Gruaja ime e dashur - pjesa e dytë

A të kujtohet e dashura ime: admirimi i asaj shkrimtare e cila ka filluar të shkruan në librat dhe artikujt e saj kundër burrave dhe ka filluar të ankohet për kujdestarin e burrave mbi gratë... dhe propaganda e egër e saj për barazimin e grave me burrat... Nuk e dinë e gjora se ajo ka sfiduar dhe shpif në urtësinë, drejtësinë dhe forcën e All-llahut.  All-llahu është Krijuesi i gjithçkaje, ai i dinë se gjithsecilit cilët kushte i përshtaten, përndryshe burri le të ngel shtatzënë dhe le të lind, nuk mund të gjesh, ky është krijimi i All-llahut, andaj si mund të kërkojë kjo e gjorë barazim.

A të kujtohet e dashura ime: kur me fqinjën tonë bisedoje me telefon, e ja përmendje gjendjen dhe jetën tënde të mjerueshme, pakënaqësinë tënde ndaj kësaj gjendjeje...por pasi që vëreje se jam futur në shtëpi e uleje zërin dhe e ndryshove tematikën e bisedës... jo nga frika e All-llahut e as nga respekti ndaj meje, por nga frika e ndonjë fjale të keqe oj nënë e fëmijëve.

E dashur:  kjo është mungesë e largpamësisë dhe vizionit, bashkëjetesës së keqe, mungesë e besnikërisë, të gjithë këto tregojnë për besimin e dobët dhe mungesën e arsimimit. Përkundrazi gruas së mençur i obligohet që t’i fsheh sekretet e burrit të saj, ta shërrojë problemin dhe ta zgjedhë me një zgjedhje radikale pa ndërhyrjen e asnjërit, kjo është jeta jonë personale  dhe liria jonë është e kufizuar me rregullat e Sheriatit.

A të kujtohet e dashura ime: hidhërimet e shumëta dhe mungesa e falënderimit. Ngaqë ty të mungon kënaqësia me atë çfarë ke. Gjithmonë bëjë vepra të mira dhe mirë ndaj teje...e nuk kërkojë nga ju lëvdata e as falënderime por këtë e bëjë duke shpresuar tek All-llahu, pastaj shohë tek ju përmirësim dhe pranim, ndoshta ndonjëherë nuk arrijë t’i plotësoj kërkesat apo harrojë, ti më thua: prej ditës që të kam njohur skam parë asnjë të mirë nga ty. Me të vërtet e ka thënë të vërtetën i Dërguari i All-llahut kur ka thënë: “Ndoshta ndonjëra nga ju ngel tek prindërit e saj pamartuar gjatë kohë, më pas All-llahu e bekon me bashkëshortë dhe evlat, e më pas bashkëshorti e zëmëron e me një zemërim të vogël, e kjo mohon dhe thotë: Asnjëherë në jetën time nuk kam parë ndonjë të mirë nga ty”. (Transmeton Ahmedi ndërsa hoxha i nderur Albani e klasifikon si hadith te vërtet)
 
Sa të ëmbla janë lëvdatat dhe falënderimi. 

A të kujtohet e dashura ime: të krenuarit e shpeshtë ndaj meje për kryerjen e obligimeve shtëpiake, mirëpritjen e mysafirëve të mi dhe se po mi plotëson nevojat personale.....prapë vazhdon të krenohesh, ndërsa e ke harruar fjalën e të Lartësuarit ku thotë: “O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk e udhëzon popullin jobesimtar”. [Bekare 264] dhe fjalët e të Dërguarit të All-llahut të cilat i transmeton Ebu Dherri: “Tre njerëzve All-llahu ditën e gjykimit: nuk do t’i shikon dhe nuk do t’i pastron nga gjynahet përkundrazi do të kenë dënim të dhimbshëm”, në mesin e tyre e ceki edhe “personin i cili krenohet tepër”.

A të kujtohet e dashura ime: Ti nuk më ke ngritur për të falur namazin e qoftë edhe njëherë, edhe pse kanë kaluar shumë vite nga martesa jonë.

Ku je ti me fjalën e All-llahut: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara”. [Maide 2]

Ku jeni ju nga ajo gruaje: e cila e zgjon burrin e saj për të falur namaz e nëse ai refuzon e spërkat me ujë në fytyrë.

Ku jeni ju nga ajo gruaje: e cila jep qafore dhe bylyzëk  lëmoshë për jetimët e myslimanëve.

Ku jeni ju nga ajo gruaje: e cila ka arritur ta ndihmon burrin e saj që të udhëzohet në rrugën e All-llahut, të jetë besnik ndaj këtij udhëzimi, ta nxisë për të kërkuar dituri, ta shtyjë për t’i thirrur njerëzit në rrugën e All-llahut....

Ku jeni ju nga ajo gruaje: e cila arriti te jetë dado dhe edukuese  e suksesshme e të nxjerrë gjenerata të vlefshme për myslimanët.

E dashur: Unë kamë ëndërruar që t’i të kesh dert thirrjen në rrugë të All-llahut, të preokupohesh me dertin e myslimanëve... e jo me dertin e fustaneve, modës, pedikyrit, manikyrit dhe revistave të pavlerë.
       
A të kujtohet e dashura ime: listën e kërkesave në mëngjes, sikurse këto kërkesa të ishin send i domosdoshëm në jetën ti e pa këto kërkesa nuk ka jetë.

E dashur: Jam lodhur nga kjo metodë, po prej të drejtave tuaja është që unë t’i plotësojë kërkesat, por ku është kujdesi për ndjenjat,  përse nuk merren në konsideratë emocionet.

E dashur: Ka prej grave që nuk kujdesën vetëm se për vetveten, qëllimi i vetëm është plotësimi i kërkesave dhe egoizmi i saj, assesi nuk të llogaris prej tyre.. Vallë a je e lumtur që baza dhe thelbi i marrëdhënieve mes nesh të jene gjërat materiale!!!  Kjo e dobëson dashurinë time në zemër dhe e forcon mekanizmin e zëmrës për ndarje... A dëshiron të arrijë shkallën e falimentimit, atë krenari që kam në fytyrë t’ia jap ta nënçmoi secili!!!  A je e lumtur që unë të futëm në borxh deri në fyt për shkak të disa lukseve të rreme!! A je e lumtur që të bëhem i ashpër dhe agresiv ndaj teje e të jetojë jetën në tension dhe ankth!! Dije se nëse të sëmurit i thuhet se sëmundja është vetëm në njërën dorë dhe se shërimi është me prerjen e asaj dore, i sëmuri pajtohet që t’ia presin atë dorë dhe aspak nuk shqetësohet.    

A të kujtohet e dashura ime: Disa shqetësime që i shfaq  momentet kur të ftojë për në shtrrat, ashtu siç burri e thërret gruan e tij për të shijuar atë që All-llahu e ka lejuar, ndërsa ti refuzon duke u arsyetuar me lodhje dhe rraskapitje, e ndonjëherë tjetër me pagjumësi apo sëmundje. E dashura ime a nuk i ke dëgjuar fjalët e të Dërguarit të All-llahut ku thotë: “Në qoftë se burri e thërret gruan e vet në shtrat për marrëdhënie (seksuale), kurse ajo nuk vjen (refuzon) dhe ai hidhërohet në të , atëherë mëlaqet e mallkojnë këtë grua deri në agim (sabah)”.

A të kujtohet e dashura ime:  Mërzia, pakënaqësia dhe fytyra e zymtë në momentet kur të lajmërova për mysafirët e mi se do të vinë në gosti për darkë. Këmbët e tuaja u rënduan, fytyra u prish dhe buzëqeshja humbi...s’ka dyshim se t’i përgatite ushqim shumë të shishët mirëpo pa vullnet dhe shpirt... E dashur, përse e gjithë kjo pakënaqësi.

A të kujtohet e dashura ime: Dalja prej shtëpisë pa lejen time...sikurse mos të ekzistoja fare. A nuk i ke dëgjuar fjalët e Imam Ahmed ibën Hambelit kur është pyetur për një gruaje e cila e ka nënën e sëmurë? Ai ka thënë: “Respekti dhe bindja ndaj bashkëshortit është më obligim nënë, përveç nëse i është lejuar nga ana e burrit”.

E dashur: Deri kur ky mosrespektim dhe mospërfillje ndaj urdhrave të mija, deri kur ky rebelim ndaj bindjes time përderisa nuk të urdhërojë për mëkat.

A të kujtohet e dashura ime: Kur u futa në shtëpi dhe një turmë grash tek ti kishin ardhur në vizitë, unë të pyeta: A është filania aty? U përgjigje po.

E dashura bashkëshorte: Unë të kamë ndaluar që ajo gruaje të futet në shtëpinë time, dhe kjo është e drejtë e imja. Vallë a nuk e ka dëgjuar hadithin e të Dërguarit ku thotë: “Ata si shpagim ndaj jush obligohen që askënd që e urreni mos ta fusin në shtëpinë tuaj”.

A të kujtohet e dashura ime: kur fëmijët tanë bënë një gabim, ndërsa t’i shpejtove për te shkopi,  fillove të flasësh fjalë të egra saqë edhe shejtani turpërohet t’i dëgjon, sikurse mos ta kontrollonim situatën do t’i ndodhte fëmijëve ndonjë përfundim i keq. Po të pyes për hir të Zotit: A është kjo metodë islame e edukimit për trajtimin e gabimit, apo është metodë barbare dhe shtazarake!!  Fëmija është fryti i zëmrës time dhe tënde, mushkëria jonë e cila ecë në tokë, mbi gjithë këtë është një thesar i çmuar i umetit, të nesërmen ai është mbartës i teuhidit, edukues dhe respektues i prindërve.  Në të ardhmen me lejen e All-llahut është një vepër e mirë....nëse arrinë ta edukosh mirë, apo një vepër e keqe nëse e edukon keq.

A të kujtohet e dashura ime: se ti je shkolla e parë e fëmijës, e dinë se fëmija është sikurse një copë balte që mund ta formatizosh ashtu siç dëshiron, andaj të lutem zgjedh si dëshiron të jetë fëmija jot... nëse ti arrinë t’i edukosh mirë edhe ata do sillen mire ndërsa e kundërta me të kundërtën.

A të kujtohet e dashura ime: admirimi i asaj shkrimtare e cila ka filluar të shkruan në librat dhe artikujt e saj kundër burrave dhe ka filluar të ankohet për kujdestarin e burrave mbi gratë... dhe propaganda e egër e saj për barazimin e grave me burrat... Nuk e dinë e gjora se ajo ka sfiduar dhe shpif në urtësinë, drejtësinë dhe forcën e All-llahut.  All-llahu është Krijuesi i gjithçkaje, ai i dinë se gjithsecilit cilët kushte i përshtaten, përndryshe burri le të ngel shtatzënë dhe le të lind, nuk mund të gjesh, ky është krijimi i All-llahut, andaj si mund të kërkojë kjo e gjorë barazim.

E dashur: nëse nuk të pëlqen që te kesh kujdestarë mbi veprimet, veshjet, ushqimin, shtëpinë, ecjen, hyrjen dhe daljen... apo dëshiron të burrërohesh, të jesh vulgare dhe e vrazhdë... ose je injorante, nuk ndalesh në kufijtë e All-llahut, nuk e respekton urdhrat dhe ndalesat e tij, apo je mohuese e librit të All-llahut  “Burrat janë përgjegjës për gratë”. 

E dashur: Gruaje racionale është ajo e cila i dinë të drejtat dhe obligimit e saj.

E dashur: E ke parë mbretëreshën, ajo është ulur në fronin e saj ndërsa të gjithë vrapojnë pas saj për t’ia plotësuar dëshirat. Fëmija e respekton dhe nderon, bashkëshorti ia plotëson kërkesat, dëshirat dhe nevojat e saj, babai mundohet ta nderon,  ndërsa vëllai mundohet ta respekton.

E dashur: të gjithë përpjekjet janë të unifikuara dhe bashkuara vetëm e vetëm për të respektuar dhe në shërbimin tënd.

E dashur: Kujdes që mos të humbësh atë që All-llahu ta ka dhuruar pra feminitetin,emocionet, transparencën, ndjenjat e buta, pasionin, mëshirën dhe dhembshurinë, e kujdes nga vrazhdësia, egërsira, dhuna.

E dashur: Të lutëm pranoi këto qortime ngaqë është thënë: Qortimi është “Sapuni” i zemrave. Dije se sinqeriteti dhe transparenca është hapi i parë i suksesit në jetën martesore.

E dashur bashkëshorte: E presë një letër urgjente që në vetvete mbanë fjalë qortuese, që t’ia falim njeri tjetrit, ta tolerojmë e të jetojmë në bashkëjetesë dhe lumturi.  Po unë dhe ti të jetojmë në brigjet e lumturisë, oj e dashura ime...

*FUND*

Përktheu: Abdyl FUGA

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 1072
Comments (2)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy