“All-llahu i lartësuar i shkroi caktimin e krijesave para se të krijon qiejt dhe tokën pesëdhjetëmijë vjet”. [Transmeton Muslimi] |
Njeriu nuk mund të arrin njerëzimin e tij të ndenjët, e as moralin e përsosur, dhe qetësin shpirtërore përveçs kur beson në caktimin e All-llahut të Lartësuar.
Njeriu nuk zhytet në humnerën e humbjes së shpresës, dëshpërimit, pikëllimit, frustrimit , pasivitetit dhe përtacisë vetëm atëherë kur largohet nga mësimet dhe udhëzimet profetike dhe largohet nga nuri i të besuarit në caktimin e All-allahut.
Sa ndikim të mrekullueshëm ka besimi në caktimin e All-llahut, sikurse lumi i pastër me plot minerale që derdhen në tokën e vdekur e më pas e gjallëron, i shëron shpirtrat e sëmura, sikurse zemra të ujitej me balsamin e imanit, do të gjallërohet, do të gjelbëron me degët e saj e më pas do jep shumë fryte të llojllojta, po ta shikoje, do të fascinonte bukuria , madhështia dhe shkëlqimi i kësaj peme.
E pamë të udhës të shkruajmë mbi këtë temë ngaqë shumë prej myslimanëve të rëndomtë po njashtu edhe ata që janë të udhëzuar mundohet çështjen e caktimit ta përdorin si një shpat me dy teh, pra gjithmonë çështjet janë me “caktim” mirë apo “caktim” të keq.
Besimi në caktimin e All-llahut është kushti i pestë i besimit siç tregohet në hadithin e Xhibrilit ku thotë: Iman do të thotë: Të besosh All-llahun, melaqet e tij, librat e tij, ditën e gjykimit, të besosh në caktimin e All-llahut qoftë e mirë apo e keqe”, njashtu Dërguari i All-llahut ka thënë: “Çdo gjë është me caktimin e All-llahut”.
Gjithashtu, argument është edhe hadithi i transmetuar nga Abdullah ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: “Një ditë isha pas të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, dhe ai më tha: “O djalosh! Unë do të të mësoj ty disa fjalë. Ruaje Allahun, që Ai të ruajë ty. Ruaje Allahun dhe ke për ta gjetur në anën tënde. Kur të kërkosh diçka, kërkoje prej Allahut dhe kur të kërkosh ndihmë, kërkoje prej Allahut. Dije se, sikur i gjithë populli të bashkohej për të sjellë ty një të mirë, nuk do të munden të bëjnë veçse atë që Allahu e ka shkruar që më parë për ty, e nëse do të bashkoheshin për të shkaktuar një dëm, nuk do të mundnin të shkaktonin veçse atë që Allahu ka shkruar për ty. Lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.”
All-llahu i Lartësuar thotë: “Ne çdo gjë kemi krijuar me caktim”.
Pasi që besimi në caktimin e All-llahut paska kaq pozitë të lartë në fe, mohuesi dhe përgënjeshtruesi llogariten si jomysliman, siç ka thënë i Dërguari i All-llahut: “Robi nuk do të jetë besimtar përderisa nuk beson në katër çështje: “Dëshmon se nuk ka të adhuruar me meritë përveç All-llahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i All-llahut dhe i dërguar me të vërtetën, të beson në vdekjen, të beson në ringjalljen pas vdekjes dhe të beson në caktimin e All-llahut”. [shejh Albani i klasifikon si të vërtet]
Definicioni i besimit në caktimin e All-llahut është: “Caktimi i gjërave nga ana e All-llahut, dituria e Tij se do të ndodh në kohën e caktuar tek ai në mënyra të veçanta, regjistrimi i gjithë këtyre, dëshira e Tij për të ndodhur ashtu siç e ka caktuar.
Sipas këtij definicioni kuptohet se shkallët e caktimit janë katër:
Shkalla e parë: Dituria, dituria e All-llahut e përgjithshme se çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë, All-llahu i Lartësuar posedon dituri të pakufishme dhe për gjithçka posedon dituri, asgjë nuk fshihet prej Tij, qoftë edhe një grimcë atomi, Ai e din. All-llahu i Lartësuar thotë: “All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet”. [Talak, 12]
Shkalla e dytë: Shkrimi, të besuarit se All-llahu i ka shkruar caktimet e gjithë krijesave në libër tek Ai. All-llahu i Lartësuar thotë: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen”. [Enam, 38]
I Dërguari i All-llahut ka thënë: “All-llahu i lartësuar i shkroi caktimin e krijesave para se të krijon qiejt dhe tokën pesëdhjetëmijë vjet”. [Transmeton Muslimi]
I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Gjëja e parë që krijoj All-llahu është lapsi, i tha atij: Shkruaj! I tha: O zotë çfarë të shkruaj? Shkruaji të gjitha caktimet e gjithë krijesave deri në ditën e gjykimit”.
Shkalla e tretë: Dëshira e All-llahut të Lartësuar, gjithçka që ndodhë në univers është me dëshirën e All-llahut, asgjë nuk ndodh pa dëshirën e tij, atë që donë bëhet e atë që nuk e donë nuk bëhet. All-llahu i Lartësuar thotë: “Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve!” [Tekvir, 29]
Shkalla e katër: Të besuarit se gjithçka që ka në këtë univers janë krijesa të tij dhe nën caktimin e tij. All-llahu i Lartësuar thotë: “All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës ndaj çdo gjëje”. [Zumer, 62]
Ky është besimi në kaderin (caktimin) e All-llahut dhe shkallët e besimit, nëse vendoset në zemrën e myslimanit ky kuptim, ai do të jetë i kënaqur, mendja e tij do të qetësohet, kupton se ekziston një Zot i cili është mbikëqyrës dhe mbrojtës. Gjithçka ecë sipas caktimit të Tij, gjithçka ndodhë me diturinë dhe nën mbikëqyrjen e Tij, çelësat e gjithë çështjeve janë në duart e All-llahut, andaj si të frikohet myslimani apo të mbështet tek dikush tjetër?!
Përktheu: Abdyl FUGA
Teuhid.NET



