Modestia

Isha në një tubim me disa njerëz të rëndësishëm. Njëri prej tyre, që e shihte veten të vetëmjaftueshëm filloi të fliste dhe ndër tjerash tha: “Kalova pranë një punëroti dhe ai ma zgjati dorën për të më përshëndetur. Hezitova pak, por u përshëndeta me të.” Ai pastaj tha me tërë krenari: “Edhe pse nuk kam zakon t`i tundi duart me cdo kënd.”

Mashallah! Ai Tha: “Nuk i tundi duart me cdo kënd!”

Sa i përket të Dërguarit a.s , atë e takonte një robereshë e dobët dhe i ankohet për shtypjen nga pronari i saj dhe për punën e mbingarkuar që duhej ta bënte. I Dërguari a.s shkonte me të te pronari dhe ndëmjetësonte në emër të saj.

Ai thoshte: “Askush që në zemrën e tij ka mendjmadhësi sa pesha e atomit nuk do të hyjë në Xhenet!”

Sa shpesh i dëgjojmë njerëzit duke thënë: “Vëlla i dashur, filani është arrogant dhe mendon shumë lartë për veten!” Ata e urrejnë dhe e qortojnë për këtë qëndrim.

Ti mund ta pyesësh një person: “Pse nuk kërkon ndihmë nga fqinji?” Ai të thotë: “Ai është shumë arrogant me ne. Ai as që do të bisedojë me ne!”

Sa të urryer janë këta njerëz, ata të cilët janë arrogant dhe i nëncmojnë të tjerët! Sa i refuzuar është ai i cili i kalon kufijtë pasi ai e sheh veten të vetëmjaftueshëm.

Ai është personi, i cili i shikon njerëzit me përcmim dhe ec nëpër këtë tokë me mendjemadhësi. Ai është personi që i nëncmom punëtorët dhe të varfrit. Ai nuk flet me ta nga arroganta, nuk ulet me ta, e as nuk i përshëndet me dorë.

Kur i Dërguari a.s hyri në Meke si clirues, ai kaloi pranë të gjitha rrugacave ku ishte abuzuar dhe tallur. Sa shpesh i kishte dëgjuar fjalët: “O i cmendur! O magjistar! O falltar! O gënjeshtar!” në atë ditë ai kaloi nëpër këto rrugica si lider i fuqishëm. Allahu i poshtëroi ata që e ofenduan para syve të tij.

Si u ndie kur hyri në Meke?

Abdullah bin Ebu Bekri r.a ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut arriti në Dhi Tuva, ai u ndal me devenë e tij. Ai u pëlur me modesti, kur e pa fitoren me të cilën Allahu e kishte bekuar, saqë fundi i mjekrës së tij gati sa nuk e prekte shalën e devesë.”

Enesi r.a ka thënë: "I dërguari i Allahut hyri në Meke në ditën e clirimit. Mjekra e tij prekte në deve nga ulja e trupit në shenjë të përuljes ndaj Allahut.”

Ibn Mes`udi r.a ka thënë: “Një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut dhe foli me të lidhur me një cështje . Kur i Dërguari a.s i foli njeriut, ai filloi të dridhej. Kur e pa këtë i Dërguari a.s i tha: “Qetësohu! Unë jam vetëm djali i një gruaje kurejshite, e cila hante mish të thatë.”

Ai gjithashtu i tha: “Unë ulem sic ulet robi dhe ha sic ha robi.”

Shkurtimisht....
Kush është i përulur (modest) për hir të Allahut, Allahu e ngrit lartë statusin e tij. Allahu e shton vetëm nderin e tij që është i përulur.

Dr. Muhammed Abdur-Rahman el-Arifi
Teuhid.NET

Hits: 350
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy