Froni i qiellit dhe froni i tokës

Krijesa më e përsosur, më fisnike, më madhështore , më e nditur, më e larta në vend e pozitë dhe më e madhja është Arshi ( froni ) i Allahut, ndaj dhe Allahu i Madhëruar u lartësua mbi të. (Kjo gjë përmendet shtatë herë në Kur`an).

Krijesat e tjera , sa më afër Arshit që të jenë krijuar aq më fisnike, të ndritshme dhe të përososura janë në krahasim me të tjerat që ndodhen më larg, për këtë arsye Xheneti i Firdeusit është xheneti më i lartë, më i miri dhe më i ndritshmi, sepse ai është më pranë Arshit, e Arshi është çatia e tij. çdo gjë sa me larg tij të ndodhet, aq më e errët dhe e ngushtë është në krahasim me të tjerat, prandaj dhe më i poshtmi i të poshtmve, është vendi më i keq dhe më i ngushtë dhe larg çdo të mire.Allahu i ka krijuar zemrat dhe i ka bërë ato vendnjohjen e Tij; në to vendoset dashuria pë Allahun. Zemra është froni (arshi) i shembullit më të lartë, që është pikërisht njohja e Tij, dashuria për të, dhe dashuria për t`u afruar me Të. Allahu i Lartësuar  thotë:  “Për ata që nuk besojnë në Botën e Përjetme, është  përcaktuar shembulli i më të keqes, ndërsa Allahut i përket Shembulli më i lartë dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.” (Nahl, 60).

Është Ai, i Cili e filloi krijimin, pastaj do ta përsërisë atë dhe kjo është shumë e lehtë për Të. Atij i takon shembulli më i lartë në qiej dhe në tokë. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, më i Urti, Gjithëgjykues. (Rrum, 27).  Dhe Allahu thotë gjithashtu: “Asgjë nuk i shëmbëllen Atij” (Shura, 11)

Njohja, dashuria dhe dëshira për të qënë pranë Allahut është një prej shembujve më të larët që lartësohet në zemrën e besimtarit dhe është fron për të. Nëse zemra nuk është  më e pastra, më e mira dhe më e largëta nga çdo e keqe, ajo nuk mund të bëhet vend i përshtatëshëm për të qëndruar shembulli më i lartë në të, ndaj në të qëndron shembulli më i ulët, që është dashuria dhe varësia e zemrës pas kësaj bote, dhe kësodore,kjo zemër do të bëhet vendi më i ngushtë, më i errët dhe më i largët nga lumturia dhe përkryeshmëria.

Kështu , do të kemi dy zemra, një zemër e cila bëhet fron për Allahun (njohjen dhe dashurin për Të), e në të cilën do të ketë jetë, dritë, ngazëllim, hare, lumturi, dhe çdo gjë të mirë por, në anën tjetër, do të kemi një zemër, e cila është bërë fron i shejtanit, dhe në të do të gjesh ngushtësi, errësirë, vdekje, trishtim, ankth dhe stress. Një njeri i tillë do të jetë i pikëlluar për të shkuarën e tij, i merakosur për çastet që jeton dhe në ankth për atë që e pret në të ardhmen. Transmetohet një hadith nga Profeti (salallahu alejhi ue selem), në të cilin thuhet: “Kur drita hyn në zemër, ajo hapet dhe zgjerohet.” Shokët e tij e pyetën: ‘Dhe si dallohet kjo o I Dërguari i Allahut? Ai tha: “Dashuria për botën e përjetshme, urrejtja për botën mashtruese dhe përgaditja për vdekjen para se ajo të vijë.

El-Fewaid

Ibn Kajjim El Xheuzije

Përgatiti: Teuhid.NET

Hits: 446
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy