimi dhe besimi i gabuar në to, dhënia e përparësisë bindjeve të gabuara, politikës së gabuar, mendimeve të gabuara, inspirimeve djallëzore ndaj asaj me të cilën erdhi i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.), mendjemadhësia, lavdërimi, shtirja sa për sy e faqe, zgjatja e rrobave me qëllim mendjemadhësie, dhënia e përparësisë krijesës ndaj Krijuesit në rast frike dhe dashurie, dëshira për të shkaktuar çrregullime në tokë, sharja e dikujt prej sahabëve, vjedhja (banditizmi), individi i cili e lejon familjen e tij të bëjë gjëra të shëmtuara, mbartja dhe transmetimi i fjalëve të huaja (me qëllim për të shkaktuar urrejtje dhe çrregullime), pakujdesia gjatë kryerjes së nevojës së vogël, imitimi i meshkujve nga femrat, tatuazhi, ngritja e zërit dhe rrahja e fytyrës gjatë ndonjë fatkeqësie, si dhe të shqyerit e rrobave, pohimi me vetëdije se dikush tjetër është baba (që në të vërtetë është gënjeshtër), ndërprerja e lidhjeve farefisnore, dëshmia e rrejshme, të penguarit e trashëgimtarit që të marrë trashëgiminë e tij, ngrënia e cofëtinës, gjakut dhe mishit të derrit, martesa formale me një grua me qëllim që më pas të bëhet divorci e pastaj ajo t’i bëhet legjitime bashkëshortit të parë, lejimi i asaj që Allahu e ka ndaluar, mosdëgjueshmëria e gruas ndaj bashkëshortit të saj, arritja e diturisë duke patur për qëllim këtë botë dhe fshehjen e asaj diturie, mendjemadhësia ndaj njerëzve, shpifja dhe tradhtia, kryerja e marrëdhënieve intime në anus ose kur ajo është në periudhën e hajzit (menstruacioneve), mendimi keq për Allahun, refuzimi i përcaktimit (kaderit) të Allahut, mohimi i fuqisë së Tij, refuzimi se Ai është mbi të gjitha krijesat, refuzimi i udhëtimit të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.) në qiej - Isr’aja dhe Mi’raxhi, refuzimi se Allahu e ka ngritur tek Ai Isaun alejhisselam, refuzimi se tek Ai ngrihen fjalët dhe veprat e mira, refuzimi se Ai e ka shkruar Librin që gjendet në Arsh (Fron), refuzimi se mëshira e Tij e tejkalon hidhërimin e Tij, refuzimi se Allahu zbret çdo natë në qiellin e kësaj bote, refuzimi se Ai ka biseduar me Musain alejhisselam, refuzimi se ai e krijoi Ademin alejhisselam me Dorën e Tij, refuzinu se në Ditën e Gjykimit Ai do t’i kapë qiejt dhe Tokën me dorën e Tij.
Gjithashtu, në mëkate të mëdha bëjnë pjesë edhe: përgjimi i asaj të cilën njerëzit e fshehin, të treguarit e forcës ndaj të dobëtit, ndaj shërbëtores, gruas dhe ndaj kafshëve, pastaj, mbajtja e fotografive në rroba, në mure, gurë etj. Po ashtu, në mëkate të mëdha bën pjesë edhe pohimi i ëndrrës së falsifikuar (të rrejshme), përdorimi i kamatës (dhënia, marrja dhe të dëshmuarit për kamatë), përdorimi i alkoolit, siç është mbushja, pirja, të prodhuarit, shitja, blerja e alkoolit dhe fitimi prej tij. Gjithashtu, në mëkate të mëdha bën pjesë edhe mallkimi i asaj që nuk meritohet të mallkohet, besimi te magjistarët dhe te astrologët, vajtja tek magjistarët, fallxhorët dhe tek astrologët, të besuarit e fjalëve të tyre, kryerja e sexhdes (përkuljes me fytyrë në tokë) për dikë tjetër përveç Allahut, të betuarit me ndonjë emër tjetër e jo me emrin e Allahut, ashtu siç ka treguar i Dërguari i Allahut: “Kush betohet në diçka tjetër përveç Allahut, ai ka bërë shirk (idhujtari)” , manifestimi i armiqësisë ndaj banorëve jomuslimanë në shtetin islam, ndjekja e epsheve dhe shkuarja pas tyre, therja e ndonjë kafshë në emër të dikujt tjetër e jo në emër të Allahut, të larguarit nga vëllai musliman për një periudhë njëvjeçare, sepse ajo konsiderohet sikurse e ke mbytur.
Sa i përket largimit nga vëllai musliman më tepër se tre ditë, kjo mund të numërohet ndër mëkatet e mëdha; e po ashtu në mëkatet e mëdha bën pjesë edhe ftesa në kryerjen e risive dhe largimin nga sunneti, madje kjo numërohet ndër mëkatet më të mëdha fatale, e kjo do të thotë kundërshtim i të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.).
Më tej, në grupin e mëkateve të mëdha bëjnë pjesë: Hipokrizia - dyfytyrësia, e cila manifestohet atëherë kur njeriu para të tjerëve tregohet si besimtar i mirë, ndërsa para disa të tjerëve tregon të kundërtën, ngritja e ndonjë pjese hekuri kundër vëllai musliman, vjedhja e pasurisë së luftës, mashtrimi i banorëve nga ana e udhëheqësit dhe ushtrimi i dhunës ndaj tyre, bixhozi, braktisja e namazit me xhema’at, braktisja e namazit të xhumasë, humbja e shpresës nga mëshira e Allahut dhe rënia në demoralizim, etiketimi i muslimanit si kafir (femohues), bërja e intrigave dhe mashtrimi, shqetësimi i fqinjit, ngrënia dhe pirja nga enët e arta ose nga enët e argjendta, veshja e rrobave nga mëndafshi dhe ari për meshkujt, ikja e skllavit nga pronari i tij, ndalesa e begative të ujit, matja në mënyrë jo të drejtë me peshore, të jesh i sigurt nga dënimi i Allahut, mosgjykimi me Ligjin e Allahut, vulosja me shenjë të hekurt të skuqur e fytyrës së kafshëve, përgojimi, refuzimi se fati është i përcaktuar, qortimi, vajtimi për të vdekurin, lëvizja e shenjës së kufirit të arës (livadhit), shpikja e ndonjë risie të shëmtuar dhe thërritja në të, vendosja e parukës, heqja e qimeve nga fytyra, bërja e një largësie ndërmjet dhëmbëve të përparshëm me qëllim të bukurisë, kryerja e qëllimshme e mëkateve ose dhunës, përdhosja e Meshxidul-haramit, mosdëgjimi i prindërve, ngrënia e pasurisë së jetimit, pranimi pa të drejtë i tatimit, ngrënia e të ndaluarës (haramit) dhe të fituarit e tij në çdo mënyrë, vetëvrasja etj. Allahu e di më së miri” .
Ibn Kajjim El Xheuzije
Përgatiti: Teuhid.NET



