Dhjetë këshilla për motrën muslimane

Deri tek pasardhëset e Esmas në çiltërsi, pastërti dhe dëlirësi.. Ndjekëset e  rrugës së Aishes, Hafsës dhe Sumejes, deri tek çdo besimtare e pastër, e dëlirë, e devotshme dhe fisnike.

Deri tek çdo e mashtruar me bukuritë e perëndimit dhe lindjen e rrejshme.. deri tek të hutuarat pas qytetërimit evropian.. deri tek çdonjëra e cila i kundërshtoi urdhrat e All-llahut, e grisi perden e turpit e doli ka shtëpia lakuriqe, e pispillosur me veshje tejet ekstravagante duke i joshë dhe hipnotizuar njerëzit përreth, i dërgoi këto pëshpëritje paralajmëruese dhe thirrje qortuese.

Pëshpëritja e parë: Motër e nderuar besimtare ti që Zoti jot të begatoi me trup të shëndoshë, të nderoi me nurin e besimit dhe dritën e islamit, falëndero All-llahun e Lartësuar.. afrohu tek ai me adhurime dhe nënshtroju urdhrave të tij, ngaqë bindja dhe nënshtrimi ndaj All-llahut është kulmi i gëzimit dhe suksesit në këtë botë po ashtu edhe në ahiret. All-llahu i Lartësuar thotë: “Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh”. [Ahazab 71]

Pëshpëritja e dytë: “Kujdesu për mbulesën dhe dëlirësinë tënde.. mbulesa është nderë, pastërti dhe çiltërsi. All-llahu i Madhëruar thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen”. [Ahzab 59]

Po.. mbulesa është shenjë për femrën se është e ndershme, fisnike dhe e pastër. Si jo? Mbulesa është dëshmi për turpin e saj, sinjal i dëlirësisë së saj, mandej është mburojë nga djajtë, qofshin prej xhinëve apo njerëzve. Pra motër e nderuar, Zoti ju bekoftë,  kujdesu për mbulesën tënde se është  sekreti i lumturisë tënde.

Pëshpëritja e tretë: Kujdes nga thirrësit e “Emancipimit” dhe heqjes së mbulesës, ata ta duan të keqën. Motër e dashur bëhu një pengesë e fortë para ideve të tyre, një fortifikatë e pathyeshme para epsheve të tyre. Po, motra ime, me të vërtet turpi dhe dëlirësia jote i ka rraskapitur dhe shqetësuar aq shumë saqë edhe gjumi i natës nuk i merr. Ata dëshiruan që ti të ecësh pas karvanit të shthururave që në këtë mënyrë do ta kenë më lehtë t’i realizojnë dëshirat dhe epshet e tyre. Kujdes nga këta sepse unë jam vetëm se një këshillues besnik.

Pëshpëritja e katërt: Kujdes nga përgojimi dhe thashethemet, sepse këto dy dukuri i çrrënjosin veprat e mira dhe i hanë sevapet e veprave të mira. All-llahu i Lartësuar thotë: “Mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin”. [Huxhurat 12] 

Motër e nderuar, largohu nga çdo tubime dhe ndeje në të cilën fjalën kryesore e ka përgojimi dhe thashethemet, mundohu që sa më tepër të përmendësh All-llahun, të lexosh Kur’anin, ngaqë janë shkaqet dhe ilaçi më efikas për t’i eliminuar këto dy vese të këqija.

Pëshpëritja e pestë: Motër e dashur, përpiqu që të stolisesh me njohuri fetare, të zbukurohesh me çështjet e besimit. Motër e nderuar të këshilloj që të lexosh libra të dobishëm të shkruara nga dijetarët dhe thirrësit tanë të devotshëm, mos harro që të marrësh pjesë në tubime islame dhe ligjërata fetare. I Dërguari i All-llahut paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të thotë: “Ai i cili merr një rrugë për të kërkuar dituri, All-llahu i Lartësuar do t’ia lehtëson rrugën për në xhenet”

Pëshpëritja e gjashtë: Motër besimtare, vazhdon ende historia të na rrëfen mbi jetën e atyre femrave fisnike që sakrifikuan me mundin dhe kohën e tyre duke ndihmuar në edukimin e burrave të famshëm dhe trimave gjigant, gjithashtu ata nuk u lodhën e as që i kaploi plogështia në përgatitjen e modeleve dhe gjeneratave të ndritshme, për të tillat dhe të ngjashmet foli e gjithë bota dhe u duartrokitën nga historia. Në fjalën e urtë popullore thuhet: Pas çdo të famshmi ekziston një femër”. 

Motër e nderuar, pyete vetveten, a do të jesh prej atyre që emri yt do të jetë i gdhendur në murin e kohës, ndërsa vepra e saj të pikturuar në panelin e historisë, duke edukuar dhe nxjerrë gjenerata të veçanta dhe unike, duke mbjellur në zemrat e tyre dashurinë ndaj fesë dhe myslimanëve dhe duke i frymëzuar për sakrificë dhe flijim. 

Motër e dashur, mos u lodh dhe as mos u bën pesimiste, ngaqë mundi dhe përpjekja assesi nuk humb ndërsa vepra nuk asgjësohet. All-llahu i madhëruar thotë: “Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët”.  [Teube 105]

Pëshpëritja e shtatë: Motër e çmuar, kujdesu që sa më tepër t’i kryesh adhurimet vullnetare, le të jetë preokupimi yt dhënie dhe shpenzime në emër të All-llahut, bëhu me të devotshmet  të cilat garojnë për ta fituar xhenetin gjërsia e së cilës është sa qiejt e toka.

All-llahu i Lartësuar thotë: “Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës”. [Hadid 21], “E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën” [Mutaffifin  26]

Motër e nderuar, rruga është e gjatë,  furnizohu me ushqimin e besimit, armatosu me arsenalin e adhurimeve, ndërsa vendtakimi është xheneti.

Pëshpëritja e tetë: Motër a ke dëgjuar me rastin e Nënës së Salihut? Ishte një grua e moshuar, pasi që kishte dëgjuar për vlerën dhe shpërblimin e madh të thirrjes në rrugë të All-llahut, përvoli krahët dhe së bashku me fëmijët e saj filloj të ecë fshat për fshati për t’i mësuar të tjerët islamin, për të këshilluar dhe edukuar në frymë islame. 

Ku janë ata të cilët e pasojnë këtë motër dhe e marrin shëmbëlltyrë dhe yrnek të jetës tyre. All-llahu i Lartësuar thotë: “Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit”. [Ali Imran 104]

Motër e nderuar a do i përgjigjesh kësaj thirrje madhështore, a do t’i nënshtrohesh këtij udhëzimi hyjnor, shpresoj se do të jesh aktive dhe shumë ambicioze.

Pëshpëritja e nëntë: Akoma ekzistojnë shumë femra që dëshirojnë shoqe për ti ndarë shqetësimet e tyre, për t’i ndarë brengat dhe dhimbjet e tyre.  Ato kanë nevojë për njerëz të mirë si ju, shpejto që të qëndrosh pranë tyre, shoqërohu me to, solidarizohu dhe  ndihmoi për t’i drejtuar në mirësi dhe suksese.  Ju e meritoni atë, me ndimhën e All-llahun, dhe mos i harroni fjalët e Pejgamberit paqja qoftë mbi të: “Sikur All-llahu të udhëzojë nëpërmjet teje një person të vetëm do të ishte më me vlerë se të kesh një kope me deve të kuqe.

Pëshpëritja e dhjetë: Ju këshilloj që të lexoni biografinë e të parëve tanë të mirë, biografinë e atyre grave që treguan një model të ndritshëm, yrnek të begatshëm, shembull të rrallë dhe nivel unik..

Me të vërtet nga jeta e këtyre grave mund të përfitojmë shumë urtësi, mësime, margaritarë dhe rubin.

Po të mos ishte mungesa e hapësirës, do t’i cekja disa shembuj të ndritshëm, dhe disa fragmente madhështore nga jeta dhe momentet e tyre, mirëpo po të këshilloj që të lexosh jetën e tyre  ngaqë në ato ka shumë thesare... All-llahu u kujdestë për ju, ju dhuroftë lumturi dhe hare.

Përktheu dhe përgatiti: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 631
Comments (1)Add Comment
...
written by Medina , March 28, 2011
Esselamu alejkum!Allahu ju shperblefte te gjithe juve qe lansoni tema te tilla shume keshilla te bukura do ju kisha lute qe te tregoni edhe shembuj nga grate e kohes se arte ,nuk e kane mundesine te gjithe te pajisen me libra te historise islame e keshtu permes sajteve me lehte mu pajis me dituri inshallah e keni parasysh kete kerkese Allahu ju shperblefte per mundin tuaj me xhennetul Firdeus.

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy