Përse e braktise?!

Gjëja më e rëndësishme që unë mendojë  që duhet bërë në këtë kohë, dhe përgjigjja më e mirë ndaj atyre të shthururve që e njollosën Kuranin famëlartë është që çdonjëri nga ne t’i jep premtim All-llahut të Lartësuar se do t’i manifestoj kërkesat e Kuranit në jetën e tij të përditshme, me një fjalë, të jetë një kopje e Kuranit

Fëmijët janë pasuria më e madhe që posedon njeriu, gjëja më e çmuar, i dashurove me një dashuri e cila nuk mund të krahasohet me asgjë, shpenzove për ata  pasurinë dhe kohën duke i edukuar, u kujdese për ata me gjithçka që posedoje,  ju afrove atyre të gjitha llojet e dashurisë dhe mëshirës.

Për të mos e zgjatur,  ju ishit një prind i përsosur në çdo kuptim të fjalës... pas gjithë këtyre mirësive,   fëmijët e tu të dashur të braktisin.  Pyes vetën se si ju ndjeheni të braktisur?!

A nuk konsiderohet kjo vepër një krim i urryer?! S’ka dyshim se një krim sikur ky e kundërshton, në mënyrë kategorike e refuzon dhe e qorton.. 

Por për fat të keq,  ju bëni atë që është më tronditëse në momentin kur e ke braktisur librin e All-llahut.

Vëlla i dashur, të kuptoj se hidhërohesh, ngaqë ju nuk pranoni  për të braktisur një njeri të dashur, dhe  betohem në All-llahun se ndonjëherë hidhërohesh kur ndahesh nga një kafshë e cila nuk ka intelekt e as logjikë, e mos të flasim për ndonjë të dashur apo mik.
  
Është për të habitur!  Shpirti yt refuzon dhe pikëllohet të braktisë edhe gjërat më me pavlerë, ndërsa nuk lëvizë aspak nga të braktisurit e librit të All-llahut... a nuk turpërohesh?! A jeni të denjë ndaj zotit tuaj?! A ja vlenë braktisja e fjalëve të Zotit?!
 
Për të tillët, s’ka aspak dyshim, citohen këto ajete të Kuranit: “Ç'është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton”,  “Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë që e meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.”, “më e drejtë është që ata të bëjnë të kënaqur All-llahun dhe të dërguarin e Tij (me adhurim dhe vepra të sinqerta) nëse vërtet janë besimtarë”.

Me të vërtet kishte të drejtë i Dërguari i All-llahut që ankohej nga njerëzit e këtillë, kur tha: “O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!”.

Kështu që nuk do të jetë befasi përse armiqtë e All-llahut e përdhosin Kur’anin, e djegin dhe e grisin ngaqë ata zbuluan se vetë myslimanët e kanë braktisur, kuptuan se nuk peshonte më, andaj e eliminuan nga jeta e tyre.

Vallë a brengosesh përse të krishterët dhe çifutët e kanë përdhosur Kuranin?! Besoj se si çdo besimtarë  je pikëlluar shumë, mirëpo jam pikëlluar edhe më shumë për atë se çfarë kemi bërë ne vetvetiu, ngaqë ne e kemi përdhosur në momentin që e kemi braktisur...

E kemi përdhosur para tyre në momentin që pikësynimi ynë final ishte të dijmë të lexojmë, apo të mësojmë diç përmendësh, të dëgjojmë lexues me zëra mahnitës apo të kemi një Kuran në shtëpi sa për bereqet. 

E kemi përdhosur atëherë kur i dhamë përparësi ligjeve të fabrikuara para ligjeve të Kuranit, iu jemi nënshtruar urdhrave të njerëzve para urdhrave të tij,  e kemi përdhosur atëherë kur një reviste apo një gazete i besojmë më shumë se i besojmë fjalëve të Kuranit, e kemi përdhosur ngaqë kemi dështuar të jemi një kopje e Kuranit në të vepruarit me këshillat e tij, gjegjësisht “Kuran i cili ecte në tokë”,  mu ashtu siç ishte i Dërguari i All-llahut sal’allahu alejhi ue selem.

Mos të jetë i gjithë qortimi, hidhërimi dhe zemërimi vetëm ndaj jobesimtarëve, por pjesën më të madhe të qortimit dhe zemërimit ta drejtojmë kah vetvetja jonë... sikur të ishim të sinqertë dhe të vepronim me të gjitha udhëzimet që gjenden në Kuranin famëlartë, All-llahu do të na ndihmonte dhe zemrat e armiqve tanë do t’i mbushte me frikë dhe drojë.

Sa herë Kurani famëlartë është përdhosur dhe fyer, ndërsa ne përpiqemi për ta zbutur zemërimin me indinjata dhe protesta dhe e gjithë energjia kanalizohet në këtë drejtim, që më pas stuhia e hidhërimit të qetësohet,  ndërsa ne asgjë nuk kemi bërë, bile asnjë reformë apo aksion afirmativ për Kuranin Famëlartë.

Përse veprat e tyre të shëmtuara dhe të turpshme të mos jenë motiv për të lartësuar Kuranin me mësim dhe punë, e përpjekjet e tyre të ligëta të shndërrohen ashtu siç thotë i Lartësuari: “Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshpërim i tyre, madje ata do të mposhten”.

Ndoshta prej urtësive të kësaj fushate brutale ndaj Kuranit famëlartë  është që myslimanët të zgjohen nga gjumi, dhe të shikojnë vetveten e tyre se ku janë ata me Librin e All-llahut, të kuptojnë madhështinë dhe vlerat e këtij libri, të kuptojnë se sa është i nevojshëm ky libër dhe se cili është rreziku dhe pasojat e braktisjes së këtij libri.  Kjo krizë dhe kjo ndodhi le të jetë pikënisja e një epoke të re për kujdesin ndaj librit të All-llahut,  qoftë në aspektin arsimorë, edukativ dhe atë praktik.
 
Betohem në All-llahun,  se nevoja për librin e All-llahut, qoftë si individ apo si shoqëri,  i tejkalon të gjitha nevojat primare të jetës  tonë.  I privuar është ai person i cili privohet nga Kurani qoftë në aspektin shkencorë dhe në atë praktik. E gjithë humbja e njeriut pa humbjen dhe braktisjen e Kuranit është çështje lehtë.

Nuk i ka sjellë myslimanët në këtë gjendje, gjegjësisht braktisja e Kuranit, vetëm se injoranca dhe mungesa e vetëdijes për nevojën e tyre, dhe rolin e tij në jetë dhe se Kurani famëlartë është elementi kyç i lumturisë dhe suksesit në këtë botë dhe botën tjetër.

Ka gabuar ai person i cili mendon se Kurani është një libër i thjeshtë dhe se fjalët e tij janë fjalë të thjeshta normale... Ai është libër i All-llahut...Janë fjalët e Tij... Është prej All-llahut...Vallë a e ke përjetuar këtë kuptim ...betohem në All-llahun se po ta kishe përjetuar këtë, në asnjë mënyrë nuk do ta braktisje dhe as që do ta lije pas dore.

O Musliman, çfarë po prisni? A nuk keni frikë që All-llahu t’ju privojë  nga fjalët e Tij të mrekullueshme?
 
Asgjë në botë nuk do ta kompensojë nëse e humb dhe e lenë pas dore Kuranin.  O Zot i botëve, ju lutemi mos na privo nga Kurani.

Gjëja më e rëndësishme që unë mendojë që duhet bërë në këtë kohë, dhe përgjigjja më e mirë ndaj atyre të shthururve që e njollosën Kuranin famëlartë është që çdonjëri nga ne t’i jep premtim All-llahut të Lartësuar se do t’i manifestoj kërkesat e Kuranit në jetën e tij të përditshme, me një fjalë, të jetë një kopje e Kuranit.   

Nëse ata të pandershmit korrin sukses në djegien e Kuranit apo në fshirjen e disa ajeteve, si do t’ia bëjnë me ajetet të cilat janë të gdhendura në mendjen dhe të shënuara në zemrat e shumë njerëzve...si do t’ia bëjnë me veprimet e moralit dhe karakterit mysliman, si do t’ia bëjnë me gjurmët dhe efektet  e fuqishme që i lënë këto ajete në personalitetin e myslimanit. 

Sa shumë janë atë që e dinë  përmendësh Kuranin! Sa shumë janë ata që dinë ta lexojnë Kuranin! Por ku janë ata që punojnë  me udhëzimet e tij! Ku janë ata që sistem të jetës së tyre e kanë Kuranin! Ku janë ata që pasi ta mësojnë Kuranin thërrasin në praktikë dhe të gjykuarit me të.

Ibën Kajjimi thotë: “Ata të cilët nuk punojnë me udhëzimet e Kuranit nuk janë ithtarë të tij edhe nëse e lexojnë në mënyrë të përsosur”.

Nëse dëshirojmë ta ndihmojmë fenë tonë dhe Kuranin, atëherë le të jemi vigjilent që t’i realizojmë të drejtat e Kuranit dhe le të bëhemi praktikuesit më të mirë të udhëzimeve të tija.

Nuk jemi duke kërkuar shumë dhe as ndonjë vepër të vështirë, nuk do ta zgjasë për të folur se si duhet të jetë relacioni jonë drejt Kuranit dhe mënyra për të përdorur atë... Mirëpo, unë ju ftojë që një pjesë të vogël të kohës që e kaloni për këtë botë dhe të mirat e saj t’ia kushtoni Kuranit.

Në mënyrë që të jemi ithtarë të Kuranit dhe veprues të vërtet të udhëzimeve të tij e mos të jemi prej atyre që e braktisin dhe e lënë pas dore. Në vijim do t’i përmendim disa detyra për Kur’anin:

Një: Detyrat shkencore:

1. Shtimi i  leximit të Kuranit.
2. Shtimi i dëgjimit të Kuranit.
3. Intonacioni dhe leximi i drejtë i Kuranit.
4. Mësimi përmendësh.
5. Mësimi dhe kuptimi i dispozitave dhe udhëzimeve.

Dy:  Detyrat në aspektin praktik

1. Nxjerrja e udhëzimeve, detyrimeve dhe mesazheve drejtuar neve.
2. Meditimi dhe reflektimi i këtyre detyrave në vetvete dhe vlerësimi i vetvetes në pajtimin me këto.
3. Zbatimi  i nënshtrimi ndaj urdhërave.
4. Të mësuarit e njerëzve atë që ne e mësojmë.
5. Thirrja e njerëzve për t’i zbatuar udhëzimet dhe drejtësinë e Kuranit.

Në fund: Kurani famëlartë është i mbrojtur me ne apo me dikë tjetër, gjithashtu ne nëse nuk mbrohemi apo ndihmohemi me Kuranin, asgjë tjetër nuk do të ndihmon. 

All-llahu i Lartësuar i caktoi këto ndodhi, që të jenë një mundësi për ata që dëshirojnë të vërtetojnë  se me të vërtet e dëshirojnë All-llahun dhe për të treguar se ata shpenzojnë gjithçka vetëm e vetëm për të arritur kënaqësinë e All-llahut... pra ata të cilët punojnë dhe veprojnë në korrniza të asaj që e dëshiron All-llahu, ata në fakt kanë ndërtuar rrugë dhe shkallë për në xhenet.
 
Vëllezër të dashur, duhet të potencojmë  se vështirësitë, sprovat, telashet dhe krizat i pastrojnë radhët e njerëzve dhe njëkohësisht shfaqin në mejdan ambiciet, burrërinë, dështimin dhe pesimizmin.

Andaj vëlla i dashur kujdes se çfarë do të shfaqësh ti nga kjo sprovë.

Përktheu: Abdyl FUGA

Përgatiti: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 467
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy