Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni!

“E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: “Janë të vdekur”, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre).” (El Bekare, 154)

Shumica e njerëzve, ata që vriten në Xhihad, i konsiderojnë si të vdekur dhe të humbur. Me këtë ajet Kur’anor, Allahu subhanehu we teala, hedh poshtë të gjitha ato mendime.

Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Allahu subhanehu we teala, tregon se dëshmorët janë të gjallë dhe furnizohen në Berzah (jetën e varrezave). Kjo potencohet edhe në hadithin që e transmeton Muslimi në Sahihun e tij: “Shpirtrat e dëshmorëve janë në gushtat e shpendëve të gjelbër që do të fluturojnë në xhennet, ku të duan. Pastaj do të drejtohen në kandilat e varur nën Arsh. Zoti yt do t’i shikojë dhe do t’u thotë: “Çka doni?” Ata do të thonë: “O Zot, po çfarë të kërkojmë, kur Ti na ke dhënë mirësi që nuk i ke dhënë asnjë krijese tjetër?

Pastaj pyetja përsëritet, e kur do ta shohin se pyetja nuk do të ndalet derisa të përgjigjen, do të thonë: Duam që të na kthesh në dunja dhe të luftojmë në rrugën Tënde derisa të vritemi edhe njëherë - pasi i shohin shpërblimet për dëshmorët. Zoti i Madhërishëm do të thotë: Me të vërtetë, Unë e kam caktuar që në dunja më nuk do të kthehen.”

Në hadithin, të cilin e transmeton Imam Ahmedi me zinxhirin e tij të transmetuesve prej Imam Shaf’iut, ky prej Imam Malikut, ky prej Ez-Zuhrijut, ky prej Abdurrahman ibn Ka’ëb ibn Malikut që e përcjell prej babait të tij, i cili thotë: “I Dërguari sal’allahu alejhi we selem, ka thënë: Shpirti i besimtarit do të jetë shpend që do të qëndrojë në drunjtë e xhennetit, derisa t’i kthejë Allahu në trupat e tyre në Ditën e ringjalljes.”

Kjo është dëshmi për statusin e gjithë besimtarëve, edhe pse dëshmorët në Kur’an janë përmendur në veçanti, në shenjë respekti, nderi dhe madhërimi.” (Tefsiri, Ibn Kethirit)

Sejjid Kutubi, Allahu e mëshiroftë, për këtë ajet, thotë:

“Do të ketë viktima të cilët do të binë si shehidë në rrugën e së Vërtetës, shehidë në rrugën e Allahut, të vrarë e të dashur e të afërt, të vrarë e fisnik dhe të pastruar. Ata të cilët shkojnë në luftë në rrugën e Allahut dhe ata që flijohen në rrugën e të Vërtetës, ata zakonisht kanë zemër më të përsosur, kanë shpirt më të pastër dhe kanë shpirt fisnik.

Ata të cilët kanë rënë në rrugën e Allahut nuk janë të vdekur. Ata janë të gjallë. Për ata nuk mund të thuhet se kanë vdekur, madje as me ndjenjë, as në vete, as me pëshpëritje të buzëve, as me shqiptim të gjuhës. Ata janë të gjallë. Këtë na konfirmon Allahu, subhanehu we teala.

Ata janë, nga ana formale, të vrarë. Të vrarë, ashtu siç e vërejnë sytë e tanë. Mirëpo, faktin e jetës dhe faktin e vdekjes nuk e përcakton dot ky shikim i jashtëm sipërfaqësor. Karakteristikë e jetës është: aktiviteti.

Zhvillimi dhe përhapja, ndërsa karakteristikë e vdekjes është negativiteti, shuarja dhe ndërprerja. Aktiviteti i atyre që kanë rënë në rrugën e Allahut paraqitet në ngadhënjimin e së Vërtetës. Aktiviteti i tyre është efikas. Ideja për të cilën kanë rënë është ulur në gjakun e tyre. Vazhdon dhe ndikon në ata që vijnë pas tyre.

Të dhënit e tyre të jetës në fushën e betejës ka shumë dimensione dhe vazhdon në të gjithë kohët. Ata janë akoma aktiv si shehidë. Ata janë fuqi motorike dhe faktor atkiv në kualifikimin e jetës dhe orientimit të saj.

Kjo është cilësi e jetës së parë. Prandaj, ata janë të gjallë për shkak të pikëpamjes së këtillë të jetës dhe vdekjes (së tyre) në këtë botë. Pastaj, ata janë të gjallë te Zoti i tyre, ose për shkak të pikëpamjes së sipërtheksuar ose botëkuptimit esenca e të cilit për ne është e panjohur për ne. Na do të kënaqemi me atë për çka na ka njoftuar Allahu në Kur’an: “...ata janë të gjallë, por ju nuk e kuptoni...”, ngase qenësia e kësaj jete i tejkalon suazat e të njohurit të kufizuar njerëzor. Prandaj, ata janë të gjallë.

Ata janë të gjallë edhe për arsye se si shehidë nuk lahen (gasulohen) si të vdekurit e zakonshëm dhe për arsye se qefinë i kanë rrobat e tyre, e jo si të vdekurit tjerë. Nuk pastrohen, ngase larja është pastrim i trupit të vdekur, kurse shehidët janë të pastër ngase janë të gjallë. Rrobat e tyre, çfarë i bajnë në jetë, janë veshje e tyre (qefin) në varr, ngase ata janë vërtetë akoma të gjallë.

Shehidët janë të gjallë, andaj vdekja e tyre nuk i pikëllon shumë të afërmit e tyre, farefisin dhe miqtë. Janë të gjallë dhe marrin pjesë në jetë me të afërmit, me të dashurit dhe miqtë...Janë të gjallë, andaj për të gjithë ata që kanë mbetur pas tyre ndarja nuk u bie vështirë, as e tejçmojnë vdekjen e tyre, as pikëllohen për madhështinë e flijimit.

Pos kësaj, ata janë të nderuar nga Allahu, janë shpërblyer me shpërblimin më të madh dhe më të bujshëm.

Në Sahihun e Muslimit është thënë:

“Shpirtrat e dëshmorëve janë në gushtat e shpendëve të gjelbër që do të fluturojnë në xhennet, ku të duan. Pastaj do të drejtohen në kandilat e varur nën Arsh. Zoti yt do t’i shikojë dhe do t’u thotë: “Çka doni?” Ata do të thonë: “O Zot, po çfarë të kërkojmë, kur Ti na ke dhënë mirësi që nuk i ke dhënë asnjë krijese tjetër? Pastaj pyetja përsëritet, e kur do ta shohin se pyetja nuk do të ndalet derisa të përgjigjen, do të thonë: Duam që të na kthesh në dunja dhe të luftojmë në rrugën Tënde derisa të vritemi edhe njëherë - pasi i shohin shpërblimet për dëshmorët. Zoti i Madhërishëm do të thotë: Me të vërtetë, Unë e kam caktuar që në dunja më nuk do të kthehen.”

Cilët janë këta shehidë të gjallë? Këta janë ata që janë vrarë...në rrugën e Allahut..., janë vrarë vetëm në rrugën e Tij, pa kurrfarë qëllimi tjetër. Të vrarë vetëm në rrugën e së Vërtetës të cilën e ka dhënë Allahu, në rrugën e programit të cilin e ka caktuar Allahu.

Këta janë ata që kanë vdekur në rrugën e fesë të zgjedhur nga Allahu... të vrarë vetëm në këtë rrugë, e jo në ndonjë rrugë tjetër, as me ndonjë parullë tjetër, as të simbolizuar me ndonjë qëllim dhe simbol tjetër. Te kjo çështje edhe Kur’ani edhe Hadithi janë shumë të qartë ashtu që në shpirtin e njeriut dhe në mendjen e tij mbetet vetëm Allahu.

Ebu Musa radijallahu anhu, transmeton:

“Se kush e kishte pyetur Pejgamberin e Allahut, sal’allahu alejhi we selem: Cili është në rrugën e Zotit, njeriu i cili lufton trimërisht, ose njeriu i cili lufton me qëllim që ta vërejnë të tjerët, ose njeriu i cili lufton për shkak të mbrojtjes? Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, u përgjigj: “Ai i cili lufton që të jetë fjala e Allahut më e lartë, ai lufton në rrugën e Zotit.” (E shënojnë Maliku, Buhariu dhe Muslimi)

Ebu Hurejre, radijallahu anhu, transmeton se dikush kishte pyetur:

“Pejgamber i Allahut, filan fisteku dëshiron të luftojë në rrugën e Allahut, por dëshiron shpërblim në këtë botë. Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, u përgjigj: Ai nuk do të ketë kurrfarë shpërblimi. Ky njeri e përsëriti këtë pyetje tri herë dhe çdo herë Pejgamberi i Allahut u përgjigj: “Ai nuk do të ketë kurrfarë shpërblimi. (E shënon Ebu Davudi)

Ebu Hurejre, radijallahu anhu, e transmeton këtë hadith: Pejgamberi i Allahut ka thënë: "Allahu e ruan atë që shkon për të luftuar në rrugën e Allahut, ate që lufton vetëm në rrugën Time (Allahut), për ate që beson në Mua dhe që beson dhe me zemër e pranon Pejgamberin Tim... Unë për te garantoj se do të hyjë në Xhennet ose do të shkojë në shtëpinë nga e cila është nisur në luftë krahas realizimit të shpërblimit dhe pasurisë.

Pasha Atë në dorën e Cilit është jeta e Muhammedit, çdonjëri që deklaron dhe bën diçka në rrugën e Allahut do të arrijë në ditën e Gjykimit i tillë çfarë ka qenë kur e ka thënë ose bërë këtë, i kuq si gjaku, aromatik si misku!

Pasha Atë në dorën e Cilit është jeta e Muhammedit, sikur të mos ishte vështirë për muslimanët, unë kurr nuk do të qëndroja jashtë linjës së parë gjersa ata luftojnë në rrugën e Allahut. Mirëpo, nganjëherë nuk kam mundësi, andaj këtë ua besoj atyre. Kur këta nuk kanë mundësi por qëndrojnë pas meje dhe më pasojnë, ndërsa u bie vështirë që në luftë janë prapa meje.

Pasha Atë në dorën e Cilit ndodhet jeta e Muhammedit, do të dëshiroja të luftoj në rrugën e Allahut dhe të vdes, pastaj të luftoj sërish dhe të vdes, të luftoj dhe vdes.” (E shënon Maliku, Buhariu dhe Muslimi)

Këta janë shehidët. Këta janë ata që shkojnë në luftë në rrugën e Allahut, në luftë për të luftuar vetëm për Atë, për fenë e Allahut dhe Pejgamberit të Tij.

Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, qortonte çdonjërin që potenconte se lufton me qëllim të theksimit të përkatësisë kombëtare dhe se ai gjatë luftës krenohet me të.

Abdurrahman ibn Ebi Ukbe, transmeton nga babai i tij (skllav i liruar, me prejardhje nga Irani): Kam marrë pjesë bashkë me Pejgamberin e Allahut në luftën e Uhudit. E kisha sulmuar një mushrik dhe me këtë rast i thash: “Mbahu! Jam Iranas!” Atëherë m’u drejtua Pejgamberi i Allahut dhe më tha: “përse nuk bërtite: Unë jam Ensarit?! Çdonjëri prej këtij populli është Ensarit. Edhe skllavi i liruar i këtij populli gjithashtu është Ensarit”. (E shënon Ebu Davudi)

Pejgamberi i Allahut, e ka urrejtur kur dikush krenohej me diç tjetër pos me fitoren e Pejgamberit të Allahut; e gjykonte luftimin me odnjë simbol tjetër pos me simbolin e fitores së kësaj feje. Lufta e vërtetë është vetëm në këtë rrugë. Me këtë realizohet cilësia e shehidit të cilët jetojnë akoma.” (Fi dhilali-l-Kur’an)

Përgatiti dhe përshtati: Teuhid.net

Hits: 462
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy