Top pesë sekretet e marketingut që vazhdimisht na mashtrojnë

Sa herë pas bllokut të marketingut në televizion keni menduar se: Këtë duhet ta kem! Kuptohet, ajo është për shkak të mesazhit menduar e të paketuar mirë në një minutë apo dy dhe paraqet gënjeshtër të ëmbël për të cilën të gjithë do të “grinden”. Ja disa nga shabllonët që për çdo ditë i paraqitin në reklama:

1. Ekip ekspertësh

Pavarësisht se a bëhet fjalë për kompani me mijëra të punësuar të cilët e reklamojnë prodhimin më të ri, apo për miell që e reklamon ndonjë gjyshe, të gjithë do të lavdërohen me ekip ekspertësh. Kështu i fitojmë të njohurat “ekspertët treguan se” apo “studimet treguan se”, që japin ndonjë “seriozitet” të reklamës, dhe prodhimit që ua ofrojnë.

2. Rrudha dhe modele njëzet vjeçare

Reklama që e hidhëron veçanërisht gjyshen time janë ato për krema, serume dhe tonik kundër rrudhave të lëkurës. Edhe aty janë ekspertët, të çuditshmit “Q 10” përbërje dhe me siguri, modeli që i reklamon – vajzë njëzet vjeçare pa rrudha. Ju premton se me përdorimin e atyre kremave do të keni fytyrë si të sajën. Kuptohet, por në njëzet vjet dhe jo në gjashtëdhjetë!

3. Koka-kola” dhe idil i familjes

Sipas meje, ky është cikli që nuk ka fare kreativitet në të madhen “Koka-kola”. Familja në drekë: babai, nëna, vajza dhe djali „qesharak“, pikërisht në drekë zgjedhin probleme të familjes. Pikërisht kur diçka do të “kërcasë” gjatë komunikimit, këtu është “koka-kola” t’i zgjedhë problemet, kështu jep fotografi të rrejshme për harmoni familjare.

Ndoshta do na marrin Amdi Bajramin për ndonjë incizim të ardhshëm?!

4. Detergjente dhe ngjyra

Nëse para disa viteve ekzistonin njëzet ngjyra që mund t’i numëroja, falë reklamave për detergjente sot numri është dyfishuar. Më e bardhë se e bardhja, e bardhë-borë, bardhë e shkëlqyer, e bardhë si kurrë më parë... Prapë në dredhinë e marketingut – si kurrë më parë!

5. Automobila midis shkretëtirës

Kushdo që është ulur para timonit, të paktën edhe një herë, e ka njohur fluksin e trafikut në qytet. Turma, nervozë, janë probleme të përditshme me të cilat ballafaqohen vozitësit nëpër Shkup. Por, ka zgjidhje edhe për këtë, nëse u besoni reklamave për automobila.

Në to, përveç automobilit, është i pranishëm vetëm vozitësi, i cili vetë, askush pa i penguar sundon nëpër autostrada, xhungla dhe shkretëtira. Semaforë nuk ekzistojnë, as dënime për vozitje të shpejtë. Idila zgjat deri sa të dilni nga auto-salloni, sidomos në kulmin e qarkullimit. E kjo është xhungël e vërtetë!

m.mk

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 393
Comments (1)Add Comment
...
written by albina , July 05, 2011
Une studioj Menaxhment Nderkombetare dhe kjo qe thoni ju eshte shume e vertete !(perkunder asaj qe me pelqe shume)smilies/cool.gif

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy