Profeti ( alejhi salatu ue selem ) i tha Umerit: Ti ndoshta nuk e di se Allahu i ka parë luftëtarët e Bedrit dhe ka thënë: “Veproni ç’të doni,sepse ua kam falur”. Kuptimi i këtij hadithi ka qenë i paqartë për shumë njerëz, sepse në pamje të parë, duket sikur atyre u është lejuar çdo vepër që ata duan ta bëjnë, dhe kjo s’ka se si të jetë e mundur.
Një grup ,mes të cilëve është edhe Ibn xheuzij, janë të mendimit se fjala “Veproni ç’të doni” ,nuk ka të bëjë me të ardhmen,por me të shkuarën e këtyre njerëzve.Pra,kuptimi është se çfarëdo vepre që ju keni bërë në të shkuarën ua kam falur.Dhe kjo për dy arsye:
E para: Nëse do të ishte për të ardhmen,përgjigjja d të ishte: Sepse do t`ua fal.
E dyta: nëse do të kuptohej në të ardhmen,atëherë do të ishte një leje për të bërë gjunahe,gjë që është e pamundur.
Esenca e kësaj përgjigje është se: Unë me këtë betejë ua kam falur juve të gjitha gjunahet që i keni bërë më parë. Por ky mendim është i paqëndrueshëm për dy arsye:
E para: Fjala ‘veproni’ është në formën urdhërore,pra për të ardhmen dhe s`ka se si t`i përkasë së shkuarës. Po kështu,fjala ‘sepse ua kam falur’, vërtet është në të shkuarën,por kjo nuk do të thotë se edhe kuptimi i fjalës ‘veproni’ është i tillë pasi kjo fjalë nënkupton të ardhmen e pakryer, që kurdo që të ndodhë e para, ka ndodhur edhe e dyta.
Një shembull të tillë mund ta gjejmë edhe në disa ajete të Kur`anit, si p.sh “Erdhi (është afruar) caktimi i Allahut (sure: Nahl), dhe “Dhe kur të vijë zoti yt“ (Fexhr-22), etj.
E dyta: Vetë hadithi e kundërshton këtë mendim,sepse shkaku I tij ishte ngjarja që ndodhi me Hatib ibn Beltan, i cili spiunoi në favor të Kurejshëve, një gjunah ky, i cili u krye pas luftës së Bedrit dhe jo përpara saj. Pa dyshim që faji i Hatibit hyn te ky hadith, pasi ai ishte shkaku që Profeti ( alejhi salatu ue selam) i thotë këto fjalë.
Allahu e di më së miri, por unë mendoj se këto fjalë i drejtohen njerëzve , për të cilët Allahu e dinte se nuk do ta braktisnin fenë tyre, por do të vdisnin duke qenë muslimanë. Këta njerëz mund të kryenin ndonjë gjunah që e kryejnë edhe të tjerët, por Allahu me mirësinë e Tij, nuk kishte për t`i lënë ata të vazhdonin asisoj, por do të bënte që ata të pendoheshin dhe të kërkonin falje dhe kështu të mirat do të fshijnë gjurmët e të këqijave. Kjo është diçka e veçantë për ta dhe jo për të tjerët ,sepse kjo veti është bërë realitet për ta dhe ata janë të falur për çka veprojnë. Falja që Allahu u ka dhënë, nuk bie në kundërshtim me faktin se ata kryejnë vepra për të cilat meritojnë falje, ashtu siç nuk do të thotë kjo, që ata të linin obligimet fetare duke u mbështetur te falja e Allahut për ta. Nëse kjo falje do t`u jepej për të ndërprerë obligimet, atëherë ata nuk do të kishin nevojë më për t`u falur, agjëruar, dhënë zekatin, bërë Haxhin dhe luftuar, Kjo është diçka e pamundur.
Një nga detyrat më të rëndësishme është edhe pendimi pas kryerjes së gjunahut. Siguria se do të falesh, nuk do të thotë që të lihen pas dore shkaqet që të çojnë te falja.
Ky hadith i ngjan një hadithi tjetër që thotë: “Një njeri bëri një faj dhe tha: OZot! Unë bëra një gjunah, ndaj të lutem më fal! Dhe Allahu e fali atë. Kaloj njëfarë kohe dhe ai përsëri bëri një faj tjetër dhe tha: O Zot! Unë bëra një gjunah, ndaj të lutem më fal! Dhe Allahu e fali atë. Kaloi përsëri njëfarë kohe dhe ai përsëri bëri një faj tjetër dhe tha: O Zot! Unë bëra një gjunah, ndaj të lutem më fal! Dhe Allahu tha: Robi Im e di se ka një Zot që i fal gjunahet dhe i ndëshkon ato. Unë ia kam falur atë robit Tim edhe le të veprojë ç`të dojë.
Këtë fjalë nuk janë një leje nga ana e Allahut për të kryer gjunahe dhe krime, por ato tregojnë se Allahu fal, përderisa njeriu gabon dhe pendohet. Veçanti për këtë njeri, qëndron për vetë faktin se Allahu e dinte se ai, sa herë që bënte gabime, pendohej. Një gjë e tille vlen për të gjithë ata që janë në pozitën e këtij njeriu, por për këtë njeri në veçanti në mënyrë të prerë, ashtu siç dihet dhe për luftëtarët e Bedrit, gjë që nuk mund të thuhet me siguri për këdo tjetër pa pasur argument.
Të gjithë ata njerëz që Profeti (alejhi salatu ue selam) i përgëzoi me Xhennet, apo tha për ta se u janë falur gjunahet, nuk kuptuan prej këtyre fjalëve as ata vetë e as sahabet e tjerë,s e atyre u është lejuar të kryejnë gjunahe, apo të mos kryejnë obligimet fetare. Këta njerëz, pas një përgëzimi të tille, u bënën akoma edhe më të devotshëm dhe më të përkushtuar se ç`ishin më pare ,siç është rasti i dhjetë të përgëzuarve me Xhennet.
Ebu Bekri ishte tepër i vëmendshëm dhei ruajtur nga gjunahet dhe kështu ishte edhe Umeri. Ata e dinin mirë se përgëzimi i caktuar për ta, ishte i lidhur ngushtë me kushtin për vazhdimësinë e tyre deri në vdekje. Askush prej tyre nuk kuptoi nga përgëzimet e Profetit ( alejhi salatu ue selam) se ato ishin një leje që të bënin ç`të donin.
Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë.
Teuhid.NET



