O ti vëlla, që je vendosur në vendin e duhur, në pasimin e Pejgamberit të Allahut, në menhexhin më të saktë, në akiden më të pastër, në diturinë më të çiltër: Mos u dëshpëro!
Ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të disa akuzave, me të cilat bidatxhijtë, Allahu i udhëzoftë, mundohen që ta sulmojnë menhexhin e saktë, larg kufrit dhe shirkut, larg fesë demokratike dhe larg çdo taguti i cili sulmon Islamin fshehur apo haptazi.
Dëshmitarë të një vepre të një vëllait, i cili Allahu ia faltë, si çdo njeri gabon, gabimet ndonjëherë janë të mëdha e ndonjëherë të vogla. Dhe hasim në dy grupe të njerëzve:
Grupi i parë mundohet që ta sulmon, ta mallkon dhe ta akuzon me çdo lloj shpifje, me çfarëdo akuze, e që me këtë sulm, mundohet që me një plumb të mbytë më shumë njerëz. Normal, për këtë grup do të flasim më vonë.
Grupi i dytë janë ai grup i cili për shkak veprës së tij, dëshpërohen, mërziten dhe mundohen që të distancohen nga vëllai për shkak turpit dhe aspak nuk ia mbrojnë nderin para bidatxhive kur ata e sulmojnë! Subhanallah.
Allahu subhanehu ue teala thotë: “Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini”. (El-Bekare, 216)
Pa marrë parasysh o vëlla se çfarë vepre ka bërë, ai përderisa nuk ka qenë pjesë e kufrit dhe shirkut, ne përsëri e kemi vëlla, e duam dhe e lusim Allahun azze we xhel që ta mëshiron, pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur.
Kur muslimanët në kohën e Pejgamberit të Allahut, sal’allahu alejhi ue selem, hyrën në Mekke, ndërsa Halid ibn Velidi vrau disa njerëz të cilët e kishin pranuar Islamin. Pejgamberi i Allahut, Imami i Pejgamberëve, Udhëheqësi i muxhahidëve, shumë qartë tha: "O Zot unë distancohem nga ajo që ka bërë Halid ibn Velidi".
Shih, Allahu na mëshiroftë se si Pejgamberi i Allahut, sal’allahu alejhi ue selem, në momentet e davetit, në momentet e politikës, hyrjes në Mekke me paqe, me largpamësinë e tij se si tha: “...distancohem nga ajo që ka bërë”, e jo nga Halid ibn Velidi. Sa qartë!
O vëlla, veprën që e ka bërë vëllai, nuk është e para dhe e fundit, këto kanë ndodhur dhe do të ndodhin, do të përsëritet historia si çdoherë, mirëpo, neve nuk na mbet asgjë tjetër pos të kërkojmë udhëzim nga Allahu nga çdonjëri i cili gabon rrugës për në Xhennet.
Ne qartë distancohemi nga vepra e vëllait, e jo nga vëllai, duke e pasur parasysh se nëse barazohen veprat e tij të mira me të këqijat, do të shohim se të mirat InshAllah, do të peshojnë më shumë.
Ndoshta kjo me të vërtetë urrehet nga vëllezërit, mirëpo mos harro se “ajo mund të jetë e dobishme për juve”. Cilat janë dobitë? Ja do t’i njehim:
1. Marrja mësim nga gabimi i tjetrit. Kjo është mënyra më e mirë për t’u pastruar një xhemat nga gabimet që hasen gjatë rrugës për sukses.
2. Në këto fitne tregohen munafikët dhe të fëlliqurit që mundohen që me këtë vepër ta sulmojnë pikën e duhur, hoxhën e tij apo ndonjë vëlla që ka qenë shok me të.
Dhe dobi të tjera, e sikur të kishte qenë ky shkrim libër, do t’i nxirrja mbi 50 dobi nga këto kohëra të fitnes.
Përmendëm më lartë se në kohën e duhur, kemi punë me dy lloj njerëz, pasi që këshilluam grupin e dytë, të merremi pak me grupin e parë.
Grupi i parë ndahet në tre grupe:
· Murxhiat: Nuk është kjo hera e parë e tyre që mundohen të degradojnë xhematin me këto lloj akuza kur një vëlla nga xhemati që ka bërë kufr në tagut vepron një vepër që distancohet çdo musliman. Ata çdoherë kanë shfrytëzuar rastin për të sulmuar, sepse ata asnjëherë nuk kanë ditur të flasin me argumente për devijimin e tyre, por sulmi më i mirë i tyre ka qenë shfrytëzimi i gabimeve të vëllezërve për të sulmuar të tjerët, e për të mbrojtur ata që janë duke ju ikur.
Ja pra, koha është e juaj, por ne do të ju përmendim disa pika për të cilat, asnjëherë nuk i kemi shfrytëzuar për të ju sulmuar, sepse kemi qenë të bindur në atë se çdo njeri gabon dhe nuk guxon të keqpërdoret vepra e ndonjërit për interesa personale:
· A e harruat akuzën për lidhje jo të lejueshme te hoxhës tuaj? Ku mbeti lidhja e tij me vite të plota e që më pastaj të bëheni “lëmsh” mes vete dhe të mbyteni derisa u pendua? A nuk mundëm që ne ta shfrytëzojmë këtë? Ne e kemi ditur emrin e tij dhe emrin e vajzës me të cilën ai ka pasur lidhje jo të lejueshme! Si qenka pra puna juaj o ju fëlliqësira që mundoheni që ta keqpërdorni gabimin e vëllaut për t’i mbrojtur interesat tuaja! Asnjëherë nuk na ka shkuar mendja të ju themi të gjithëve se jeni zinaqarë!
· Rrahja në xhaminë e Isa Begut. Sa herë ne kemi qenë të akuzuar se po rrahim njerëz nëpër xhami? E që më pastaj Allahu të ju poshtëron edhe atë në Ditën e Xhuma! Asnjëherë nuk e kemi keqpërdorur këtë, përkundrazi i kemi kuptuar gabimet dhe jemi munduar nga një anë tek injorantët të ju arsyetojmë...Por, kënd e kemi arsyetuar!
· Njerëzit më të prishur të xhematit tuaj, u poshtëruan duke ngrënë shpulla gojës në mesin e lagjes së tyre, e që më pastaj të shkoni të vritni njeri në pompën e benzinës! Asnjëherë nuk e kemi keqpërdorur!
· Vëllazëria juaj me një vëlla që ka qenë nën heroinën e fëlliqur e që sot është larguar nga ato vepra! Asnjëherë nuk na ka lënë ndërgjegjja që të ju sulmojmë dhe të ju quajmë që të gjithëve narkomanë!
· Rabiovcat: Ne që moti kemi dashur të shkruajmë për këta, mirëpo për shkak se më e mira është që t’i fshehët vepra e keqe, jemi munduar që të fshehim. A harruat ju se deri atëherë kur nuk keni pasur marrëveshje me tagutët e partive në Kosovë, ju keni fshehur fetva të Ibn Uthejminit, shejh Albanit dhe shejh Fewzanit? Atëherë kur ju u pajtuat për të mbrojtur interesat e tuaja dhe pazarin tuaj me partitë e kufrit, atëherë nuk u lodhët duke postuar mbi 5 fetva të tyre? A e dini se cila është dispozita e atyre të cilëve e “fshehin hakkun”? Shejtanë memec! Më pastaj, t’i quani si bidatxhijë të gjithë ata që i lejuan votimet dhe që votuan, e që më pastaj të bëheni pjesë e tyre. A harruat? A nuk kemi mundur të ju sulmojmë? Subhanallah!
· Xhahilët që nuk falin namaz, që vetë quhen “hanefi”: Për këta nuk do të flasim shumë, le t’i shikojnë në radhët e tyre narkomanët, homoseksualët, zinaqarët, alkoolistët, e pastaj le të na kritikojnë!
O vëlla, për hir të Allahut duro, sepse pas këtyre sprovave, Allahu ka përgatitur fitore të cilës po i ndjehet aroma! Shiko se sa sprova me radhë e ne ende jemi në këmbë. A nuk ka mundur Allahu që me këto sprova të na shkatërron ashtu siç i ka shkatërruar të tjerët? Besoj se e din përgjigjen! Andaj duro, lute Allahun për udhëzimin e muslimanëve dhe bëhu prej atyre muslimanëve që janë syçelur dhe nuk i shikojnë gjërat nga një këndvështrim, bëhu prej atyre që i balancojnë veprat e muslimanëve dhe përsëri e nxjerrin një musliman si vëlla, e jo si armik.
O Allah, mëshiroje vëllaun, është njeri e çdo njeri gabon! O Allah, ti na ke premtuar se përveç shirkut, fal gjithçka, andaj fale dhe mëshiroje!
A. Sallahun Ejubi
www.botaislame.com

written by by krenohem qe i pasoj te paret selfusalihin, April 20, 2011
written by mitrovicalija, April 24, 2011
Mirepo ne tjetren ane duhet prap te jemi ata te cilet gjykojne me drejtesi, ketu ne kete leter vellau qe e ka shkruajt ka then se distancohet nga vepra e vellaut ne fjal, mirepo une mendoj se ky qe e ka shkruajt kete leter nuk distancohet nga vepra e tij sepse vellau qe e ka ber ate veper e ka ber me fetfa te hoxhallareve te cilet njihen me fetfat e tyre te ketij lloji, dhe ky gabim i hoxhallareve nuk eshte i pari tani, kan gabuar edhe ne brodec dhe vende te tjera ku vellezerit tan kan dhen jeten dhe disa jan ne burgje per shkak te fetfafe te gabuara te hoxhallareve.


