Shenjat e Allahut që shikohen dhe shenjat që lexohen

Zoti i Lartësuar në Kur`an që ta njohin Atë nëpërmjet dy mënyrave:

Menyra e parë: Vështrimi te veprat e Allahut.
Menyra e dytë: Meditimi në ajetet e Kur`anit.

Të parët janë argumentet e dukshme që dëshmojnë për Allahun dhe të dyjat janë argument që dëgjohen dhe logjikohen.

Ja disa ajete që flasin për llojin e parë: “Pa dyshim se në krijimin e qiejve dhe të tokës,në këmbimin me radhë të ditës dhe të natës,në anijet që lundrojnë përmes detit me çfarë është e vlefshme për njerëzimin,në ujin që Allahu derdh nga qielli,duke e bërë tokën pas tij të gjallë,pas vdekjes së saj,në lëvizjen e të gjitha krijesave,të cilat Ai i ka shpërndarë gjithandej,në ndryshimin e drejtimit të erërave de të reve që mbahen mes qiellit dhe tokës:të gjitha këto janë me të vërtetë Ajete(prova,dëshmi,tregues) për popullin që ka mend.” (Bekare, 164)

“Vërtet në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në këmbimin e ndërsjellë të ditës dhe të natës,ka padyshim tregues pë rata që kanë mend.” (Ali Imran, 190)  Ajete të tilla janë të shumta në Kur`an.

Ja dhe disa ajete që flasin për llojin e dytë: “A nuk mendojnë thellë për Kuranin?” (Nisa, 82)  “A nuk e menduan ata thellë fjalën ( Kur`anin).  (Muminun, 68) “(Ky është) Libër (Kur`an) gjithë bekime e mirësi,të cilin Ne ta kemi zbritur ty me qëllim që ata të mendojnë e të thellohen në Vargjet e tij.” (Sad, 29). Ajete të tilla janë të shpeshta në Kur`an.

Veprat e Allahut  faktojnë veprimet e Tij dhe veprimet tregojnë për cilësitë e Allahut;vepra tregon për një veprues që e ka kryer atë dhe kjo detyriisht të shpie në përfundimin se ai ekziston,ka forcë,vullnet dhe dije,pasi është e pamundur që një veprim i lirë dhe i qëllimshëm,të kryhet nga diçka që nuk ekziston,apo që ekziston por nuk zotëron fuqi,jetë,dije dhe as vullnet.

Veçantia e çdo vepre dhe veçoritë e saj të ndryshme tregojnë për vullnetin e lirë të vepruesit,i cili nuk epron vetëm njëherë dhe gjithmonë njëlloj.
Të gjitha përfitimet,urtësitë dhe qëllimet e mira që shihen te veprat e Allahut,flasin për Urësinë e Allahut.Kur veprat e Tij kanë mirësi dhe dobi,ato flasin për Mëshirën e Tij. Kur në veprat e Tij shfaqet forca dhe ndëshkimi, ato flasin për Zemërimin e Tij.

Kur në to shfaqet bujaria dhe përkujdesja,ato flasin për Dashurinë e Tij.Kur në to shfaqet nënshtrimi dhe ulja, ato flasin për Urrejtjen dhe Pakënaqësinë e Tij.

Kur te veprat e Tij shfaqet një fillim i dobët e i mangët,më pas rritja e përsosmëria,dhe në fund zhdukja e shkatërrimi,e gjitha kjo fakton ndodhinë e ringjalljes.

Lindja ,rritja dhe vdekja e bimëve dhe kafshëve tregon se ringjallja është e mundshme.

Dhe kur gjurmët e Mëshirës dhe Mirësisë së Tij shfaqen te krijesat, ato flasin për vërtetësinë e Profetëve Të Zotit. Dhe kur te krijesat shfaqet përsosmëria dhe bukuria,e cila nëse nuk do të ishte,do t`i bënte ato të mangëta,kjo tregon se Ai që i dhuron është i pari që i zotëron këto cilësi.
Veprat e Allahut janë ato që më mirë se çdo gjë tjetër flasin për cilësitë e Tij dhe vërtetojnë fjalët e Profetëve,të cilët floën për madhëstinë e cilësive të Tij.Veprat e krijuara dëshmojnë vërtetësinë e ajeteve Kur`anore dhe ajetet Kur`anore nxisin argumentimin me anë të shenjave të krijimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t`ua shfaqim atyre Shenjat Tona në gjithësi dhe në vetë veten e tyre,derisa t`u bëhet e qartë se ky ( Kur`an ) është e vërteta. Dëshmues përmbi gjithçka? “(Fussilet, 53).

E pra , Kur`ani është i vërtetë dhe Allahu tregon se në mënyrë të pashmangshme Ai do t`u shfaqë atyre  arumentet e Tij në gjithësi,të cilat flasin për vërtetësinë e ajeteve Kur`anore.

Më pas thotë se dëshmia e Tij,është më se e mjaftueshme për të treguar vërtetësinë e fjalëve të Tij ,fjalë më të cilat Ai dëshmon për vërtetësinë e Profetëve të Tij.Argumentet e Allahut tregojnë vërtetësinë e fjalëve  të Tij dhe Ai vetë dëshmon për vërtetësin ë Profetit të Tij me anë të argumenteve të Tij.

Allahu është Vetë Dëshmues dhe po ashtu për Të dëshmohet nga të tjerët; Ai është Vetë argument dhe shërben si argument për të tjerë; Ai  Vetë është argument po për Veten e Vet. Një njeri që e nihte mirë Zotin,pati thënë: “Si mund të kërkoj argument për Atë i Cili është Vetë argument për çdo gjë?! çdo argument që të kërkosh për Allahun,dije se Allahu është më i Dukshëm sesa ai. Ndaj dhe Profetët iu drejtuan popujve të tyre duke u thënë: “A mos keni dyshim në Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të tokës?” (Ibrahim, 10)

Allahu është më i Njohuri se çdo i njohur,më i Famshëm se çdo i famshëm,më i Qartë se çdo argument.Gjërat në realitet nëpërmjet Tij janë njohur,ndonëse ato përdoren për të argumentuar ekzistencën e Tij.

El-Fewaid

Ibn Kajjim El Xheuzije

Përgatiti: Teuhid.NET


 

Hits: 465
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy