Në çfarë kohe po jetojmë?

Jetojmë me një kohë  të përshkruar nga Ibën Kajjim el-Xheuzije –All-llahu e mëshiroftë, duke thënë:

“Është rrëqethur toka,  errësuar qelli,  padrejtësia dhe shthurja është shfaqur në tokë e det, prej padrejtësisë së çoroditurave  - padrejtësisë që e bëjnë ndaj vetvetes me mëkate dhe padrejtësinë ndaj të tjerëve me tirani - ka humbur bereqeti, pakësuar mirësitë, dobësuar kafshët, është njëllosur jeta nga mëkatimi i zullumqarëve, ka qarë drita e ditës dhe errësira e natës nga aktet e fëlliqura dhe veprat e shëmtuara, janë ankuar melaqet që janë përgjegjëse për shkrimin e veprave nga gjynahet e shumëta, dominimin e së keqes. Betohem në All-llahun se kjo është një parashenjë e dënimit, andaj largohuni nga kjo rrugë me një pendim të sinqertë para se të mbyllet dera e pendimit”.

Në një kohë si kjo, zemra vrazhdësohet, dobësohet besimi, pakësohen ndihmësit në të mirë, zhduken shokët e mirë, bëhet vështir dhe rrallë mund të gjesh ndonjë vëlla këshillues, fillon përtacia dhe plogështia ta sulmon zemrën,  shenjat e rënies dhe dembellëkut vetëm se shfaqen në sipërfaqe, këtu ndodhë fatkeqësia e cila nëse nuk përmirësohet përfundon me njeriun në degjenerim dhe devijim nga rruga e udhëzimit, devotshmërisë. 

Ibën Xheuzi, All-llahu e mëshiroftë- thotë: “Aq sa njeriu sakrifikon për këtë botë, aq edhe humbë nga Ahireti!!  Të njëjtën e ka deklaruar edhe Ibën Omeri  All-llahu qoftë i kënaqur me të ku thotë: “Betohem në All-llahun,  çdokush i cili merr diç nga kjo botë vetëm se pozita e tij do të bjerë tek All-llahu”.

I lumtur është gjithsecili i cili kënaqet me pak nga kjo botë, koha është shumë më e çmuar se sa të humbet në kërkim të kësaj bote, në përjashtim të një njeriu i cili e kërkon këtë botë me devotshmëri, apo e kërkon këtë botë për ta eliminuar lakminë, për të synuar që t’iu ndihmon njerëzve të devotshëm, të shpenzon në bamirësi dhe mirësi, ky lloj i fitimit është më i miri.

Një ditë Abdulvahid ibën Zejd All-llahu e mëshiroftë u takua me mikun e tij Utben në një ditë të ftohët ku acari i kishte treguar dhëmbët e vet,  ndërsa ai djersitej!!  Abdulvahidi e pyeti: Çfarë ke? Përse në këtë të ftohtë po djersitesh?  Ashtu - u përgjigj Utbe, por pas një insistimi dhe betimi nga Abdulvahidi Utbe tha: Para ca kohe në këtë vend i kam bërë mëkat All-llahut dhe e kam hidhëruar andaj edhe po hidhërohem.

Vëlla i dashur: Kur do të stolisesh me stolit e të devotshmeve?! Kur do të ngritësh në rangun e selefëve?! Kur do të ecësh rrugës së të udhëzuar?! Kur do ta lësh jetesën e mëkatarëve?! 

Përgatiti: Abdyl FUGA

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 487
Comments (1)Add Comment
...
written by kalorsit e luftes per rrugen e Allahut do te nisen, February 23, 2011
All-llahu ju shpërbleft teme e qëlluar këshilla shum te mira

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy