Ti më së miri e di . . . por edhe unë e di

O Zoti im, Ti më së miri e di: se unë nuk jam afruar tek Ti me vepra të mira.

Por unë e di: se Ti do t’i falësh të gjitha mëkatet, përveç shirkut (politeizmit) - mëkat kur ta konsideroj dhe ta bashkëngjis ndonjërin të barabartë me Ty.

O Zoti im, Ti e di: se unë nuk jam larguar nga veprat e shëmtuara, nga ato të cilat i ke ndaluar Ti.

Por unë e di: se Ti nuk e ngarkon askë përtej mundësive të tij.

O Zoti im, Ti më së miri e di: se unë nuk të kam adhuruar ashtu siç të takon Ty, Madhështisë dhe Lartëmadhërisë Tënde.

Por edhe unë e di: se Ti do t’i shpëtosh nga zjarri dhe nga dënimi i përjetshëm çdonjërin, i cili në zemërn e tij ka patur besim madje edhe sa një grimcë.

O Zoti im, Ti më së miri e di se: shpirti im nuk është i pastër nga mëkatet, krahas dhuratave të mëdha të Tua ndaj meje.

Por unë e di se: Ti më ke krijuar nga dheu, më bëre që të rritem dhe të zhvillohem, më vendose në Tokë dhe djallin na e ke sjell si sprovë.

O Zoti im, Ti më së miri e di se: unë notoj në detin përplot valë, të cilat njëra pas tjetrës më sulmojnë, vetëm që të arrij në brigjet e Tua të sigurisë dhe shpëtimit.

Por unë e di se: Ti më ke rënduar në këtë botë me atë që më është ngadalësuar të vij te Ti, ma ke rënduar këtë botë me bashkëshorten dhe fëmijët, me nevojat dhe me sëmundjet, me brengat dhe me dëshpërimet.

O Zoti im, Ti e di më së miri se: unë dëshiroj që të notoj dhe të futem në detrat e fshehtësive Tua dhe t’i dorëzohem dritës Tënde.

Por edhe unë e di se: Ti tek unë, pranë dritës së mendjes e ke krijuar edhe errësirën e epshit, pranë nënshtrueshmërisë sikurse engjëjt, tek unë e ke krijuar edhe mendjemadhësinë e Iblisit, pranë lartësive qiellore, tek unë ke krijuar edhe ultësirat e tokës, pranë pastërtisë së veprave të mira, tek unë ke krijuar edhe njollat e mëkateve, pranë zjarrit të dashurisë ke krijuar edhe tymin e epshit.

O Zoti im, Ti më së miri e di se: unë dëshiroj të vij te Ti i sinqertë dhe i përulur.

Por unë e di se: Ti e zgjedh cilin dëshiron Ti me vullnetin Tënd, e jo për shkak të veprave të robërve Tu, me fisnikërinë Tënde, e jo sipas meritës së tyre.

O Zoti im, kjo është pjesë e diturisë Tënde ndaj meje dhe pjesë e diturisë sime ndaj Teje. Të lutem bën që kjo dituri e ime të bëhet ndërmjetësues para Teje dhe të lutem ndihmo që të mësoj diç nga dituria Yte, sepse mundësitë e mia që të mësoj janë shumë të dobëta. O Zoti im, të lutem mos më largo mua nga Ti për shkak të diturisë Tënde ndaj meje dhe për shkak të dobësive të mia dhe mos e bën diturinë time ndaj Teje sprovë drejt rrugës Tënde. O Zoti im, Ti i di të gjitha, ndërsa ne nuk dimë dhe Ti je më i Urti dhe Ai i Cili dhuron shumë!

M.S

Përgatiti: Teuhid.NET

www.teuhid.net


 

Hits: 513
Comments (1)Add Comment
...
written by MASHALLAH, April 12, 2011
O ALLAH RRITE DITURIN TEK NE DHE LARGOJE IBLISIN ME EPSHET E TIJ

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy