Ç’farë po përgatisin në fshehtësi për Kryengritjen??

Autor: Prof.Fehmi Huvejdi

Gazeta "Al Sharq", Katar 22.02.2011

Nëse kemi arritur të kuptojmë diç nga ajo se çfarë kishin përgatitur për brenda mbetjet e sistemit të kaluar (në Egjipt sh.p.), ende është i pa qartë për ne ajo që janë duke e përgatitur pasardhësit e tij nga jashtë. Por, me gjithë atë, në duar kemi fakte të cilat na tregojnë se si kanë menduar dhe i kanë përgatitur ngjarjet para se të ndodhnin, të cilat do të ndriçonin qëllimet e tyre pas asaj që ndodhi atje..

1

Jam duke folur se si i kishte shquar Izraeli marrëdhëniet e tij me Egjiptin, ashtu siç e kishte parë Afi Dihtar, ministri i sigurisë së brendshme të Izraelit, në një ligjëratë të cilën e kishte mbajtur për të pranishmit të cilët mësonin në institutin për hulumtime të çështjes së sigurisë shtetërore në Tel Aviv në muajin shtatorë 2008, e në të ndër të tjera ishte edhe “qëndrimi i Izraelit rreth ndryshimeve eventuale që do të mund të ndodhnin në disa vende të rajonit, në mesin e të cilave është edhe Egjipti”.

Kjo ligjëratë është me një rëndësi të veçantë, rreth të cilës më parë kam folur disa herë, por që pas kryengritjes së 25 janarit e shoh më shumë se domosdoshmëri që kjo ligjëratë të analizohet, kjo pasi që ajo që kishte ndodhur nuk i kishte shkuar në mendje askujt, as neve, e as atyre, e asnjë njeriu në rruzullin tokësorë. Kjo, pasi që sipas parashikimeve të tyre ndryshimet "Dramatike" që eventualisht mund t’i përjetonte Egjipti nuk do të dilnin jashtë njërës nga tri mundësitë, gjithnjë sipas zotëri Dihtar.

Këto tri mundësi i kishte përshkruar në tre skenarë siç vijon:

Dominimin e Vëllezërve Mysliman ndaj pushtetit në mënyrë të paligjshme, jashtë kutive të votimit. Kjo do të vinte si pasojë e rënies drastike të gjendjes ekonomike e shoqërore në Egjipt. Pushtetit aktual kjo do ti pamundësonte kontrollin e situatës, do ta qonte deri tek dalja jashtë kontrollit të gjendjes së sigurisë, çështje kjo e cila mund ta shpinte vendin drejtë protestave dhe kështu të vinte deri te një krizë, gjendje të cilën do ta shfrytëzonin si shans Vëllezërit Mysliman për të ardhur në pushtet.
Të ndodhte një komplot ushtarak, opsion ky që më vonë nga analist të ndryshëm të Izraelit është hequr si mundësi, pasi që kishin menduar se gjendja në Egjipt do të përkeqësohej në masë të madhe, e kjo mund t’i nxiste udhëheqësit ushtarak që të merrnin pushtetin. Por Izraeli kishte shumë arsye që ta shikonte këtë opsion vetëm si teori, e kështu që ishte normale të mos parashihej se mund të ndodhte.
Të përkeqësohej gjendja në Egjipt, dhe të pamundësohej udhëheqja e shtetit nga pasardhësi i Mubarakut, i cili i kishte premtuar Izraelit se vendi i tij do të udhëhiqej vetëm nga dy vetë, Xhemal Mubarak apo zotëri Omer Sulejman, gjendje kjo që do të shtyjë vendin deri tek një krizë si pasojë e protestave në tërë Egjiptin. Kjo situatë do ta nxiste shtetin të kërkojë zgjidhjen më të mirë të mundshme për të nxjerrë shtetin prej krizës, që sipas tyre do të ishin zgjedhjet e lira nën vëzhgimin ndërkombëtar, zgjedhje këto në të cilat do të merrnin pjesë të gjitha partitë dhe organizatat ekzistuese, por edhe ato që do të shfaqeshin pas këtyre ndodhive të brendshme.
Pas paraqitjes së këtyre tri skenareve, zotëri Dihtari tha (tekstualisht): "Pavarësisht kësaj, sytë tanë dhe të Amerikës janë duke vëzhguar dhe mbikëqyrur situatën, por jo vetëm kaq, ne jemi edhe duke bërë intervenime duke u munduar t’i parandalojmë të ndodhin këta tre skenar, pasi që pavarësisht se cila ndodhë, do të jetë katastrofë për ne, Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin në përgjithësi.

2

Ministri për siguri të brendshme, në ligjëratën e tij ishte përqendruar në dy pika kryesore:

-  E para është se; në të mirë të Izraelit do të ishte ruajtja e gjendjes në Egjipt pas largimit të presidentit aktual, në mënyrë që të mos ndodhte ndonjë ndryshim dhe përparim fundi i së cilës nuk do të ishte i pëlqyer aspak, do të thotë të mos ndodhte diç kundër asaj që e kishte parashikuar Izraeli.

-  E dyta është se; pavarësisht se çka mund të ndodhte në Egjipt, Izraeli nuk duhet të lejojë që Egjipti të tërhiqet nga "Marrëveshja Paqësore" dhe të shndërrohet nga një aleat paqësorë në një kundërshtarë, sepse kjo do ishte vijë e kuqe për Izraelin dhe do të ishte e pamundur për cilën do qeveri të Izraelit ta tejkalonte këtë gjendje. Prandaj Izraeli përkundër vullnetit të tij duhet që me çdo kusht të ruaj këtë marrëveshje (ky llogariste se lidhjet ndërmjet qeverisë së Mubarakut në Egjipt dhe Izraelit janë më shumë se "Lidhje Normale"), ku Mubaraku i kishte lejuar udhëheqjes në Tel Aviv për të bërë disa marrëveshje me Egjiptin, si vijojnë:

-Thellimin e bashkëpunimit me kabinetin e presidentit të Egjiptit, si dhe me sektorë të tjerë udhëheqës në qeveri që udhëhiqeshin nga prijës të partisë demokratike të Egjiptit, si dhe me nëpunësit qeveritar.

-Zgjerimin e fushave të bashkëpunimit, duke bërë marrëveshje ndërshtetërore në fushën e ekonomisë, politikes si dhe sektorin për informim, marrëveshje këto që do të rezultonin me dobi të ndërsjella në të dyja anët.

-Thellimin e marrëdhënieve me udhëheqësit e mediave, duke e ditur rolin e rëndësishëm që kanë mediat në formimin e opinionit të gjerë, e kjo do ta përmirësonte imazhin e Izraelit në popullatën e Egjiptit.

Përmes këtyre marrëveshjeve Izraelit i jepej mundësia të ketë marrëdhënie të mira me Egjiptin, dhe kështu do të mund të bënte marrëveshje me dy personalitetet qendrore të cilat do të udhëhiqnin Egjiptin pas largimit të Husni Mubarakut, e që ishin djali i tij Xhemajli dhe gjenerali Omar Sulejman, njëherësh edhe drejtor i shërbimeve sekrete të Egjiptit.

Me gjithë këtë komoditet që e gëzonte Izraeli në shtrirjen e tij brenda Egjiptit, nuk kishte arritur ta mbulojë të vërtetën rreth shqetësimit që e kishte, e që zotëri Dihtari e përshkruante me fjalët e tij kështu: "Me të vërtet qeveria në Egjipt vuan nga pamundësia që me forcën e hekurit në tërësi të kontrollojë gjendjen e vendit, e kjo i ka shtyrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin të mundohen me tërë potencialin e tyre për aq sa kanë mundësi të ruajnë shtyllat kryesore në të cilat është mbështetur qeveria, e në mesin e tyre ishte edhe themelimi i organeve për mbikëqyrje dhe kontroll, të cilat do të ishin në gjendje të vëzhgonin, zgjidhnin dhe rezultatet se çfarë mund të ndodhe të vihen në shërbim te Uashingtonit, Tel Avivit dhe Kajros.

Ai ndër të tjera shtoi edhe këtë se SHBA-të dhe Izraeli janë duke punuar me një shpejtësi të madhe përmes ambasadave, konsullatave dhe strukturave tjera që i kanë në Egjipt, në mënyrë që të mund ta favorizojnë djalin e Husni Mubarakut, Xhemajlin duke e përkrahur në zgjedhje të lira dhe duke e ndihmuar në të gjitha aktivitetet kulturore e shoqërore që do t’i organizon, e krejt kjo me të vetmin qëllim që ai të jet më i pranuar se babai i tij, në mënyrë që fitorja e tij në zgjedhje të jetë e sigurt, e kjo të bëhet edhe me përkrahjen e turmave protestuese.

3

Këto dy shtete janë duke bërë përpjekje në ruajtjen e kësaj qeverie, ku SHBA-të dhe Izraeli kanë ndërtuar një strategji të qëndrueshme për vete. Strategji kjo të cilën e shpjegonte Afi Dihtar si vijon: “Që nga hyrja e Amerikës në Egjipt pas vdekjes së Xhemal Abd En-Naser dhe ardhjes në pushtet të Sadatit, ata e  kuptuan se është e domosdoshme ngritja e qendrave për siguri, ekonomi dhe kulturë në tërë Egjiptin siç kishte bërë në Turqi pas luftës së Dytë Botërore. Për këto qendra, Amerika ishte e bindur se duhet të kenë vetëm një qëllim, e ky ishte: ruajtja nga çdo gjë e papritur që mund të ndodhte në Egjipt.

Sipas Dihtarit, plani amerikan që vepron për të mbuluar këtë është i bazuar në disa sektorë, prej tyre:

- Hyrja në ortakëri me të gjithë ata që kanë forcë dhe ndikim në Egjipt, duke përfshirë shtresën udhëheqëse, të pasurit, si dhe politikanë e gazetarë.

- Hyrja në ortakëri me aparaturën shtetërore të sigurisë duke përfshirë këtu dy organizatat më të mëdha për siguri, atë të kërkim-zbulimit për siguri të brendshme dhe siguri shtetërore, së bashku me forcat që janë nën kontrollin e saj si dhe organizatën e shërbimeve sekrete dhe sigurisë shtetërore.

- Ndërtimin e qendrave strategjike dhe vendim-marrëse në qytetet më të rëndësishme siç janë Kajro, Aleksandria, Ismailia, Suezi dhe Burseid.

- Ruajtjen e forcës së Marinës për ndërhyrje të shpejtë në pikat më të ndjeshme në Kajro, Gardens Siti, Xhizeh, dhe Egjiptin e ri (Kairo), duke arritur kështu të bëjë paralizimin total të jetës në Kairo për vetëm pak orë.

- Të bëjë lidhjen në mes të forcës ajrore dhe detare amerikane brenda Egjiptit siç janë pranë Gardakes, Suezit dhe Resbenasit.

Duke i sqaruar këto plane, ai theksoi se nuk ishin në gjendje të thoshin se kishin arritur rezultatet e duhura në këtë drejtim, sigurimin e ndihmave për të mundësuar tejkalimin e çdo gjendje të papritur që do të kishte ndikim në Izrael dhe SHBA, por theksoi se kishin arritur të realizonin një pjesë të këtyre planeve, dhe mund të themi se jemi në gjendje të përballojmë çfarëdo shtrëngate që mund të ndodhë. Megjithatë Izraeli ka vendosur që të shtojë veprimin e strukturave të veta brenda Egjiptit, në mënyrë që të mund të kuptojë dhe asgjësoje çdo përpjekje që mund të ndodhe haptas apo fshehtas.

Në anën tjetër, nga vendimet që ishin marrë, Izraeli kishte dhënë mund të madh duke kërkuar nga Amerika që të mos i pakësohej ndihma që i jep Egjiptit, në mënyrë që qeveria e Mubarakut të mund ta ruaj veten dhe t’i tejkalojë problemet e trashëguara, qofshin ato shoqërore apo ekonomike, të cilat do të mund të shpërthenin në çdo moment, duke e lëkundur qeverinë. Ndërsa duke e përshkruar gjendjen ekonomike e shoqërore, ai thoshte se këto janë specifike dhe se si të tilla nuk kanë zgjidhje. Me gjithë ndihmat prej 2.5 miliard që i epeshin Egjiptit nga ana e Amerikës, dhe me gjithë ato ndërhyrje, nuk ishte arritur që të tejkalohej gjendja e rendë ekonomike që e kishte kapluar vendin në krye me qeverinë e Mubarakut, sepse kishin të bëjnë me një problem në sistemin bankar që e pamundësonte zgjidhjen dhe se këto ndihma nuk ishin asgjë më shumë se qetësues të cilët pakësojnë dhimbjet për të u kthyer pas një kohe edhe më keq se sa që ishin. Tërë kjo kishte bërë që gjendja ekonomike e Egjiptit të pësonte rënie duke u krahasuar me atë të para 1952-ës, gjendje kjo që e kishte sjellur Egjiptin deri te një komplot ushtarak, gjë që po ngjalle frikë tek amerikanët, tek ne dhe tek Bashkimi Evropian, sepse nëse kjo ndodhë, atëherë do të kemi rezultate të palakmueshme e që nuk do të ndalen vetëm në Egjipt, por efektet e saj do ta përfshinin tërë rajonin.

 4

A ka rrezik konkret që mund të qojë deri të ndryshimet në qeveri, dhe nëse përgjigja është po, atëherë çka ka përgatitur Izraeli rreth kësaj çështje?

Afi Dihtar sqaron se kjo ishte një pyetje e cila vazhdimisht përsëritet në Qendrën për Studime Strategjike të Izraelit. Duke u përgjigjur rreth kësaj ai theksoi: “Me të vërtetë qeveria në Egjipt e ka treguar veten dhe forcën e saj se është në gjendje të menaxhojë çdo krizë, dhe të përballet me to, por megjithatë ekziston rreziku për shkak të problemeve dhe krizave të brendshme shoqërore, ekonomike, e deri tek ato politike, sepse Partia Demokratike e udhëhequr nga Husni Mubarak sot dominon në sferën politike”.

Si pjesë e veçantë e metodave të Izraelit për përballjen më çfarëdo ndryshimi serioz që mund të ndodhë në Egjipt, ish ministri i Izraelit kishte siguruar se: shteti hebre është në bashkëpunim me SHBA për çdo detal sa i përket kësaj çështje, e në të njëjtën kohë është në gjendje që të përballet me çdo të papritur që mund të ndodhë, përfshirë këtu edhe atë më të rrezikshmen e që është kthimi në të ashtu quajturin ishulli i Sina-s, që kjo do të thoshte: përmbytje në politiken e Egjiptit kundrejt Izraelit.

Gjithashtu kishte shtuar se: “Kur ne jemi tërhequr prej Sina-s, ishim siguruar që ky të mbetej peng, e që do t’i sigurojë garancitë e Amerikës. Prej këtyre garancive ishte edhe lejimi i Izraelit për t’u kthyer në Sina nëse kjo ishte e domosdoshme, gjithashtu prezencën e forcave amerikane të vendosura në Sina, e që do të jenë të lira në lëvizje dhe vëzhgim. Por jo vetëm kaq, ato do të kenë të drejtë intervenimi në kushtet më të vështira, dhe mos tërheqje pavarësisht se nën çfarë presioni dhe situate do të gjendeshin”.

Në këtë aspekt kishte përmendur se në luftën e 1967-ës, Izraeli kishte marrë mësime që nuk mund të harroheshin, për këtë arsye Sina-i ishte zhveshur nga armët dhe ishte ndaluar për ushtrinë e Egjiptit që gjendej rreth saj. Kjo ishte garancia më e fortë që e kishin marrë për t’u mbrojtur nga çdo e papritur që mund të vinte nga kjo pjesë e Egjiptit. Ishte këmbëngulës në mendimin e tij se Izraeli pavarësisht presioneve dhe kushteve nuk do të pranonte të tërhiqej nga çarmatimi i Sina-s, duke shtuar se Egjipti kur kishte kërkuar shtimin e 600 policëve, rojës kufitare dhe sigurimit qendrorë për ruajtjen e kufirit përgjatë Gazës, kjo kërkesë ishte studiuar në mënyrën më precize nga ekspertë për çështje të sigurisë për të ardhur deri tek marrëveshja për lejim, duke e pasur parasysh gjendjen e vështirë të qeverisë.

Ai e përfundoi ligjëratën e tij duke thënë se: “Rregulli kryesore për qëndrueshmërinë e shtetit hebre është që Egjipti të dalë jashtë lojës së ballafaqimit me Izraelin dhe se nuk do të kthehet në këtë lojë më kurrë, dhe ky rregull është arritur me ndihmën e vazhdueshme të Amerikës si në aspektin ushtarak po ashtu edhe në aspektin financiar”.

Kjo paraqitje nxitë shumë pyetje brenda Izraelit, të cilat natyrshëm lindin pas ngjarjeve të kryengritjes së 25 janarit, dhe rreth fatit të planeve dhe shtyllave që i kishin përgatitur në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Egjiptin, për tu përballur me mundësinë e ndryshimeve ‘’dramatike’’, sidomos pasi që kjo ndodhi prej nga nuk pritej dhe nga ata që nuk pritej.

Është e vërtetë se ne nuk e dimë se çfarë po ndodhë nën kulm e as në prapaskenë, por assesi nuk duhet imagjinuar se ata janë duke qëndruar të heshtur dhe indiferent rreth këtyre ngjarjeve.

Është e drejtë e jona të pyesim rreth faktit se, çfarë roli janë duke luajtur aktualisht nën tavolinë dhe larg nga sytë tanë.

http://fahmyhoweidy.blogspot.com/2011/02/blog-post_22.html

Përktheu: Artan Musliu / mesazhi.com

www.teuhid.net

 

 

Hits: 313
Comments (1)Add Comment
...
written by kalorsit e luftes per rrugen e Allahut do te nisen, February 25, 2011
Kafirat me te mdhoj e kan pergadit këtë planë po Falnderimi i takon All-llahu na mjafton që ai te ju kundervihet kurthav tyre sipas tyre jehudeve eshet ardh koha me dal mbreti tyre mesia davud (që Është Dëgjalli) shpersoj në Zotin që Muslimanët jon duke zgjuar nga gjumi dhe kurthat krimnelev

Asalam alejkum

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy