Zgjohu o ti musliman shqiptarë

Kohëve të fundit jemi dëshmitar të ndryshimeve të mëdha në tërë botën, jemi dëshmitar të fillimit të fundit të “fuqive të mëdha”, udhëheqësve të padrejtë, tagutëve.

Shumë mendojnë se me shkuarjen e njërit tagut do të ndryshoj gjendja për të mirë, ndërsa e neglizhojnë faktin se tagutët nuk qëndrojnë nga vetë vetja e tyre. Secili nga ata nuk mund të qëndrojë nëse nuk ka përkrahje të njerëzve rreth veti. Secili prej tyre i ka rreth vetës ata të cilët mund ti quajmë parazit sepse ata nxjerrin dobinë e vetë personale nga të gjitha. Ata janë te shthururit të cilët janë në shërbim të secilit udhëheqës të prishur pa të cilët ai vetëm nuk do të kishte mundur asgjë. Çdoherë janë afër tyre ata të cilët ua mundësojnë këtë apo atë mënyrë qe te bëhen udhëheqës.

Marrim shembull faraonin, udhëheqësin e prishur, i cili ka qenë aq mendjemadh sa që ka pas guxim të pohoj se ai është “zot”.

E faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje. (El-Kasas,38)

Si ka mundur ashtu faraoni të pohoj at fjalë të madhe e askush nuk ka pas guxim ta përgënjeshtroj?

Si ashtu që njëri nga faraonët e kësaj kohe, Mubereki, mund të zbatoj tiranin e tij 30 vite? Si ashtu që Tito dhe Bushi kanë mundur të qëndrojnë aq vite me idetë e tyre të sëmura? Si ashtu që monarkia saudite po qëndron aq gjatë? Mund të qëndrojnë vetëm nëse i kanë ata që i përkrahin, si Hamanin dhe Karunin dhe parazitët e tjerë të cilëve iu përshtatën të shthururit sepse edhe vetë janë të njëjtë.

“Të parët nga populli i faraonit thanë: “A do ta lejosh Musain dhe popullin e tij të bëjë përçarje në tokë dhe të braktisin ty dhe zotat e t’u?”. (El-A´araf, 127)

E njëjta gjendje është edhe sot. Të afërmit e faraonëve e flasin të njëjtën: “A do tua lejoni muslimanëve që të bëjnë “parregullsi”, që ta përhapin “terrorizmin” dhe ti thërrasin njerëzit ti bëhen rob Krijuesit, e jo krijesave”.

Nuk është problemi vetëm tek të parët, konsultuesit dhe pjesës tjetër të aparatit të udhëheqësve të prishur, sepse ata janë pakicë. Problemi është tek masa, popuj të cilët u tregojnë lojalitet atyre udhëheqësve. E ata të cilët tregohen lojalë ndaj udhëheqësve të prishur edhe vetë janë të prishur.

Popullin mizor All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë. (Et-Teube, 19)

S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar. (El-Kasas, 50)

All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë mizorët. (El-An´nam, 144)

Në natyrën njerëzore është që shumica e fajit i mëveshët dikujt tjetër. Ndërsa populli është vetë fajtor dhe vetë vetes po i bënë padrejtësi sepse po zgjedhin dhe po i përkrahin udhëheqësit dhe qeveritë e prishura. Dhe kur ju bëhet thirrje që ta kundërshtojnë padrejtësinë më parë do të zgjidhnin të jetonin në poshtërim apo të bëhen pasiv duke pritur ndryshime të mëdha pa asnjë kokërr mundi.

“Shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!” (El –Maideh, 24)

Nuk është problem kur zhduket drejtësia, nuk është problem kur zhduket morali, nderi, turpi, nuk është problem, do të duron populli derisa mos ti thahen zorrët. Ndërsa goja e uritur nuk zgjedh se çfarë do të hanë por vetëm fut çfarëdo që i ofrohet edhe në qoftë se është e prishur. Populli i Egjiptit aq shumë është uritur sa që do të pranoj edhe ndonjë të qelbur nga Hamani dhe Karuni, duart e zgjatura të faraonit të sotshëm - Amerikës. Duke shpresuar se nuk do të sillen vërdallë edhe 30 vite...

E çfarë është me ty musliman shqiptar? Sa gjatë je duke u sjellë vërdallë ti dhe deri kur do të sillesh vërdallë? Gjatë kohës së Titos barqet ishin plot, ndërsa kokat e zbrazëta, ndërsa tani edhe barqet po vinë duke u zbraz. A do të presësh që të ndodh edhe ty si Egjiptit pastaj prapë të hash  të mykurën apo më në fund do të fillosh ta kërkosh ushqimin e shëndosh prej atyre që e ofrojnë e që prej Hamanave dhe Karunave shqiptarë etiketohen si terrorist, të dyshimtë, dhe se ata që bëjnë parregullsi?

Për ta parregullsi është që ti të bëhesh i vetëdijshëm që Allahu të ka krijuar të jetosh me nder, duke i robëruar Atij të Vetmit, e jo të jetosh i poshtëruar duke i robëruar krijesave të Tij. Për ta është çrregullim të punosh për Allahun i cili do të shpërblej pa masë, sepse atyre u përshtatet që të punosh për ta, të cilët do ta japin vetëm atë çfarë as për vete nuk do ta kishin pranuar.

Andaj zgjohu dhe vetëdijesohu musliman shqiptar derisa ka ende hajr në ty, dhe derisa nuk të ka goditur si Egjiptin.

botaislame.com

 

Hits: 382
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy