Qëndrueshmëria në Parime

Sa më i forte jetë personaliteti i personit dhe sa më i vendosur të qëndrojë në parimet e tij, aq më i rëndësishëm do të bëhet.

Parimet e tua mund të përfshijë se ti nuk merr ryshfet, pa marrë parasysh se me çfarë maskimesh të bukura i referohen njerëzit: bakshish, dhuratë e kështu me radhë. Qëndro i vendosur në parimet tua.

Bashkëshortja mund të ketë parim që kurrë te mos e gënjejë bashkëshortin, pa marrë parasysh sa e zbukuruar mund të bëhet për të, kur t`ia dale ta mashtrojë atë, duke përdorur gënjeshtra të bardha.

Parimet e tilla përfshijnë: mos mbajtja e lidhjeve të palejuara me gjininë e kundërt dhe mos pirja e alkoolit. Nëse një person nuk pi duhan dhe një ditë ulet me shokët e tij, cilët pine duhan, atëherë le të mbahet fort për parimet e tij.

Personi që i përmbahet parimeve shikohet si hero, edhe nëse shokët e tij gjykojnë dhe e akuzojnë se është i vështirë. Ti do t`i gjesh shokët e tij se kur të ballafaqohen me vështirësi të mëdha, duke iu afruar atij për të marrë këshilla. Ata do ta konsiderojnë atë person më të rëndësishëm se sa të tjerët?
Kjo nuk vlen për një gjini në përjashtim të tjetrës. Kjo vlen për meshkuj dhe femra. Bëhu i vendosur në parimet tua dhe mos u lëkund, ose njerëzit e tjerë do tju nënshtrojnë.

Kur islami u bë dominues dhe fiset filluan t`i dërgonin emisarët tek i Dërguari i Allahut, një emisar nga fisi Thekif erdhi me dhjetë burra . Kur arritën, i Dërguari i Allahut i çoi në xhami me qëllim që të dëgjonin Kur`an.

Ata e pyetën për kamatën, imoralitetin dhe alkoolin, kështu ai i informoi se ato janë të ndaluara. Ata gjithashtu e kishin një idhull, të cilin e nderonin dhe e adhuronin duke i pasur paraardhësit e tyre. Ai quhej Er-Rebbaha dhe ata e përshkruanin atë si Tagije (tiran). Ata kishin trilluar shumë tregime dhe përralla për të, për t`i bindur njerëzit në fuqinë e tij. Ata e pyetën të Dërguarin a.s për Rebbahan, se çfarë dëshironte të bëhej me të. Ai u përgjigj pa ngurrim: “Të shkatërrohet.”

Ata u tmeruan dhe thane: “E pamundur! Nëse ajo e kupton se ti dëshiron ta shkatërrosh ajo do ta zhduk çdo kënd.”

Omeri ishte i pranishëm në takim dhe u mahnit me frikën e tyre nga shkatërrimi i idhullit. Ai tha: “Të mjerit ju, o Thekif! Sa injorantë që jeni! Er-Rebbaha është vetëm një gur, që nuk mund t`jus jell dëm, as dobi.

Ata u zemëruan dhe thane: “Ne nuk kemi ardhur për të folur me ty, o Ibnul Hattab.” Omeri nuk foli më.

Ata pastaj thane: “Ne dëshirojmë ta vëmë një kusht që Tagije të mos preket për tri vite me radhë, pas skadimit të të cilave ti mund të veprosh si të duash.”

I Dërguari a.s e kuptoi se ata përpiqeshin të negoconin për një cështje të besimit, i cili është parimi më i madh në jetën e muslimanit, pasi Njëshmëria e Allahut është themeli i Islamit!

Megjithatë, nëse ata e kishin ndërmend të bëheshin muslimanë, pse nevojitej ky përkushtim ndaj idhullit.

I Dërguari a.s u përgjigj: “JO!”

Ata thane: “Në rregull, prit dy vite pastaj mund ta shkatërrosh.”

“JO” –u përgjigj ai.

“Prit një vit” –thanë ata.

“JO” – u përgjigj i Dërguari a.s përsëri.

Kur ata e kuptuan se nuk do t`i përgjigjej dëshirave të tyre, ata gjithashtu e kuptuan se cështja ishte mes politeizmit dhe besimit dhe si rrjedhim nuk ishte e haput për Pazar.

Ata thane: “O i Dërguar i Allahut, ti do ta shkatërrosh atë pasi që ne kurrë nuk mundemi ta shkattërrojmë atë vetë.”
I Dërguari a.s u tha: “ Do të dërgoj tek ju dike, i cili do ta shkatërrojë atë.”

Ata thane:  “Sa i përket namazit ne nuk dëshirojmë të falemi, sepse kemi neveri që kofshët e njeriut të jenë më lartë sesa koka e tij.!”

I Dërguari a.s u përgjigj: “Sa i përket shkatërrimit të idhullit me duart tuaja, ne ju kemi liruar nga kjo detyrë, por sa i përket namazit nuk ka dobi në një fe që nuk ka namaz!”

Ata thane: “Ne do të veprojmë ashtu, madje edhe nëse nuk na pëlqen.” Ata bënë marrëveshje me të Dërguarin a.s.

Ata u kthyen te njerëzit e tyre dhe i thirrën në Islam. Ata e pranuan Islamin, ndonëse jo me një dëshirë aq të madhe.

Tek ata shkuan disa shokë të të Dërguarit a.s për ta shkatërruar Idhullin. Në mesin e tyre ishe Halid ibn Velidi dhe Mugire ibn Shu`be eth-Thekafi.

Kur sahabët ia mësyn idhullit, njerëzit u tmerruan. Burra, grat e fëmijë dolën për ta shikuar shkatërrimin e idhullit. Ata kishin një ndjejnë në zemrat e tyre se idhulli nuk do të shkatërrohej dhe disi do ta mbronte veten.

Mugire bin Shu`be e mori një sëpatë dhe u kthye kah shokët e tij.

Ai u tha: “Pasha Allahun, do t`ju bëj të qeshni me Thekifin!”
Mugire ibn Shu`be iu afrua idhullit, e goditi me sëpatë, pastaj ra në tokë dhe filloi ta dridhte këmbën.

Kur e pane këtë njerëzit e Thekifit bërtitën me gëzim: “Allahu e largoftë Mugirën nga mëshira e Tij!” Er-Rebbah e ka mbytur atë! Ai u drejtua sahabëve të tjerë: “Kush prej jush dëshiron ta thyej idhullin, le të del përpara?”

Pas kësaj Mugire u ngrit duke qeshur dhe tha: “Mjerë për ju, o populli i Thekifit, unë vetëm po bëja shaka! Ky idhull është vetëm gurë! Kthehuni tek Allahu të përulur dhe adhurojeni vetëm Atë!”

Ai pastaj filloi ta shkëtërronte idhullin derisa njerëzit e shikonin atë. Ai më në fund e shkatërroi idhullin, gurë për gurë, derisa e rrafshoi për tokë.

Shpallje….
Kush i kënaq njerëzit dhe e hidhëron Allahun, Allahu do të hidhërohet me të, pastaj edhe njerëzit. Dhe kush kënaq Allahun, por i idhëron njerëzit, Allahu do të jetë i kënaqur me të, pastaj më vonë edhe njerëzit.

Dr. Muhammed Abdur-Rahman El-Arifi
Teuhid.NET

Hits: 358
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy