Në dy raste qaj dhe assesi mos të vie rëndë: për shkak të nënshtrimit ndaj Allahut të Lartëmadhëruar përulje që të ka kapluar e që të vjen e këndshme, dhe për shkak të mëkatit që të ka hipur pasi që ishte larguar prej teje.
Në dy raste gëzohu dhe mos të të vie rëndë: atëherë kur realizohet ndonjë vepër e mirë në të cilën ti ke udhëzuar dhe dobinë të cilën e ke treguar.
Në dy raste të kesh kujdes të veçantë: ndaj tiranit të fuqishëm, të cilin e ka shkatërruar Allahu dhe ndaj dijetarit jo të moralshëm, të cilin e ka turpëruar Allahu Lartëmadhëruar.
Në dy raste mos qëndro gjatë në to: në mëkatin ndaj Allahut, i cili ka kaluar dhe në të mirën ndaj njerëzve e cila ka kaluar.
Në dy raste mos u pendo: për shkak të mirësisë, të cilën e refuzojnë shokët e tu dhe për shkak të faljes të cilën e refuzojnë ata të cilëve ua ke falur.
Në dy raste mos u gëzo: për shkak të vdekjes së armikut dhe për shkak të devijimit të atyre që kanë qenë të udhëzuar.
Në dy raste ruaje mallëngjimin tënd: në përcjelljen e xhenazes dhe atëherë kur je dëshmitar i fatkeqësive.
Në dy raste orvatu: që ta ruash shëndetin tënd dhe ta mbrosh personalitetin tënd.
Në dy raste mos u turpëro nga koprracia: në shpenzimin e parave për mosnënshtrim ndaj Allahut dhe në fitimin e parave për të cilat nuk ke nevojë.
Në dy raste harro vetveten tënde: atëherë kur ta kryesh detyrën tënde dhe atëherë kur qëndron ulur në një shoqëri me një njeri mendjemadh.
Në dy raste orvatu aq më shumë sa mundesh: në të kërkuarit e diturisë dhe në kryerjen e veprave të mira.
Dy gjëra praktikoj më rrallë: nxitjen e vështirësisë në stomak dhe shakanë me njeriun e papunë.
Dy gjëra ruaj për ditë të vështira: shëndetin dhe rininë.
Dy gjëra përgatiti për Ditën e Gjykimit: diturinë dhe pasurinë.
Në dy raste mos të të pikëllojë të qarit: qarja e gruas kur e akuzon ndonjërin dhe të qarit e të akuzuarit gjatë burgosjes.
Në dy raste assesi të mos të të mashtrojë të qeshurit: atëherë kur tirani qeshet dhe atëherë kur njeriu i pikëlluar qeshet me ty.
Asnjëherë mos e ndërlidh zemrën me ndonjë gjë tjetër për një çështje, përveçse në jetë ta duash vetëm Allahun dhe të Dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem.
Në një rast mos shpreso asgjë përveç se një: në agonin e vdekjes mos shpreso përveç mëshirës së All-llahut.
M.S
Përgatiti: Teuhid.NET



