Sa bukur është të gjejshë arsyetime, sa bukur është që ta marrësh iniciativën duke thënë: “I pranoj justifikimet nga personi i cili kërkon ndjesë”, ndërsa unë them sikurse ka thënë poeti: “Nuk është turp për ti parë gabimet tona, por turp është të ngelim të përqeshura”. |
Këto shkronja prej nuri po i shkruaj për çdo burrë i cili shpreson për një lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.
Fjalë qortuese, dhëntë All-llahu të jenë çelës i zemrave që kërkojnë dashurinë e vërtetë, lumturinë dhe relaksimin mendorë.
Burri im i dashur... Këto kujtime..ka kaluar kohë dhe vite...unë i konsideroj, burri im i dashur, se kanë shkuar... i lumtur është ai i cili merrë mësim nga e kaluara.
Burri im i dashur...këto kujtime po i lë para duarve tuaja... fjalë qortuese po i paraqes para syve tu.
I dashur... a të kujtohet ai njeri i cili i drejtoi sytë duke më shikuar, ndërsa ti nuk lëvize bile as një gisht, madje a të kujtohet kur më urdhërove t’i përshëndes për dore njerëzit e huaj me pretekst se janë kushërirët tuaj... a të kujtohet i dashur.. kur udhëtuam jashtë shtetit, më urdhërove të heq mbulesën.
Para kësaj, kujtoje i dashuri im kur më urdhërove të shkojmë tek mjeku familjarë dhe insistimin tënd që ta ekspozoj vetveten para tij me pretekst se posedon aftësi dhe përvojë... edhe pse kishte mjeke që janë të shkallës së tij në dituri dhe përvojë...
I dashur...a nuk e din se xhelozia është prej shenjave të burrërisë, prej traditave të mira të arabëve (njashtu shqiptarëve) që islami ka urdhëruar të kultivohet, andaj të lutëm stolisu dhe zbukuroju me këtë virtyt.
I dashur ku je ti nga ata burra të cilët kanë xhelozuar që emri i bashkëshortëve të tyre të përmendet në prani të burrave të huaj. I dashur dije se xhelozia është një virtyt i lartë dhe i nderuar, nuk e gjënë të avancuar vetëm se tek burrat e mirëfilltë dhe bujarë.
I dashuri im...xhelozia nuk lind tek një njeri vetëm si shkak i lëvizjes së zemrës dhe zemërimit nga frika se ndonjë njeri tjetër mund ti bëhet ortak tek bashkëshortja e tij.
I dashur...unë nuk po them të më bësh objekt dyshimi dhe mosbesimi...jo... por unë them: unë dëshirojë të posedosh xhelozi të lavdërueshme, korrekte pa nxitim dhe shpejtim, xhelozi të drejtë. I Dërguari i All-llahut ka ndaluar nga xhelozia e nënçmuar, ai tha: “Ka xhelozi që e donë All-llahu dhe ka xhelozi që e urren, xhelozin që e donë All-llahu është xhelozi në dyshim (xhelozi që ka ndonjë dëshmi që të bën të dyshosh sh.p.)”.
I dashur... dëshiroj të ndjejë rëndësinë time në jetën tënde, dëshiroj të përjetojë se sa jam e rëndësishme në jetën tënde. Vallë a nuk është kjo e drejta ime!!?
A të kujtohet i dashuri im.. kur të afrova ushqim një ditë pas afatit të caktuar për gjysmë ore, e kjo ishte për herë të pare në jetën bashkëshortore se si e derdhe zemërimin tënd ndaj meje në prani të fëmijëve...dhe më e keqe se kjo ishte përgojimi im në prani të të gjithëve.. unë jam e bindur se ju e dini se unë jam e lodhur nga punët e shtëpisë, gjithashtu e dini se në këtë mbrëmje fëmija ynë i vogël ishte i sëmurë dhe unë nuk kisha fjetur gjithë natën për tu kujdesur.
I dashur..dije se unë jam një person i dobët, nuk jam robot e as gjysmë robot... qortime për çdo të vogël dhe imtësi...në çdo kohë dhe vend..të lutem ke mëshirë ndaj meje, ke mëshirë ndaj meje.. Burrat nuk i qortojnë bashkëshortet e tyre për çdo rrëshqitje dhe gafë, por veprimet e tyre i mbartin në kuptimin më të mirë... i dashur nuk po them të eliminohet qortimi për gabimin por “çdo ceremoni e ka veshjen e posaçme”. Sa bukur është të gjejshë arsyetime, sa bukur është që ta marrësh iniciativën duke thënë: “I pranoj justifikimet nga personi i cili kërkon ndjesë”, ndërsa unë them sikurse ka thënë poeti: “Nuk është turp për ti parë gabimet tona, por turp është të ngelim të përqeshura”.
I dashur..Muhamedi paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të, ju ka këshilluar që të silleni në mënyrë adekuate me gratë, ai thotë: “Ju këshilloj që të silleni mirë me gratë! Vërtetë gruaja është e krijuar nga brinja, ndërsa laku i brinjës më së shumti manifestohet në kokën e saj”.
I dashur..dije se prej lumturisë është mbyllja e syve para rrëshqitjeve të vogla, gabimet e paqëllimta, kjo të bënë që ta shtosh prestigjin tek unë.
I dashuri im, a të kujtohet.. kur ngela e zgjuar, e lodha trupin dhe e hedha gjumin për shkak të mysafirëve tu, përgatita dhe ju gatova gjithçka që ke kërkuar dhe pas kësaj beteje të përgjakshme në mejdanin e kuzhinës, i pastrova enët dhe e rregullova shtëpinë dhe pas një dite të mbushur me obligime dhe punë..e në fund i dashur.. nuk kam gjetur e as dëgjuar asnjë lavdërim e as falënderim për atë punë që kam bërë.
I dashur: sa bukur dhe sa ëmbël tingëllojnë në zemrën time fjalët: Të faleminderit.. I dashur fjalët e bukura me myslimanët e rëndomtë konsiderohen lëmosh, e mos të flasim nëse më drejtohen mua?
I dashur.. dëshirojë mbështetje psikologjike në të ardhmen, që t’i përmbushë kërkesat e tua... andaj përmbushi ata që i dua!! Nuk dëshirojë përveç se një lavdërim, falënderim dhe përgëzim për veprat e bëra edhe nëse janë të pakta.. mbështetjet psikologjike e nxisin palën tjetër dhe e bënë të gatshëm që t’i përgjigjet çdo kërkese të palës së parë.
I dashur a të kujtohet.. kur ne u kthyem në mbrëmje nga vizita e shtëpisë së babait tim, po sa hymë në dhomën e gjumit që për mua është strehim psiqik, ngrohtësi dhe pasion fillove t’i tregosh komentet dhe vërejtjet ndaj babit tim..e më pas ndaj nënës time dhe vëllezërve të mi.. mbi të gjitha shenjat e mërzisë dhe fytyra e zymtë ishte prezentë thuajse ndaj gjithë vizitës.
I dashur..mos e shqetëso çiltërsinë e vizitës sime në këtë ditë në momentet e fundit..nëse më respekton mua atëherë më respekto familjen, nëse më nderon mua atëherë nderoi edhe ata, nëse ti i donë fëmijët e tu atëherë kujdesu mirë për fëmijën e tyre.
I dashur..ashtu siç do që ti të jesh me mua edhe unë dua të jem me ty, nëse je për mua rob unë do jem për ty robëreshë, nëse t’i për mua je qiell, unë për ty jam toka, unë kërkojë nga ti atë që e kërkon ti nga unë, ju kërkoni nga unë t’i respektoj dhe nderojë familjen tënde edhe unë këtë e dua.. e kështu me radhë.
A të kujtohet i dashur... shumë herë mungoje nga shtëpia, dhe shumë shpesh qëndroje deri në orë të vona jashtë shtëpie.. po.. ishe me shokët dhe kolegët e tu..në udhëtime, shëtitje, ndeje dhe piknikë, ndërsa unë e vetme, e dëshpëruar në shtëpi, sikurse të isha një pjesë e inventarit shtëpiak që i ka kaluar moda dhe e ka vjetërsuar koha. Nuk ka pse të habitemi në këtë.. Por çudia e çudisë është kur në një ditë u vonove sikur që e kishe zakon, dëshirova të bëjë një befasi.. përgatita ushqim, e rregullova shtëpinë, u stolisa dhe u zbukurova për ty, dhe e parfumova shtëpinë me parfumin tënd të preferuar.. Papritmas u shtanga kur i pash mërrolët në fytyrë, fytyrën e zymtë dhe vrazhdësinë tënde .. hiqu..largoju..gajlet dhe dertet me kanë lodhur.. nuk jam i lirë për këtë gjë të kotë..unë jam i lodhur..dua të flejë.
Këto ishin frazat e fundit që i derdhe në veshët e mi..shkove për të fjetur.. e më le të vetmuar.
I dashur..Nuk jam një makinë..dhe as një njeri pa ndenja..por jam një bashkëshorte e cila i ka të drejtat e saj.. ti e preferon dashurinë e shokëve të tu...ndërsa unë e preferoj dashurin tënde.
I dashur..mos u shtang se me të vërtet kisha pasur dëshirë që pozita dhe respekti të jetë në atë shkallë të pozitës dhe respektit të shokut tënd.
I dashur.. marrëdhëniet tona..janë marrëdhënie mes bashkëshortit dhe bashkëshortes..Më fal..unë mendoj se marrëdhëniet mes nesh janë sikurse komshiu i largët me një komshi tjetër. Marrëdhëniet e nevojshme i dashur, duhet të ndërtohen mbi dashuri, intimitet, konsultim, shoqërim, pasion, simpati, zemërbutësi dhe mëshirë. Pastaj i dashur unë kam nevojë për ty, kthehu në shtëpi i dashur..unë dhe fëmijët gjithmonë jemi në pritje.
Unë nuk e mbaj mend i dashuri im.. që me ke dhënë mua ndonjë mundësi për të ndarë me ty shqetësimet tuaja...gjithashtu nuk e mbaj mend se me ke këshilluar për ndonjë çështje tënde personale...madje nuk e mbaj mend asnjë kërkim falje për gabimet e shumëta të tuaja.. bile as që mbaj mend se ke menduar ndonjëherë...nuk më kujtohet që ndonjëherë me ke ndihmuar me idetë tuaj rreth renditjes së shtëpisë tonë...gjithashtu nuk e mbaj mend se një ditë ju më keni folur ndonjë fjalë dashurie...frazë dëfrimi, flirti apo poezi erotike.
I dashur... nuk kërkojë nga ti të jesh një poet, por unë nga ti kërkojë pëshpëritje dashurie, lëvdata, falënderime ngaqë këto me të vërtet ndikojnë shumë pozitivisht tek unë. Ah, sa shumë kam ëndërruar ta gjej një “kartë” në tryezën e dhomës time në të cilën ka të shkruar disa fjalë të ëmbla dhe fraza flirti.
Provo i dashur..Unë kam nevojë...pra fillo prej kësaj nate.
A nuk të kujtohet i dashur.. Kur unë bisedoja me pasion për të kaluarën e jetës time nga kujtimet dhe ndjenjat..u befasova se si aspak nuk më kushtove vëmendje, apo u arsyetoje se ke gjumë..shpesh ndodhte se ti ishe i preokupuar me mobilin apo PC tënde.
I dashur...ky akt mi lëndon ndjenjat e mia, e godet dinjitetin tim, po... ndjehem e nënçmuar dhe poshtëruar, bile injorimi yt ndaj meje e mbytë dashurinë që kam të ulem me ty, e si jo? Ti më injoron, je i ashpër dhe arrogant.
“Kujdes silluni mëshirshëm me gratë”.. ka thënë edukuesi i parë, dhe burri më shembullorë, Muhamedi paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të.
I dashuri im a nuk të kujtohet fjala e të Dërguarit të All-llahut ku thotë: Besimtari me iman më të përsosur është ai i cili ka moral të përsosur. Ndërsa më i miri në mesin tuaj është ai cili më së miri sillet me gruan e vet”.
A nuk të kujtohet i dashur.. neglizhenca ndaj pamjes tënde, mungesa e zbukurimit, pastrimit, parfumimit, rregullimit të flokëve, me një falë, të kujdesesh për stilin dhe pamjen tënde.
A nuk e ke dëgjuar fjalën e All-allahut ku thotë: “Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi” [Bekare 228].. duke pasur parasysh se ti kërkon me urgjencë që të zbukurohem, ti rregulloj flokët e mia sikurse ajo spikerja apo aktorja në filan filmin serik e skandaloz... unë posedojë emocione, ndjenja, pasion, sensë, instinkt dhe dashuri.. nuk jam një copë mishi e shtrirë në krevat.. apo objekt për të kryer dëshirat dhe kënaqësitë tuaj.
Jo i dashur dëshirojë atë që ti dëshiron nga unë. I mençuri kupton me aludim.
A nuk të kujtohet i dashuri im.. kur u ktheve nga udhëtimi i fundit..u ktheve shumë vonë, madje nuk e ke lajmëruar askënd për ardhjen tënde deri sa e kemi dëgjuar trokitjet e derës... Kjo nuk është për tu habitur..por për tu habitur është me hidhërimin tënd, fytyrën e zymtë dhe akuzat e tuaj kinse unë nuk jam përgatitur për ardhjen tënde dhe se i kamë lënë pas dore të drejtat e tuaja... pretendon se ti je gjëja e fundit për të cilin mendoj...
I dashur, ju nuk më keni dhënë afat e as mundësi për një gjë të tillë...në realitet..ardhja jote në shtëpi ishte papritmas.. a nuk e ke lexuar hadithin e të Dërguarit ku thotë: “Ngadalë, mos u futni në shtëpi papritmas në mbrëmje, që të bëhet gati ajo që nuk i ka krehur flokët dhe të pastrohet nga papastërtitë ajo që nuk kishte burrin e saj prezent”.
Përktheu: Abdyl FUGA
Teuhid.NET

written by Medina , February 24, 2011


