Medito në ligjërimin e Kur`anit, dhe do të shohësh një Mbret të Plotpushtetshëm,ku të gjitha lavdet i përkasin Atij,frerët e të gjitha çeshtjeve janë në duart e Tij; prej Tij burojnë dhe tek Ai kthehen. Ai qëndron mbi fronin e pushtetit të Tij,azgje nuk i shpëton kontrollit të Tij në çdo skaj të mbretërisë së Tij. Ai di ç`përmbjnë zemrat e njerëzve,njeh të fshehtat e tyre dhe atë që është e zbuluar. I Vetëm në mbarëvajtjen e punëve të mbretërisë,dëgjon dhe shikon,diku jep dhe diku privon,shpërblen dhe ndëshkon,nderon dhe poshtëron,krijon dhe furnizon,jep jetë dhe vdekje,përcakton,gjykon dhe kontrollon të gjitha punët që vijnë prej Tij,të imëta apo të mëdha qofshin,dhe tek Ai përsëri kthehen;as edhe një grimcë nuk lëviz pa lejen e Tij,as edhe nje gjethe që bie nuk mbetet menjanë diturisë së Tij.
Shiko sesi Allahu lëvdon Veten e Tij,e madhëron dhe falënderon,këshillon robërit e Tij,i udhëzon ata drejt lumturisë dhe kënaqësisë së tyre,i nxit në këtë drejtim dhe i paralajmëron për çdo të keqe që çon në shkatërimin e tyre.
Allahu u tregon njerëzve sesi ta njohin Atë nëprërmjet emrave dhe cilësive të Tij,në mënyrë që Ai të bëhet i dashur tek ata nëpërmjet mirësive dhe bëgative të Tij.
Allahu u kujton njërëzve mirësitë e Tij,i urdhëron t`i përkushtohen asaj që plotson mirësinë e Tij,u tërheq vëretjen për ndëshkimin e Tij,u kujton atyre shpërblimin që ka përgaditur për ta nëse i binden,si dhe çfarë ka përgaditur si dënim nësë nuk i binden.
Allahu tregon se si ka vepruar më parë me miqtë dhe armiqtë e Tij,sikundërse nga ana tjetër tregon edhe përfundimin e secilës palë.Ai i lavdëron miqtë e Tij për cilësitë dhe veprat e mira që kanë bërë,ndërsa kritikon armiqtë e Tij për cilësitë dhe punët e këqija që kanë vepruar. Allahu jep shembuj të ndryshëm dhe paraqet argumente dhe fakte të larmishme. Ai i përgjigjet më së miri dyshimeve që ngrenë armiqtë e Tij,vërteton fjalët e të sinqertëve dhe përgënjeshtron fjalët e gënjeshtarëve,thotë të vertetën dhe udhëzon në rrugën e drejtë,fton në Shtepinë e Paqes ( Xhenetitn )përshkruan karakteristikat e kësaj Shtëpie dhe kënaqsitë e saj. Ai paralajmëron për Shtëpinë e Shkatërrimit (Xhehenemin) dhe përshkruan vuajtjet e saj dhe dhimbjet që ajo shkakton.
Allahu i kujton njerëzit për nevojën që ata kanë për Të,në çdo gjë,dhe varfërinë e tyre para Allahut dhe se ata nuk mund të jetojnë pa Të,qoftë edhe një çast të vetëm.Ai tregon se s`ka aspak nevojë për asnjë nga krijesat e Tij dhe gjithçka që eksiston është krijesë e Tij. Atij i mjafton Vetvetja dhe cilitdo tjetër nuk i mjafton vetvetja,por ka nevojë për Allahun,vetëm se me privilegjin dhe mëshirën e Tij,dhe askujt nuk i bie mbi kokë ndonjë e keqe,e vogël,apo e madhe qoftë, vetëm se në bazë të drejtësisë dhe urtësisë së Tij.
Njeriu shikon në ligjërimin e Allahut qortimin që Ai i bën të dashurve të Tij në mënyrë më të butë dhe,sesi Ai u mbulon atyre të metat,u fal gjunahet dhe u pranon justifikimet,ndeq mangësitëe tyre,dhe i mbron dhe i ruan ata u jep fitore,qëndron kujdestar për problemet e tyre,i shpëton nga çdo siklet dhe vështirësi u realizon premtimin e TIj.Miku i tyre më i mirë,mik si Ai ata nuk kan tjetër,Ai është Miku dhe Tutori i tyre i vërtetë,Ai u jep atyre fitore ndaj armiqve sa mik dhe ndihmëtar është i mirë ësthë Allahu!
Kur zemrat shikojnë se në Kur`an flitet për një Mbret të Madh,të Mëshirshëm,Bujar e Të Bukur,që bën gjithë këto të mira,si mund të mos e duan Atë e të mos rendin për të qënë pranë Tij,që rrahjet e tyre të flasin për dashurinë ndaj Tij,që Allahu të jetë i Dashuri për ta se çdo gjë tjetër ,e kënaqësia e Tij të jetë më parësorja ndaj çdo kënaqësie tjeter?!
E sit ë mos këndojë zemra teksa e përmend Atë e dashuria malli dhe shoqëria me Allahun të jetë ushqimi,forca dhe kura e saj; e tillë që nëse do ta humbte të gjithë këtë,do të shkatërrohej dhe prishej e asgje nuk do të fitonte më nga jeta e saj?!
El-Fewaid
Ibn Kajjim El Xheuzije
Përgatiti: Teuhid.NET



