A të kujtohet...nëse ndodhte një problem i vogël në shtëpi, filloje ta zmadhosh e ta gjeneralizosh, gjë që të shtiu të marrësh vendime të padrejta kundrejt meje.. Nuk mjaftove me kaq po sa të ndodhte problemi menjëherë linja telefonike fillonte të punon pa ndalur për t’i treguar çdo gruaje dhe personi, i publikoje sekretet, duke e rritur edhe më shumë problemin , duke e gropuar edhe me thellë hendekun...u zmadhua çështja ....dhe zgjedhja u bë më e vështirë |
Asnjëherë anija si shtëpi unike nuk do të ndalet në brigjet e lumturisë vetëm se me durim dhe sakrificë, e këto konsiderohen si kurban për kapitenin e anijes...
Shtëpia asnjëherë nuk do të jetë e përsosur përderisa nuk ballafaqohet me përvoja. E del nga këto ballafaqime në shenja dhe sinjale që ia qartësojnë rrugën e familjes së shquar. Një fjalë e urtë thotë: “S’ka të mençur përveç se me përvojë”. Shumë prej metodave që janë të dobishme që me bashkëshortin t’i eliminoni barrierat janë: Dialogu, debati dhe qortimi.
Këto konsiderohen barëra për ta pastruar dhe filtruar dëmin prej zemrave, dalje prej monotonisë së kohës, andaj është e patjetërsueshme të bëjmë një seancë të qetë ku do të ketë dialog, qortim të bukur, kuptimplotë dhe objektiv larg nga retorika e gabuar dhe ëndja e epshit që ndoshta do t’i përmirëson marrëdhëniet dhe do ti ngritë në nivel të lartë dhe përsosmëri të dëshiruar.
Në këtë letër të qetë që quhet “Portet e lumturisë”, i lë lexuesit në duart e tij një dialog që është zhvilluar në një qosh të shtëpisë ku rolet kryesore i kanë shumë burra e gra... Ndoshta këto fjalë të shpien drejt një qortimi kuptimplotë dhe objektiv, ndoshta këto fjalë të jenë një model që do të pasohet, lusim All-llahun që këto fjalë të jenë nevojë e çdo familje për ta përmirësuar atmosferën familjare dhe bashkëshortore dhe t’i shndërrojë këto fjalë për mua dhe juve mjet lundrimi që do të na dërgon deri tek portet e lumturisë të përjetshme, ngaqë All-llahu është I Vetmi I Cili mund ta bëjë këtë.
Grua ime e dashur: Po të sjellë përvojën time dhe po i qëndisë shkronjat e mia e dashtë Zoti t’iu jep pranim dhe të hapë në zemrën tënde çdo dyer që është e mbyllur...
E dashur grua: Këto fjalë qortimi nuk i kam shkruar vetëm e vetëm që anija e dashurisë të qetësohet në tokën e sigurisë, bregun e adhurimit, dhe portin e dashurisë dhe vullnetit të mirë...
E nderuar grua: Këtë letër po ta dërgojë ty duke shpresuar se do të gjenë pranim dhe të arrijë atë çfarë kam shpresuar, po e dërgoi me postën e mallëngjimit, po e lë në shtëpinë e dashurisë, po e zbukuroi me lule arsyetimi para se të bie në duart tuaja.....
E dashur: Ditët e para të martesës ishin simbol i feminilitetit, mësuese e virtyteve dhe adhurimit dhe një kurorë në ballin e edukatës... mirëpo me kalimin e ditëve pash nga t’i gjëra që më nxitën t’i shkruaj këto fjalë qortuese dhe këshilla, që t’i llogaritësh kujtime të kaluara dhe të harruara- me lejën e All-llahut.
E dashura ime, a të kujtohet: nëse ndodhte një problem i vogël në shtëpi, filloje ta zmadhosh e ta gjeneralizosh, gjë që të shtiu të marrësh vendime të padrejta kundrejt meje.. Nuk mjaftove me kaq po sa të ndodhte problemi menjëherë linja telefonike fillonte të punon pa ndalur për t’i treguar çdo gruaje dhe personi, i publikoje sekretet, duke e rritur edhe më shumë problemin , duke e gropuar edhe me thellë hendekun...u zmadhua çështja ....dhe zgjedhja u bë më e vështirë.
A të kujtohet e dashura ime: Kur kërkoje nga unë mobilje dhe orendi shtëpiake luksoze dhe të shtrenjta...ndërsa unë t’u arsyetoja se nuk mund t’i sigurojë gjithë këto kërkesa sepse të ardhurat mujore menxi na arrijnë për gjërat e mjaftueshme dhe të nevojshme dhe për disa lukse të vogla të cilat janë të patjetërsueshme... Ju e dinit këtë që më parë. Mirëpo përse fytyra ishte e zymtë, përse zemërimi, mërzitja, hidhërimi, sikurse unë mos të isha tjetër vetëm se një ATM (bankomat).. A nuk e dije se kujdesi për shtëpinë dhe pasojat e përgjegjësisë bien mbi mua në jetën e përditshme dhe kjo është një realitet, ndërsa t’i shpreson në imagjinata ose marrëzira.
A të kujtohet e dashura ime: edhe pse kjo skenë përsëritej pothuajse çdo ditë. Çdoherë që kam hyrë në shtëpi kur u kthehesha prej pune, aroma e qepëve me mirëpriste para se të më mirëprisje ti, shpresoja në një gotë ujë të ftohtë apo ndonjë lëng të freskët e në vend të kësaj gjeja një fytyrë të zymtë, buzë të thara, sytë të fryra dhe flokët të shkapërderdhura, pas gjithë kësaj e parfumosur me aromë qepe...
E dashura ime: Jam mësuar me këtë pamje dhe me këtë erë... Por jam i lumtur gjatë ditëve të posaçme...dasmat, synetimet dhe festat...mos më pyet përse! Betohem në All-llahun se jam shumë i lumtur... nga bukuria që nuk e shikoj përveç se në këto ditë dhe netë... nga parfumi aromatik që nuk e nuhas vetëm se në ato netë dasmash dhe gazmendesh.
E dashura ime: Po të pyes për Zotin..Vallë ke punë me një krijesë pa ndenja, pa emocione??!! Apo po merresh me një robot prej metali??!!
E dashur: Të lutëm ke mëshirë për mua...unë jam një njeri që e dëshiron bukurinë, elegancën, spitullimin, nazet dhe pispillosjen nga e dashura e tij, megjithëse kjo në kohët e sodit është bërë një kërkesë tepër e vështirë apo e parealizueshme.
E dashur: Unë kam nevojë për fjalë të bukëra, kontakte emocionuese, ndjenja dhe pasion të ngrohtë e të më gazmohet syri dhe zemra ime të kënaqet.
A nuk e dinë e dashur: Paraqitja e pahijshme para burrit tënd dhe pamja trishtuese është shkaku kryesorë për marrëdhëniet e këqija martesore, andaj kjo gruaje është e denjë për një jetë përplot ankthe, shqetësime dhe e meriton neglizhencën e bashkëshortit të saj.
E dashur: Mos me bënë jetesën me ty të detyruar, ngaqë kur të jesh i detyruar lejohet të hahen edhe cofëtinat.
E dashur: Bëhu ashtu siç thotë poeti: “Dashamirëse dhe ngrohtësi i japin burrave kur ata vetmohen, e kur të dalin nga shtëpia ata janë të turpshme.
Shpresojë të jetë kështu, ëndërrojë, andaj të lutëm ma mundëso një gjë të tillë.
A të kujtohet e dashura ime: kur të befasova me një dhuratë simbolike si pasqyrim i asaj se çfarë kisha në mendjen dhe zemrën time...papritmas shikimi i mospërfilljes u shfaq... shigjetat e përbuzjes u drejtuan nga unë..vallë çfarë kam vepruar...çfarë krimi kam bërë?!
Më pyete me arrogancën e saj: Cili është shkaku?! Prej kur t’i ke filluar të më dhurosh dhurata?! Sa është çmimi i kësaj dhurate?! Prej nga është? Shkaku i dhuratës është dashuria që kam ndaj teje, prej sot kam hapur një faqe të re të jetës, çmimi është: vlerësimi dhe besnikëria.. ndërsa e blerë në tregun e dashurisë- u përgjigja.
E lëvizi kokën e mahnitur dhe përsëri më pyeti nga cili dyqan dhe nga cili trend është?
I thashë: Kjo është dhuratë, përse po insiston kaq shumë.
Ajo tha: Po mos të kishte ndonjë çmim shumë të lirë do ma tregoje shumën.
Thashë në vetvete: çfarë mund të them: Më mjafton All-llahu I Cili është I Vetmi që meriton të adhurohet.
Vazhdon me pjesën e dytë InshAll-llah...
Përktheu: Abdyl FUGA
Teuhid.NET




